DriniLajm.com

DriniLajm.com Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from DriniLajm.com, Media/News Company, Struga.

📍 DriniLajm.com — Portali juaj për lajmet më të fundit nga Struga dhe rrethina.
📰 Informacione lokale, ngjarje, kronika dhe histori që prekin qytetin tonë.
🌉 Zëri i Strugës, çdo ditë më afër jush!

Ndërmarrja Publike “Komunale” Strugë informon të gjithë qytetarët e Strugës, veçanërisht parapaguesit e rregullt të shër...
10/12/2025

Ndërmarrja Publike “Komunale” Strugë informon të gjithë qytetarët e Strugës, veçanërisht parapaguesit e rregullt të shërbimeve komunale, se duke filluar nga dita e enjte do të nisë procesi i shpërndarjes së koshave të reja për mbeturina.

Për çdo informatë shtesë dhe mënyrat e shpërndarjes të koshave, qytetarët mund të kontaktojnë zyrat e Ndërmarrjes Publike “Komunale” Strugë


Јавното Претпријатие „Комунално“ Струга ги известува сите граѓани на Струга, особено редовните корисници на комуналните услуги, дека од четврток ќе започне процесот на распределба на нови канти за отпад.

За дополнителни информации и за начинот на распределба на кантите, граѓаните можат да се обратат во канцелариите на Јавното Претпријатие „Комунално“ Струга.

Niset i pari në 🇦🇪 Abu Dhabi, i ndjekur nga Norris e Piastri, por Verstappen premton “luftë” totale ⚔️: Do të sulmoj nës...
06/12/2025

Niset i pari në 🇦🇪 Abu Dhabi, i ndjekur nga Norris e Piastri, por Verstappen premton “luftë” totale ⚔️: Do të sulmoj nëse do të jetë nevoja. Është gara e fundit, s’kam ç’të humbas. Do të garoj për gjithçka!

Fc Struga mbyll me se miri sezonen dimerore
05/12/2025

Fc Struga mbyll me se miri sezonen dimerore

Mickoski: Çairi respektoi flamurin shtetëror për 28 nëntorin, por Struga jo, i kam dërguar mesazh Qyrës
04/12/2025

Mickoski: Çairi respektoi flamurin shtetëror për 28 nëntorin, por Struga jo, i kam dërguar mesazh Qyrës

Sot, 24 vendime pune marrin punonjësit e Dializës së Strugës
04/12/2025

Sot, 24 vendime pune marrin punonjësit e Dializës së Strugës

Kamerat e sistemit “Safe City” kanë regjistruar një shofer duke vozitur me 231 km/h.
04/12/2025

Kamerat e sistemit “Safe City” kanë regjistruar një shofer duke vozitur me 231 km/h.

THIRRJE PUBLIKE për subvencionimi i personave fizikë – zejtarëve, të cilët merren me përpunimin e punimeve artizanale, m...
03/12/2025

THIRRJE PUBLIKE
për subvencionimi i personave fizikë – zejtarëve, të cilët merren me përpunimin e punimeve artizanale, me qëllim promovimin e turizmit të Strugës

1. Lëndë e përkrahjes:
Subencionimi i personave fizikë – zejtarëve, të cilët merren me përpunimin e punimeve artizanale që janë interesante për promovimin e turizmit.

3. E drejta e pjesëmarrjes:
Të drejtë për pjesëmarrjes në këtë thirrje publike kanë të gjithë personat fizikë - zejtarë, të cilët veprojnë në territorin e Komunës së Strugës, merren me zeje të caktuara (punime dore të produkteve ose shërbimeve që kërkojnë aftësi specifike pune) dhe janë pjesë e esnafeve (shoqatave të zejtarëve).

3. Dedikimi i mjeteve:
Mjetet janë të destinuara për mbështetjen e zejtarëve, të cilët përmes punimeve të tyre tradicionale dorëzanore pasqyrojnë historinë kulturore dhe identitetin e komuniteteve në Strugë, janë bartës të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, ndërsa produktet e tyre unike njëkohësisht kontribuojnë si ofertë turistike atraktive dhe si faktor i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë lokale. Për këtë qëllim, Njësia e Turizmit parashikon dhënien e subvencioneve.

4. Shuma e mjeteve për subvencionim:
Shuma e mjeteve që do t’u ndahet personave fizikë – zejtarëve është 150.000,00 denarë, sipas Programit G2 (Turizëm), konto 464990, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht dhe në mënyrë të barabartë sipas numrit përfundimtar të kërkesave të vlefshme të dorëzuara për subvencionim.

5. Mënyra e aplikimit:
Personat fizikë - zejtarlt, dorëzojnë kërkesë në formularin e veçantë që është i disponueshëm në sportelin e administratës komunale, së bashku me dokumentacionin shoqërues.

6. Dokumentet e nevojshme për aplikim:

- Kërkesë,
- Kopje e letërnjoftimit,
- Llogari transaksionale,
- Vërtetim për veprimtari të regjistruar për zejtari,
- Dokumentacion tjetër.

7. Afati i fundit për aplikim:
Dokumentet e nevojshme dorëzohen te sporteli i administratës komunale më së voni deri në datë 10 dhjetor 2025.

SHËNIM:
Dokumentacioni i paplotë ose kërkesat me dokumentacion të dorëzuar pas skadimit të afatit nuk do të shqyrtohen dhe do të konsiderohen të pavlefshme.

Për ta verifikuar vërtetësinë e të dhënave do të bëhet kontroll te Njësia për turizëm, si dhe te Sektori për çështje financiare të Komunës së Strugës.

Komision i veçantë i formuar nga Kryetari i Komunës së Strugës do t'i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përpilojë listë me kërkesa të miratuara.

Sektori për çështje financiare i Komunës së Strugës me aktvendime të posaçme do ta bëjë pagesën e mjeteve në llogaritë e kërkuesve sipas kësaj thirrjeje publike.
.....................................................................

ЈАВЕН ПОВИК
за субвенционирање на физички лица - занаетчии кои се занимаваат со изработка на ракотворби, заради промоција на туризмот на Струга

1. Предмет на поддршка:
Субвенционирање на физички лица - занаетчии кои се занимаваат со изработка на ракотворби, а се интересни за промоција на туризмот.

2. Право на учество:
Право на учество на овој јавен повик имаат сите физички лица - занаетчии, кои дејствуваат на територијата на Општина Струга, се занимаваат со одредени занаети (рачна изработка на производи или услуги што бараат специфични работни вештини), а се дел од еснафи (здруженија на занаетчии).

3. Намена на средствата:
Средствата се наменети за поддршка на занаетчиите кои, преку своите традиционални ракотворби, ја отсликуваат културната историја и идентитетот на заедниците во Струга, претставуваат значајни носители на културното наследството, а нивните уникатни производи истовремено придонесуваат како атрактивна туристичка понуда и како важен фактор за развој на локалната економија. За таа цел, Одделението за туризам предвидува доделување субвенции.

4. Износ на средства за субвенционирање:
Износот на средствата кој ќе биде доделен на физичките лица – занаетчии изнесува 150.000,00 денари, според Програма Г-2 (Туризам), конто 464990, а кои ќе се распределат пропорционално подеднакво според конечниот број на поднесени валидни барања за субвенционирање.

5. Начин на аплицирање:
Физичките лица - занаетчии, доставуваат барање на посебен образец кој е достапен во шалтерот на општинската администрација, заедно со друга пропратна документација.

6. Потребни документи за аплицирање:

- Барање,
- Копија од лична карта,
- Трансакциска сметка,
- Потврда или извод за регистрирана дејност занаетчиство,
- Друга документација.

7. Краен рок за аплицирање:
Потребната документација се доставува на шалтерот на општинаската администрација најдоцна до 10 декември 2025 година.

НАПОМЕНА:
Нецелосната документација или барања со документација доставени по истекот на рокот нема да бидат разгледувани и ќе се сметаат за невалидни.

За потврда на веродостојноста на податоците ќе се изврши проверка во Одделението за туризам, како и во Секторот за финансиски прашања на Општина Струга.

Посебна комисија формирана од Градоначалникот на Општина Струга ќе ги разгледува поднесените барања и ќе изготви листа на одобрени барања.

Секторот за финансиски прашања на Општина Струга, со посебни решенија ќе изврши исплата на средствата по овој јавен повик на сметките на барателите.

SKANDAL NË ÇERDHEN E STRUGËS: 16 VITE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME DHE PAGË 10 MIJ DENARË – MINISTRI LIMANI I JEP FUND ABUZ...
03/12/2025

SKANDAL NË ÇERDHEN E STRUGËS: 16 VITE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME DHE PAGË 10 MIJ DENARË – MINISTRI LIMANI I JEP FUND ABUZIMIT!

Një rast i paprecedentë ka dalë në dritë nga Çerdhja e Strugës, ku një punonjëse ka qenë e angazhuar plot 16 vite me radhë me kontratë pune të përkohshme, duke marrë një pagë të mjerueshme prej vetëm 10 mijë denarësh në muaj, ndërkohë që kujdesej për fëmijët e qytetit.

Ky skandal, i cili konsiderohet një nga shembujt më të rëndë të shfrytëzimit dhe pasigurisë në punë në institucionet publike, ka tronditur opinionin dhe ka ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si janë menaxhuar marrëdhëniet e punës ndër vite.

Ndërhyrja vendimtare e ministrit Fatmir Limani

Situata ka marrë kthesë pozitive vetëm pas ndërhyrjes së ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, i cili ka ndërmarrë hapa konkretë për t’i dhënë fund trajtimit të padrejtë të punëtorëve në çerdhe.

Sipas informacioneve, të gjithë punonjësit që ishin mbi 2 vite me kontratë të përkohshme tashmë kanë marrë vendime të rregullta punësimi, duke u dhënë atyre sigurinë dhe dinjitetin që u ka munguar prej vitesh.

Punonjës që mbajnë mbi shpinë sistemin, por paguhen më pak se minimalja

Rasti i punonjëses me 16 vite kontratë të përkohshme është vetëm maja e ajsbergut. Raportet tregojnë se në këtë institucion, si edhe në të tjera ngjashme, punonjësit që mbajnë mbi supe barrën kryesore të punës shpesh trajtohen si personel i përkohshëm, pa të drejta, pa siguri dhe me paga nën vlerën minimale.

Pritje për reforma më të thella

Vendimi i ministrit Limani po vlerësohet gjerësisht si hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve të punës në sektorin publik. Megjithatë, qytetarët dhe punonjësit kërkojnë përgjegjësi për drejtuesit që lejuan një situatë të tillë të zgjaste për më shumë se një dekadë e gjysmë.

🐾 Zgjidhje urgjente dhe humane për qentë endacak në Strugë Në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Strugës sot u zhvillua...
02/12/2025

🐾 Zgjidhje urgjente dhe humane për qentë endacak në Strugë

Në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Strugës sot u zhvillua një takim pune me përfaqësues nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, NP “Komunale” – Strugë dhe Sektori për Mbikëqyrje Inspeksionale. Qëllimi kryesor i takimit ishte diskutimi për situatën gjithnjë e më shqetësuese të qenve endacak në territorin e komunës.

👉 Si zgjidhje më efikase dhe humane, u vlerësua ndërtimi i një strehimoreje bashkëkohore, e cila do të mundësojë menaxhimin e sigurt, të rregullt dhe me standarde evropiane të kafshëve endacake.

Komuna e Strugës thekson se mbetet e përkushtuar për të ndërmarrë hapa konkretë dhe të qëndrueshëm, me synim zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, duke mbrojtur njëkohësisht edhe interesin e qytetarëve, edhe mirëqenien e kafshëve.

Me iniciativën e Forumit Rinor Tatesh i Epërm, si dhe me ndërmjetësimin dhe angazhimin e z. Feta Tairi, NP Komunale Stru...
02/12/2025

Me iniciativën e Forumit Rinor Tatesh i Epërm, si dhe me ndërmjetësimin dhe angazhimin e z. Feta Tairi, NP Komunale Strugë furnizoi sot 7 kontenierë të rinj për fshatin tonë. Ky është edhe një hap tjetër konkret drejt përmirësimit të pastërtisë, mjedisit dhe kushteve të jetesës në Tatesh të Epërm.

Shprehim falënderim të sinqertë dhe mirënjohje për Drejtorin e NP Komunale Strugë, z. Resul Çollaku, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e ofruar. Një falënderim i veçantë shkon për punonjësin e Komunës së Strugës, bashkëfshatarin tonë, z. Feta Tairi, për kontributin e tij të vazhdueshëm, përkujdesjen e sinqertë dhe për ndërmjetësimin e çdo çështjeje që lidhet me Komunën e Strugës, Ndërmarrjet e saj dhe fshatin tonë. Puna dhe angazhimi i tij, si sot, si më herët dhe me shpresë edhe në vazhdimësi, janë një vlerë e çmuar për fshatin tonë.

Ky veprim është shembull i qartë i përgjegjësisë qytetare dhe i synimit për të krijuar një ambient më të pastër, më të rregullt dhe më të shëndetshëm për të gjithë.

Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjithëve për kujdes dhe ndërgjegjësim në ruajtjen e këtyre kontenierëve, përdorimin e tyre me përgjegjësi dhe respektimin e hapësirave publike. Pastërtia e fshatit është pasqyra e kulturës sonë, prandaj secili prej nesh ka detyrim moral të kontribuojë, të mos dëmtojë, dhe të kujdeset për atë që është e përbashkët.

Bashkë mund të arrijmë më shumë. Bashkë mund t’i japim Tatesh*t shembuj të punëve që vlejnë.
Faleminderit të gjithëve që po kontribojnë me vepra, jo vetëm me fjalë.

Alim Nasufi, boksieri nga Veleshta shkëlqen në Zvicër!Fitore e madhe në turneun “THE STORY”
02/12/2025

Alim Nasufi, boksieri nga Veleshta shkëlqen në Zvicër!Fitore e madhe në turneun “THE STORY”

Netflix ka njoftuar publikimin e dokumentarit të shumëpritur “Sean Combs: The Reckoning”, i cili zbardh ngritjen, perand...
02/12/2025

Netflix ka njoftuar publikimin e dokumentarit të shumëpritur “Sean Combs: The Reckoning”, i cili zbardh ngritjen, perandorinë muzikore dhe skandalet që tronditën karrierën e Sean “Diddy” Combs. Dokumentari do të dalë nesr më 2 dhjetor 2025 dhe është prodhuar nga reperi 50 Cent, një nga kritiket më të zëshëm të Combs gjatë viteve të fundit. Seriali dokumentar, i realizuar nga regjisorja Alexandria Stapleton, sjell një qasje të thelluar në jetën e Diddy-t: nga sukseset e tij të hershme me Bad Boy Entertainment, tek ndikimi i madh në hip-hop dhe pop kulturë, e deri te akuzat e rënda, paditë, hetimet dhe momentet që çuan në rrëzimin e tij publik.

“The Reckoning” përmban intervista ekskluzive nga persona që kanë punuar apo jetuar afër Diddy-t, dëshmi të reja dhe pamje që nuk janë parë më pare. Sipas producentëve, dokumentari synon të tregojë jo vetëm historinë e një superylli të muzikës, por edhe mënyrën se si fama, fuqia dhe kultura e adhurimit publik mund të fshehin të vërteta të errëta deri në momentin e shpërthimit.

Address

Struga
6330

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DriniLajm.com posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share