Radio Shkupi

Radio Shkupi Radio Shkupi ofron program 17 orësh, me edicione informative, emisione, programe argëtuese, etj Në vijim ju njohim për ecurinë dhe zhvillimin e këtij mediumi.

HISTORIKU I RADIO SHKUPIT

Gjatë 77 viteve radio Shkupi ka arritur të përmbushë misionin e vet si zë i nevojës së popullatës shqiptare në Maqedoni. Në të kanë parakaluar një numër i madh intelektualësh të cilët e zhvilluan dhe e ngritën këtë medium. Ndoshta gjatë një periudhe Radio Shkupi ishte zëri i vetëm medial në gjuhën shqipe që depërtonte në çdo cep të Maqedonisë, si dhe jashtë saj. Më 28 ja

nar të 1945 zëri i Vllado Malevskit u dëgjua në etër me frazën e njohur “Ju flet Radio Shkupi”. Deri më 4 maj 1948 radio Shkupi funksiononte me ndërprerje në emetim të programit, më pas në radio u angazhuan Paraskieva Maleska dhe Nermine Keti të cilat për çdo ditë e begatonin programin në gjuhën shqipe me informacione nga vendi e bota. Në vitin 1952 për herë të parë filloj të emetohet emisioni për fëmijë, kurse një dekadë më vonë edhe emisioni që u kushtohej femrave e që përgatitej nga Hatixhe Nesimi dhe gazetarë të tjerë. Në vitet e ’60 programi në gjuhën shqipe kishte kryeredaktorin e parë, Murteza Peza,i cili u emërua më vitin 1967, kështu që programi fitoi një fizionomi të re meqë emisioni informativ ishte i veçantë. Ndërkohë u formuan edhe redaksi të tjera si ajo e kulturës, arsimit, ekonomisë,mandej transmetohej emisioni për fshatin dhe filloi emetimi i radio-dramave një herë në javë. Pas Murteza Pezës dhe Talat Avçes, gjatë dekadave në vijim në postin e kryeredaktorit erdhën Muamer Vishko, Rrahim Ganiu, Rufki Kiki, Ferid Fejzullahu, Anton Sereqi, Mahi Nesimi, Haki Mustafa, Besnik Mehmeti dhe Reshat Kamberi. Aktualisht postin e kryeredaktorit të Servisit të tretë programor e mban Z. Haki Mustafa. Në vitet e ’80 në radio Shkup punohej në përpilimin e skemës së re ku do të dilnin në pah shprehjet e shumëllojshme të gazetarisë. Filluan emisionet kontaktive, emisionet informative ditore dhe ato javore. Në këtë kohë gjithashtu u ndërmorën disa hapa për pasurimin e fonotekës ku inçizoheshin shumë aktivitete të shoqërive kulturore-artistike të asaj kohe si dhe huazim i emisioneve muzikore nga radio-televizioni i atëhershëm i Prishtinës. Gjatë komunizmit, Radio Shkupi, si dhe shumë institucione të tjera shqiptare , përjetuan fazën më të rëndë të diferencimit aq sa edhe iu ndërrua emri duke iu referuar vetëm toponimi në maqedonisht, Radio Skopje. Gjatë periudhës së regjimit komunist shumë të punësuar në radion tonë përjetuan momente kritike ku kishte edhe përjashtime nga puna. Falë sistemit pluralist, pas viteve ’90, për Radio Shkupin filloi ajo që me plot gojë mund të quhet Rilindja e kësaj radioje, sepse u bë zgjerimi i programit prej 3 orësh e 15 minuta në 6 orë program ditor në gjuhën shqipe. Në këtë periudhë me angazhimin e kryeredaktorit të atëhershëm, Rahim Ganiut, u bë pranimi i gazetarëve të rinj dhe programi në gjuhën shqipe u zgjerua edhe më shumë, nga 6 orë në 9 orë program. Kësaj periudhe i takon edhe formimi i redaksisë së muzikës si dhe orkestrinës popullore që inicioi dhe nxori në dritë kasetën e parë me këngë popullore nga produksioni i Radio Shkupit. Fazën e dytë të rilindjes, programi në gjuhën shqipe e përjetoi pas vitit 2001, ku ky program fitoi pavarësinë si program i plotë duke u bërë edhe pranimi i gazetarëve të rinjë dhe zgjerimi i programit në 17 orë, përfshirë programin e natës, emisionet humoristike dhe ato kontaktive si dhe transmetimet e drejtpërdrejta prej ngjarjeve kulturore si festivali “Këngë jeho”, “Sharri këndon”, “Nota fest”, “Tingujt e Penestias”, festivalit “Teuta” si dhe manifestimet tjera kryesore artistike të shqiptarëve në Maqedoni. Pa harruar të theksohet se Radio Shkupi u bë edhe përcjellës i ngjarjeve të shumta kulturore mbarëkombëtare si festivali “Oda dibrane”, “Polifest” etj. Në fazën e dytë të rilindjes me rëndësi është të përmendet edhe shënimi i 60-vjetorit të Radio Shkupit që për së pari herë u shënua në datën që i takon, 28 janar, dhe gjithë kjo meritë i takon kryeredaktorit të asaj periudhe, Haki Mustafës që i gjithë materiali për shënimin e përvjetorit dhe materiali propagandues u bë në gjuhën shqipe. Gjatë viteve 2008-2012 u bë rinovimi I studios që u pajis me aparaturë më moderne –donacion nga shoqata Tika dhe nga Republika e Turqisë, ku programi emetohet pa pengesa , me teknikën më të re , ndërsa edhe arkivimi i programit (muzikës, emeisioneve dhe lajmeve) regjistrohet nëpër hard disqe. Në këtë periudhë u bë sistematizimi i programit ku me ligjin e ri për radio Difuzion , programi në gjuhën shqipe sot funksionon me 3 njësi programore:
1. Programi Informativ me këto redaksi :redaksia e ditës, redaksia për politikë të jashtme dhe të brendshme, redaksia e ekonomisë dhe redaksia e emisioneve të mëngjesit.
2. Programi për arsim dhe kulturë që funksionon me redaksinë e kulturës, redaksinë e arsimit dhe redaksinë dokumentare.
3. Programi rekreative-zbavitës që funksionon me redaksinë e sportit dhe argëtimit, redaksinë e muzikës,ate për fëmijë dhe redaksinë e emisioneve të natës. Përveç këtyre programeve, sektor i veçantë është edhe sektori i producentëve dhe sektori për gjuhë. Mund të theksojmë se mjeshtërit e zërit apo teknikët janë në sektorin për emetim, por të gjithë janë shqiptarë. Gjatë viteve të fundit janë pranuar dhe gazetarë të rinj me vendim dhe me kontrata në vepër. Si medium në nivel nacional viti 2013 ishte vit i sukseseve të stafit drejtues dhe realizues të programit dhe nga ana e drejtorisë së përgjithshme u shpërblyen dy redaktorët kryesorë,Kryerdaktori Haki Mustafa dhe redaktori I redaksisë së muzikës Mehemt Manev. Radio Shkupi tani transmeton 17 orë program në gjuhën shqipe, ku 65% e këtij programi është muzikor kurse 35% program foljor. Kjo radio në kohë të fundit emisionet i ka të hapura-kontaktive në të cilat përfshihen të gjitha sferat nga jeta e përditshme, duke filluar nga emisionet e fëmijëve, emisionet për të rritur, emisone nga kultura, ekonimia, emisionet dokumentar, reportazhe nga vetëqeverisja lokale, euro-integrimeve, gjithashtu transmeton emisione nga lëmia e shëndetësisë, arsimit, emisione zbavitëse, fetare dhe sportive. Pa anashkaluar emisionet muzikore që janë ruajtur me një fanatizëm dhe origjinalitet të plotë me të gjitha arkaizmat e tyre. Po ashtu Radio Shkupi transmeton edhe emisione që realizohen jashtë studios, si emisioni “Takime verore të çastit ” dhe “Ritmi I natës në Çarshisë”, pa u harruar emisioni “Pa kufij” që është një trekëndësh ku Radio Shkupi, Radio Tirana dhe Radio Kosova bëjnë një afrim shpirtëror mes shqiptarëve. Pritet që Radio Shkupi së shpejti të digjitalizohet tërësisht dhe të emitohet 24 orë program në gjuhën shqipe. Ne edhe më tej vazhdojmë me punën e palodhshme që gjithmonë të jemi pranë dëgjuesve dhe qytetarëve shqiptarë në Maqedoni, duke ju ofruar muzikën, informacionet dhe emisionet më cilësore që një radio mund të transmetojë.

Të dashur dëgjues,Stafi i Radio Shkupit ju uron nga zemra Fiter Bajramin! Qoftë kjo ditë e bekuar plot paqe, lumturi dhe...
30/03/2025

Të dashur dëgjues,

Stafi i Radio Shkupit ju uron nga zemra Fiter Bajramin! Qoftë kjo ditë e bekuar plot paqe, lumturi dhe begati për ju dhe familjet tuaja. Gëzuar dhe për shumë vjet!

Me respekt,
Radio Shkupi

Agjërim të lehtë dhe të pranuar! 🌙 Qoftë ky muaj një rrugëtim paqeje, durimi dhe bekimesh për ju dhe të dashurit tuaj! 🤲...
01/03/2025

Agjërim të lehtë dhe të pranuar!
🌙 Qoftë ky muaj një rrugëtim paqeje, durimi dhe bekimesh për ju dhe të dashurit tuaj! 🤲 🕌🕋
Me shumë respekt,
Stafi i Radio Shkupit 💫

Të bashkojmë forcat për një të ardhme më të mirë🤚🖐🏻🖐🏾🖐🏿🖐🏽Radio Shkupi, në përkrahje të fushatës për përmirësimin e diagn...
13/02/2025

Të bashkojmë forcat për një të ardhme më të mirë
🤚🖐🏻🖐🏾🖐🏿🖐🏽
Radio Shkupi, në përkrahje të fushatës për përmirësimin e diagnozës dhe regjistrimit të pacientëve me sëmundje të rralla në vend.

,

"80 vjet zëri i shqiptarëve. Stafi i Radio Shkupit, të  bashkuar për të festuar një jubile të shënuar."
28/01/2025

"80 vjet zëri i shqiptarëve. Stafi i Radio Shkupit, të bashkuar për të festuar një jubile të shënuar."

Të dashur dëgjues,Me rastin e 80-vjetorit të Radio Shkupit, ju falenderojmë për besimin dhe mbështetjen tuaj të palëkund...
28/01/2025

Të dashur dëgjues,

Me rastin e 80-vjetorit të Radio Shkupit, ju falenderojmë për besimin dhe mbështetjen tuaj të palëkundur gjatë gjithë këtyre viteve. Ky jubile është arritje e përbashkët, dhe për këtë, jemi të lumtur t'ju kemi pranë. Faleminderit që jeni pjesë e historisë sonë!

Urime 80 vjetori dhe shumë vite të tjera së bashku!

Me respekt,
Radio Shkupi
https://play.mrt.com.mk/live/49

Ju falënderojmë që na zgjidhni çdo ditë! Me rastin e Vitin e Ri, stafi i Radio Shkupit ju premton që do të vazhdojmë t'j...
01/01/2025

Ju falënderojmë që na zgjidhni çdo ditë! Me rastin e Vitin e Ri, stafi i Radio Shkupit ju premton që do të vazhdojmë t'ju informojmë, t'ju argëtojmë dhe t'ju shoqërojmë në çdo moment. Gëzuar Vitin e Ri! Ju jeni familja jonë!

Gëzuar dhe shumë suksese për të gjithë!2025 Radio Shkupi🎧📻💫
31/12/2024

Gëzuar dhe shumë suksese për të gjithë!

2025 Radio Shkupi

🎧📻💫

Çdo arritje që kemi pasur si kolektiv është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm. Gëzojmë momentet e këtyre arritjeve...
27/12/2024

Çdo arritje që kemi pasur si kolektiv është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm.

Gëzojmë momentet e këtyre arritjeve dhe shpresojmë që viti 2025 të sjellë më shumë sukses dhe mundësi për të gjithë.

Urime dhe një vit të mbarë për të gjithë!

GËZUAR nga i gjithë stafi i Radio Shkupit

📍📻Të mërkuën (nesër) në emisionin ‘Zëri që lidh breza”, dedikuar 80 vjetorit të ekzistimit të Radio Shkupit në ora 9 e 3...
03/12/2024

📍📻
Të mërkuën (nesër) në emisionin ‘Zëri që lidh breza”, dedikuar 80 vjetorit të ekzistimit të Radio Shkupit në ora 9 e 30 bashkë me zëvendës ministren e Transportit dhe Lidhjeve, zonjën Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Ajo e ka nisur udhëtimin e saj që në fëmijëri, duke u bërë pjesë e emisioneve për fëmijë në radion tonë, një eksperiencë që i dha frymën e parë krijimtarisë dhe angazhimit publik. Me kalimin e viteve, ajo shkëlqeu si profesoreshë universitare, duke frymëzuar breza studentësh, dhe sot mban një prej roleve më të rëndësishme në vend, atë të zv. Ministres së Transportit. Le të zbulojmë më shumë rreth historisë së saj, përvojave, sfidave dhe ëndrrave që e motivojnë të ecë përpara.

Na ndiqni!

Rikthim i veçantë në Radio Shkupi

Kënaqësi të jem pjesë e një interviste ndryshe në Radio Shkupi, një institucion i rëndësishëm që këtë vit shënon 80 vjetorin e tij. Për mua, kjo ishte më shumë se një intervistë pasi që pikërisht në këtë radio përjetova një rikthim tek kujtimet e fëmijërisë, kur isha pjesë e emisionit “Lule më lule”

Na ndiqni nesër, ora 09:30 ne emisionin “Zëri që lidh breza”

🇦🇱🇦🇱🇦🇱 Program i hapur kushtuar festës së 28 Nëntorit… Bashkë me Marigona Suma dhe Hava Idrizi  Urime Festën e 28 Nëntor...
28/11/2024

🇦🇱🇦🇱🇦🇱 Program i hapur kushtuar festës së 28 Nëntorit…

Bashkë me Marigona Suma dhe Hava Idrizi

Urime Festën e 28 Nëntorit gjithë shqiptarëve kudo që janë 🇦🇱🇦🇱🇦🇱
📻📻🎤🎤🎧🎧

E mërkura na takon me programin e mëngjesit "Kape ditën me ne" me gazetarët Kaltrina Mustafa Rahimi dhe Hajrush Mani, e ...
27/11/2024

E mërkura na takon me programin e mëngjesit "Kape ditën me ne" me gazetarët Kaltrina Mustafa Rahimi dhe Hajrush Mani, e sot do ta përcjellim tek ju atmosferën festive për Ditën e Flamurit kombëtar 28 Nëntori- ngjarje të ndryshme sportive, artistike e kombëtare që po mbahen gjithandej ku ka shqiptarë, sjellim përshtypjet nga aktiviteti bjeshkatar "Marshi i Flamurit Kombëtar 2024" me bjeshkatarin Fahri Rexhepi, do kemi një intervistë eksluzive për Radio Shkupin me Marko Kepin nga organizata Albanian Roots - Rrënjët Shqiptare i cili ka ardhur nga SHBA-të për të marrë pjesë në "Paradën e shqiptare". Ky është viti i dytë që kjo paradë mbahet në Tiranë pas një tradite 15 vjeçare në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në pjesën e fundit do flasim për sport, ka nisur në Shkup Turneu i basketbollit Pavarsia 2024- do flasim me trajnerin e KB Çair Erhan Ramadanin. Keni shumë arsye për të na dëgjuar deri në fund.
Festojmë bashkë kuq e zi! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Këtë të diel, në emisionin "Lule më lule", në studion e Radio Shkupit, kishim mysafirë një grup nxënësish nga SH.F.K. “P...
24/11/2024

Këtë të diel, në emisionin "Lule më lule", në studion e Radio Shkupit, kishim mysafirë një grup nxënësish nga SH.F.K. “Petar Zdravkovski-Penko”.

Kënaqësi që kishim mysafirë kaq të veçantë në studio 🎧🎤📻🎻💿

Address

Bulevardi Goce Delçev P. N
Shkup
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Shkupi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio Shkupi:

Share