30/07/2025
Një prej iniciativave më domethënëse në shoqërinë tonë, ka nevojë për përkrahjen tonë ❤️
📢 Thirrje për mbështetjen e Linjës së Jetës!
🌱 Që nga themelimi i saj më 2019, Linja e Jetës ka operuar në baza vullnetare si qendra e vetme për parandalimin e vetëvrasjes në Kosovë. Që nga ajo kohë vullnetarët/et tanë/tona kanë arritur të menaxhojnë mijëra thirrje telefonike dhe biseda nga chat-i, nga persona të ndryshëm që kanë kontaktuar Linjën, pa pagesë, nga ku vetëm brenda këtij viti, Linja ka arritur të menaxhojë deri në 626 thirrje telefonike dhe 5228 biseda nëpërmjet chat-it. Që tashmë 5 vite vendosmëria jonë drejt kauzës për parandalimin e vetëvrasjeve dhe drejt përmirësimit të mirëqenies në vend, është mbetur dhe do të vazhdojë të mbetet e palëkundur.
Mirëpo, për të vazhduar dhe luftuar tutje me kauzën tonë, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Linja ka nevojë për vullnetin dhe kontributin financiar të të gjithëve/ave në mënyrë që të sigurohet funksionaliteti i plotë dhe jetëgjatësia e saj, duke na mundësuar të shpëtojmë sa më shumë jetë, të zgjerojmë tutje shërbimet tona emergjente dhe të zgjasim orarin e shërbimeve deri në 24/7, në mënyrë që Linja e Jetës të jetë sa më e qasshme dhe efektive për çdo person që ka nevojë, në çfarëdo kohë.
Andaj, nëpërmjet kësaj thirrjeje u drejtohemi me kërkesën, që të kontribuoni me mundësitë tuaja nëpërmjet platformës Patreon (http://patreon.com/linja_e_jetes), nga ku mund të informoheni më shumë mbi mënyrat e shumta, se si mund të kontribuoni në kauzën tonë.
Ndihma dhe kontributi i secilit/es prej jush, do të ndikojë direkt në rritjen e kapaciteteve tona për ta zgjeruar edhe më tutje kauzën e Linjës, duke u siguruar që çdo person të ndihet i/e dëgjuar dhe të ketë një hapësirë të sigurtë dhe pa paragjykime për të biseduar.
Çdo kontribut i juaji është mëse i vlefshëm, andaj ju jemi shumë mirënjohës!
🫂