
05/05/2025
NJIHUNI ME ARKITEKTEN DHE KURATOREN
ERZË DINARAMA
Erzë Dinarama është arkitekte, dizajnere ndërdisiplinare dhe hulumtuese. Puna e saj ndërthur planifikimin urban, dizajnin e peizazhit dhe ekologjinë për të adresuar sfidat mjedisore përmes qasjeve estetike dhe krijuese.
Ajo ka ligjëruar në Politeknikun e Milanos, ETH Zurich dhe Universitetin Polis, dhe ka prezantuar kërkimet e saj në konferenca ndërkombëtare. Ka ekspozuar në Muzeun Pecci dhe ka bashkëpunuar me Carlo Ratti Associati, Studio Olafur Eliasson dhe Fondacionin Manifesta. Erzë Dinarama është themeluese e Institutit SRD dhe aktualisht është artiste rezidente në projektin S+T+ARTS4WaterII të Bashkimit Evropian.
——
Pavijoni i Republikës së Kosovës në Ekspozitën e 19-të Ndërkombëtare të Arkitekturës – në Bienalen e Venecias, paraqet projektin "Lulebora nuk çel më. Asamble në shpërfaqje" nga Erzë Dinarama.
— Datat: 10 Maj – 24 Nëntor 2025
— Arkitekte, Kuratore: Erzë Dinarama
— Lokacioni: Arsenale, Sestiere Castello, Campo della Tana 2169/F, 30122 Venecia, Italy
Portreti: Majlinda Hoxha
Komisionuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës / The National Gallery of Kosova, Organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit