Alb-Network

Alb-Network Alb-Network është një media e pavarur, e fokusuar tek shqiptarët e diasporës në Amerikë dhe K

AlbaEvent , ju fton të gjithëve  në një natë festive me datën 14 Dhjetor , ku këngëtarët Eli Malaj dhe Bes Kallaku, do k...
01/12/2024

AlbaEvent , ju fton të gjithëve në një natë festive me datën 14 Dhjetor , ku këngëtarët Eli Malaj dhe Bes Kallaku, do krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme siç ata të dy dijnë të bëjnë me mirë. Ndaj mos e humb momentin. REZERVO SA ME SHPEJT...!

Dy banorë përjashtohen me "Zarf të zi" nga BBVK, Rezart Veleshnja për ngacmim seksual dhe bullizëmRezart Veleshnja dhe B...
09/11/2024

Dy banorë përjashtohen me "Zarf të zi" nga BBVK, Rezart Veleshnja për ngacmim seksual dhe bullizëm

Rezart Veleshnja dhe Besforti, dy konkurentë të Big Brother VIP Kosova janë përjashtuar mbrëmjen e sotme me “Zarf të zi”.

Të dy personazhet kanë thyer rregullat e reality shoë. Rezarti shpesh është komentuar dhe kritikuar për gjuhën bullizuese, ofenduese ndaj banorëve të tjerë, por edhe për komentet dhe ngacmimet seksuale.

Ajo që e përjsahtoi Rezartin ishte pikerisht një ngacmim seksual që ka bërë ndaj banores tjetër, Xheneta të cilën e ka gjuajtur në të pasme ndërsa kjo ishte e veshur me bikini.

Ndërsa personazhi tjetër, Besforti u përjashtu pasi i provokuar nga Rezarti ai e ka kërcënuar, gjë që nuk lëjohet në BBVK.

Si do të reagojë Pentagoni nëse Trump jep urdhra të paligjshëm? Zyrtarë të Mbrojtjes “rrëfehen” për CNN: Po përgatitemi ...
09/11/2024

Si do të reagojë Pentagoni nëse Trump jep urdhra të paligjshëm? Zyrtarë të Mbrojtjes “rrëfehen” për CNN: Po përgatitemi për skenarin më të keq


Zyrtarët e Pentagonit po zhvillojnë bisedime joformale rreth mënyrës se si Departamenti i Mbrojtjes do të përgjigjej nëse Donald Trump lëshon urdhra për të vendosur trupa aktive brenda vendit dhe për të larguar grupe të mëdha të stafit apolitik, thanë zyrtarë të mbrojtjes për CNN.

Trump ka sugjeruar se është i hapur për të përdorur forcat aktive për zbatimin e ligjit brenda vendit, për deportime masive dhe ka treguar se dëshiron të mbushë qeverinë federale me besnikë dhe të “pastrojë aktorët e korruptuar” në strukturat e sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Gjatë mandatit të tij të fundit, Trump pati një marrëdhënie të tensionuar me pjesën më të madhe të udhëheqësisë së tij ushtarake të lartë, përfshirë gjeneralin tani në pension, Mark Milley, i cili ndërmori hapa për të kufizuar aftësinë e Trump-it për të përdorur armët bërthamore ndërsa shërbente si kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët.

Ndërkohë, Presidenti i zgjedhur ka kritikuar vazhdimisht gjeneralët amerikanë, duke i quajtur “të dobët” dhe “udhëheqës joefektivë.”

Zyrtarët tregojnë për CNN se po shqyrtojnë skenarë të ndryshëm ndërsa përgatiten për një riorganizim të Pentagonit.

“Të gjithë po përgatitemi dhe planifikojmë për skenarin më të keq, por realiteti është se ende nuk e dimë se si do të zhvillohen gjërat”, tha një zyrtar i mbrojtjes.

Zgjedhja e Trump-it ka ngritur gjithashtu pyetje brenda Pentagonit për atë që mund të ndodhë nëse presidenti lëshon një urdhër të paligjshëm, veçanërisht nëse të emëruarit e tij politikë brenda departamentit nuk kundërshtojnë.

“Trupat janë të detyruar nga ligji të mos i binden urdhrave të paligjshëm. Por çështja është se çfarë ndodh atëherë? A do të shohim dorëheqje nga liderët ushtarakë të lartë? Apo do ta shohin atë si braktisje të njerëzve të tyre?”, tha një tjetër zyrtar i mbrojtjes.
Nuk është ende e qartë se kë do të zgjedhë Trump për të udhëhequr Pentagonin, megjithëse zyrtarët besojnë se Trump dhe ekipi i tij do të përpiqen të shmangin llojin e marrëdhënies “armiqësore” që kishte me ushtrinë gjatë administratës së tij të fundit, tha një ish-zyrtar i mbrojtjes që ka shërbyer nën Trump.

“Marrëdhënia midis Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Mbrojtjes ishte shumë, shumë e keqe, dhe kështu… e di që do të jetë prioritet për mënyrën se si do të zgjedhin njerëzit që do të vendosin në Departamentin e Mbrojtjes këtë herë,” tha ish-zyrtari.

Zyrtarët e mbrojtjes po përpiqen gjithashtu të identifikojnë punonjës civilë që mund të preken nëse Trump rivendos “Schedule F”, një urdhër ekzekutiv që ai lëshoi për herë të parë në 2020 dhe që, nëse zbatohet, do të riklasifikonte një pjesë të madhe të nëpunësve federalë apolitikë të karrierës në të gjithë qeverinë e SHBA-së, duke e bërë më të lehtë shkarkimin e tyre.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha të martën: “Unë besoj plotësisht se udhëheqësit tanë do të vazhdojnë të bëjnë gjënë e duhur, pavarësisht gjithçkaje. Unë gjithashtu besoj se Kongresi ynë do të vazhdojë të bëjë gjëra të drejta për të mbështetur ushtrinë tonë.”

Shteti në këmbë për Ibrahim Mustafa Licin, "Fantazma" ra në atentatin e Dobraçit, ka dy plumba në trupPersoni që shikoni...
09/11/2024

Shteti në këmbë për Ibrahim Mustafa Licin, "Fantazma" ra në atentatin e Dobraçit, ka dy plumba në trup

Personi që shikoni në këtë fotografi dhe emri i tij ishte enigmë për më shumë se dy javë, është Ibrahim Mustafa Lici, raporton ekskluzivisht newsbomb.al. Redaksia ka mundur të konfirmojë nga burime të sigurta se "Fantazma" ishte në Shkodër pasditen e 30 Tetorit dhe ra në atentat.

Ibrahim Lici ndodhej pasagjerë në mjetin Mercedes Benz S Class me targa kroate që ishte futur në kryeqendrën e veriut pak para se të bëhej shënjestra e një prej atentateve më të ashpra kriminale. Bashkë me të vëllanë, Hamzanë dhe mikun e tyre Arlind Bushati, ata sapo ishin kthyer nga Podgorica.

Dy informatorët që e kanë ndjekur nga territori malazez dhe kanë hyrë pas tyre në doganë, ka dhënë informacione të sakta te grupi i ekzekutorëve, se në Mercedesin e zi ndodhej dhe "Fantazma", shkruan newsbomb.al.

Ata janë vënë menjëherë pas shënjestrës tashmë të konfirmuar të cilën e prisnin prej vitesh në Shkodër. Sapo kanë hyrë në Dobraç, makina Range Rover e vjedhur muaj më parë në Durrës ka dalë paralel me Mercedesin S Class dhe ka hapur breshëri zjarri me automatik.

Hamza Lici, djali i vogël 23 vjeçar i familjes, mbeti i vdekur në vend. Ai dyshohet se ka qenë shofer, kurse Arlind Bushati dhe Ibrahimi kanë qenë pasagjerë dhe kanë pasur mundësi t'i shpëtonin plumbave.

Djali i Xhemal Bushatit, një intelektual shkodran dhe kandidat për bashkinë e këtij qyteti, Arlindi mori një plumb në kokë dhe pas disa orësh në spital ndërroi jetë, duke lënë pas dy fëmijë. "Fantazma" u kujdes që ai të nisej menjëherë me ambulancë në spital, ndërkohë vetë qëndroi në vendngjarje dhe nxori të vëllanë nga makina.

Ai ka provuar vetë t'i bënte frymëmarrje artificiale Hamzait, por fatkeqësisht 23 vjeçari kishte ndërruar jetë. Me dy plumba në trup, Ibrahim Lici u largua menjëherë nga Dobraçi dhe prej dy javësh nuk ka asnjë informacion për të. Gjithë shteti është ngritur në këmbë për gjetjen e një prej eksponentëve më të rëndësishëm të krimit në kryeqendrën e veriut.

Forcat Speciale kanë bastisur disa ambiente private në Shkodër e Lezhë, si dhe ditët e fundit në Vlorë e Fier, por nuk kanë rënë dot në gjurmët e "Fantazmës" raporton newsboomb.al

Njeriu që askush nuk arriti ta identifikonte për dy javë me radhë edhe përse gjithë Shkodra e pa në vendngjarje, ose më saktë askush nuk pati guximin ta konfirmonte, është Ibrahim Mustafa Lici. I mbetur në krye të familjes dhe fisit, "Fantazma" tashmë është zhdukur sërish, ashtu siç bëri për vite me radhë.

Lamtumire Kadare...
01/07/2024

Lamtumire Kadare...

Happy New Year. Book your ticket now before it's too late...
31/12/2023

Happy New Year. Book your ticket now before it's too late...

Book your ticket for the New Year Party 🥳🍾🎇🎊 a The Royal Manor 454 Midland Ave, Garfield, NJ  07026.   BOOK Your Ticket ...
30/11/2023

Book your ticket for the New Year Party 🥳🍾🎇🎊 a The Royal Manor 454 Midland Ave, Garfield, NJ 07026. BOOK Your Ticket Now ,before it's too late...

Book your ticket for the New Year Party 🥳🍾🎇🎊  a Da Mikelle Palazzo in Queens NY  BOOK Your Ticket Now ,before it's too l...
24/11/2023

Book your ticket for the New Year Party 🥳🍾🎇🎊 a Da Mikelle Palazzo in Queens NY BOOK Your Ticket Now ,before it's too late...

Book your ticket for the New Year party 🥳🍾🎇🎊 in Da Mikelle Palazzo in Queens NY  BOOK Your Ticket Now ,before it's too l...
24/11/2023

Book your ticket for the New Year party 🥳🍾🎇🎊 in Da Mikelle Palazzo in Queens NY BOOK Your Ticket Now ,before it's too late...

Mega party coming up at 21 October on 230 Rooftop Manhattan
08/10/2023

Mega party coming up at 21 October on 230 Rooftop Manhattan

FOTO/ Nga zemra, te menisku, Covid-i dhe operacionet plastike, kalvari i gjatë në dyert e spitaleve të “kavalierit” Silv...
12/06/2023

FOTO/ Nga zemra, te menisku, Covid-i dhe operacionet plastike, kalvari i gjatë në dyert e spitaleve të “kavalierit” Silvio Berlusconi

Ndërron jetë Francesco Nuti! Aktori vdes në moshën 68-vjeçare nga një sëmundje  Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçari re...
12/06/2023

Ndërron jetë Francesco Nuti! Aktori vdes në moshën 68-vjeçare nga një sëmundje


Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçari regjisori dhe aktori i famshëm Italian Francesco Nuti. Pas disa kohësh luftë me sëmundjen, artisti humbi ndërroi jetë në një klinikë në Romë.

Edhe pse kishte kohë që ishte larguar nga skena për arsye shëndetësore, ai vijoi të mbetej një ndër figurat më popullore dhe më të dashura të kinemasë dhe spektaklit italian. Francesco Nuti është një aktor i njohur dhe për shqiptarët në vitet 1980 – 1990.
Lajmi i bë i ditur nga vajza e tij Ginevra së bashku me familjarët, të cilët kërkuan që të respektohet dhimbja e tyre e madhe.

Komeditë e tij brilante me tone të paqarta surrealiste patën një sukses të jashtëzakonshëm në vitet ’80 falë filmave si “Unë” “Gjithë fajin e ka Parajsa” dhe “Femrat me funde”.

Realizimi i fundit ishte një film i suksesshëm që theu të gjitha rekordet e fitimeve, duke shënuar momentin më të suksesshëm në karrierën e Nutit, i cili ishte skenaristi, regjisori dhe aktori kryesor.

I lindur në Prato më 17 maj 1955, Francesco Nuti bëri debutimin e tij si aktor amator kur ishte ende student, duke shkruar monologët e tij. Më pas ai nisi të luajë në kinema dhe projekte të tjera që i sollën një karrierë të gjatë artistike.

Por nuk I mungoi as skenës së muzikës, ku ka kënduar solo, teksa mori pjesë edhe në festivalet e asaj kohe, përfshirë Sanremon në vitin 1988.

Address


Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Alb-Network posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Alb-Network:

  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share