04/05/2020
Maqedoni, bankat shtyjnë pagesën e kësteve deri në shtator
Dy të tretat apo 70 për qind e shfrytëzuesve të kredive nga ana e qytetarëve kanë anuluar kreditë e tyre. Njëherësh bankat nuk do të anulojnë kamatat përgjatë kësaj periudhe, por të njëjtat do të llogariten pasi konsumatorët në muajin tetor do të rifillojnë me pagesën e rregullt të kësteve të kredive. Nga ana tjetër, 30 për qind e qytetarëve do të vazhdojnë edhe më tej të paguajnë kreditë në periudhën prill- shtator të këtij viti.
Nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë thonë se të gjitha anëtarët e saja ofrojnë mundësi për personat fizik apo për qytetarët që e kanë pranuar anulimin , që në muajt në vijim nëse dëshirojnë do të jenë në mundësi të vazhdojnë me pagesën e kredive, për tu përjashtuar nga kjo ofertë. Gjithashtu ato mund të shfrytëzojnë mundësinë edhe të anulojnë pagesën e kësteve deri në shtator.