DuranaNews

DuranaNews DuranaNews është website me informacione nga vendi dhe bota, ngjarje në kohë reale dhe kuriozitete.

Ilir Meta del nga kafazi, kreu i PL-së do të qëndrojë pranë avokatit gjatë seancave gjyqësore
09/14/2026

Ilir Meta del nga kafazi, kreu i PL-së do të qëndrojë pranë avokatit gjatë seancave gjyqësore

Kjo nuk është Policia e Shtetit që duam
09/14/2026

Kjo nuk është Policia e Shtetit që duam

Më 16 shtator vendimi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin.
09/14/2026

Më 16 shtator vendimi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin.

Arratiset sërish Alket Rizai / Shpallet në kërkim pas të shtënave në Anavyssos, nuk u kthye në burg pas lejesAlket Rizai...
09/14/2026

Arratiset sërish Alket Rizai / Shpallet në kërkim pas të shtënave në Anavyssos, nuk u kthye në burg pas lejes

Alket Rizai është shpallur sërish në kërkim nga Policia greke, pasi nuk u kthye në burgun e Domokos pas përfundimit të lejes.

Sipas të dhënave të bëra publike, 48-vjeçari shqiptar dyshohet se u përfshi në një incident me të shtëna në orët e para të së dielës, më 13 shtator, jashtë një bari plazhi në Anavyssos, ku dy persona mbetën të plagosur.

Rizai duhej të rikthehej në qeli mëngjesin e 14 shtatorit, por nuk u paraqit dhe u arratis. Kjo ishte leja e tij e 17-të që nga viti 2021, ndërsa në 16 rastet e mëparshme ishte kthyer rregullisht në burg.

Rizai, i lindur më 24 maj 1978 në Balçik, është një prej emrave më të njohur të botës kriminale shqiptare në Greqi. Ai është arratisur dy herë nga burgu i Korydallos me helikopter, më 4 qershor 2006 dhe 22 shkurt 2009, në të dyja rastet së bashku me të shumëkërkuarin grek Vasilis Paleokostas.

Në vitin 2013, ai tentoi një tjetër arratisje në burgun e Malandrinos, ku mori peng pesë oficerë burgu dhe u dorëzua pas rreth 24 orësh negociata.

Rizai është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm për vrasjet e Konstantinos Koutelieris dhe Ioannis Katsios, ndërsa për arratisjet me helikopter ka marrë edhe 25 vite burg.

Pas incidentit të fundit në Anavyssos, Policia greke po analizon pamjet e kamerave të sigurisë dhe provat e mbledhura në vendngjarje për të përcaktuar rolin e Rizait në përplasjen me armë.

Autoritetet kanë nisur një operacion për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes.

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa / AGSH: Policia e Shtetit të hetojë rastin me urgjencëAsociacioni i Gazetarëve...
09/14/2026

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa / AGSH: Policia e Shtetit të hetojë rastin me urgjencë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar me shqetësim të thellë dhe ka dënuar kërcënimin e drejtpërdrejtë ndaj gazetarit të “News24”, Osman Stafa.

Sipas kallëzimit të depozituar në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, gazetari ka marrë një mesazh me përmbajtje kërcënuese në rrjetin social Facebook, ku i shkruhej “mbaje mend do të vras” dhe “këtë ta garantoj”.

Kërcënimi dyshohet se lidhet me një material filmik të publikuar nga Stafa gjatë protestës së 8 shtatorit pranë Parlamentit, ku dokumentoheshin veprimet e disa personave me rroba civile gjatë ndalimit të një protestuesi.

AGSH vlerëson se kërcënimet e tilla përbëjnë një sulm të rëndë ndaj sigurisë individuale të gazetarit, lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.

09/14/2026

U rrotullua 4,500 metra pa parashutë dhe tha: "Jam i vdekur, mirupafshim"

Imagjino të jesh duke rënë drejt tokës nga 4,500 metra lartësi, duke u rrotulluar në mënyrë të pakontrollueshme pas dështimit të të dyja parashutave… dhe në vend të panikut, të thuash qetësisht: “Jam i vdekur, mirupafshim.”

Kjo i ndodhi instruktorit të parashutizmit Michael Holmes, gjatë një kërcimi mbi Taupo, në Zelandën e Re, në dhjetor të vitit 2006.

Parashuta kryesore nuk u hap, as ajo rezervë. Holmes ra me shpejtësi marramendëse drejt tokës, duke u rrotulluar pa kontroll. Ai e pranoi fundin.

Por historia nuk përfundoi ashtu siç dukej.

Michael u përplas drejtpërdrejt mbi një shkurre të dendur me manaferra, e cila zbuti goditjen dhe i shpëtoi jetën. Ai pësoi vetëm një dëmtim në kyçin e këmbës dhe një mushkëri të shpuar, por mbijetoi një rënie nga mijëra metra lartësi.

Një nga ato momente kur fati dhe një shkurre e zakonshme bëhen arsyeja pse dikush jeton. Një mbijetesë që duket si një mrekulli e vërtetë.

09/14/2026

Tension në mëngjes te Zogu i Zi, protestuesit bllokojnë qarkullimin - Policia shoqëron disa persona

Tiranë - Disa protestues kanë bllokuar mëngjesin e sotëm nyjën e qarkullimit te Zogu i Zi, një prej akseve më të ngarkuara të kryeqytetit.

Për shkak të tensioneve dhe trafikut të krijuar, Policia ka shoqëruar disa persona të cilët kishin dalë për të protestuar që në orët e para të mëngjesit.

Disa prej protestuesve janë shoqëruar me forcë nga efektivët. Në pamjet e siguruara duket momenti kur një efektiv i forcave “Shqiponja” godet me grusht në bark një prej protestuesve.

Ndërkohë, protestues të tjerë shihen teksa shoqërohen drejt furgonëve të Policisë, ndërkohë që trafiku vijon të jetë i paralizuar në të gjithë zonën e Zogut të Zi dhe akset lidhëse të Tiranës.

"Po e merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffet", Pacolli padit Ramën në Arbitrazh: Biznesmeni ka lidhje të ngu...
09/13/2026

"Po e merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffet", Pacolli padit Ramën në Arbitrazh: Biznesmeni ka lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare

Kompania Mabco e Behgjet Pacollit ka akuzuar zyrtarisht qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit se po i merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë biznesmenit izraelit Ron Yeffet.

Pretendimi i bujshëm është pjesë e padisë që Mabco ka bërë në Gjykatën e Arbitrazhit në Londër për të kërkuar masë sigurie mbi prishjen e kontratës nga qeveria shqiptare.

Nuk dihet se ku e ka mbështetur kompania e Pacollit akuzën se qeveria po e prish koncesionin për t’ia dhënë Ron Yeffet. Por lajmi u konfirmua nga dy burime konfidenciale brenda Avokatit të Shtetit dhe Ministrisë së Infrastrukturës, të cilët e kanë lexuar dokumentin.

Madje sipas tyre, avokatët e Pacollit i kanë thënë Gjykatës se Ron Yeffet është një biznesmen që ka lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare.

Mabco ka pajtuar studion e njohur amerikane Patton Boggs si përfaqësuese ligjore në përplasjen me qeverinë shqiptare. Avokatët e Patton Boggs erdhën në Tiranë para pak ditësh, ku morën pjesë në një takim të përbashkët mes Mabco-s, VIA-s dhe 2A Group me Ministrinë e Infrastrukturës.

Kjo ishte përpjekja e parë e palëve për pajtim, pasi qeveria njoftoi inicimin e procedurës për prishjen e koncesionit.

Deri më tani, as Mabco, as VIA dhe as 2A Group nuk kanë hapur arbitrazh në themel për ta paditur Shqipërinë duke kërkuar kompensim. Aktualisht VIA dhe Mabco kanë hapur vetëm një proces në Londër ku kërkojnë masë sigurimi për të detyruar qeverinë që të ndalë procesin e prishjes së kontratës koncesionare.

Burimi: Kapitali.al

Address

New York, NY

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DuranaNews posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share