
20/08/2025
NJOFTIM PËR KONSUMATORËT E MALISHEVËS
Sanimi i dy defekteve të mëdha në fshatin Banjë
Pas aksionit të dedektimit të gjatë, është arritur të identifikohen dy rrjedhje serioze ne gypat transportues të furnizimit. Ekipet operative të Njësisë së Malishevës nga Hidroregjioni Jugor sh.a. kanë realizuar me sukses punimet e sanimit të dy defekteve të mëdha në fshatin Banjë, të cilat kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme teknike në rrjetin e ujësjellësit.
🔧 Defekti i parë ka qenë në gypin transportues Ø 350 mm, i cili ka pasur rrjedhje të madhe dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në humbjet teknike të ujit.
🔧 Defekti i dytë është identifikuar në gypin furnizues Ø 315 mm, i cili ka qenë i domosdoshëm për furnizimin e drejtpërdrejtë të konsumatorëve në këtë zonë.
Punimet janë zhvilluar dje dhe sot, ku përkundër kushteve të vështira në terren dhe kompleksitetit teknik, ekipet kanë arritur t’i përfundojnë me sukses, duke mundësuar rikthimin gradual të furnizimit normal me ujë për banorët e kësaj ane.
💧 Këto intervenime jo vetëm që eliminojnë humbjet e mëdha të ujit, por kontribuojnë edhe në stabilizimin e furnizimit dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Falënderojmë konsumatorët për durimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kohës së punimeve, ndërsa një falënderim i veçantë u drejtohet ekipeve teknike dhe operative, të cilët me përkushtim e profesionalizëm arritën të menaxhojnë me sukses këto ndërhyrje të ndërlikuara.