Gazeta Dielli

Gazeta Dielli Gazeta Dielli nisi botimin ne SHBA me 15 Shkurt 1909.
(13)

Kur Mbreti Shqiptar i dhuroi një elefant Presidentit Amerikan
03/23/2020
Kur Mbreti Shqiptar i dhuroi një elefant Presidentit Amerikan

Kur Mbreti Shqiptar i dhuroi një elefant Presidentit Amerikan

Në nëntor të vitit 1967, Mbreti i Shqiptarëve, Lartmadhëria e Tij, Leka Zogu derisa jetonte në Spanjë i dhuroi një elefant Guvernatorit të Kalifornisë dhe presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bas…

The United States Will Remain Kosova’s Friend in spite of President Donald Trump by Shirley Cloyes DioGuardi/DIELLILast ...
03/21/2020

The United States Will Remain Kosova’s Friend in spite of President Donald Trump
by Shirley Cloyes DioGuardi/DIELLI

Last year, on February 14, 2019, as Balkan Affairs Adviser to the Albanian American Civic League, I published “Kosova Should Stay the Course” in portals around the world. I stated that, I believe that the United States and Europe have overstepped their boundaries in calling on Kosova to repeal its 100 percent import tax on Serbia and Bosnia-Herzegovina. In addition, I stated that it is a contradiction for the United States to claim that it respects Kosova’s sovereignty, while insisting that Kosova suspend the tax.
I also identified Serbia’s call for a land swap as an attempt to deny Kosova’s right to self-determination and to reopen discussion of Kosova’s status as a sovereign nation—a status that Serbia has worked to undermine ever since Kosova’s independence was recognized in 2008 and ever since the Prishtina-Belgrade talks began in 2011.
My perspective, along with the majority of the friends and supporters of the Albanian American Civic League, has not changed. I believe that Kosova must continue to stay the course until Serbia recognizes Kosova’s independence. If peace, stability, and the growth of Southeast Europe is to become a reality, the two countries must come to the negotiating table on equal terms.
Contrary to statements from some of the political leaders in PDK and LDK, taking this position does not threaten the historic partnership between Albanians and the United States. The Albanian people’s love for the United States is forever cemented in the actions of President Woodrow Wilson, who at the end of World War I insisted that the then so-called Great Powers—Britain, France, and Italy—recognize Albania, because it was one of the oldest peoples of Europe.

The world also knows that when Slobodan Milosevic began his genocidal campaign against Kosovar Albanians (after killing a half million Bosnians), the US government—and to a great extent because of years of work on the part of me, Joe DioGuardi, and the Albanian American Civic League—brought Milosevic to a halt and eventually to trial in The Hague War Crimes Tribunal. In 2008 the United States and many other governments around the world recognized Kosova’s independence.

But now we are in a different time in US history. It has been well established by US mainstream media that President Donald Trump is bowing to the machinations of Russia and Serbia and putting Europe’s security in peril. The Kosova government cannot afford to bow, in turn, to the Trump administration’s insistence that they return to negotiations with a Serbian leadership that refuses to recognize Kosova as a sovereign state and expects to bring northern Kosova and Kosova Serb municipalities in southern Kosova under its control.
We are fortunate that Shaun Byrnes, a retired US diplomat who served as Chief of the US Diplomatic Observer Mission in Kosova from 1998-1999 has published a very important article in www.peacefare.net, entitled “A Bad Deal.” In it, Byrnes exposes the intense pressure that President Trump, National Security Advisor Robert O’Brien, US Special Envoy for Serbia and Kosovo Richard Grenell, and Trump’s son-in-law Jared Kushner, in collaboration with Kosova President Hashim Thaci, are placing on Prime Minister Albin Kurti to lift the tariffs. Byrnes explains why Kosova must not concede.
I believe that Byrnes’ conclusions in his March 13, 2020, article are important for everyone who cares about the future of the Albanian people to read:
“Trump is looking for a quick deal to boost his reelection prospects that are looking dimmer because of the economic and health crisis spawned by the pandemic coupled with the collapse of the price of oil and the likelihood that former Vice President Biden will be the Democratic nominee.
“For his part Thaçi…would like to bring down the Kurti government to protect himself and his corrupt cronies from Kurti’s effort to root out pervasive corruption. Thaçi’s aim is to then forge a new coalition government composed of the LDK, Kurti’s current coalition partner, and the PDK, the party Thaçi founded.
“Trump’s intervention to take over the dialogue has given Thaçi the opportunity to do so. He is exploiting threats of US punitive action as a bludgeon against Kurti and is trying to rally the LDK and parliamentary opposition to demand the tariffs be lifted immediately. In public statements this week, Thaçi charged that Kurti’s actions threatened relations with the US and the “very future of our state,” an irresponsible charge.
“While the LDK’s leader supports Thaçi, for now the Assembly is not supporting Thaçi and the situation is at stalemate.
“It is worth reminding Kosovo leaders that no comprehensive deal will end Serbia’s hostility to its former province. Until Serbia acknowledges what it has done in Kosovo under Milosevic’s rule their relations will neither be normal nor friendly.
“Of more importance, we should remind Kosovo’s leaders that the US is and will remain a firm friend and that will not change regardless of what Trump, O’Brien, Grenell, Pompeo and Kushner may threaten. Kosovo should not be compelled to accept a consequential agreement with a hostile Serbia its politicians and public have not seen because of the self-serving motives of one politician.”
In a public declaration in March 2012, entitled “Save ‘The Republic’ of Kosova,” the Albanian American Civic League observed that, “There is an almost total submission of the political class and public to the will of the US State Department and other Western representatives in Prishtina. Also, the belief that the United States will take care of Kosova is often used as an excuse on the part of Albanian politicians and professionals not to work to resolve Kosova’s problems, and this must stop.”
The latter has stopped with the decision by Prime Minister Albin Kurti and Parliamentary Speaker Vjosa Osmani not to bow to the demands of the first authoritarian presidency in US history, but to stay the course on behalf of Kosova.
Finally, let us not forget the message that a friend of Kosova, VP Joe Biden, stated eighteen years ago—in 2002 at the 12th anniversary of the Albanian American Civic League’s work at the Sheraton Hotel in New York City. In his keynote, Biden, then head of the Senate Foreign Relations Committee, said that,
“The naked self-interest of the United States rests on the 21st century beginning with a whole, undivided, and unified Europe,” because every time Europe plunges into chaos, “our sons and daughters die, our economy falters, and we pay the price. By culture, history, and inclination, we are unable to dissociate ourselves from what happens in Europe. The fate of seven million Albanian people in the Balkans…is also critical to our naked self-interest. If the ethnic legitimacy of the Albanian people is not recognized and protected, all of the pieces in the region will fall apart, and if we do not stabilize the Balkans, we will pay dearly.”

NJË KËSHILLË E PAVLERËSUAR“Rroftë ajo  gjë që sa më shumë të kesh nevojë aq më shumë e refuzon, e kjo është këshilla, e ...
03/21/2020

NJË KËSHILLË E PAVLERËSUAR

“Rroftë ajo gjë që sa më shumë të kesh nevojë aq më shumë e refuzon, e kjo është këshilla, e dëgjuar pa dëshirë nga ata që kanë më shumë nevojë, pra nga të paditurit”
LEONARDO DA VINCI/

Shkruan:Eugjen MERLIKA-Milano/ Dielli

Më datën 3 mars 2020, në gazetën on line “republica.al”, u botua një shkrim mjaft interesant e mendoj, po aq i dobishëm për interesat e qytetarëve shqiptarë të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit, që pati pasoja rrënuese në jetën e tyre, duke i lënë ata pa gjënë më të domosdoshme për çdo njeri, shtëpinë. Artikulli titullohej ”Blerja e stokut të banesave për të pastrehët e tërmetit është e domosdoshme” dhe nënshkruhej nga Arben Demo.
Nuk e njoh autorin, por megjithatë, përmbajtjen e atij shkrimi e quaj si një ndihmesë shumë të vyer për organet administrative e drejtues të Shtetit dhe t’ekonomisë. Z. Arben Demo merr shkas nga një deklaratë e “adash*t të tij anglishtfolës” Arben Ahmetaj, i vendosur në krye të organizmit qeveritar që merret me ndërtimin e banesave të reja për të dëmtuarit nga tërmeti, i cili njoftoi “Vendimin zyrtar të Qeverisë socialiste se për të dëmtuarit nga tërmeti nuk do të blihen banesat e reja e të pash*tura.”
Nuk u shpjeguan motivet që kanë qenë në bazën e vendimit të Qeverisë e cila, në këtë rast, besoj se e ka për detyrë të sqarojë në mënyrë bindëse opinionin publik për këtë qëndrim i cili, jo vetëm simbas mendimit të Arben Demos, më duket se bie ndesh me interesat e vërteta të shqiptarëve në këtë periudhë tepër të vështirë në jetën e tyre. Nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit kanë kaluar pothuaj katër muaj. Kanë qenë muaj vështirësish, do t’i quaja vetëmohuese, për gjithë ata qytetarë që kanë parë të dëmtuar në mënyrë të pandreqshme shtëpitë e tyre, duke parë vendimet e kompetentëve shqiptarë e të huaj që i kanë vënë një kryq të kuq atyre ndërtesave.
Gjatë këtyre muajve, më se të mjaftueshëm për të hartuar planet operative të rindërtimit, me sa është njoftuar, nuk është kryer asnjë riparim, qoftë dhe n’ato banesa që kanë pësuar dëme të pjesshme, jo strukturore e të ndreqshme. Por pa hyrë në këtë temë, që ka të bëjë me organizimin, duke marrë për bazë premtimet e dhëna për këtë fund viti, si një njeri që ka një përvojë të gjatë në fushën e ndërtimit, më duket shumë e vështirë që t’arrihen të ndërtohen apartamentet e planifikuara. Problemi është tepër i mprehtë, po të mbahet parasysh se shumë familje jetojnë ende në çadra, të cilat, me ardhjen e të nxehtit, bëhen gjithnjë e më tepër të pabanueshme. Akoma më e papranueshme bëhet gjendja e atyre që janë kthyer të banojnë në shtëpitë e dëmtuara që janë klasifikuar si të pabanueshme. Në këta raste përgjegjësia e organeve drejtuese qendrore e vendore fshik krimin kundrejt popullsisë, në rast të paurueshëm.
Z. Arben Demo, me një ndjenjë të lartë qytetarie dhe atdhedashurie, në pak rreshta shpalos mendimin e tij:
“Unë mendoj se të parat që do duhej të përdoreshin për strehim të familjeve që kanë humbur banesën duhet të ishin banesat e pash*tura që janë me shumicë, duke lehtësuar dhimbjen dhe vuajtjen e familjeve në këtë dimër e kur rreziku i epidemisë është tejet i mundshëm. Një zgjidhje e tillë për aq sa do të jetë e mundur do të jetë edhe një mundësi kursimi sidomos kur planifikojmë të krijojmë lagje e blloqe të reja, të cilat veç kostos së banesave kërkojnë shpenzime jo të vogla për rrugët, rrjetet e reja të ujësjellësit e kanalizimeve si dhe ato për furnizim me energji elektrike. Nuk ka asnjë arsye që duhet t’i zmadhojmë qytetet për zbukurime, ndërkohë që këto fonde mund t’i përdorim për shkolla, spitale e rrugë.
Propozimi i ynë është si më poshtë:
Për të pastrehët e Tiranës, Durrësit dhe Kavajës…. Por dhe për të tjerë që mund të dëshirojnë, të blihen apartamente në zonat e mëposhtëme:
Në Tiranë: te Astiri, Zona e Yzberish*t si dhe në lagje të tjera me çmime të përafërta.
Në Durrës: në plazhin e Gjirit të Durrësit (nga Ura e Dajlanit deri në Qerret) si dhe në vetë qytetin e Durrësit të blihen banesa për të dëmtuarit e Durrësit, Kënetës dhe Kavajës.”
Un nuk mund të besoj se Qeveria dhe organizmat e krijuara prej saj për të mbarështuar këtë situatë të pazakontë, të mos e kenë shqyrtuar në punën e tyre këtë mundësi, që shtron në tryezën e propozimeve autori i artikullit të botuar në “republica.al” Por, siç del nga deklarata e Ahmetajt, ky vendim i Qeverisë është i prerë dhe është negativ. Duke mbështetur argumentet e artikullshkruesit mendoj se fakti i ekzistencës së një sasie të konsiderueshme banesash të gatshme është një fat i madh për Shqipërinë në këtë çast të brishtë, madje nuk kuptohet përse nuk shfrytëzohet kjo mundësi që sjell disa zgjidhje të dobishme.
Dobia e parë është sigurimi i strehës së përshtatshme për qindra familje që, në pak kohë, mund të kenë shtëpinë e tyre. Dobia e dytë është zhbllokimi i kapitalit që tani është në gjendje të ngrirë, mbasi aftësia blerëse dhe kërkesat për banesë janë në një stad shumë të ulët, në kushte normale. Blerja nga ana e shtetit e banesave të gatshme, në vend të ndërtimit rishtas duhet të ketë përparësi, mbasi shkurton ndjeshëm kohën e ndërtimit dhe zgjidhjen e problemit të mprehtë që, përndryshe, do të tërhiqet zvarrë për kohë të gjata. Sigurisht ajo blerje nuk plotëson gjithë nevojat që janë, por edhe sikur të zgjidhë menjëherë një pjesë të kërkesave mendoj se është një gjë e lëvdueshme. Ato para që shteti do të derdhë në xhepat e ndërtuesve kthehen në një kapital që riinvestohet përsëri, duke krijuar vende pune e duke vënë në lëvizje ekonominë.
Është me vend llogaria e kursimit që nxjerr në pah autori, përsa i përket përparësisë që ka ndërtesa apo lagjia e ndërtuar në krahasim me atë që ndërtohet nga e para. Vendosmëria e Qeverisë për të mos e shfrytëzuar këtë mundësi mund të ligjësohet e të jetë bindëse vetëm në rast se ajo, nga llogaritë e saj, del në përfundimin se kostoja e ndërtimit është mjaft më e ulët se ajo e blerjes, duke krijuar mundësinë e përfitimit të më shumë apartamenteve. Dhe në këtë rast llogaria duhet të bëhet nga ekspertë të fushës me përvojë dhe aftësi e jo nga njerëz të emëruar nga politika. Por edhe në këtë rast besoj se mund të arrihet në një marrëveshje që duhet të jetë e dobishme për shtetin por edhe për pronarët e ndërtesave. Është çështje vullneti, por sido që të jetë mendoj se duhet shqyrtuar me gjakftohtësi e jo me vendime të prera të njëanshme e të pajustifikuara.
Cilat do qofshin arsyet e qëndrimit të Qeverisë, tejpamja në vendimet e saj duhet të jetë e prekshme në opinionin publik, për më tepër në një kohë kur nuk funksionojnë organizma të rëndësishme të sistemit demokratik. Po t’i shtojmë këtu faktin e mosbesimit që shoqëron një pjesë të madhe të opinionit publik kundrejt Shtetit dhe veprimtarisë së tij financiare, për më tepër kur bëhet fjalë për qindra milionë euro të vëna në dispozicion të Qeverisë shqiptare, si një borxh për t’u shlyer me kohë, merret me mënd se çfarë hamendjesh dyshuese mund të ushqejë një qëndrim i tillë. Madje është e habitshme që opozita parlamentare nuk e ka ngritur kurrë këtë problem të rëndësishëm.
Të gjithë këto arsyetime kanë vlerën e tyre nëse i referohen një realiteti shoqëror që quhet demokraci, në të cilën dhënia e llogarisë mbetet një kriter bazë i funksionimit të Shtetit. Në të kundërt ushqehet dyshimi i hamendësuar nga shumë anë, se sistemi priret ndaj autoritarizmit, gjë të cilën nuk e dëshirojmë në asnjë mënyrë sepse nuk duam që historia të përsëritet, qoftë edhe në formën e farsës.

Mars 2020

SHBA-ja, Kina dhe Koronavirusi Nga Analizë nga Rafael Floqi /Dielli-Sipas informacioneve në media“Diçka e tillë nuk ësht...
03/21/2020

SHBA-ja, Kina dhe Koronavirusi
Nga Analizë nga Rafael Floqi /Dielli
-Sipas informacioneve në media
“Diçka e tillë nuk është parë në histori”. Janë fjalët e presidentit amerikan Donald Trump, që i referohen përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Shtetet e Bashkuara ditën e djeshme kanë dyfishuar të prekurit nga COVID-19, duke arritur në 13.133, me 193 të vdekur.
Presidenti amerikan edhe dje nuk ka munguar të thumbojë Kinën, duke përsëritur termin “kinez” kur i referohej koronavirusit, dhe duke shtuar se “bota po paguan një çmim të lartë për atë që ka bërë Kina, kur ka ngadalësuar shpërndarjen e informacionit”.
Ndërkohë sot u raportua sërish se Kina nuk ka regjistruar asnjë infeksion të brendshëm nga koronavirusi. Vdekjet janë ngadalësuar në mënyrë të ndjeshme, duke shkuar në total 3248. Në vendin e parë tashmë qëndron Italia.
Ndërkohë që presidenti Trump po pohon këtë, media e majtë vazhdon ta quajë racist, faktin që presidenti e quan koronavirusin si “virusi kinez”, madje kësaj akuze, i bëri jehonë edhe pretendenti kryesor për President nga demokratët, Joe Baiden.
Quajta e sëmundjes sipas vend-origjinës nuk ka asgjë raciste, dhe është praktikë e njohur për disa sëmundje infektive, si p.sh MERS ( Sindroma e frymëmarrjes e Lindjes së Mesme)- apo Ethet Malteze, Gripi Spanjoll dhe Rubella ( Fruthi Gjerman), por këtu kalohet në një nonsens, dhe një politizim ekstrem. Nga ana tjetër, sado ekscentrik është presidenti Trump, ndalimi i udhëtimeve nga Kina shërbeu si frenues i pandemisë në shkallë të gjerë në SHBA, ndërsa demokratët e akuzuan për racizëm dhe po përgatisnin një vendim në Kongres, për t’i hequr të drejtën Presidentit Tramp për të bërë ndalimin e udhëtimeve, pikërisht pak para se të deklarohej botërisht pandemia. Italia thënien e papërgjegjshme të krye bashkiakut të Firences Dario Nardela, kur sapo u shpall epidemia në Kinë, pat deklaruar ”ku është ai djali kinez ta përqafoj”, po e vuan tani vetë ai i infektuar, ku në Firence ka 1330 të infektuar dhe numri i vdekurve në Itali ka arritur pikun me 3405, madje më shumë se vetë Kina.
Përhapja dramatike e koronavirusit, i quajtur edhe COVID-19, ka detyruar zyrtarët amerikanë me një mision të përshpejtuar, për të rikthyer prodhimin e ilaçeve për shpëtimin e jetës së njerëzve në SHBA dhe larg kontrollit të qeverisë kineze.
"SHBA është në varësi të plotë ndaj ilaçeve nga Kina, që nuk është një model i një vendi të qëndrueshëm," thotë Das Nobel, themeluesi dhe CEO i Shërbimit MTX Group me bazë në Nju Jork. Ai i deklaroi Fox News se "Qeveria e SHBA-së duhet të ketë përparësi në planifikimin e saj strategjik për të nxitur, prodhimin e produkteve të ilaçeve pa recetë brenda ShBA-së dhe të ndihmojë kështu në tejkalimin e hendekut, mes së kostos së prodhimit dhe fitimit bruto nga to."
"Historikisht, prodhimi i ilaçeve për popullsinë amerikane është bazuar në vend. Megjithatë, në dekadat e fundit, prodhimi i ilaçeve gradualisht është shpërngulur nga Shtetet e Bashkuara. Kjo është veçanërisht e vërtetë për prodhuesit e përbërësve aktivë farmaceutikë (API), ilaçet aktuale që më pas formulohen në tableta, kapsula, injeksione, etj. " Field vazhdoi. "Që nga gushti 2019, vetëm 28 përqind e objekteve prodhuese që bëjnë këto përbërës për tregun amerikan nuk ndodheshin në vendin tonë. Në të kundërt, 72 përqind e prodhuesve të API që furnizojnë tregun amerikan vinin nga jashtë shtetit, dhe 13 përqind e tyre nga Kina. "
Tregu farmaceutik i Kinës ka qenë vazhdimisht në rritje vitet e fundit, dhe vlerësohet të arrijë në 161.8 miliardë dollarë deri në vitin 2023, duke zënë një pjesë prej 30 përqind të tregut global, shkruante në dhjetor, një ekspert i industrisë. Fu Xudong, nënkryetar i gjigantit farmaceutik global, Bristol-Myers Squibb, sipas China.org, gjatë përfundimit të takimit botëror të Inovatorëve të mbajtur Equal Ocean, më 2019 ku deklaroi se Kina është bërë tregu i dytë më i madh farmaceutik në botë, duke ndjekur pas Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2018, tregu i saj farmaceutik arriti në 127.9 miliardë dollarë, duke u rritur 2.4 përqind në vit. Në të vërtetë, përhapja e virusit të ri, nëpër brigjet e Amerikës në javët e fundit ka nënvizuar shqetësimin e për sa i përket "mbivarësisë " së SHBA-së në prodhimin farmaceutik kinez. Amerika në thelb për shembull e pushoi prodhimin e brendshëm të penicilinës rreth vitit 2004, e cila në atë kohë vlerësohej si një veprim pozitiv për të kursyer para, nga ilaçet gjenerike. Por në vitet më të fundit, kjo politikë ka ngjallur një kakofoni shqetësimesh.
Siç qëndron çështja? SHBA nuk prodhon shumicën dërrmuese të ilaçeve në vend dhe me vite ka qenë e varur nga zinxhiri i lirë dhe furnizimi larmishëm që e ka origjinën e tij në Kinë. Në fakt, mbi 80 përqind e produkteve farmaceutike të sh*tura në SHBA, përveç pajisjeve mjekësore të rëndësishme, vijnë nga Kina. Edhe India, e cila prodhon rreth 24 përqind të importeve të ilaçeve në SHBA, varet nga Kina në furnizimin e saj me kimikatet thelbësore të nevojshme, për prodhimin e barnave gjenerike. Madje, dhe qarqet e integruar për prodhimin e respiratorëve për koronavirusin vijnë nga Kina dhe ato janë bllokuar prej disa vitesh. Në fakt, interesi ndaj Kinës u rrit menjëherë, pasi vendi iu bashkua Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) në vitin 2000.
Duke marrë parasysh sfidën gjeopolitike dhe ekonomike me të cilën përballen Shtetet e Bashkuara nga një Kinë autoritare, Pekini tani mund ta përdorë kontrollin e tij ndaj përbërësve bazë që bëjnë shumë prej ilaçeve - dhe klasave të tëra të barnave- si levë në çdo mosmarrëveshje me Uashingtonin. Një zëdhënës i qeverisë Kineze e bëri këtë deklaratë kërcënuese javën e kaluar kur deklaroi se Kina do të ndërpriste furnizimin me ilaçe për SHBA. Në mënyrë të veçantë, Kina prodhon përbërësit e nevojshëm për pjesën më të madhe të ilaçeve që do të duhet t’i mbajnë gjallë amerikanët . Qysh nga mjetet e matjes të presionit të gjakut, antibiotikët e deri te paracetamoli, ilaçet antivirale dhe reduktuesit e etheve e të temperaturës deri tek aspirina.
Disa projektligje bipartizane, duke përfshirë "Aktin e pavarur farmaceutik të reformës së gatishmërisë afatgjatë", aktualisht janë në pritje në Kongres me qëllimin për të nxitur dhe madje edhe detyruar prodhimin e produkteve farmaceutike brenda kufijve të SHBA dhe larg hegjemonisë kineze.
Presidenti Trump javën e kaluar ndërmori një veprim më urgjent për këtë çështje, duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv, për t’i hapur rrugën prodhimit të maskave dhe plotësimit të nevojave të tjera të lidhura me ventiluesit e frymëmarrjes, që duhet të jenë produkte amerikane, sidomos në kohën e mungesës së furishme dhe krizës së pandemisë. Synimi i urdhrit është që të mbyllen boshllëqet ligjore, të hiqen pengesat ligjore të FDA dhe të inkurajohen kompanitë amerikane të prodhojnë sa më shumë produkte në SHBA, sesa në Kinë. Për të shmangur aftësitë e Pekinit për të kontrolluar tregun dhe rrjedhën kritike të medikamenteve. Departamenti i Mbrojtjes ka ngritur prej kohësh shqetësimin në lidhje me një dominim kinez në prodhimin e ilaçeve të tilla në përdorim të ushtrisë amerikane, si një shqetësim i sigurisë kombëtare.

Pandemia e papritur e koronavirusit ka nxjerrë në dritë të metat e një sistem të tillë, me mbylljet e fabrikave të medikamenteve të zakonshme, duke u zvogëluar prodhimin vendas. Javën e kaluar, Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) Stephen Hahn i tha Kongresit se më shumë se 200 ilaçe ishin në mungesa në SHBA. Ndërsa qeveria amerikane në vitet e fundit ka financuar vetëm kërkime për operacione dhe hulumtime të prodhimeve të reja në shkallë të vogël, të atyre që në fushën e mjekësisë japin më shumë para – por që janë me humbje për shkak të kodifikimit të rreptë dhe të ligjeve përkatëse. Për të adresuar më tej kostot e modelit të lëvizjes të prodhimit larg-nga-Kina, disa ligjvënës dhe analistë tani po mbrojnë idenë që në territoret e tjera amerikane dhe / ose kombet e afërt - të tilla si Porto Riko dhe Meksika - të stimulohen dhe të ngarkohen me detyrën për të marrë rolin drejtues nga duart e Kinës duke u bërë bërthama qendrore për prodhimin e ilaçeve për SHBA.
"Do të duhet të punojmë për uljen e kostove të përgjithshme për të bërë barna të tilla - ose amerikanët do të duhet të jenë të gatshëm të paguajnë më shumë," tha Harry Kazianis. "Unë besoj se nëse do ta dinin që Kina mund të ndalonte prodhimin e ilaçeve në këtë moment - ia vlen të paguajmë një kosto shtesë, pasi nëse ilaçet do të prodhoheshin në vend, ne nuk do t'i nënshtroheshin presionit të një diktature që mban miliona njerëz nën zap”.
Por BBC thotë, se ka akuza e dyshime për të dhënat zyrtare të Kinës. Duke ndjerë presionin ndërkombëtar, Pekini tani ka ndryshuar strategji. Propaganda është zhvendosur te përpjekjet për të ndaluar virusin që të hyjë nga njerëz nga jashtë. Vëzhguesit thonë se kjo është një strategji që Pekini t’i tregojë me gisht vendet e tjera si fajtore dhe t’i largojë akuzat nga vetja . Në rast se Kina arrin të bllokojë ri-importimin e rasteve nga jashtë, do të fajësojë vendet e tjera që nuk e imituan dot progresin e saj.
Në të vërtetë, përhapja e virusit të pazakonshëm, nëpër brigjet e Amerikës në javët e fundit ka nënvizuar shqetësimin konkret të "varësisë së madhe " të ShBA-së nga prodhimin farmaceutik kinez. Amerika në thelb pushoi së prodhuari në vend penicilinën rreth vitit 2004, gjë që, në atë kohë vlerësohej si një veprim pozitiv për të kursyer para të mëdha nga ilaçet gjenerike. Por në vitet më të fundit, kjo praktikë ka ngjallur një kakofoni shqetësimesh ekonomike gjeopolitike dhe sigurie.
Në fakt, mbi 80 përqind e produkteve farmaceutike të sh*tura në SHBA. - përveç pajisjeve mjekësore të rëndësishme, përfshirë dhe produkte kozmetike - vijnë nga Kina. Edhe India, e cila përbën rreth 24 përqind të importeve të barnave nga ShBA, varet nga Kina, përsa i përket furnizimin e saj me kimikate thelbësore të nevojshme për prodhimin e barnave gjenerike.
"Do të duhet të punojmë për uljen e kostove të përgjithshme për të bërë barna të tilla me teknologji robotike ose amerikanët, do të duhet të jenë të gatshëm të paguajnë më shumë," tha Kazianis. "Unë besoj se nëse do ta dinin që Kina mund të ndalonte prodhimin e ilaçeve në një moment - ia vlen të paguajmë një kosto shtesë, pasi ne e dimë që nëse ilaçet bëhen në vend, ato nuk do t'i nënshtroheshin presionit të një diktaturë që mban miliona njerëz në zap.
Partia Komuniste Kineze është në vështirësi me njerëzit e vet, kështu që po përpiqet të shmangë kritikën globale dhe po përhap teoritë e komplotit se si SHBA dhe ushtria amerikane, e shpërndau virusin në Kinë. Ashtu si zjarrvënësit proverbialë që e venë vetë zjarrin, Kina po ofron ndihmë modeste për të prekurit. Ndërkohë, disa elita perëndimore po bien në grackën e propagandës së Pekinit.
Na është thënë që pas gjithë kësaj Kina do të udhëheqë një "rend të ri botëror". Ky është një pretendim, i pa mbështetur nga asnjë fakt apo model i njohur i sjelljes i Partisë Komuniste Kineze . Por ne e dimë se Kina nën Partinë Komuniste Kineze vështirë se mund të qeverisë vetë vendin e vet, e lëre më një rend të ri botëror. Ekonomia e saj do të vuajë edhe më shumë edhe si rezultat i kësaj krize. Dhe populli kinez i prekur nga kjo paaftësi dhe shtypje e PKK e di saktësisht se sa pozitiv është komunizmi.
PKK ka të ngjarë të miratojë politika të reja stimuluese fiskale, të cilat do ta bëjnë gjendjen e borxhit të saj më të keq dhe do të ulin produktivitetin. Kostot reale të trajtimit të krizës shëndetësore në Kinë ka të ngjarë që të jenë me përmasa më të larta se sa raportohet. Unë nuk jam një ekspert i shëndetit publik. Po për si një laik, duket se SHBA ka bërë një seri gabimesh që datojnë me dekada. Duhet të ketë një llogari, një "mësim-nxjerrje" mbi politikën e dështuar ndaj Kinës që po vazhdon prej dekadash. SHBA duhet të mësojnë nga gabimet dhe të ndryshojnë kursin. Sidoqoftë kjo krizë, zbulon llojin e problemeve që Kina do të paraqesë për ne në vitet e ardhshme. Ajo është tashmë një vend i fuqishëm me ambicie të mëdha imperialiste, por të paplotësuara, ndaj do të përpiqet t’i eksportojë problemet e saj, nëse ne nuk do të përcaktojmë mënyrat se si t'i bëjmë ballë këtyre kërcënimeve.
Siç duket, edhe në këto kohë krize, propaganda kineze e PKK, po zbaton dy porositë e gjeneralit të lashtë kinez, autorit të “Artit të Luftës”, Sun Tzu : "Paraqituni i dobët kur jeni i fortë dhe i fortë, kur jeni i dobët." dhe se "Arti suprem i luftës është të nënshtrosh armikun pa luftuar" . Kjo strategji në këtë pandemi po e dëshmon këtë. Sa do mundet Kina, kjo është tjetër gjë.

Address

Bronx, NY

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazeta Dielli posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Gazeta Dielli:

Videos

Category

DIELLI-MONUMENTI I KUJTESES JO VETEM NE SHBA...

GAZETA DIELLI, MONUMENTI I KUJTESES JO VETEM NE SHBA....I FALENDEROJME TE GJITHE MBESHTETESIT TANE. I MESHIROJME TE GJITHE ATA QE E GODASIN ME SHPIFJE....NUK U KTHEJME PERGJIGJE SIPAS FORMULES SE BETIMIT DHE LUTJES QE NA KA LENE FAIK KONICA......

"Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë ta mbajmë gojën mbyllur kur s'kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por edhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthitjet e shtypit. Ashtu qoftë!"

Ne mund te na gjeni ne Adresen: VATRA

2437 Southern BLVD

BRONX, NY 10458

USA

www.gazetadielli.com Email:[email protected] Tel -718-365-6852 -Botohet ne SHBA prej 15 Shkurtit 1909.

Nearby media companies


Other Media in Bronx

Show All

Comments

Atdhe po mbetesh djerrinë Eh, Atdhe ç’po të thyhen kryqet! Se mbi shpinë të ka hypur gomari Të shumta m’i ke udhëkryqet Sot pa busull ka mbetur shqiptari. Ah, Atdhe ç’po të zëhet fryma! Ty nga afër të vjen ngulfatja... Kopshtet e tua t’i ka mbuluar bryma E rëndë agonia, e madhe kohëzgjatja. Atdhe, edhe shpirti më ka trishtim! Edhe trupi dhimbjen më s’ma mba Përse nuk ka të ndalur kalvari im? Udhëkryqeve të botës vallë kush më la?! Arat e bukës të mbetën djerrinë Lavrën qetë më nuk ma çojnë… U druhem kolonëve që do arrijnë Dhe pallavrave që tonët do i sajojnë. © Ulku
TRURI IM REBEL Nuk di pse truri aratiset, Rebebel i pa epur largohet, Kerkon te shetite gjithe viset, Me shqiponjen fluturim bashkohet. Mbi Tuma varesh ndalojnë, Ngarkohen me hirin eshtnor. Si shkreptima rufesh jehojnë, Ky është trualli Arbëror. Bredhin lodheshem trojeve amtare, Fusha,kodra,lumenj,liqene e dete, Kqyrin kufijte e shenjte Shqiptare, Betuar… S’harohen,jane Amanete. H.L.B.(Ilias).
C’eshte poezia Poezia Eshte kurora e arte E stolisur me diamante Eshte shpirti I mendimit njerezor Ka force te madhe shprehese Shume dimensionale Frutdhenese Ku shprehet vrrullshem Hidherimi,gezimi,dashuria Antiteze e te vertetes Te shprehurit bukur,magjike Ne menyre artistike Ndjenjat e pasterta Virtytin …… Force e madhe frymezuese Fjale te skalitura,si lule Te parfumosura.te stolisura , Te ngjyrosura Me ngjyrat e ylberit Ku ndihet jeta,dashuria Kupola e shpirtit njerezor Imagjinon nga erresira ne drite Ne shpirtin e saj Shpaloset vrrullshem Natyra e bukur, Ajri jeton ne shpirtin e poezise Valet e detit,rrjedha e lumit Perendimi I djellit Pasjoni,bukuria e femres Shkelqimi I drites Mahnites,te le pa fryme Eshte e mbeshtjelle Me nje vello te holle Misteri Kripa,qe te shijosh jeten Kete jete genjeshtare Eshte nektari Ajka e shijesjme Shprehja ne Art eshte Menyra me e bukur Me e larte ,me e holle E te menduatit Celsi I arte I ndergjegjes ,se ndritur Te rrengjeth Te ben te enderosh Vrulli I saj te rremben Ne Bibel e Kuran Shume kapituj Jane shkruar ne poezi Nga Viganet e poezise Poezia e bene shkencen Me te bukur,e me te kuptushme Eshte sfera me e larte e ndergjegjes Eshte gjuha e Perendise Ne menyre brilante,psikologjike E ka zberthyer poezin Mjeshtri I penes I madhi Isuf Luzi Pas te folurit nga njerezit Poezia eshte e para magji E shpirtit njerezor duke Filluar nga Konfuci,Buda Krishti,Muhamedi Viganet e Poezise Antoneta Radhima Chicago
Rudak Ismaili, një jetë për artin muzikor, me pasion e përkushtim… Një nga një po ikin në dimrin e vetmuar të trishtimit e dhimbjes artistët e fjalës, artistët e ngjyrave, artistët e tingujve dhe notave mbi pentagram, elita shoqërore dhe intelektuale e kombit, duke na e bërë më të thekshme mungesën e tyre në këtë kohë të tejngakuar, kur prania e tyre do të kishte kaq shumë kuptim dhe domethënie. Kështu iku befas dhe Rudak Ismaili, muzikolog, kompozitor, muzikant, një njeri që e lidhi pazgjidhshmërisht jetën e tij me skenën dhe spektatorin e artit, në një simbiozë të bukur dhe plot befasime. Emri i tij është i lidhur ngushtësisht me muzikën, me veglat muzikore, me interpretimin, kompozimin, në shtratin kulturologjik të një estetike të mrekullueshme, të cilën ai e mbarti dhe vazhdon ta mbartë, edhe pas ikjes nga kljo jetë, me pasion e përkushtim, njësoj si pesëdhjetë e më shumë vite më parë, kur nisi rrugëtimin karriera e tij muzikore. I lindur në Përmet më 17.05.1941, Rudak Ismaili pasi kreu në qytetin e lindjes shkollën fillore dhe shtatëvjeçare, jeta I mori drejtim drejt artit muzikor. Ishte ende fëmijë kur spikati talenti i tij artistik, në grupin artistik të shkollës dhe në veprimtari të ndryshme kulturore. Filloi të aktivizohej me ansamblet e Shtëpisë së Kulturës në Përmet që në moshën 12 vjeçare, ku ra në sy për talentin e veçantë dhe mësoi instrumentin e fizarmonikës ku do të merrte pjesë në një konkurim bashkë me klarinetistin Laver Bariu, duke u vlerësuar me çmim të parë, për interpretimin në fisarmonikë të ‘‘Marsh*t Turk’’. Në vitin 1960-1962 kryen shërbimin ushtarak në Sarandë, ku qyteti magjik bregdetar, përveç risive dhe bukurive shijuese që I ofroi me bujari, I ofroi dhe mundësinë që të merrte pjesë në trupën e Estradës së Kufirit, ku aty do të aktivizohej edhe me Shtëpinë e Kulturës së qytetit, duke rënë në sy për talentin dhe përkushtimin e ku falë cilësive më të mira që e karakterizonin si njeri dhe si artist do të realizonte drejtimin e muzikës në premierën e parë të Estradës Profesioniste të Sarandës. Në repertorin e kësaj estrade me traditë nisi rrugëtimin e vet kompozimi i parë të Rudakut, realizuar në interpretim mjeshtëror në duetin ‘‘Saranda jonë’’. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak do të fillonte si instrumentist profesionist në orkestrën e estradës së Gjirokastrës, ku pati aktivitet të gjërë edhe në lëvizjen amatore të qytetit, sidomos me shkollat. Përvoja e Rudakut shkonte drejt hapësirave të guximshme të një krijimtarie shpërthyese, ku do të kompozonte këngën e tij ‘‘Zëmërimi’’, me tekst të Ismail Kadaresë, kënduar nga Arta Babaramo dhe Maliq Çomo, këngë që u prit me ovacione nga publiku Gjirokastrit. Lushnja është treva ku shkëlqeu me gjithë rrezitjen e një talenti të spikatur veprimtaria artistike e këtij artisti të skenës, ku në kapëcyll të vitit 1965 e në fillim të vitit 1966 Rudaku vjen në Lushnjë dhe fillon punë në Estradën Profesioniste. Në mjediset e ngrohta artdashëse lushnjare ai e gjeti veten mjaft shpejt, ndjeu ngrohtësinë e një qyteti të dashur dhe të qytetarëve të tij, të etur për muzikën, ku për shumë vite do të bënte karrierë si instrumentistë në fizarmonikë, si klarinetist në orkestrën frymore nën drejtimin e Fotaq Filipeut, si dirigjent i Estradës Profesioniste e drejtues i grupeve amatore e ansambleve folklorike. Në këtë kohë Rudak Ismaili do të marrë pjesë në shumë koncerte, shfaqje në qytet, në fshat e në turnetë në rrethe të ndryshme të vendit, ku falë interpretimeve të tij dinjitoze dhe përkushtimit të pa cak, mjaft shpejt u bë i njohur. Si në Shtëpinë e Kulturës dhe në Shtëpinë e Pionierit në Lushnjë, ka drejtuar për vite me radhë kurset për fizarmonikë ku ka dhënë një ndihmesë për zhvillimin e talenteve të reja në fushën e artit, duke u krijuar mundësi për të vazhduar më tej shkollat artistike. Ka marrë pjesë në shumë festivale lokale e kombëtare në Girokastër, Tiranë, Vlorë, Durrës etj, dhe në fushën e krijimtarisë ka me dhjetra këngë të kompozuara prej tij në festivalet e muzikës së lehtë e të fëmijëve në Lushnjë, në festivalet e rretheve e në Festivalin e Këngës në Radio-Televizion. Në repertorin e larmishëm të Rudak Ismailit zënë vend këngë që kanë bërë për vete breza të tërë artdashësish e shijimtarë muzike, ku në mbi 200 këngë dhe parodi të kompozuara prej tij në premierat e estradës profesioniste të Lushnjës për gati 20 vjet, do të linte gjurmë të dukshme në fushën e muzikologjisë, të krijimit dhe interpretimit muzikor. Rudak Ismaili do të mbahet mend për shumë këngë dhe kompozime, por vecmas do të kujtohet gjithmonë si autor i këngës ‘‘Elbasan i bukur, Elbasan”, kënduar fillimisht nga këngëtaret Hafsa Zyberi, Zeliha Sina, këngë që u bë një hit i kohës dhe sot, pas kaq vitesh, mbetet një këngë mjaft popullore, që këndohet jo vetëm në Elbasan, por edhe në të gjithë trevat mbarëshqiptare. Ishte viti 1968 kur do të merrte pjesë në festivalin e 7-të RTSH me këngën ‘‘Kudo bashkë’’, kënduar nga këngëtari lushnjar Bajram Beda dhe këngëtarja Zeliha Sina. Sfidat e tij artistike do të vazhdojnë me intensitet të plotë, duke debutuar me këngën‘‘Ditë korrjesh’’, kënduar nga Pranvera Dervishi, në anketën e vitit 1975. Më tej vijojnë këngët e tjera, si ‘‘Zgjohet era e rinisë’, e cila qe këngë e tij konkuruese në festivalin e R.T.SH, kënga ‘‘Eja në fshatin tonë’’, anketa e vitit 1974, kënduar nga Elida Korreshi dhe Aleksander Bufi, ‘‘Qejfe, qejfe kjo dynja’,’ kënduar nga Nurie Myftari, ‘‘Kudo bashkë’’, festivali R.T.SH 1968, kënduar nga Zeliha Sina,‘‘Tokë plot begati’’ kënduar nga Pëllumb Elmazi, ‘‘Vjelset e portokalleve’’ anketa 1968, kënduar nga Robert Alia, ‘‘I folëm dashurisë’’, festivali R.T.SH, kënduar nga Leonora Jakupi, ‘‘Festa e mbjelljeve’’, anketë e vitit 1976 kënduar nga Naile Vathi dhe Agim Hoxha, ‘‘Ti me ritmin tim vallzon’’ kënduar nga Keida Budini, ‘‘Kënga e nënave’’, anketa 1980 kënduar nga Klotilda Daliu, ‘‘këngë kushtuar princit të Montekarlos’’, kënduar në frëngjisht nga Enkeleda Ceko, ‘‘O të rinj e të reja’’, festivali i R.T.SH, kënduar nga Anjeza Qose. ‘‘Trëndafilin kur ta dhashë’’ kënduar nga Zeliha Sina. Muzika e Rudak Ismailit shquhet për ëmbëlsinë dhe freskinë, për gjetjet e holla dhe detajet e imëta të kompozimit, për natyrshmërinë e motiveve dhe shtytjeve estetike, por mbi të gjitha shquhet për vokacionin artistik të mbështetur në mjete dhe strukutura muzikore të traditës, që kapen fort pas tabanit popullor dhe kombëtar, të cilat muzikanti i trajtoi si një ushqim i pashtershëm i artit të tij aq komunikues, njëherësh popullor, modern dhe novator. Rudak Ismaili i ka dhënë Lushnjes emrin e tij të shquar, zërin e tij muzikor dhe qytetar, me këngë që kanë ushqyer me ritme dashurie dhe trazimi kohë dhe breza. Këngët e tij i ka kënduar Vace Zela, Zeliha Sina, Hafsa Zyberi, ishin dhe mbeten këngë me kumte lirike dhe sharm qytetarie, këngë me shpirt trazimi dhe ëndërrimi, jashtë shtampave ideologjike të asaj kohe të vështirë, çfarë bënte që RTSH e kohës të mos i transmetonte, por as sot, në kohë të çlirimit të madh, këto këngë nuk jepen, por kanë mbetur në hije, ashtu si autori i tyrei “harruar”. Për fat të keq, për shkak të një humbje të madhe që pësoi arti muzikor në kapërcyll të dy kohëve, mjaft këngë të tij mungojnë në fondin e arkivës së artit e të kulturës në Lushnjë, pasi ato u zhdukën bashkë me strukturat e artit, ku dihet që estrada profesioniste u suprimua nga drejtuesit e pushtetit vendor që me megalomaninë e tyre shkatërruan çdo arritje pozitive të ngritur ndër vite. Tani për Rudak Ismailin na duhet të flasim në kohën e shkuar. Pas tij, koha shtrihet e pafund, mbështjellë me heshtjen apostolike të përjetësisë. Ai iku në heshtje, pa zhurmë e bujë, ku pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë më 25 tetor 2018 dhe u varros në Perugia-Itali. Asnjë rresht nuk u shkrua në ndonjë gazetë për ikjen e tij, asnjë kronikë përcjelljeje për në banesën e fundit nuk u dha nga ndonjë rrjet televiziv. Iku në heshtje, modest dhe i madhërishëm, me trashëgiminë e një arti të madh, që na la, për ta shijuar dhe vlerësuar… Muzika e tij, këngët e tij, shpirti i tij artistik, talenti dhe përkushtimi muzikor, me të cilat ushqeu kohën dhe brezat, janë një pasuri e vyer, jo vetëm e kulturës artistike të qytetit të Lushnjës ku ai la më shumti gjurmët e tij, por e mbarë kulturës muzikore shqiptare, ku la shenja të dukshme në kohë dhe do të kujtohet përgjithmonë, sa kohë që të ekzistojë muzika dhe shpirti artistik mbarëshqiptar. Hyqmet Hasko