09/08/2026
Ata qe nuk reagojne sot , skane te drejte te ankohen neser !!
Shperndajeni sa me shume per te ardhmen e femijeve tane !
Çfarë ndodh nëse Rama qëndron
Shqiptarëve iu duhet thënë se çfarë ndodh nëse Rama i reziston protestës. Le të shikojmë konkretisht çfarë do të ndodh nëse nesër protesta ndalon pa u plotësuar kërkesat e saj.
1. Rama rimerr plotësisht kontrollin. Kujdeset që të zhdukë çdo embrion opozitarizmi. Forcon organizatën e patronazhistëve. Shkrin SPAK-un me votën e parlamentit. Kalon reformën territoriale. Fiton zgjedhjet lokale 2027 dhe ato parlamentare 2029.
2. Ndalet procesi i hyrjes në Europë, sepse Shqipëria përfundimisht pa demokraci dhe pa drejtësi nuk do të jetë më një shtet i së drejtës, kusht themelor për të hyrë në BE. Anullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë me BE.
3. Shqipëria do të jetë përfundimisht një narko-shtet, qendër e pastrimit të parave të pista të krimit ndërkombëtar. Si e tillë do të izolohet në sektorin bankar dhe tregtar nga BE. Masa të ngjashme kufizuese do të merren edhe nga SHBA për të cilat lufta kundër narko-trafikut është bërë tashmë një prioritet.
4. Ramës do t’i duhet të gjejë një aleat të ri jashtë BE dhe SHBA për të mbajtur ekonominë dhe pushtetin e tij. Kandidatët nuk mungojnë dhe në ta përfshihen vende armiqësore të Shqipërisë dhe Shqiptarëve.
5. Rama do të izolojë Shqipërinë nga diaspora dhe trojet e tjera shqiptare në rajon, sepse konsideron se rrezikojnë pushtetin e tij. Shqipëria i rikthehet një periudhe izolimi si asaj të Enver Hoxhës.
Është ky një skenar shumë pesimist por fatkeqësisht edhe shumë realist. Iu takon Shqiptarëve të vendosin në çfarë drejtimi duan të shkojnë. Për fatin e tyre të mirë kanë edhe një mundësi të fundit për të shmangur skenarin e izolimit që është protesta e cila po të ketë masivitetin dhe kohëzgjatjen e nevojshme, do të arrijë objektivat e saj.
Shqipëria e Shqiptarëve !