03/22/2024
Kambalet e tij ishin të rënda, të bukura, arome burri, plot histori. Plot rrugëtime të heshtura suksesi. Plot modesti hidhte këmbët.., pa e vrarë tokën, baltën, pa tronditur, kalldrëmin, pa i'u rënduar asfaltit. Në rrugëtimin e kësaj jete, graviteti s'ishte aspak problem për të!
Pakëz baltëz sakrifice, eksperience, si copëza historie ngjitur për lekurë e aroma miksohej e jepte shijen, pamjen më të mirë të një guximtari të heshtur, plot krenari, modest në kompleksin e tij teksa të tjerët si gurë tutje i shtynte me kambalet e tij. Kambalet e forcës, burrërisë, aksionit, fisnikerisë, që dhe sfidat e jetës, rrugë pa rrugë, nuk ia shuan shkëlqimin e lëkurës, dritën e shpirtit dhe embëlsine mashkullore!
Kish parë shumë dordoleca, të fryheshin atje këtu, dhe fshehur nën stomak qeshte. Ndonjëherë i reflektohej dhe ndër buzë, tundte kokën, dhe kambalen përplaste me trokun e kalit të shenjtë.
Flluska! Flluska shihte rrotull! S'mund ta konkuronin, dhe kjo e bënte të ndërronte rrugë, ose ti plaste në kerkim të një sfide më të madhe..,
Ata të tjerët..?! Ah.. "ata" sfidën e shihnin vetëm ne terma gjuhësore, si gjinia femërore, dhe kambalet s'dinin nga visheshin, si visheshin dhe përse përdoreshin, si duhej ecur me to.. në luftrat Frënge.., ku thoshin se sebepi i sherrit ish femra..!
Ai qeshte, sepse fati i kish dhene ca te Mira që sherrxhinjtë të ishin për të sa një llokmë e shollës së një kambaleje. Ndërsa ato të tijat (f).. dinin ta rrotullonin sherrxhiun për dreq..!
Si s'pamë një luftë si ato të xhuxhmaxhuxhëve.., tha!
- Ska ç'na duhen luftërat..! Kambalet, po! Si nderrojmë me asgjë, sepse jane njëshi i këmbës tonë... Ecim?! Kemi shumë rrugë, punë e qëllime për të arritur..
-Ok, mbarojmë dhe këtë cigare.., e ecim...!