FM Images Albania

FM Images Albania FM Images Albania është një media që publikon aktualitet, foto-video të rralla historike dhe satirë.

06/09/2026

Rugovë, 1973: Mjeshtri i Rugovës, Ramë Elezi u mëson fëmijëve Vallen e Rugovës

04/09/2026

Turqi: Namazliu godet me shkelm macen gjatë lutjes dhe ia hedh hoxhës në kokë, arrestohet nga Policia

04/09/2026

Beteja e Koshares, 1999: Një reportazh i rrallë për luftën në Koshare

Kosova pranon flamurin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
03/09/2026

Kosova pranon flamurin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

03/09/2026

Pamje dramatike nga Radhima: Momentet kur 8 automjete rrethojnë hotelin dhe shpërthen përplasja me armë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të ...
03/09/2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka marrë një “goditje të rëndë”, por, sipas tij, ajo ende nuk është zhvlerësuar. Gjithashtu, ai ka thënë se kushdo që ka qëllim që t’i shmangë zgjedhjet e reja “e ka shansin”.

Kurti tha se marrëveshja përbën një sukses të dy subjekteve politike dhe se ende ekziston mundësia për shmangien e zgjedhjeve dhe forcimin e institucioneve.

“Marrëveshja politike që kemi arritur ka marrë një goditje të rëndë, mirëpo nuk është zhvlerësuar. Është sukses i madh i dy subjekteve tona politike dhe ata që e duan stabilitetin institucional, evitimin e zgjedhjeve, forcimin e shtetit e kanë shansin. E kjo është, emri i përveçëm që ka dalë nga marrëveshja politike, përkatësisht Profesor Bekim Sejdiu”, ka thënë Kurti për “Ekonomia Online”.

02/09/2026

Pasardhës i denjë i Fan Nolit/ Ndërron jetë në SHBA në moshën 80-vjeçare At Artur Liolin, Kancelar i Kishës Ortodokse shqiptare

Flamuri🇦🇱 brenda Kishes Ortodokse Shqiptare në Boston, SHBA.
Kisha e themeluar nga Imzot Fan Noli.

02/09/2026

Kthim pas në kohë në Tetovë: Si jetohej në vitin 1982

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja me ...
01/09/2026

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të propozuar Bekim Sejdiun kandidat për president është valide.

Por, ai ka thënë se pas ngjarjeve të së martës, ku gjashtë deputetë të LDK-së kanë thënë se nuk e përkrahin këtë kandidaturë, ai duhet të takohet sërish me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku por edhe me Kryesinë e Vetëvendosjes.

Kurti ka thënë se në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes mbështetja ishte e plotë për Bekim Sejdun.

“Natyrisht kjo mbledhje ishte në dijeni të zhvillimeve të orëve të fundit, ku në njërën anë ishte shpresëdhënës qëndrimi i Kryesisë së LDK-së për mbështetje të plotë për profesor Bekim Sejdiun si emër për president që u pajtuam dy subjektet. Por, më pas patëm njoftimin negativ që gjashtë deputetë nga 18 sa i ka LDK-ja nuk e mbështesin profesor Bekim Sejdiun për president të Republikës së Kosovës. Është situatë e re që kërkon që në njërën anë të takohemi përsëri me kreytarin e LDK-së por edhe me Kryesinë e Vetëvendosjes”, tha Kurti.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës paralajmëroi pasoja për gjashtë deputetë të kësaj partie që dolën kundër kandi...
01/09/2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës paralajmëroi pasoja për gjashtë deputetë të kësaj partie që dolën kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të vendit.

Lumir Abdixhiku tha pas mbledhjes me grupin parlamentar se deputetët Avdullah Hoti, Hykmete Bjarami, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri janë deklaruar kundër kandidaturës së Sejdiut pë President.

I pyetur për masat që do të merren ndaj tyre, ai tha ato do të vijnë.
”S’duhet të brengosem në këtë fazë për natyrën diciplinore brenda LDK-së, sepse ajo do të vijë. Më shumë jam i brengosur për pasojat për Kosovën”, tha Abdixhiku.

Ai theksoi se vendime lidhur me masat ndaj atyre “do të vijnë”, ndërsa shtoi se ata përfaqësues të LDK-së që nuk e respektojnë vendimin e partisë “do të ta dorëzonin mandantin e deputetit”. Megjithatë, tha se këtë nuk ua kërkoi atyre në mbledhje.

Dirección

Madrid

Página web

Notificaciones

Sé el primero en enterarse y déjanos enviarle un correo electrónico cuando FM Images Albania publique noticias y promociones. Su dirección de correo electrónico no se utilizará para ningún otro fin, y puede darse de baja en cualquier momento.

Atajos

Compartir