Tv Gjilani

Tv Gjilani Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Tv Gjilani, Broadcasting & media production company, Gjilan.

12/03/2025

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje të Albi Mall Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e 24-të. Xhiro e 24-të ka filluar të martën me dy ndeshje, ku Drita mposhti Ballkanin 2-0, ndërsa Ferizaj fitoi 2-1 kundër Llapit. Edhe dita e sotme do t’i sjell ...

“Ai u vra”, ka thënë Fernando Burlando, një avokat i shquar argjentinas, duke detajuar se si ditët e fundit të Maradonës...
12/03/2025

“Ai u vra”, ka thënë Fernando Burlando, një avokat i shquar argjentinas, duke detajuar se si ditët e fundit të Maradonës u kaluan në një shtëpi me asistencë mjekësore private në shtëpi, në vend që të trajtohej në spital 👇

Avokati që përfaqëson Dalma dhe Giannina, vajzat e Diego Armando Maradona dhe Claudia Villafane, në gjyqin për vdekjen e yllit argjentinas në vitin 2020 ka thënë të martën se ai ishte viktimë e ” një plani çnjerëzor pa rezultate efektive” dhe se “në çdo spital do t’i ishte sh...

Hyseni: "Kjo rrugë do të jetë 194 metra e gjatë me gjerësi 5 metra dhe me trotuar për këmbësorët"👇
12/03/2025

Hyseni: "Kjo rrugë do të jetë 194 metra e gjatë me gjerësi 5 metra dhe me trotuar për këmbësorët"👇

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re, te kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan. Kjo rrugë do të jetë 194 metra e gjatë me gjerësi 5 metra dhe me trotuar për këmbësorët. Kjo po bëhet me qëllim që qytetarëve t’iu lehtësohet lëvizja e vajtje-ardhjes nga qe...

📍 Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet të ketë edhe reshje lokale shiu, në moment...
12/03/2025

📍 Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet të ketë edhe reshje lokale shiu, në momente të caktuara në formë të rrebesheve 👇

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet të ketë edhe reshje lokale shiu, në momente të caktuara në formë të rrebesheve. Reshjet pritet të jenë të pranishme kryesisht gjatë gjatë orëve të para të 24-orësh*t, në mëngjes, vonë pasdite dhe n....

☎️ POLICIA E KOSOVËS: - KËRKESË PËR BASHKËPUNIM 👇Me datë 20.11.2024, në polici është raportuar për një person të zhdukur...
14/01/2025

☎️ POLICIA E KOSOVËS: - KËRKESË PËR BASHKËPUNIM 👇

Me datë 20.11.2024, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

Bëhet fjalë për personin, Arianita Gajtani e lindur në vitin 1999, banuese në Lipjan.

Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:

- Intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
- Kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,
- Kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),
- Analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.

Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar.

Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’i përcjellin ato policisë përmes numrit 192.

Kërkohet ndihmë urgjente financiare nga qytetarët, për vajzën Una, e cila aktualisht është në Beograd, duke marrë trajti...
29/12/2024

Kërkohet ndihmë urgjente financiare nga qytetarët, për vajzën Una, e cila aktualisht është në Beograd, duke marrë trajtim intensiv për një diagnozë të rëndë semundjen HUS (Hemolytic Uremic Syndrome) 🙏👇

Kërkohet ndihmë urgjente financiare nga qytetarët, për vajzën Una, e cila aktualisht është në Beograd, duke marrë trajtim intensiv për një diagnozë të rëndë semundjen HUS (Hemolytic Uremic Syndrome). Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e vajzës, për të cilën thonë se gjen...

26/09/2024
15/09/2024


✨E magjishmja Ermonela Jaho, gjatë provave me maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe orkestrën fantastike të TKOB-së.

🔴 - Kalendari i aktiviteteve të manifestimit kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024”⤵️📷
10/01/2024

🔴 - Kalendari i aktiviteteve të manifestimit kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024”⤵️📷

Kamenicë: Mbahet shfaqja “E vërteta” në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”Në Shtëpinë e Kulturës "Isa Kastrati" në Kamen...
17/05/2023

Kamenicë: Mbahet shfaqja “E vërteta” në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”

Në Shtëpinë e Kulturës "Isa Kastrati" në Kamenicë është mbajtur shfaqja “E vërteta”, nga trupa Gjilanase me kastën e aktorëve të Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

Kjo shfaqje vjen në këtë qytezë si rrjedhojë e një bashkëpunini të nënshkruar kohë më parë nga Komina e Kamenicës, gjegjësisht kryetari i kësaj komune Kadri Rahimaj me Teatrin e Gjilanit.

E vet kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, duke duartrokitur aktorët pjesëmarrës në shfawje, ka thënë se Bashkëpunimi me Teatrin e Gjilanit po jep frytet e para!...

Ekspertizë nga profesionistë ndërkombëtar për themelimin e Këshillit Kombëtar të Arteve në Kosovë Ministri Çeku ka takua...
16/04/2023

Ekspertizë nga profesionistë ndërkombëtar për themelimin e Këshillit Kombëtar të Arteve në Kosovë

Ministri Çeku ka takuar drejtoren për zhvillim të arteve në Këshillin e Arteve të Irlandës Veriore, Gilly Campbell e cila është në Kosovë për të dhënë ekspertizën e saj në fushën e artit.

Campbell ka qenë pjesë e punëtorisë me ekipin punues për hartimin e Ligjit për Art dhe Kulturë, me ç'rast janë fokusuar tek formimi i Këshillit Kombëtar të Arteve në Kosovë, modeli i Irlandës dhe krahasimi i tyre.

Bashkë me ministrin kanë vizituar Galerinë Kombëtare të Kosovës, ndërsa kanë diskutuar për punën e këshillit iniciues për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor, blerjen e veprave të artit dhe përvojat e shteteve të tjera.

Në takim ishin të pranishëm edhe Peter Brown, drejtor i përgjithshëm i British Council për Ballkanin Perendimor, Majlinda Mazelliu, zëvendësdrejtore e British Council për Ballkanin Perëndimor dhe drejtore për Kosovë dhe Shqipëri, po ashtu Alisa Gojani, u.d drejtore në GKK dhe Renea Behluli, kryesuese e këshillit drejtues, GKK.

Address

Gjilan

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Tv Gjilani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share