Kodralia

Kodralia Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Kodralia, Digital creator, Deçan.

Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit,Unë jam KALTRINA FERIZI , bijë e një familjeje atdhetare nga fshati Kodrali, e ...
30/07/2025

Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit,

Unë jam KALTRINA FERIZI , bijë e një familjeje atdhetare nga fshati Kodrali, e lindur dhe rritur me dashurinë për vendin dhe përkushtimin ndaj vlerave kombëtare. Sot, me nder dhe përgjegjësi të madhe, dua të ndaj me ju një hap të rëndësishëm në jetën time: kandidimin tim si asambleiste në Komunën e Deçanit, e propozuar nga nëndega e AAK-së në Kodrali dhe kryetari Bashkim Z. Ramosaj.

Nuk është vetëm një vendim personal. Është një thirrje për t’u angazhuar, për të dhënë kontributin tim në zhvillimin e komunës sonë, për të qenë zëri i qytetarëve në vendimmarrje dhe për të mbrojtur interesin e komunitetit që më ka rritur dhe frymëzuar.

Besoj në punën e ndershme, në vlerat familjare, në ruajtjen e identitetit dhe në zhvillimin ekonomik dhe social të Deçanit. Jam e gatshme të dëgjoj, të bashkëpunoj dhe të përfaqësoj çdo qytetar që dëshiron një të ardhme më të mirë!

Me zemër të hapur, ju ftoj të më jepni besimin tuaj. Së bashku mund të sjellim ndryshime pozitive dhe të ndërtojmë një Deçan më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Me respekt e përkushtim,
Kaltrina Ferizi

14/12/2024
Nuk me ka rastise me lexu ditare te luftes nga ushtaret e UÇK'se...Ky eshte ditari i deshmorit Valiant Ferizi(Vali), dja...
21/07/2024

Nuk me ka rastise me lexu ditare te luftes nga ushtaret e UÇK'se...Ky eshte ditari i deshmorit Valiant Ferizi(Vali), djalosh*t te pashem e guximtar, e lexova keto dite dhe u rreqetha e shpesh me jane mbushen syte me lote.
Vali kishte shkruar cdo dite per aktivitetet, ngjarjet dhe betejat qe jane zhvilluar ne Dukagjin(ishte pjesetar i Batalionit Gardist, si njesi elite ka vepruar ne kuader te Komandes se ZOD te UÇK'se).

Gjate leximit te ketij ditari autentik nga dora e Valit, me dukej gjithcka surreale,...rrethanat dhe kushtet e veshtira ne te cilat kane operuar ushtaret e UÇK'se dhe per me teper cfare motivi te nalte u dashte me pas per me vazhdu me luftu kunder nje force policore e ushtarake si ajo e Serbise.

Vali tregon per momente tmerri(keto skena me dukeshin si t'filmave te Luftes se Dyte Boterore).
Vali e kishte pare disa here vdekjen me sy para se te binte heroikisht, ose kur tregon kur kishin kaluar dite e nete te acarta ne bjeshket e Strellcit duke mos i ndier gjymtyret...megjithate nuk ishte zbrapsur asnjehere, por duke vazhdur deri sa e ka dhane jeten per Kosoven.

Deshmori Valiant Ferizi(Vali), deri me 19 Maj 1999, 4 dite para se te vritej cdo dite ka shkruar per cdo ngjarje e beteje kunder forcave serbe...e humbjet e shokeve te luftes!

Nje nga tregimet qe te reqethin eshte kur Vali ndahet nga i ati i tij, Njazi Ferizi, e qe nga aty nuk do ta shihnin me kurre njeri tjetrin, pasi te dy do te vriteshin nga forcat serbe...
Perderis Vali i cili po ngrinte nga i ftohti ne bjeshke, trego se e kishte kapluar malli per prinderit e motren per te cilet nuk dinte asgje se a ishin gjalle.

Vali ka rene deshmor me 24 maj 1999, ne trekendeshin kufitar Kosove-Shqiperi-Mal i Zi, se bashku me 13 bashkeluftetare te tjere, te cilet ishin ne mision qe disa te plagosur t'i transferonin ne drejtim të Shqipnise.

Vali ishte djale i pashem e guximtar, ishte ne perfundim te studimeve per Gjuhes dhe letersise gjermane kur kishte vendosur t'i bashkohet UÇK'se!❤️ 🕊️

Fatbardha R. Krasniqi

Bjeshka e Belegut- Stanet e Veres (Kodralise) Një bukuri përrallore❤️
17/02/2023

Bjeshka e Belegut- Stanet e Veres (Kodralise) Një bukuri përrallore❤️

Address

Deçan

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kodralia posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share