For you Shqipe

For you Shqipe Kjo faqe ka si qellim mbeshtetjen dhe promovimin e te gjithe personave qe kane lidhje me komunitetin tone Shqiptar kudo qe ata ndodhen.

25/06/2023

Alo, 🤣🤣🤣 Si ju kam ?!? Jam kurioz të mësoj nga janë shumë prej jush miq. ❤️ Nëse keni dëshirë më shkruani ku jetoni në komente. Kjo është një formë e mirë për ta bërë komunikimin edhe më të drejtëpërdrejtë. 🤗 Ju dua shumë! ❤️

Kurti "gozhdon" Ramen
13/06/2023

Kurti "gozhdon" Ramen

Lajme Kurti ‘gozhdon’ Ramën: Draftin propozoja Vuçiçit për shqiptarët e Serbisë gjatë Ballkanit të Hapur admin June 13, 2023 1 min read Kryeministri Albin Kurti, komentoi për herë të parë draft-propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për Asociacionin e komunave serbe në Koso...

13/06/2023

Rama me urdhër të Vuçiç anulon takimin me qeverinë e Kosovës!

Në një akt antikombëtar prej argati të neveriteshëm të serbomadhit Vuçiç, i ngërthyer nga skandali McGonigal, Edi Rama i nxirë sterrë me një protagonizëm qesharak idiotesk, njoftoi anullimin e takimit të njoftuar prej kohësh midis dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si fillimi i sanksioneve ndaj kësaj qeverie. Ky vendim për anulimin e mbledhjes si hakmarrje për hedhjen poshtë nga qeveria dhe forcat politike të Kosovës të draftit të tij të marrë në sirtaret e Beogradit, dëshmon së çfarë është i gatshëm të bëjë ky njeri për serbomadhin Vuçiç, por dhe lëkurën e tij, pasi është në hetim penal për aferën McGonigal, korruptimin e ish shefit të kundërinteligjencës së New York-ut në kohën kur ai ishte në detyrë. Shtoj këtu se, javë më parë dosja shqiptare e McGonigal me personazhë kryesorë Ramën dhe bashkëpuntorët e tij u bashkua për shkak të lidhjeve me dosjen ruse.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e ndërhyrjes brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos harrojë se Edi Rama në këtë sherr më qeverinë e Kosovës mbron interesa personale dhe se, që nga ardhja e tij në pushtet ai është protagonist kryesor i projekteve të Serbisë së Madhe dhe ndarjes së Kosovës me Aleksandër Vuçiç.

Së fundi ju bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës të bëjnë çdp përpjekje për ç’tensionimin e situatës dhe rikthimin në axhendën e Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimin e saj si interesi më i mirë i Kosovës, por edhe paqes dhe stabilitetit në rajon.

13/06/2023
13/06/2023
13/06/2023

Address

London

Telephone

+447464602420

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when For you Shqipe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share