InfoFerizaj

InfoFerizaj Informohu shpejt, saktë, rreth zhvillimeve në Ferizaj

08/07/2025

Stuhitë e fuqishme prekin Kroacinë, Spliti në gjendje alarmi

Zenel Kalanica, shembulli i suksesit dhe humanizmit nga Kosova
08/07/2025

Zenel Kalanica, shembulli i suksesit dhe humanizmit nga Kosova

Zenel Kalanica është një prej biznismenëve më të suksesshëm që Kosova ka dhënë në Perëndim. Me shumë mund, vizion dhe përkushtim, ai arriti të ndërtoj

E pazakontë, bie borë në mes të korrikut në Slloveni
08/07/2025

E pazakontë, bie borë në mes të korrikut në Slloveni

Sllovenia është goditur nga një front i ftohtë, duke sjell një freski të pazakontë në mes të verës. Siç tregohet nga kamera e Agjencisë Sllovene të

📢 NJOFTIM ZYRTARKomuna e FerizajtTë nderuar qytetarë,Ju njoftojmë se edhe sot, ashtu si dje, për shkak të një problemi s...
08/07/2025

📢 NJOFTIM ZYRTAR
Komuna e Ferizajt

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se edhe sot, ashtu si dje, për shkak të një problemi serioz teknik në rrjetin qendror të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencionit të Regjistrit Civil të Kosovës, vijon të jetë i pamundur funksionimi normal i disa prej shërbimeve administrative në Komunën e Ferizajt.

Ky problem është shkaktuar nga ndërprerja e lidhjes me sistemin elektronik qendror, gjë që ka bërë të pamundur përpunimin dhe lëshimin e dokumenteve të rëndësishme si:
• Certifikatat personale,
• Ekstraktet familjare,
• Dokumentet e identifikimit,
• Si dhe të gjitha shërbimet që varen nga ky sistem.

Pavarësisht përkushtimit maksimal të stafit komunal për ofrimin e shërbimeve pa ndërprerje, kjo situatë është jashtë kompetencës sonë dhe zgjidhja e saj mbetet në duart e autoriteteve qendrore.

Komuna e Ferizajt është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse dhe do të ju mbajë të informuar sapo të rikthehet funksionaliteti i sistemit.

Lusim për mirëkuptimin dhe durimin tuaj gjatë kësaj periudhe të përkohshme.

📌 Për rastet urgjente, ju ftojmë të paraqiteni në sportele, ku zyrtarët përgjegjës do t’ju ofrojnë udhëzimet e nevojshme.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Agnesa Hajredini - Drejtore e Administratës së Përgjithshme- Komuna e Ferizajt

A ju kujtohet kur Agim Aliu dha tender për t’u dukur bukur në foto?Në Ferizaj, nuk është harruar kontrata kontroverse që...
08/07/2025

A ju kujtohet kur Agim Aliu dha tender për t’u dukur bukur në foto?

Në Ferizaj, nuk është harruar kontrata kontroverse që Komuna lidhur me Shëndet Aliun B.I., një kompani e kontraktuar për menaxhimin e profileve të kryetarit Agim Aliu në rrjetet sociale — me një vlerë prej 18,000 eurosh.

Kjo kontratë ka ngjallur shumë debate dhe kritika, pasi shumë kanë vënë në pikëpyetje mënyrën se si u dha tenderi dhe transparencën e procesit. Opozita dhe organizatat e shoqërisë civile kanë thënë se ky tender ishte një përpjekje për “t’u dukur bukur” në foto, në kurriz të buxhetit të komunës dhe pa ndjekur procedurat e duhura të prokurimit.

Një rikujtim i këtij tenderi na shërben për të reflektuar mbi mënyrën se si shpenzohen paratë publike dhe nevojën për përgjegjësi dhe transparencë në institucionet tona.

Ka ndërruar jetë Naim Ymeri, veteran i UÇK-së!Ngushellime familjes dhe gjithë atyre që e njohën Naimin!
08/07/2025

Ka ndërruar jetë Naim Ymeri, veteran i UÇK-së!
Ngushellime familjes dhe gjithë atyre që e njohën Naimin!

Të mërkurën pritet të depërtojnë masa të ftohta dhe të fuqishme ajrore nga veriperëndimi i kontinentit, duke i dhënë fun...
07/07/2025

Të mërkurën pritet të depërtojnë masa të ftohta dhe të fuqishme ajrore nga veriperëndimi i kontinentit, duke i dhënë fund valës së të nxehtit.

Këto masa të ftohta do të përshkojnë fillimisht Evropën Qendrore, Ballkanin veriperëndimor dhe pjesë të Evropës Lindore – veçanërisht veriun e Italisë, Slloveninë, Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Hungarinë, Sllovakinë, Poloninë, gjysmën e Ukrainës dhe Rumaninë – ku priten rrebeshe shiu, shkarkesa të fuqishme rrufesh dhe, në momente të caktuara, erëra me forcë uraganike deri në 130 km/h.

Tek ne, masat e nxehta do të vazhdojnë të jenë të pranishme gjatë ditës së martë. Megjithatë, si pasojë e afrimit të sistemeve aktive të stuhive nga veriperëndimi i kontinentit, të martën priten vranësira më të shpeshta, të cilat gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes mund të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh. Po ashtu, priten edhe erëra mjaft të forta, me shpejtësi deri në 70 km/h.

Nga dita e mërkurë, pritet të depërtojë një front i ftohtë dhe i fuqishëm, i cili do të sjellë shtim të vranësirave, rrebeshe lokale shiu, si dhe ulje të theksueshme të temperaturave – për të paktën 20°C.

Edhe dita e enjte do të mbetet nën ndikimin e këtyre masave të ftohta, me mot që do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta dhe intervale me diell. Temperaturat do të mbesin të ulëta për këtë periudhë, ndërsa në disa zona mund të ketë reshje të izoluara shiu.

Nga e premtja, masat e ftohta do të fillojnë të dobësohen gradualisht, ndërkohë që vranësirat e pjesshme do të mbesin të pranishme. Temperaturat do të shënojnë ngritje, por do të mbeten nën 30°C.

07/07/2025

Ky është Arben Baliu që e njohim të gjithë në Ferizaj. Ditëve të fundit është bërë i rrezikshëm për qytetarët ferizajas, kjo është njëra nga ato video që tregon gjendjen mentale të tij. Ai jeton rrugëve e kontenjerëve për të gjetur ushqim. Uroj të mos e pësoj ndonjë fëmijë apo grua, e uroj të bëhet më e mira për Arbenin💔 që té sistemohet në ndonjë qendër rehabilituese🤲

Address


Alerts

Be the first to know and let us send you an email when InfoFerizaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share