22/08/2024
LUMTURIA...
Të jesh i lumtur, nuk do të thotë që nuk do të jemi ndonjëherë të mërzitur ose që nuk do të na shtrëngohet gjoksi.
Lumturi është të jemi të kënaqur me caktimin e Zotit për ngjarjet që na ndodhin dhe t'i kalojmë ato me durim dhe falenderim ndaj Zotit.
Bëj durim ndaj sprovave dhe shpreso se ditë më të mira do të kesh në këtë dhe botën tjetër!
"Është e çuditshme puna e besimtarit. Gjithë jeta e tij është hajr, dhe kjo gjë ndodh vetëm me besimtarin.
Nëse atij i vjen një e mirë, ai falenderon Zotin dhe e ka mirë.
E nëse atij i bie një fatkeqësi, ai duron për hir të Zotit dhe përsëri e ka mirë.”
Muslimi
Hoxhe Irfan Salihu