Çairi Info

Çairi Info Çairi Info – qëndro i informuar, gjithmonë saktë.

12/08/2025

Do të isha shumë i lumtur ta kisha në dispozicion Bujar Osmanin në qeverinë e Shqipërisë.

12/08/2025

VLEN avancon - I denuari per krime lufte dhe pergjegjesi per masakren e Lubotenit - Johan Tarçullovski avancohet në dogana.

12/08/2025

Mungesa e reagimit të kryetarit të Komunës së Kumanovës, z. Maksim Dimitrievski, pas fyerjeve të rënda ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes Maqedoni – Rumani është jo vetëm zhgënjyese, por edhe e papranueshme për një udhëheqës të një qyteti multietnik. Deklaratat e tij arsyetuese dhe heshtja e qëllimshme përballë një ngjarjeje të tillë dërgojnë një mesazh të rrezikshëm: se gjuha e urrejtjes mund të tolerohet. Kjo qasje selektive dhe mungesa e ndjeshmërisë institucionale rrezikojnë kohezionin ndëretnik dhe cenojnë dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Kërkojmë përgjegjësi publike dhe masa konkrete për të garantuar respekt dhe barazi për të gjithë qytetarët e Kumanovës.

12/08/2025

Ali Ahmeti flet pse u largua Izet Mexhiti nga BDI

11/08/2025

Reagim i BDI-së ndaj deklaratës së Kryeministrit Mickoski për UÇK-në

Deklarata e Kryeministrit për Luftën e UÇK-së është fyerje e drejtpërdrejtë për shqiptarët dhe për historinë e drejtë të demokracisë në vend. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka qenë e drejtë, e shenjtë dhe vendimtare për demokratizimin e shtetit, për kthimin e paqes, për trajtimin e barabartë të të gjitha komuniteteve dhe për arritjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, marrëveshje që vetë Kryeministri sot e sulmon, si me platformën e tij politike, ashtu edhe me praktikat e përditshme të qeverisjes.

UÇK-ja ishte ushtri e organizuar, me uniformë dhe simbole të qarta, që respektonte konventat ndërkombëtare dhe kontribuoi në instalimin e paqes në vend. Kjo është dallimi themelor nga ata që Kryeministri sot i quan “heronj”, ndërsa dje u dënuan për krime lufte, individë që në mënyrë tinëzare dhe qyqare vranë të pafajshëm.

Kryeministri mund të poshtërojë publikisht vetëm vazalët e tij politikë mbi këtë temë, por jo shqiptarët dhe jo të vërtetën historike. Asnjë manipulim politik nuk mund të fshijë rolin e UÇK-së në mbrojtjen e lirisë, në sjelljen e barazisë, demokratizimin e vendit dhe në garantimin e paqes që gëzojmë sot.

BDI nuk do të lejojë që historia të shtrembërohet nga ata që duan ta përdorin për përfitime të përkohshme elektorale. UÇK-ja nuk është temë e së kaluarës, por themel i barazisë dhe paqes që duhet të mbrohet çdo ditë.

10/08/2025

Bujar Osmani:
“Qytetarët nuk do të jenë viktima të ndërtimeve pa leje”, Bujar Osmani paralajmëron luftë pa kompromis kundër ndërtimeve ilegale në Çair

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të Komunës së Çairit, në paraqitjen e tij të fundit në televizion theksoi rëndësinë e sigurisë dhe drejtësisë për qytetarët, veçanërisht për ata që janë mashtruar nga ndërtimet pa leje. “Qytetarët që kanë kursyer gjithë jetën për të blerë një banesë dhe janë mashtruar me ndërtime pa leje, nuk do të jenë viktima të asnjë vendimi që do ta marrim ne në komunë. Ata nuk do të jenë viktima”, theksoi Osmani.

Prioriteti i parë për Bujar Osmanin, nëse zgjidhet kryetar komune, do të jetë verifikimi i sigurisë së të gjitha ndërtesave, veçanërisht i atyre që janë ndërtuar ilegalisht. “Spekulimet se nuk janë respektuar ligjet dhe rregullat për statikën dhe sigurinë janë serioze. Nesër mund të ndodhë një zjarr apo tërmet, dhe kjo mund të rezultojë me viktima të panumërta,” deklaroi Osmani. Ai shtoi se nëse ndonjë nga këto ndërtesa nuk është e sigurt, do të merren masa për sigurimin e tyre.

“Nuk do të ketë më ndërtime pa leje në Çair!”, u shpreh kategorikisht Osmani, duke shtuar se nga dita kur ai do të hyjë në Komunën e Çairit, ndërtime pa leje nuk do të lejohen më. “Ndërtimet ligjore mbi bazë të planeve duhet të ekzistojnë, por nuk do të lejohen ndërtime jashtë planit,” deklaroi Osmani.

Osmani gjithashtu theksoi se nuk do të tolerohen më shantazhe ndaj atyre që veprojnë në mënyrë të ligjshme në procesin e legalizimit të objekteve. “Për të gjitha objektet legale do të ofrojmë mbështetje, por jo për ata që veprojnë kundër ligjit dhe kundër sigurisë,” shtoi Osmani. Me këtë deklaratë, Bujar Osmani thotë se premton një komunë të sigurt dhe të drejtë në Çair, ku Ligji dhe siguria do të jenë në vend të parë për të gjithë qytetarët.

10/08/2025

Asnjë ushtarak shqiptar nuk figuron mes të përzgjedhurve në konkurset zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut për dërgimin e kuadrove ushtarake në detyra ndërkombëtare në kuadër të strukturave të NATO-s dhe OSBE-së, mëson INA.

09/08/2025

Gjatë udhëheqjes së tij si Ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e pozicionoi Maqedoninë e Veriut si një zë të respektuar në arenën ndërkombëtare, duke arritur kulmin me kryesimin dinjitoz të OSBE-së në vitin 2023 dhe forcimin e partneritetit me aleatët strategjikë

08/08/2025

Në përvjetorin e Karpalakut, “Koncepti Maqedonas” shfrytëzon kujtimin për të hedhur benzinë mbi zjarrin e urrejtjes etnike, me deklarata nacionaliste.

08/08/2025

🛑Fabrika e akuzave të VLEN-it dështon përballë dokumenteve zyrtare

Arbër Ademi:
Manipulimi i VLEN-it bie përballë fakteve zyrtare

Fakti më i mirë që tregon sa manipulues janë VLEN është se, në vend që të lavdërojnë që Enti Shtetëror i Revizionit ka konfirmuar se ngjarja më e madhe ndërkombëtare në historinë e vendit, Ministeriali i OSBE-së 2023 në Shkup, ka kaluar pa asnjë vërejtje ligjore apo procedurale, ata manipulojnë raportin e Entit për të fabrikuar akuza.

Dokumenti zyrtar thotë qartë:
• Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur rastin në vitin 2023 dhe ka vazhduar ta shqyrtojë në vitin 2024.
• Në seancën e 99-të, më 26 janar 2024, ka marrë vendim se dyshimet nuk janë konfirmuar.

Pra, jo vetëm që nuk ka pasur asnjë shkelje, por raporti është dëshmi se organizimi i samitit ka qenë model i transparencës dhe profesionalizmit.

07/08/2025

Bota Serbe” e pranishme në Maqedoni, përmes Telekom Serbia

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Çairi Info posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share