Struga Jonë

Struga Jonë Struga Jonë – Zëri i qytetarëve të Strugës
Наша Струга – Гласот на граѓаните на Стругa

Qoku Bekim lajmëronMë në fund, realizojmë regjimin ‘Hyrje-hyrje’ edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës me Shqipërinë. Pa...
16/10/2026

Qoku Bekim lajmëron

Më në fund, realizojmë regjimin ‘Hyrje-hyrje’ edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës me Shqipërinë.

Pas një përpjekjeje të vazhdueshme dhe këmbëngulëse nga ana e VLEN-it, po afrohet dita kur do të lehtësohet kalimi edhe në këtë vendkalim kufitar.

Në Kuvend është dorëzuar materiali “Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e vendkalimeve të përbashkëta kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë dhe për kryerjen e aktiviteteve të përbashkëta të kontrollit kufitar”.

Ajde presim që nga korriku.

🥗🍎 Shkolla fillore “Vëllezërit Milladinovci” shënon Ditën Botërore të UshqimitMe rastin e 16 Tetorit – Ditës Botërore të...
16/10/2026

🥗🍎 Shkolla fillore “Vëllezërit Milladinovci” shënon Ditën Botërore të Ushqimit

Me rastin e 16 Tetorit – Ditës Botërore të Ushqimit, në SHFK “Vëllezërit Milladinovci” u realizua një aktivitet edukativ, ku nxënësit sollën fruta të ndryshme, duke promovuar rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit përcollën mesazhe të rëndësishme për kujdesin ndaj shëndetit, shmangien e shpërdorimit të ushqimit dhe solidaritetin përmes ndarjes me të tjerët.

Ushqimi i shëndetshëm është një hap drejt një jete më të mirë!

---

🥗🍎 ООУ „Браќа Миладиновци“ го одбележа Светскиот ден на храната

По повод 16 Октомври – Светскиот ден на храната, во ООУ „Браќа Миладиновци“ се реализираше едукативна активност во која учениците донесоа различни видови овошје, промовирајќи ја важноста на здравата исхрана.

Преку оваа активност, учениците испратија пораки за грижа за здравјето, намалување на фрлањето храна и солидарност преку споделување со другите.

Здравата исхрана е чекор кон подобар и поздрав живот!

“Natyra” organizoi tribunën e hapur për cilësinë e ajrit në Strugë Më 15 tetor 2026, në Strugë u mbajt me sukses tribuna...
16/10/2026

“Natyra” organizoi tribunën e hapur për cilësinë e ajrit në Strugë
Më 15 tetor 2026, në Strugë u mbajt me sukses tribuna e hapur me temë “Cilësia e ajrit në komunën tonë – sfidat, nevojat dhe zgjidhjet e mundshme”,në kuadër të projektit “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor”, i mbështetur nga Qeveria Zvicerane përmes programit Civica Mobilitas.

Në tribunë morën pjesë përfaqësues të Komunës së Strugës dhe Këshillit Komunal, qytetarë, profesorë, arsimtarë, nxënës, studentë, aktivistë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Pjesëmarrja e grupeve të ndryshme krijoi hapësirë për një diskutim të hapur mbi gjendjen e cilësisë së ajrit, sfidat lokale dhe mundësitë për përmirësimin e saj.

Gjatë aktivitetit, ekipi i projektit prezantoi qëllimin dhe rëndësinë e projektit, si dhe aktivitetet e realizuara deri më tani. Një pjesë e veçantë iu kushtua platformës Klimerko.org, ku janë të publike të dhënat nga instrumentet ”Klimerko” për matjen e cilësisë së ajrit të vendosura në pesë komunat e rajonit jugperëndimor: Strugë, Ohër, Vevçan, Dibër dhe Kërçovë. Këto pajisje mundësojnë monitorimin e ndotjes së ajrit dhe informimin e qytetarëve për gjendjen e tij.

Diskutimi vijoi me shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave të pjesëmarrësve, identifikimin e problemeve që lidhen me cilësinë e ajrit dhe paraqitjen e propozimeve për masa konkrete. U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale, organizatave të shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe qytetarëve, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik.

Organizimi i tribunave të hapura në pesë komunat e rajonit është një nga aktivitetet e projektit që synon të përfshijë qytetarët dhe palët e interesuara në diskutimin e çështjeve që lidhen me cilësinë e ajrit, si dhe të mbledhë rekomandime dhe propozime për përmirësimin e gjendjes. Gjetjet dhe propozimet e mbledhura do të shërbejnë si bazë për identifikimin e prioriteteve dhe hapave të mëtejshëm.
Për më shumë informacion në linkun e mëposhtëm:
https://natyra.org.mk/.../natyra-organizoi-tribunen-e.../



Civica Mobilitas Embassy of Switzerland in North Macedonia Извиднички одред "Мирко Милески" / Scout group "Mirko Mileski"

BDI - Dega Strugë:SHKOLLAT E STRUGËS PA NGROHJE 🚨KOMUNA E STRUGËS NË GJUMË ‼️Ka kaluar muaji i parë i vitit shkollor, nd...
16/10/2026

BDI - Dega Strugë:

SHKOLLAT E STRUGËS PA NGROHJE 🚨
KOMUNA E STRUGËS NË GJUMË ‼️

Ka kaluar muaji i parë i vitit shkollor, ndërsa çdo ditë vazhdojmë të marrim shqetësime nga prindër dhe mësimdhënës për kushtet në shkolla dhe mungesën e ngrohjes. Edhe këtë vit, Komuna e Strugës nuk arriti të përgatitet me kohë për një nga obligimet më të rëndësishme ndaj nxënësve dhe mësimdhënësve.

Viti shkollor fillon më 1 shtator dhe kjo datë është e njohur për të gjithë. Atëherë, si është e mundur që Komunës t’i duhet gati një muaj pas fillimit të mësimit për të shpallur tenderin për furnizimin me naftë të shkollave fillore?

Duke pasur parasysh procedurat e prokurimit publik, rrezikohet që furnizimi të mos përfundojë me kohë. E njëjta gjendje shqetësuese paraqitet edhe në shkollat periferike, ku mungon furnizimi me lëndë djegëse për sistemet alternative të ngrohjes.
Kjo është papërgjegjësi ndaj nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve! Komuna duhet t’i ketë kryer këto përgatitje para fillimit të vitit shkollor, e jo të kujtohet për to kur mësimi ka filluar prej një muaji.

BDI – Dega Strugë kërkon që kjo çështje të zgjidhet urgjentisht. Fëmijët tanë nuk duhet të përballen me të ftohtin në klasa për shkak të vonesave të Komunës. Për arsimin duhet të kujdesemi me kohë, jo vetëm kur fillojnë ankesat!

16/10/2026

SHFK „Murat Llabunishti” shënon Ditën Botërore të Ushqimit me aktivitete edukative

Me rastin e 16 Tetorit – Ditës Botërore të Ushqimit, nxënësit e klasave të katërta të SHFK „Murat Llabunishti” organizuan një aktivitet edukativ kushtuar rëndësisë së ushqyerjes së shëndetshme.

Nxënësit prezantuan ushqime të ndryshme, duke përcjellë mesazhin se një ushqyerje e shëndetshme është thelbësore për rritjen, zhvillimin dhe ruajtjen e shëndetit.

Përmes këtij aktiviteti, ata promovuan zakone të shëndetshme ushqimore dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e një ushqimi të balancuar që në moshë të hershme.

“Ushqehuni shëndetshëm, jetoni më mirë!” ishte mesazhi i përcjellë nga nxënësit me rastin e kësaj dite ndërkombëtare.

16/10/2026

Drejtori i Ujësjellësit Jovanc Meckaroski apelon për kursimin e ujit: “Çdo pikë është e rëndësishme”

Drejtori i ndërmarrjes së Ujësjellësit u ka bërë apel qytetarëve që ta përdorin ujin në mënyrë të përgjegjshme dhe të mos lejojnë keqpërdorimin e tij, veçanërisht në kushtet kur disa familje përballen me mungesë të furnizimit.

Pas një kontrolli në terren dhe matjes së nivelit të klorit, është konstatuar se uji i përdorur në rastin e evidentuar vinte nga rrjeti i ujësjellësit. Sipas njoftimit, furnizimi në atë pikë do të ndërpritet.

Nga ndërmarrja theksojnë se shpërdorimi i ujit është i papranueshëm, ndërsa falënderojnë qytetarët e ndërgjegjshëm që e kanë denoncuar rastin.

“Çdo pikë uji është e rëndësishme. Apelojmë që uji të ruhet dhe të shpenzohet me përgjegjësi, sepse është një burim i domosdoshëm për të gjithë qytetarët”, thuhet në apel.



Директорот на Водовод апелира за одговорно користење на водата: „Секоја капка е важна“

Директорот на претпријатието „Водовод“ упати апел до граѓаните водата да ја користат одговорно и да не дозволуваат нејзина злоупотреба, особено во услови кога дел од домаќинствата се соочуваат со недостиг од вода.

По извршената контрола на терен и проверката на нивото на хлор, било утврдено дека водата во конкретниот случај потекнува од водоводната мрежа. Според известувањето, снабдувањето со вода на тоа место ќе биде прекинато.

Од претпријатието посочуваат дека расипничкото користење на водата е недозволиво и им се заблагодаруваат на совесните граѓани кои го пријавиле случајот.

„Секоја капка вода е важна. Апелираме водата да се чува и да се користи одговорно, бидејќи таа е неопходен ресурс за сите граѓани“, се наведува во апелот.

#ВодаЗаСите

Komuna e Strugës ka paguar gjithsej 3.437.000 denarë për dëmshpërblimin e qytetarëve të kafshuar nga qentë endacakë, në ...
16/10/2026

Komuna e Strugës ka paguar gjithsej 3.437.000 denarë për dëmshpërblimin e qytetarëve të kafshuar nga qentë endacakë, në periudhën nga janari deri më 30 shtator 2026.

Problemi me qentë endacakë dhe kostot e larta për dëmshpërblimet ishin në fokus të një debati publik, ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, i cili iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, aktivistëve dhe këshilltarëve komunalë.

Sipas të dhënave të prezantuara, 2,5 milionë denarë janë paguar përmes procedurave gjyqësore, ndërsa 1,2 milionë denarë përmes marrëveshjeve të drejtpërdrejta me qytetarët e dëmtuar.

Nga pushteti lokal vlerësojnë se kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafundësisht, pasi qytetarët vazhdojnë të përballen me rrezikun nga qentë endacakë, ndërsa buxheti komunal rëndohet nga dëmshpërblimet dhe shpenzimet gjyqësore.

Për këtë arsye, Komuna po propozon një zgjidhje afatgjatë dhe humane për menaxhimin e qenve endacakë, zbatimi i së cilës kërkon edhe mbështetjen e Këshillit Komunal. Ndërkohë, këshilltarëve që nuk e mbështesin propozimin u është bërë thirrje të paraqesin alternativa konkrete për zgjidhjen e këtij problemi.

Sa herë Mendi Qyra flet për pavarësinë e tij, Alsat rikthen në fokus problemet e Strugës!STRUGË – Një përputhje që po ng...
16/10/2026

Sa herë Mendi Qyra flet për pavarësinë e tij, Alsat rikthen në fokus problemet e Strugës!

STRUGË – Një përputhje që po ngjall pikëpyetje te disa banorë të Strugës: sa herë që kryetari i Komunës, Mendi Qyra, prononcohet në televizion dhe thekson se është kryetar i pavarur, televizioni Alsat M rikthen në vëmendje problemet dhe mungesën e punëve në qytet.

Sipas vëzhgimeve të disa banorëve, ky model është përsëritur disa herë radhazi. Në të njëjtën ditë, ose të nesërmen pas prononcimeve të Qyrës, Alsat M transmeton raportime kritike për gjendjen në Strugë dhe punën e pushtetit lokal.

Kjo përputhje ka nxitur diskutime mes qytetarëve, të cilët pyesin nëse bëhet fjalë thjesht për koincidencë apo nëse ekziston ndonjë prapavijë që meriton të sqarohet.

“Kush po e kontrollon indirekt televizionin?”, është një nga pyetjet që, sipas banorëve, po shtrohet në diskutimet për këtë çështje.

Megjithatë, deri më tani, vetëm përputhja kohore e prononcimeve me raportimet kritike nuk përbën dëshmi për ndonjë ndikim apo kontroll mbi televizionin.

Pyetja që mbetet është: a do të shpjegohet kjo përsëritje e vërejtur nga qytetarët, apo gjithçka do të mbetet në nivelin e dyshimeve dhe pikëpyetjeve?

Në fund, qytetarët presin që problemet e Strugës të trajtohen me transparencë dhe që si pushteti lokal, ashtu edhe mediat, të japin përgjigje për çështjet që shqetësojnë opinionin publik.

Mendi Qyra takon ministrin Agon Ferati, në fokus borxhet e KomunësKryetari i Strugës, Mendi Qyra, priti në takim pune mi...
16/10/2026

Mendi Qyra takon ministrin Agon Ferati, në fokus borxhet e Komunës

Kryetari i Strugës, Mendi Qyra, priti në takim pune ministrin për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati. Në takim u diskutua për gjendjen financiare të Komunës, shlyerjen e borxheve të trashëguara dhe mundësitë për funksionim më të qëndrueshëm dhe realizimin e projekteve për qytetarët.

Ministri Ferati shprehu mbështetje për përpjekjet e Komunës për tejkalimin e sfidave financiare.

---

Менди Ќура на средба со министерот Агон Ферати, во фокус долговите на Општината

Градоначалникот на Струга, Менди Ќура, оствари работна средба со министерот за односи меѓу заедниците, Агон Ферати. На средбата се разговараше за финансиската состојба на Општината, отплатата на наследените долгови и можностите за постабилно работење и реализација на проекти во интерес на граѓаните.

Министерот Ферати даде поддршка на напорите на Општината за надминување на финансиските предизвици.

Rrëfime nga dy biblioteka” forcon lidhjet kulturore mes Strugës dhe KorçësKryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, pri...
16/10/2026

Rrëfime nga dy biblioteka” forcon lidhjet kulturore mes Strugës dhe Korçës

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, priti organizatorët e manifestimit letrar “Rrëfime nga dy biblioteka”, një nismë e Qendrës së Kulturës në Strugë, e mbështetur nga Komuna.

Përmes poezisë dhe krijimtarisë letrare, aktiviteti solli së bashku autorë nga Struga dhe Korça, duke nxitur shkëmbimin kulturor dhe afrimin mes dy qyteteve.

Në shenjë falënderimi për mbështetjen e dhënë, Qyra u nderua me një mirënjohje.

Komuna e Strugës vijon të mbështesë aktivitetet që promovojnë artin, letërsinë dhe bashkëpunimin kulturor.
Струга и Корча се поврзуваат преку книжевноста и културата
-------

Градоначалникот на Општина Струга, Менди Ќура, ги пречека организаторите на книжевната манифестација „Приказни од две библиотеки“, организирана од Центарот за култура во Струга со поддршка на Општината.

Преку поезијата и книжевното творештво, манифестацијата обедини автори од Струга и Корча, поттикнувајќи културна размена и поблиска соработка меѓу двата града.

Како израз на благодарност за поддршката, на Ќура му беше доделена благодарница.

Општина Струга продолжува да ги поддржува иницијативите што ги промовираат уметноста, книжевноста и културната соработка.

Address

Struga
6330

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Struga Jonë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share