14/11/2025
Sot u mbajt mbledhja konstituive e parë e Këshillit Komunal të Sarajit, ku Iljas Veseli u zgjodh kryetar i Këshillit me 11 vota pro. Ajo që bie në sy është fakti se një prej këshilltarëve të koalicionit VLEN votoi kundër qëndrimit të grupit të vet, duke hapur hapësirë për dilema nëse brenda këtij koalicioni po shfaqen përçarje.
Duhet rikujtuar se AKI ka gjithsej 10 këshilltarë, ndërsa VLEN ka 9. Megjithatë, sot një këshilltar i VLEN, konkretisht nga radhët e BESËS, votoi pro zgjedhjes së Iljas Veselit. Ky zhvillim po ngre pyetje të reja nëse brenda koalicionit VLEN ka nisur të krijohet tension ose çarje.