Infopressalbania.com

Infopressalbania.com "InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve.

09/28/2025

DASH: Ligji i Investimeve Strategjike u bë për klientët e qeverisë, AIDA është e korruptuar

Departamenti Amerikan i Shtetit ka hedhur kritika të forta për ligjin kontrovers të Investimeve Strategjike. Në raportin për klimën e Investimeve 2025, DASH thotë se nga ligji kanë përfituar vetëm bizneset me lidhje të forta me qeverinë.

"Pjesa e parëndësishme e investitorëve të huaj që kanë përfituar nga statusi i investitorëve strategjikë ka nxitur perceptimin midis investitorëve të huaj se ligji ka përfituar kryesisht kompanitë vendase me lidhje të forta me shumicën qeverisëse," thuhet në raport.

DASH: Ligji i Investimeve Strategjike u bë për klientët e

Qeveria e ka zgjatur disa herë afatin e ligjit për Investimet Strategjike, ku më i fundit ishte ai i zgjatjes deri në dhjetor të vitit 2026. Por investitorët e huaj nuk lejohen të përfitojnë nga ligji dhe barriera e parë është pikërisht Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ose AIDA siç njihet ndryshe.

"Investitorët e huaj që kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik përmendin se përgjigjet nga AIDA janë të ngadalta," vëren raporti i Departamentit të Shtetit.

DASH: Ligji i Investimeve Strategjike u bë për klientët e

Përtej kësaj, qeveria amerikane shikon edhe një tjetër problem tek ligji kontrovers.

"Ligji për Investimet Strategjike, i miratuar në vitin 2015, i jep qeverisë të drejtën të shpronësojë pronën private për zhvillimin e projekteve private që konsiderohen projekte të veçanta strategjike. Pavarësisht dispozitës që qeveria do të veprojë kur palët nuk arrijnë një marrëveshje, klauzola është një burim polemikash sepse i jep qeverisë të drejtën të shpronësojë pronën private në interes të një pale tjetër private," përfundon raporti.

09/28/2025

Në raundin e parë të regjistrimeve, Fizika numëroi vetëm dy maturantë të interesuar. Një shifër alarmante për këtë degë dhe për programe të tjera studimi që prej vitesh përballen me numër të ulët studentësh. Rektorja e Fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk mohon interesin e kufizuar për degë ekzakte si kimi, fizikë apo matematikë, megjithatë shpjegon se kjo shifër ka ardhur edhe nga hapja e programeve ndërdisiplinare, një vit më parë.

“Në fakt nuk janë gjë tjetër veçse disiplinat standarde të pasuruara me njohuri të teknologjisë së informacionit. Pikërisht këto programe të riorganizuara mbushin këtë vakancë që ishte krijuar nga programet ekzistuese apo tradicionale që tregu apo arsimi universitar ofronte”, thot rektorja e Fakultetit të Shkencave të Natyrës , Eglantina Kalluci.

Rektorja sqaron se këto programe studimi nuk janë domosdoshmërisht të lidhura me mësuesinë.

“Programet bachelor nuk janë programe të definuara për mësuesi, zgjedhjet në ciklin e dytë i ndajnë nëse do të jenë mësues për arsimin e lartë në disa profile apo do të vijojnë të profilizohen në drejtime më shkencore. Ajo që mund të them dhe që lakohet, është se ka ndryshuar trendi në programet fizike dhe shkenca kompjuterike. Ka ndryshuar qasja ndaj perceptimit të fizikës, por kjo nuk është pengesë që studentët që diplomohen nga ky program, nesër të mos jenë mësues të ardhshëm të fizikës.”

Anna Gjebrea: Vajzat jane Dashuri 🌻
09/28/2025

Anna Gjebrea: Vajzat jane Dashuri 🌻

09/28/2025

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka reaguar pas incidentit gjatë shfaqjes, La Traviata, ku si pasojë mbeti e lënduar sopranoja, Eva Golemi.

Reagimi i plotë:

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor informon publikun e nderuar se gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Znj. Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.

TKOBAP shpreh mirënjohje për publikun, i cili me duartrokitjet dhe mbështetjen e tij tregoi respekt dhe dashuri për artistët tanë.

Shfaqjet tona do të vijojnë sipas programit të parashikuar. I urojmë znj. Eva Golemi shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm e sa më të afërt në skenë.

Efekti Big Brother!!! Sa shumë kemi humbur nga njerëzillëku!
09/28/2025

Efekti Big Brother!!! Sa shumë kemi humbur nga njerëzillëku!

09/28/2025

Wouuuu!😂

INCIDENT i frikshëm në TOKB/Sopranoja Eva Golemi rrëzohet në skenë, tenori harroi ta priste! Si paraqitet gjendja e sajL...
09/28/2025

INCIDENT i frikshëm në TOKB/Sopranoja Eva Golemi rrëzohet në skenë, tenori harroi ta priste! Si paraqitet gjendja e saj

Lajmi në koment👇

Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimiLajmi në koment👇
09/28/2025

Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi

Lajmi në koment👇

Pas krimi është edhe më i shëmtuar se krimi.Përpjekje kriminale për të mbrojtur vrasësit e pushtetit, vrasësit e biznesm...
09/28/2025

Pas krimi është edhe më i shëmtuar se krimi.

Përpjekje kriminale për të mbrojtur vrasësit e pushtetit, vrasësit e biznesmenit italian.

Të dashur miq, një makineri e tërë shtetërore mashtrimi për të mbrojtur vrasësin e biznesmenit italian.

Një herë thuhet se ishte me 4 veta në makinë, një herë tjetër shkruhet se ai mori një plumb në këmbë dhe vdiq nga hemorragjia, herën tjetër thuhet se mori një plumb në kokë. Klani Braçe, me gjithë dëshmitë kontradiktore të secilit prej tyre, u la i lirë. Madje iu kërkuan ndjesë se i morën në pyetje.

Tani mbetet të thuhet se i ndjeri vrau veten me një plumb në kokë dhe nuk e ka vrarë njeri.

Të dashur miq, në një vend ku shteti dhe mafia janë një, ku vrasësi dhe hetuesi janë një, në krime habi nuk ka, por edhe pas krimi është edhe më i shëmtuar se krimi.

09/28/2025

CIRKU NË FSHAT/ Një tallava elektorale ku artisti kryesor s’e humbet asnjëherë rolin, edhe pse skena prej kohësh ka humbur seriozitetin.

A është Putin i sëmurë? Misteret që “rrethojnë” shëndetin e presidentit rus
09/28/2025

A është Putin i sëmurë? Misteret që “rrethojnë” shëndetin e presidentit rus

Kryeministri Edi Rama, gjatë një intervistë ekskluzive për emisionin “Jehona Politike”, ka deklaruar se Kosova është bër...
09/28/2025

Kryeministri Edi Rama, gjatë një intervistë ekskluzive për emisionin “Jehona Politike”, ka deklaruar se Kosova është bërë me vullnetin e vet peng i Serbisë.

Kreu i qeverisë u shpreh se Kosova nuk ka më asnjë lidhje me Serbinë dhe se nuk duhet ta ketë fare parasysh Beogradin në rrugën e saj drejt të ardhmes.

“Për mua, Kosova e ka fituar luftën, por duhet ta fitojë edhe paqen. Dhe për ta fituar paqen, duhet të sistemohet në tryezën e bashkësisë demokratike. Kjo është e gjitha. Për ta arritur këtë, nuk duhet të shohë fare nga Beogradi, nuk duhet të mendojë për Serbinë, dhe as të interesohet për pretendimet e saj. Kosova duhet të bëjë detyrat e veta për veten dhe për të ardhmen e vet, jo për serbët”, tha Rama.

Ai theksoi se këto detyra lidhen si me dialogun, ashtu edhe me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse në tryezën e dialogut janë ‘x’ pika për t’u përmbushur, Kosova duhet t’i realizojë në mënyrë unilaterale dhe të ecë përpara. S’ka rëndësi çfarë bën Serbia – kurrë mos i bëftë, s’ka asnjë problem”.

Në përfundim, Rama tha se nëse Kosova i përmbush të gjitha obligimet ndërkombëtare dhe Serbia jo, atëherë ajo fiton të drejtën legjitime për t’i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të merret me Beogradin.

“Në atë moment, Kosova u thotë të gjithëve: ‘Shkoni merruni me Serbinë, unë dua vendin tim, dua rrugën time, dua vëmendjen time’”.

Address

San Jose Boulevard
Jacksonville, FL
32257

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Infopressalbania.com posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share