DardaniaPress.net

DardaniaPress.net Këtu do të gjeni infomacione për Dardaninë, por jo vetëm pët të.

22/07/2025

Direkt - Presidentja Osmani mban konferencë për media

RRITJA E AUTORITETIT POLICOR, RRITË CILËSINË E SHERBIMIT🔗 Linku i  plotë në koment ⬇👇IDRIZ ZEQIRAJ: Një ngjarje e rëndë,...
22/07/2025

RRITJA E AUTORITETIT POLICOR, RRITË CILËSINË E SHERBIMIT
🔗 Linku i plotë në koment ⬇👇
IDRIZ ZEQIRAJ: Një ngjarje e rëndë, me pasojë vdekjen e një të arrestuari nga Policia e Kosovës, ka shokuar opinionin gjithë shqiptar. Një 27 vjeçar problematik dhe agresiv, përballë 4 policëve në detyrë dhe një polic i ardhur për ndihmë vullnetare. Defekte serioze në menaxhimin e veprimeve, përgjatë neutralizimit të një njeriu, që po sulmonte dhe rrezikonte seriozisht qytetarët.

22/07/2025

Potresna ispovijest Albanca (Hajdar Dodaj ) koji je preživio pakao Ovčare
Jedan od rijetkih preživjelih Ovčare, branitelj iz bjelovarskog kraja, Albanac s Kosova, dezertirao je iz JNA i kao hrvatski policajac branio Vukovar do kraja. Njegova priča o hrabrosti i paklu koji je prošao počinje u vukovarskoj bolnici.

22/07/2025

Tensione të reja Kosovë-Serbi pas ashpërsimit të retorikës mes Kurtit dhe Vuçiqit?

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë shkëmbyer akuza dhe kundërakuza në distancë, duke akuzuar njëri-tjetrin me "synime për destabilizim të rajonit". Shkak i këtyre deklaratave të ndërsjella akuzuese u bë shqiptimi i një muaji paraburgim ndaj zëvendësit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Igor Popoviç nga autoritetet kosovare. Popoviç gjatë një tubimi në një lokalitet të Kosovës e quajti ish-UÇK-në organizatë terroriste, për autoritetet e Kosovës kjo ishte gjuhë nxitëse.

Pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili e paralajmëroi Kosovën për pasoja të rënda ka reaguar kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Gjatë një konference për media të hënën (21.07), Kurti u shpreh, se deklaratat e bëra nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pasi Kosova i shqiptoi një muaj paraburgim një zyrtari qeveritar serb, janë kërcënuese dhe nuk duhen neglizhuar, pasi sipas tij "rrezikojnë sigurinë e rajonit”.
"Deklaratat e presidentit Vuçiq të bëra më 20 korrik janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme. Kur një president dhe njëkohësisht komandant suprem i ushtrisë së një shteti lëshon kërcënime publike, me tone nxitëse të konfliktit, kjo nuk mund të konsiderohet më si qëndrim individual, por politikë shtetërore,” tha Kurti. Sipas tij, "në këtë mënyrë, Beogradi zyrtar tregon qartazi se nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxitjen e tensioneve dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes në rajon”.

Vuçiq: Kosova do të ketë "pasoja të paparashikueshme”
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas arrestimit nga policia e Kosovës të Igor Popoviç, tha se Albin Kurti "dëshiron të shkaktojë incidente në Ballkan”, duke paralajmëruar Kosovën për "pasoja të paparashikueshme”. Gjykata Themelore në Prishtinë pas arrestimit i caktoi një muaj paraburgim Igor Popoviçit, ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.

"Arrestimi i fundit i Igor Popoviç tregon se Kurti e ka humbur plotësisht mendjen dhe se dëshiron të provokojë incidente dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor. Kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme, por ne gjithmonë do të luftojmë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, deklaroi Vuçiq, duke shtuar se Serbia do të reagojë "në një mënyrë shumë të ashpër, sepse ky terror duhet të ndalet në një moment”.

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që "të reagojë qartë dhe me vendosmëri ndaj kërcënimeve të Vuçiqit”. Kurti u bëri thirrje po ashtu qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë, pasi sipas Kurtit, "ka indikacione për provokime dhe ndalime arbitrare të qytetarëve të Kosovës”.

KËRKESË ZYRTARE PËR INICIMIN E NGRITJES SË OBELISKUT PËRKUJTIMOR NË NDER TË TË BURGOSURVE POLITIKË NË KOSOVË (1945–1999)...
20/07/2025

KËRKESË ZYRTARE PËR INICIMIN E NGRITJES SË OBELISKUT PËRKUJTIMOR NË NDER TË TË BURGOSURVE POLITIKË NË KOSOVË (1945–1999) 🔗 Linku i plotë në koment ⬇👇

Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha: Ditë më parë, i drejtova një kërkesë Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, me qëllimin për të iniciuar ngritjen e një obelisku përkujtimor, në nder të të gjithë atyre që kanë vuajtur burg politik në Kosovë, që nga viti 1945 deri më 1999.

Instituti i Studimeve Historike "Lumo Skendo" 🔗 Linku i  plotë në koment ⬇👇Rubrika "Letrat e Mid'hat Frashërit", me pers...
19/07/2025

Instituti i Studimeve Historike "Lumo Skendo"
🔗 Linku i plotë në koment ⬇👇
Rubrika "Letrat e Mid'hat Frashërit", me personalitete të shquara shqiptare dhe te huaja, modele te komunikimit intelektual dhe perla te mendimit atdhetar, politik, filozofik, historik, diplomatik, kritik, polemik, estetik, social, ekonomik, dashuror.

TAKIMET E HOTIT TË KUJIT DHE FESTIVALI VII I LAHUTËS 🔗 Linku i  plotë në koment ⬇👇Takimet e sivjetme të Hotit të Kujit u...
19/07/2025

TAKIMET E HOTIT TË KUJIT DHE FESTIVALI VII I LAHUTËS
🔗 Linku i plotë në koment ⬇👇
Takimet e sivjetme të Hotit të Kujit u kryen me sukses, pohoi shumë e gëzuar piktorja e njohur, Kaltrina Hoti, e shkolluar në SHBA, dhe e zonja e shtëpisë e kësaj veprimtarie të rëndësishme etnokulturore. Ashtu tha edhe përfaqësuesi i vendit, Ibër Hoti.

18/07/2025

𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐩ë𝐫𝐟𝐢𝐭𝐨𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐨𝐫𝐧𝐢𝐳𝐚 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐁𝐄-𝐬ë
Kos: Kosova pritet të përfshihet në kornizën e ardhshme financiare së bashku me të gjitha shtetet e tjera

17/07/2025

𝐏𝐚𝐬𝐝𝐢𝐭𝐞 - 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐩ë𝐫𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭
Ismet Azizi - kurator i ekspozitës " Sanxhaku - Historia e Dhembjes Kombëtare"

Shumë nga personalitetet e shquara boshnjake, që punojnë dhe jetojnë me ne këtu në Kosovë dhe më gjerë, në Sanxhak, Mal ...
15/07/2025

Shumë nga personalitetet e shquara boshnjake, që punojnë dhe jetojnë me ne këtu në Kosovë dhe më gjerë, në Sanxhak, Mal të Zi dhe Maqedoni, kanë kaluar nëpër këtë Medrese.

Shumë nga personalitetet e shquara boshnjake, që punojnë dhe jetojnë me ne këtu në Kosovë dhe më gjerë, në Sanxhak,

15/07/2025

Sonja Biserko në PIKË me Veton Surroin | KTV© Gertit GmbH. All rights reserved.

Address

Gnjilane

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DardaniaPress.net posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to DardaniaPress.net:

Share