05/10/2025
HEKURAN, I KE BLLOKU TË HYRAT VETANAKE QË I PAGUAJNË QYTETARËT E KRYEQYTETIT! Edhe PO FLET A?!
Me këtë veprim po rrezikon ushqimin e fëmijëve në shkolla, shërbimet emergjente, shëndetësore, transportin publik dhe pagesat për familjet në nevojë.
E gjithë kjo për t’ia hapur rrugën kolegut tuaj që ka bllokuar çdo projekt transformues në Prishtinë dhe që në fund doli të kandidojë për Kryeqytetin, të njëjtin qytet që e ka blloku për 4 vjet!
Sidoqoftë, le të sqarojmë disa prej të pavërtetave që, ti i the sot për efekt fushate e që janë në kurriz të qytetarëve të Prishtinës:
❌35 milionë euro të bllokuara nga Ministria e Financave janë mjete të aprovuara në Ligjin e Buxhetit për vitin 2025, duke përfshirë Grantin Qeveritar dhe të hyrat vetanake. Mbajtja peng e këtyre mjeteve është e pajustifikuar dhe dëmton investimet dhe shërbimet për qytetarët.
❌28.6 milionë euro të bartura nga viti paraprak nuk janë kaluar në Kuvend për miratim për shkak të mosvotimit nga LVV dhe PDK, ndonëse ne kemi dërguar disa herë propozimin për miratim. Kjo ka shkaktuar vonesa dhe ka penguar realizimin e projekteve të planifikuara për Kryeqytetin.
❌Të hyrat nga Policia dhe Gjykatat për tremujorin e fundit të vitit, nuk mund të pranohen nga Komunat para datës 31 dhjetor. Kjo është praktikë ligjore dhe administrative që ka ekzistuar ndër vite dhe nuk ka të bëjë me vonesa nga Komuna.
❌Mosalokimi i mjeteve vetanake sipas ligjit nuk është vetëm pengesë administrative, por edhe shkelje KUSHTETUESE, sepse cenon autonominë financiare të Komunës së Prishtinës dhe të drejtën e qytetarëve për shërbime publike cilësore.
Këto janë fakte që tregojnë qartë se pengesat nuk vijnë nga Komuna e Prishtinës, por nga vendimet e padrejta dhe të vonuara të Ministrisë së Financave dhe nga bllokimi politik në Kuvend.
📢 Ne kemi kërkuar disa herë që të respektohet Ligji për Buxhetin dhe të zhbllokohen menjëherë mjetet e Komunës, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e shërbimeve dhe projekteve të rëndësishme për qytetarët e Kryeqytetit.
Apo thjesht ti ministër nuk e di, siç është dëshmuar disa herë që nuk e din punën tënde!