Politika

Politika Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Politika, News & Media Website, Skopje.

| Atentat ndaj Kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi"Ai u afrua me motoçikletë dhe filloi të shtijë në drejt...
24/07/2024

| Atentat ndaj Kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi

"Ai u afrua me motoçikletë dhe filloi të shtijë në drejtim të kryetarit të komunës së Haraçinës dhe disa personave të tjerë".

Reagim nga Sinan Dauti(anëtarë i Lëvizjes Besa)Zoti Ynë të qofshim falë, udhëzoje Bilallin në rrugë të mbarë 🤲 AminBilal...
28/06/2024

Reagim nga Sinan Dauti
(anëtarë i Lëvizjes Besa)

Zoti Ynë të qofshim falë, udhëzoje Bilallin në rrugë të mbarë 🤲 Amin

Bilall Kasami vazhdon të shkaktoj telashe në koalicionin VLEN me emërimin e ish-funksionarëve të BDI-në poste ministrore siç ishe rasti me Fatmir Limanin, ndërsa priten edhe emërime të tjera të fosilave të harxhuar BDI-së në poste të drejtorive si në Tetovë dhe Gostivar.
Ndjekësit tanë vazhdimisht na dërgojnë foto dhe CV të ish funksionarëve të BDI-së që i grumbullon Bilall Kasami si këpurdhat pas shiut duke anashkaluar dhe injoruar anëtarët dhe simpatizantët e vërtetë të Lëvizjes Besa dhe koalicionit VLEN.

Së fundi, ndjekësit na kanë dërguar një fotografi ku shihet ish-prokurorja Lejla Kadriu në bisedë me Bilall Kasamin gjatë fushatës në zgjedhjet parlamentare.

Përshtypja e parë është se nuk ka asgjë të.çuditshme në foto por rikujtojmë opinionin se Lejla Kadriu vazhdimisht ka pasur funksione si kuadër i BDI-së fillimisht në komunën e Tetovës pastaj shpërblehet me postin e prokurores në Prokurorinë e Tetovës. U shkarkua për arsye të panjohura nga Këshilli Prokurorial ndërsa tani ushtron detyrën e avokatit në Tetovë.

Sigurisht mbështjetja e ish funksionarëve të BDI-së në minutat e fundit për Bilall Kasamin nuk është pa ambicie personale por qytetarët presin ndryshimin e premtuar në qeverisje e jo qeverisje në hije të BDI-së me figurat e harxhuara politikisht gjatë qeverisjes 20 vjeçare të BDI-së.

Ndryshimi fillimisht dhe urgjentisht duhet të ndodh pikërisht në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të korrupuar dhe kriminal që ka rrjepur qytetarët gjatë terrorit 20 vjeçar të BDI-së.
Krimi dhe korrupsioni në gjyqësor dhe prokurori është në shkallë alarmante dhe shkaktar kryesor i shpërnguljes apokaliptike të qytetarëve nga vendi ndërsa pokuroritë dhe gjykatat e Tetovës dhe Gostivarit, aty ku janë edhe hienat e BDI-së eshtë në nivel të çmendurisë sa që prokurorët dhe gjykatësit haptazi, në zyrat e tyre kanë zhvatur qytetarët duke ju kërkuar me dhjetra mijë euro ndërsa ata që nuk kanë pasur tu japin janë dënuar me dënime drakonike si hakmarrje.

Shumë qytetarë presin ndryshimin e premtuar dhe reforma në prokurori dhe gjyqësi për ti paditur disa prokurorë dhe gjykatës në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, për të cilët posedojnë edhe dëshmi konkrete si audio dhe video inçizime duke ju kërkuar shuma të mëdha të parave kinse për lehtësim të dënimit.
Qytetarët kanë pritur ndryshimin e qeverisjes respektivisht rënien e BDI-së nga pushteti që të ankohen për sjelljen dhe vendimet skandaloze të prokurorëve dhe gjykatësve në Tetovë dhe Gostivar të cilët kanë qenë të emëruar dhe të mbrojtur nga pushteti mizor 20 vjeçar i BDI-së.

Bilall, qytetarët presin ndryshim ndërsa ndryshimi nuk bëhet me fosilat e BDI-së!

Hajr inshallah 🤲

shkruan 𝐕𝐮𝐥𝐥𝐧𝐞𝐭 𝐌𝐮𝐫𝐬𝐞𝐥𝐢Në emisionin Kallxo Përnime të datës 25 Shkurt 2024, gazetarja Jeta Xharra intervistoi ish-kryeta...
05/03/2024

shkruan 𝐕𝐮𝐥𝐥𝐧𝐞𝐭 𝐌𝐮𝐫𝐬𝐞𝐥𝐢

Në emisionin Kallxo Përnime të datës 25 Shkurt 2024, gazetarja Jeta Xharra intervistoi ish-kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Gjatë kësaj interviste, ndër të tjera Taravari më fajësoi mua për rënie të votave të Aleancës për Shqiptarët në Tetovë.

Dua t’ia kujtoj Arben Taravarit tre momente të rëndësishme të cilat ai i di shumë mirë:
1) Në zgjedhjet lokale të 15 Tetorit të vitit 2017 kur unë, Vullnet Murseli nuk isha as anëtar i partisë, Aleanca për Shqiptarët morri 4,874 vota.
2) Në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit të vitit 2021 kur unë, Vullnet Murseli isha kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës Aleanca për Shqiptarët morri 6,165 vota, që dmth se pati ngritje prej 26.48%, kurse lista e ASH-së për këshillin e Komunës së Tetovës morri 3,912 vota.
3) Në zgjedhjet (e përsëritura) për këshillin e Komunës së Tetovës të datës 20 Gusht 2022, kur unë, Vullnet Murseli nuk isha aspak i përfshirë në fushatë ose në zgjedhje, Aleanca për Shqiptarët morri 777 vota.

Numrat janë të qartë, prandaj çfarëdo tendence e Arben Taravarit për të hedhur fajin e humbjes diku tjetër është joserioz dhe qesharak.

Për më tepër, të gjithë e dinë se bisedimet me VMRO-DPMNE gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2021 janë udhëhequr pikërisht nga Arben Taravari, dhe të gjithë e dinë se votat e VMRO-DPMNE-së në Tetovë përfunduan te KRYQI NË KODRËN E DIELLIT, e jo te Aleanca për Shqiptarët.

𝐕𝐔𝐋𝐋𝐍𝐄𝐓 𝐌𝐔𝐑𝐒𝐄𝐋𝐈Bilall Kasami nuk e mbajti besën! I vetëdijshëm për gjendjen e rëndë të Komunës së Tetovës gjatë udhëheqë...
30/01/2024

𝐕𝐔𝐋𝐋𝐍𝐄𝐓 𝐌𝐔𝐑𝐒𝐄𝐋𝐈

Bilall Kasami nuk e mbajti besën!

I vetëdijshëm për gjendjen e rëndë të Komunës së Tetovës gjatë udhëheqësive të kaluara, në zgjedhjet lokale të vitit 2021 unë u kandidova dhe garova për kryetar të Komunës së Tetovës me pëkrahjen e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Këto zgjedhje më sollën 16% të votave të përgjitshme me çka u plasova në vendin e tretë, pa mundësinë për të vazhduar garën më tej.
Qyteti jonë ishte përplotë me mbeturina nëpër rrugë, punëtorët e ndërmarrjes komunale për muaj të tërë nuk merrnin rroga, siguria publike rrezikohej nga qentë endacakë që ishin të pranishëm në gjithë qytetin, ekzistonte një politizim i skajshëm në shkolla, qyteti u vërshua nga kazino e bastore pa fund, po ndërtoheshin pallate dhe komplekse banesore që nuk i plotësonin standardet, rrëmuja në komunikacion edhe si pasojë e mungesës së vendparkimeve dhe garazheve në kate po shkaktonte kaos dhe tension në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve, mungonte një vizion i qartë për zhvillimin e turizmit rural, nuk kishte promovim domethenës të vlerave kulturore e historike të qytetit tonë, nuk kishte përkrahje domethënëse për bizneset dhe industritë lokale, administrata komunale ishte gjysëmfunksionale pasi ishte mbushur me militantë partiakë një pjesë e të cilëve as që paraqiteshin në vendet e tyre të punës, dhe shumë e shumë probleme të tjera.
Programi im i prezantuar gjatë fushatës parazgjedhore ofronte ide dhe zgjidhje konkrete për këto çështje shumë të rëndësishme për qytetarët dhe në shumë aspekte ishte i përafërt edhe me programin e kryetarit aktual Bilall Kasami, të cilin e përkrahëm në raundin e dytë zgjedhor me çka dhe i fitoi zgjedhjet. Kishte shpresë reale që gjendja në Tetovë do ndryshonte për të mirë sepse në krye të udhëheqësisë komunale kishte shpresa se po vinte një ndryshim.
Përkrahja jonë nuk ishte kushtëzuar as me punësime, as me pozita nëpër institucione apo organe të komunës, as me interesa personale e private të mijat ose të shtabit tim, as me tendera e projekte të caktuara. Ne thjeshtë deshtëm, shpresuam dhe pritëm që Bilall Kasami do sillte ndryshimin për të cilin të gjithë ne ishim angazhuar dhe po e prisnim me padurim.

Të zhgënjyer thellësisht, dy vite më vonë vërejmë se gjendja jo vetëm që s’ka ndryshuar, por në sfera të caktuara edhe është përkeqësuar:
• Tetova vazhdon të jetë e mbushur përplotë me mbeturina dhe pothuajse çdo lagje është shndërruar në një mini-deponi.
• Punëtorët e ndërmarrjes komunale vazhdojnë nga 3 deri 4 muaj pa rroga dhe pa pagesa kontributesh, dhe si pasojë edhe pa sigurim shëndetësor për ta ose familjet e tyre.
• Qentë endacakë vazhdojnë të sundojnë qytetin, kurse strategjia e shumë premtuar për menaxhimin e këtij problemit mbeti vetëm një ide e shndërruar në gënjeshtër dhe mashtrim. Problemi me sigurinë publike nuk është zgjidhur. Çdo ditë qytetarë të shumtë të Tetovës raportojnë sulme dhe kafshime nga qentë endacakë.
• Përzgjedhja e drejtorëve të shkollave por edhe punësimet nëpër shkolla vazhdojnë të shkojnë në vija partiake e familjare. Ata që s’i binden kreut të Komunës shkarkohen ose sabotohen në mënyra më të ndryshme, për t’i shtyrë drejtë dështimit, me çka dëmtohen procesi arsimor, fëmijët tanë, e ardhmja e qytetit tonë.
• Edhe në mandatin e Kasamit vazhduan të hapen kazino e bastore të reja edhe në afërsi të shkollave dhe institucioneve, edhe në çdo lagje.
• Vazhdon edhe më tej praktika e ndërtimeve jashtë standardeve, në kundërshtim me planet e zonimit të qytetit. Shtohen nga dy-tre kate shtesë në objekte rezidenciale dhe me shumë të drejtë shfaqen dyshime se këtu marrin hise njerëz të afërt e familjarë të kryetarit dhe administratës së tij.
• U premtuan garazhe në kate, parkingje të reja, zgjidhja e kaosit në trafik por nuk është ndërtuar asnjë garazh, asnjë vendparkim i ri. Kaosi në trafik vazhdon të jetë kokëçarrës për qytetarët dhe sidomos për shërbimet emergjente, siç janë ambulanta, zjarrfikësit por edhe forcat e rendit. Kjo nënkupton që qytetarët vazhdojnë të jenë të rrezikuar çdo ditë në trafik.
• Edhe përkundër premtimeve pompoze për promovim më intenziv të turizmit rural, promovimit të qendrës dimërore Kodra e Diellit, fshatrat e malësisë së Tetovës vazhdojnë të shërbejnë si deponi për inerte dhe mbeturina komunale, ndërkohë që nuk është bërë asgjë në lidhje me promovimin e tyre si pika turistike. Në Kodrën e Diellit u mboll edhe një kryq i cili tenton të mbjellë intolerancë dhe urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare, ndërkohë që kreu i Komunës në vend që të veprojë në përputhje me kompetencat, ingerencat dhe detyrimet – ai vazhdon të bëjë politikë ditore dhe relativizime.
• Edhe përkundër vlerave të shumta kulturore e historike që ka qyteti i Tetovës, nuk është bërë ndonjë promovim domethënës i tyre. Përveç koncerteve partiake që organizohen disa ditë gjatë verës, Komuna e Tetovës nuk ndihmon e as nuk organizon aktivitete kulturore për të rinjtë. Për më tepër, janë penguar dhe organizata të caktuara të kryejnë veprimtarinë e tyre kulturore, artistike, letrare e krijuese, duke mos i lejuar të shfrytëzojnë pronën publike të qytetarëve për aktivitetet e tyre.
• Shtylla kurrizore e ekonomisë – bizneset, ndërmarrjet e vogla e të mesme në qytetin e Tetovës vazhdojnë të jenë nën presion të vazhdueshëm të sherifëve lokalë, vazhdojnë të zhvaten e të plaçkiten nga ana e shefave të inspektorateve të cilëve u janë caktuar norma ditore për të përmbushur, si dhe të autoriteteve që marrin vendime për ta penguar zhvillimin ekonomik të qytetit – dhe me këtë vazhdojnë të inkurajojnë ikjen e trurit dhe largimin e rinisë nga vendi jonë.
• Administrata komunale u pastrua nga militantët e udhëheqësisë së kaluar për t’u mbushur me militantët dhe familjarët e Bilall Kasamit. Praktika e njëjtë e mosparaqitjes në punë vazhdon të jetë evidente, ndërkohë që nuk u zvoglua numri i administratës dhe nuk u bë një sistematizim i të punësuarëve, me çka do përmirësohej shërbimi ndaj qytetarëve.
• Komuna e Tetovës vazhdon të mbetet institucion i punësimit të makinerisë votuese, nepotizmi është në nivel shumë të lartë, kurse shpërfillja e meritokracisë i dekurajon të rinjtë e të rejat që të vazhdojnë karrierën dhe jetën në Tetovë.
• Për më tepër, zyrat e komunës janë shndërruar në qendra të propagandës mediatike dhe shumë të punësuar shërbejnë si “bot” për të kontrolluar dhe manipuluar qëndrimet e publikut në rrjetet sociale dhe mediat elektronike.

Të vish në pushtet duke nxjerrë në pah dhe duke kritikuar sjelljet e pahijshme dhe të gabuara të paraardhësit nuk është ndonjë mëkat, por të vazhdosh të bësh të njëjtën dhe me intensitet akoma më të lartë është e pafalshme dhe haram!

Qytetarët e Tetovës janë njerëz me kulturë dhe vetëdije të lartë qytetare dhe politike. Qytetarët e Tetovës kanë ngritur lart e kanë rrëzuar përtokë shumë politikanë. Qytetarët e Tetovës meritojnë më mirë dhe ata janë të bindur se ky poshtërim që ju bëhet atyre, kjo përbuzje që vjen nga ana e kryetarit të tyre të zgjedhur dhe njerëzve që ai ka vendosur rreth vetes do ndëshkohet siç e do zakoni, dhe do shkruhet në faqet e turpshme të historisë së këtij qyteti që ka qenë shtëpi për shumë burra e gra të çmuar të kombit tonë. Krenaria e tetovarëve nuk ka mundur të përbaltet e të nënshtrohet as nga cari, as nga krali, as nga pashallarët, as nga bejlerët më të mëdhenj të perandorive të fuqishme… nuk do lejojnë tetovarët të tallet askush me ta.

30/01/2024

𝐏𝐫𝐨𝐟.𝐍𝐔𝐑𝐈 𝐁𝐄𝐗𝐇𝐄𝐓𝐈:

Kryeministri Kurti të shkarkojë menjëherë nga detyra Këshilltarin e tij në RMV, 𝐁𝐞𝐤𝐢𝐦 𝐐𝐨𝐤𝐮𝐧. Fyerjet e tij ndaj Kryeministrit 𝐓𝐚𝐥𝐚𝐭 𝐗𝐡𝐚𝐟𝐞𝐫𝐢𝐭 duke e cilësuar si Sinan Hasanin e dytë, nuk i bëjnë nderë as vetë 𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢𝐭.

30/01/2024

𝐕𝐈𝐒𝐀𝐑 𝐘𝐌𝐄𝐑𝐈:

Kryeministri Kurti duhet të shkarkojë nga detyra Këshilltarin e tij në RMV, 𝐁𝐞𝐤𝐢𝐦 𝐐𝐨𝐤𝐮𝐧, për postimin e tij fyes ndaj Kryeministrit 𝐓𝐚𝐥𝐚𝐭 𝐗𝐡𝐚𝐟𝐞𝐫𝐢𝐭 të cilin e krahason me Sinan Hasanin, një ish agjent i BIA-s Jugosllave.

shkruan Skender Rexhepi - ZejdiA thua vallë pse “liderët e ideologët” e BesaAAA gati dy javë fare nuk e kanë përmendur “...
01/10/2023

shkruan Skender Rexhepi - Zejdi

A thua vallë pse “liderët e ideologët” e BesaAAA gati dy javë fare nuk e kanë përmendur “Soravia”-në?
Siç duket ua kanë zënë bishtin me derë në komunën e Tetovës me kompanitë “Mujoba”, “Ereu” dhe “Ekopeu”?.
Nëse vërtet e kanë luftën kundër korrupcionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, atëherë njëjtë sikur për “Soravia”-në, (bile më tepër sepse bëhet fjalë për kryetarin e tyre) duhet të ngrejnë zërin dhe të deklarohen reth akuzave që:
- Kryetari i komunës së Tetovës (dhe i BesaAAA), u ka dhënë tenderë me vlerë miliona euro dy kompanive që janë themeluar në 2021 dhe kanë vetëm nga një të punësuar…
Ideologët e testaturës e kanë radhën të deklarohen, apo ndoshta ua ka kafshuar macja gishtat?

Ish kryeministri, azilanti i arratisur Nikolla Gruevski së fundmi ka komentuar sërish ndryshimet ligjore në Kodin Penal....
26/09/2023

Ish kryeministri, azilanti i arratisur Nikolla Gruevski së fundmi ka komentuar sërish ndryshimet ligjore në Kodin Penal.

Ai në një intervistë për Infomax thotë se ndryshimet janë bërë që pushteti të mbrohet nga hetimet në të ardhmen dhe për shpëtimin e 5-6 personave nga VMRo-DPMNE, e jo për ta shpëtuar atë.

“Mund të paramendoj se atë e kanë bërë për shkak se ai ligj i ka ndihmuar edhe njerëzve të tjerë të VMRO-DPMNE-së. Ai ligj sipas mendimit tim është bërë që pushteti të lehtësojë ndjekjet eventuale në të ardhmen, ndërsa si përfitim kolateral, e kundërta e dëmit kolateral, është që 5-6 persona nga VMRO-DPMNE, në një farë mënyre…që kanë pasur nga një-dy lëndë, do të lirohen, në këtë mënyrë do t’u vjetërsohen lëndët. Te unë situata është ndryshe, te unë kanë ngarkuar sa kanë mundur, kanë shpikur sa kanë mundur dhe nuk di se çfarë do të më kryente mua punë një lëndë, pse unë do të dërgoja USB, zarfe, ajo kjo, që në fund të mos jenë 9, të jenë 8,7, 9 apo 10”, tha mes tjerash Gruevski.

“U vr*anë si pëllumba”Ish-komandanti i ushtrisë Serbe: Shërbimet e sigurisë në Sërbi janë befasuar nga reagimi i Policis...
26/09/2023

“U vr*anë si pëllumba”

Ish-komandanti i ushtrisë Serbe: Shërbimet e sigurisë në Sërbi janë befasuar nga reagimi i Policisë së Kosovës, nuk e kishin pritur një kundërpërgjigje të tillë.

Address

Skopje

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Politika posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share