Xhevat Bekteshi

Xhevat Bekteshi 🔹 Inxhinier i Energjetikës | Master në Administratë Publike
🔹 Koordinator i Mësimit Praktik dhe Cilësisë në Universitetin "Kadri Zeka"
(1)

Zhurmë e fjalë për qerdhet publike nga qeveria qendrore dhe komunale, por asnjë hap konkret në këtë katërvjeqar në Gjila...
07/10/2025

Zhurmë e fjalë për qerdhet publike nga qeveria qendrore dhe komunale, por asnjë hap konkret në këtë katërvjeqar në Gjilan

Prej vitesh, temat që lidhen me edukimin në fëmijërinë e hershme janë përdorur në mënyrë të përsëritur nga qeveria dhe komuna, shpeshherë për qëllime promovimi politik. Por realiteti që përballim çdo ditë në Gjilan është ndryshe nga ajo që thuhet në konferenca për media apo rrjete sociale.

Si koordinator i mësimit praktik në Universitetin “Kadri Zeka” dhe përgjegjës për sistemimin e studentëve në praktikë, e di nga përvoja dhe nga terreni se situata nuk ka ndryshuar që nga viti 2019.

Sot, në Gjilan funksionojnë vetëm katër qerdhe publike:

• Ardhmëria 1 (e cila ndodhet në një objekt privat me qira)
• Ardhmëria 2
• Integj
• Dardania

Që kur ka marrur mandatin kjo qeveri komunale e deri më sot, nuk është hapur asnjë qerdhe e re publike. Madje, njëra prej tyre Ardhmëria 1 ende operon në kushte të përkohshme-shumëvjeqare, në një objekt me qira, dhe jo në një hapësirë publike të dedikuar për edukim.

Kjo mungesë zhvillimi ndikon negativisht në shumë aspekte:

• Prindërit nuk gjejnë vend për fëmijët e tyre;
• Studentët tanë nuk kanë mjaft hapësira për të zhvilluar praktikën siç duhet;
• Edukimi i hershëm nuk merr përkrahjen që i takon në politikat lokale.

Si kandidat për Asamblenë Komunale në Gjilan, nuk mund të qëndroj indiferent ndaj kësaj situate. Kjo është një çështje që prek direkt komunitetin tonë, dhe që kërkon vullnet politik të sinqertë për investime reale – jo vetëm për të ndërtuar objekte, por për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve tanë.

Me respekt,
I juaji Xhevat Bekteshi
✔️174 - 2✔️

Të nderuar familjarë, farefis, miq, shokë, kolegë, student dhe bashkëpunëtorë që më keni njohur gjatë jetës ju drejtohem...
07/10/2025

Të nderuar familjarë, farefis, miq, shokë, kolegë, student dhe bashkëpunëtorë që më keni njohur gjatë jetës ju drejtohem lidhur me votimin që do bëjmë të dielën!

Shumë kandidatë kërkojnë votën derë më derë, por unë nuk kam ndjekur këtë metodë – jo nga neglizhenca, por sepse jeta ime, mosha dhe përvoja janë vetë dëshmi e rrugëtimit tim të ndershëm. Besoj fuqishëm se secili familjar, farefis, mik, shok, koleg dhe bashkëpunëtor që më ka njohur gjatë jetës, do ta analizojë me maturi dhe drejtësi votën e tij – dhe do ta japë atje ku ka besim të vërtetë.

Unë Xhevat Bekteshi me numër zgjedhor AAK 174-2, nga Gjilani – me rrënjë të thella në këtë vend, me përkushtim të palëkundur ndaj njerëzve dhe interesit publik. Jam shkolluar me nivel të lartë të arsimit dhe gjatë gjithë jetës sime kam qenë i angazhuar në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të shoqërisë sonë.

Kam pasur nderin të punoj në arsim profesional të mesëm dhe të lartë, duke dhënë kontribut për brezat e rinj. Kam shërbyer në ministri, si drejtor, kryeinspektor, madje edhe si shef kabineti në nivel qeveritar. Në çdo detyrë, kam vepruar me përgjegjësi, ndershmëri dhe profesionalizëm.

Gjithçka që kam kontribuar dhe vepruar, kam dhënë kohën, mundin dhe sakrificën time për t’u bërë sot më mirë në vendin tonë. Gëzohem që kam pasur mundësinë të jem pjesë e një rrugëtimi ku liria që sot e gëzojmë është fituar me shumë mund e sakrifica.

Jam kandidat për Asamble, jo për privilegje, por për të vazhduar shërbimin ndaj komunitetit tonë – me dinjitet dhe përvojë, me zemër të hapur për qytetarët dhe me bindjen se bashkë mund të bëjmë më shumë.

Prandaj, me respekt dhe përulësi, ju ftoj të më përkrahni me votën tuaj – numri 174 në fletëvotim dhe numri 2 si kandidat – për një zë të drejtë, të ndershëm dhe të përkushtuar në Asamble.

Bashkë për Gjilanin – me punë dhe nder, përvojë profesionale dhe vullnet për të ndryshuar!

Me respekt,
Xhevat Bekteshi

Në zgjedhjet komunale të 12 Tetorit urojë që qytetari gjilanas të jetë i vetëdishëm kend po e voton!Qytetarët e Gjilanit...
30/09/2025

Në zgjedhjet komunale të 12 Tetorit urojë që qytetari gjilanas të jetë i vetëdishëm kend po e voton!

Qytetarët e Gjilanit meritojnë një administratë që realizon projekte e jo të prezentoj vizatime vizuele, të IT-së.

Raportet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për performancën e komunave e kanë vlerësuar Komunën e Gjilanit me rezultate mesatare, me disa dobësi që bien në sy, sidomos në ofrimin e shërbimeve publike, zbatimin e projekteve kapitale dhe menaxhimin efektiv të resurseve komunale.

Disa prej mangësive të theksuara përfshijnë:
• Vonesa të gjata në zbatimin e projekteve infrastrukturore, përfshirë autostradën,stadiumin,varrezat,rrugët, kanalizimin dhe ujësjellësin.Edhe më rëndë është në zonat rurale Livoç,Malishevë,Zhegër,Uglar e ku jo po thuaj se në secilin fshat.
• Mbulim i pjesshëm i shërbimeve komunale dhe jocilësore në fshatra dhe lagje periferike, ndriçim publik dhe pastrim i rrugëve.
• Mosrealizim i disa projekteve të mëdha të premtuara, si Unaza e qytetit dhe investimet në zonën ekonomike.
• Dështim në zbatimin e objektivave strategjike sipas planifikimeve të veta buxhetore dhe zhvillimore.
Sipas të dhënave të fundit, Gjilani ka përfituar nga Granti i Performancës Komunale, por mënyra se si janë shpenzuar këto fonde ka ngjallur dyshime për mungesë prioritetesh të qarta dhe efektivitet të ulët.

Kjo performancë jo-bindëse tregon për një mungesë të kapaciteteve menaxheriale dhe politike për të garantuar shërbime cilësore për qytetarët.

Shërbime të ngadalshme, projekte të vonuara e të parealizuara tregon performancë komunale në rënie dhe gjithnjë e më të dobët.

Në zgjedhjet komunale të 12 Tetorit urojë që qytetari gjilanas të jetë i vetëdishëm kend po e voton.

Besoj se duhet të votohen persona me dije e kapacitete profesionale.Kemi 25 vjet liri,25 vjet zhvillim andaj duhet reflektuar e votuar personat që kan njohuri,përvojë profesionale,bagazh pozitiv menagjerial me rezultate të dëshmuara.

Të zgjedhurit e tillë besojmë do bëjnë që të kemi cilësi në realizim projektesh,efikasitet dhe efektivitet në realizim e tyre dhe si rezultat do kemi infrastruktur,ambient më të bukur dhe jetë më të mirë!

Takim elektoral në Livoç me kandidatin për asambleist Xhevat Bekteshin!Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Naz...
30/09/2025

Takim elektoral në Livoç me kandidatin për asambleist Xhevat Bekteshin!

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Nazim Gagica, së bashku me kandidatin për anëtar të Kuvendit Komunal, Xhevat Bekteshin, zhvilluan takim me qytetarët e Livoçit. Në takim morën pjesë një masë e madhe qytetarësh. Si mysafir në përkrahje të kandidatit Xhevat Bektesh*t ishin edhe Prof. Dr. Sadik Haxhiu, Dr.Halim Hajdari, Dr.Afrim Bekteshi, Dr.Veton Ukaj dhe kandidatët tjerë për Kuvend Komunal të Gjilanit.

Bekteshi premtoi:
•Pastrim dhe mirëmbajtje të lumit të Livoçit
•Ndërtim të një shkolle moderne me cilësi të lartë
•Standard dhe cilësi në infrastrukturë
•Bursa për studentë dhe përkrahje për nënat e reja
•Integrimin e Livoçit në zonën urbane të qytetit për zhvillim më të shpejtë dhe më shumë investime
•Zvogëlim të taksave komunale për familjarët dhe shtëpitë e tyre
Prof. Dr. Sadik Haxhiu e përshkroi Bekteshin si figurë kombëtare dhe profesionale, i përkushtuar gjatë gjithë jetës në shërbim të vendit dhe kombit.
Zotri Gagica si kandidat për Kryetar të Gjilanit, radhiti plotë probleme dhe ide se si do ti çaset zgjidhjes së tyre.

Pati edhe pyetje të ndryshme nga qytetarët e Livoçit të cilët kërkojnë investime dhe përmirësime të jetës e ambientit në Livoç.

Elektorati u zotua se do ta votojë Xhevat Bekteshin, që ai të jetë zëri i tyre në Kuvendin Komunal. 174-2✅!

Elektorati kërkon ndryshim në çasje të fushatave zgjedhore(Me shkas, nga pëvoja 25 vjeçare e zgjedhjeve dhe të këtyre ta...
30/09/2025

Elektorati kërkon ndryshim në çasje të fushatave zgjedhore
(Me shkas, nga pëvoja 25 vjeçare e zgjedhjeve dhe të këtyre tani)

Fushatat tradicionale janë bërë të demoduara, sfidat e reja dhe zgjidhjet inovative me njerëz profesional dhe ekspert të fushave përkatëse janë nevojë urgjente!

Në Kosovë, qytetari i sotëm është i lodhur dhe skeptik ndaj metodave tradicionale të fushatave zgjedhore. Takimet “derë më derë” dhe tubimet masive, dikur thelbësore, sot janë bërë të demoduara dhe stereotipe.

Për qytetarin( prit e përcjell kandidat pas kandidati pak sa e sikletëshme dhe qesharake) dhe këto forma shpesh janë një barrë dhe humbje kohe, sidomos në një realitet ku papunësia, kriza ekonomike dhe mungesa e përfitimeve konkrete,rrjetet sociale marrin kohë sa lehtësojnë edhe rëndojnë, në jetën e përditshme.

Fletushkat,fletpalosjet e sidomos marketingu dhe profesionalizmi në rrjetet sociale, do ishin një zëvendësim më adekuat i natyrës së fushatës së tillë pa përjashtuar tubimet e niveleve qendrore.

Një sfidë shtesë është provincializmi i theksuar në shtresa të gjera popullore dhe ikja masive e rinisë me familje jashtë vendit. Migrimi, zbeh energjinë dhe pjesëmarrjen politike, duke krijuar boshllëqe në komunitete dhe dobësuar efektin e fushatave tradicionale krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Në këtë kontekst, elektorati kërkon një ndryshim thelbësor në mënyrën e zhvillimit të fushatave. Përveç përdorimit të teknologjisë dhe rrjeteve sociale, qytetari dëshiron transparencë, konkretizim dhe veprim real, që adresojnë nevojat dhe zgjidhjen e problemeve e tyre.

Në një realitet ku fushatat tradicionale janë bërë të demoduara dhe ndikimi i migrimit dhe provincializmit dobëson pjesëmarrjen, ndryshimi i formatit të fushatës është i domosdoshëm. Duke kombinuar veprime konkrete me ekspert profesional të teknologjisë elektronike dhe një çasje të sinqertë e transparente, kandidatët mund të rindërtojnë besimin dhe të nxisin një angazhim më të madh qytetar.
Fushatat efektive nuk ndërtohen me mitingje dhe figura partiake, por me veprime konkrete, përfshirje qytetare ekspert dhe angazhim profesional.

Duhet të mbështeten në:
• Jo më favore për “të përzgjedhurit” partiakë – ekspertët dhe profesionistët duhet të jenë në qendër të fushatës.
• Fletëpalosje dhe fletushka programore të shkruara dhe detaizuara.
• Përdorim i mençur dhe profesional i teknologjisë për komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.
• Transparencë për çdo premtim dhe raportim i hapur.

Për ndryshim të vërtetë, nevojitet punë, veprim dhe dije, jo vetëm ndikim dhe emra.

Bashkë për familjen, bashkë për jetën!Çdo jetë-lindje, është një mrekulli dhe një fillim i ri plot shpresë e jetë!Me pro...
30/09/2025

Bashkë për familjen, bashkë për jetën!

Çdo jetë-lindje, është një mrekulli dhe një fillim i ri plot shpresë e jetë!

Me programin tim si objektivë tjetër, do jet angazhimi i im që çdo nënë që sjell në jetë një fëmijë në maternitetin e Gjilanit, do të marrë një mbështetje prej 500 euro. Kjo ndihmë është më shumë se financiare – është një përqafim i ngrohtë për çdo nënë, një mesazh që nuk janë vetëm, dhe që sakrifica dhe dashuria e tyre janë të çmuara për ne të gjithë.

Me rreth 1,380 lindje në vit, kjo objektivë do të kërkojë një investim prej 690,000 eurosh në vit – një investim i duhur dhe i domosdoshëm për çiftet e reja, fëmijëtë dhe natalitetin e shoqërisë gjilanase dhe kosovare.

Nënat shqiptare janë shtylla e shoqërisë sonë, dhe çdo fëmijë që lind është një dritë e gjallë që ndriçon rrugën për një Kosovë më të mirë dhe më të fortë.

Sot, pas ca viteve përpjekje, lindjet e shpërblyera do të sjellin ngrohtësi, gëzim dhe jetë në çdo familje dhe në çdo cep të qytetit tonë.

Le të bëjmë Gjilanin shembull për gjithë Kosovën – një vend ku familjet ndihen të mbrojtura ku jeta dhe gëzimi festohet çdo ditë.
Bashkë për familjen, bashkë për jetën!

22/09/2025

Një nga angazhimet e mia do të jetë edhe rritja e mbështetjes financiare për studentët e dalluar, përmes ngritjes së bursave meritore (100 - 120 Euro ) — si për ata që studiojnë brenda Gjilanit, ashtu edhe për studentët tanë që ndjekin studimet jashtë qytetit.

Kjo mbështetje është e domosdoshme për të motivuar të rinjtë tanë të angazhohen në arsim cilësor dhe për t’u kthyer më pas si kontribues të drejtpërdrejtë në zhvillimin e komunës sonë.

Investimi në dije është investim në të ardhmen e Gjilanit.

22/09/2025

Një nga prioritetet e mia për fshatin Livoq, si asambleist, është urbanizimi i këtij lokaliteti dhe sanimi i lumit që kalon përmes fshatit.

TË DASHUR FAMILJARË, FAREFIS, MIQ, KOLEGË DHE QYTETARË TË DASHUR TË LIVOÇIT DHE GJILANITUnë jam Xhevat Bekteshi, nga Liv...
19/09/2025

TË DASHUR FAMILJARË, FAREFIS, MIQ, KOLEGË DHE QYTETARË TË DASHUR TË LIVOÇIT DHE GJILANIT

Unë jam Xhevat Bekteshi, nga Livoci i Ulët, i gjeneratës ’81. Prej 43 vitesh jam rritur, formuar dhe angazhuar me zemër e mendje në shërbim të komunitetit—në Livoc, në Gjilan, në Prishtinë dhe në diasporë, nga Stuttgart-i e Frankfurti, deri në Bonn e Bruksel, Paris e New York.

Që nga rinia ime kam ndjekur rrugën e punës së ndershme, përkushtimit dhe angazhimit të vazhdueshëm për zhvillimin e vendit tonë dhe për të qenë gjithmonë pranë njerëzve të mi, kudo që kam jetuar e punuar.

Karriera dhe Eksperienca Profesionale
- Studimet i kam përfunduar në Inxhinieri Elektroteknike dhe më pas i kam thelluar me një Master në Administratë Publike. Aktualisht, jam doktorant në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, duke hulumtuar tema që lidhen me zhvillimin institucional dhe energjinë e qëndrueshme.

- Kam qenë themues i Këshillit të Metrologjisë së Kosovës dhe kam ngritur Laboratorin Qendror të Metrologjisë në Prishtinë, i cili sot funksionon sipas standardeve më të larta evropiane (ISO). Jam gjithashtu i pari i certifikuar për verikifikimin e metaleve të çmueshmenë, në Kosovë.

- Kam shërbyer si drejtor i Metrologjisë së Kosovës dhe drejtor në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave, ku kam hartuar module kyçe për hulumtimin dhe zhvillimin e burimeve të reja të energjisë, si dhe për modulin energjetik në Planin Hapësinor të Kosovës.

- Si kryeinspektor i rrjetit elektroenergjetik, kam dhënë kontribut në ndërtimin dhe mbikëqyrjen e standardeve të sigurisë dhe qëndrueshmërisë energjetike për të ardhmen e vendit.

- Kam pasur nderin të përfaqësoj Kosovën në shumë institucione dhe organizata ndërkombëtare, me vizita zyrtare në New York (KS tëOKB), Paris (laboratorët e etaloneve matëse, SI), Bruksel (ISO-Standardet), Ankara, Sofje, si dhe në qytete me komunitet të fuqishëm shqiptar në diasporë, si Stuttgart, Frankfurt dhe Bonn. Aty kam sjellë përvojë dhe dije që më pas i kam kthyer në shërbim të komunitetit tonë.

Kudo që kam qenë, kam punuar dhe vepruar për vendin dhe vendlindjen time. Kurrë nuk jam ndalur së punuari për ta ngritur më lart vendin tonë—me dije, me përkushtim dhe me zemër.

Lidhja me komunitetin dhe Shoqata “Kadri Zeka”

Që nga viti 1991, në një kohë kritike për Kosovën, kam qenë i angazhuar me diasporën në Gjermani, pa ndërprerje.
Kam qenë bashkëthemelues i Shoqatës “Kadri Zeka” në Nürtingen, e cila edhe sot vazhdon të jetë aktive dhe e përkushtuar ndaj ruajtjes së lidhjeve kulturore, sociale dhe edukative mes diasporës dhe atdheut. Ky rrugëtim më ka mësuar rëndësinë e bashkëpunimit, të solidaritetit dhe fuqinë që ka një komunitet i bashkuar rreth qëllimeve të mëdha.

Vizioni për Gjilanin!

Nëse do marr besimin tuaj për të përfaqësuar interesat tuaja si asambleist, angazhimi im do të jetë i qartë, i sinqertë dhe i pakompromis:
1. Përkrahje e palëkundur për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e lavdishëm të UÇK-së—ata që e kanë bërë të mundur lirinë që gëzojmë sot;
2. Fokus i veçantë në arsim, me përkushtim të plotë për ngritjen e cilësisë dhe mbështetje për të rinjtë në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional;
3. Zhvillim i infrastrukturës moderne: rrugë të sigurta që lidhin Livocin dhe fshatrat përreth me Gjilanin, Prishtinën dhe çdo cep të Kosovës;
4. Ambient i pastër dhe i gjelbër: pastrim dhe rregullim i Lumit të Livocit, gjelbërim i hapësirave publike, ndërtim parkesh, trotuare të rregullta dhe ndriçim publik;
5. Fuqizim i lidhjeve kulturore dhe kombëtare me Prishtinën, Luginën e Preshevës,
6. Kumanovën dhe trevat shqiptare kudo që janë;
7. Punë e ndershme, e sinqertë dhe transparente, me përvojën time në menaxhim publik dhe përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare
8. Zëri im do të jetë zëri juaj. Vullneti im – përkushtim ndaj njerëzve, ndaj vendlindjes dhe ndaj të ardhmes sonë të përbashkët.

Parimi im personal

Në rastin tim, vetëm ata që janë kundër rritjes dhe zhvillimit të Kosovës mund të jenë kundër meje. Çdo person që punon me ndershmëri për të mirën e komunitetit, pa dallim partie apo pozite ka përkrahjen time të plotë. Unë besoj në bashkëpunim, në përparim dhe në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, pa ndasi dhe pa interesa personale.
Mesazhi im për ju

Unë jam i renditur me numrin 2 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Komunën e Gjilanit.

Obligimi i juaj është të më votoni dhe të mos më harroni!
Sepse unë nuk ju kam harruar asnjëherë, as kur kam qenë në Gjilan, as në Prishtinë, as në diasporë. Zëri juaj ka qenë gjithmonë udhërrëfyesi im.

Unë dhe ju, familja, farefisi, miqtë, shoqëria, kolegët dhe qytetarët e Livocit dhe Gjilanit, mund të ndërtojmë një komunitet më të fortë, më të gjelbër, më të pastër, më të arsimuar dhe më të lidhur me gjithë Kosovën dhe trojet shqiptare.
Ju faleminderit përzemërsisht për mbështetjen, besimin dhe dashurinë!

Me respekt dhe përkushtim,
Xhevat Bekteshi
Numri 2, AAK 174, Gjilan

TË DASHUR FAMILJARË, FAREFIS, MIQ, KOLEGË DHE QYTETARË TË DASHUR TË LIVOÇIT DHE GJILANITUnë jam Xhevat Bekteshi, nga Liv...
18/09/2025

TË DASHUR FAMILJARË, FAREFIS, MIQ, KOLEGË DHE QYTETARË TË DASHUR TË LIVOÇIT DHE GJILANIT

Unë jam Xhevat Bekteshi, nga Livoci i Ulët, i gjeneratës ’81. Prej 43 vitesh jam rritur, formuar dhe angazhuar me zemër e mendje në shërbim të komunitetit—në Livoc, në Gjilan, në Prishtinë dhe në diasporë, nga Stuttgart-i e Frankfurti, deri në Bonn e Bruksel, Paris e New York.

Që nga rinia ime kam ndjekur rrugën e punës së ndershme, përkushtimit dhe angazhimit të vazhdueshëm për zhvillimin e vendit tonë dhe për të qenë gjithmonë pranë njerëzve të mi, kudo që kam jetuar e punuar.

Karriera dhe Eksperienca Profesionale
- Studimet i kam përfunduar në Inxhinieri Elektroteknike dhe më pas i kam thelluar me një Master në Administratë Publike. Aktualisht, jam doktorant në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, duke hulumtuar tema që lidhen me zhvillimin institucional dhe energjinë e qëndrueshme.

- Kam qenë themues i Këshillit të Metrologjisë së Kosovës dhe kam ngritur Laboratorin Qendror të Metrologjisë në Prishtinë, i cili sot funksionon sipas standardeve më të larta evropiane (ISO). Jam gjithashtu i pari i certifikuar për verikifikimin e metaleve të çmueshmenë, në Kosovë.

- Kam shërbyer si drejtor i Metrologjisë së Kosovës dhe drejtor në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave, ku kam hartuar module kyçe për hulumtimin dhe zhvillimin e burimeve të reja të energjisë, si dhe për modulin energjetik në Planin Hapësinor të Kosovës.
- Si kryeinspektor i rrjetit elektroenergjetik, kam dhënë kontribut në ndërtimin dhe mbikëqyrjen e standardeve të sigurisë dhe qëndrueshmërisë energjetike për të ardhmen e vendit.

- Kam pasur nderin të përfaqësoj Kosovën në shumë institucione dhe organizata ndërkombëtare, me vizita zyrtare në New York (KS tëOKB), Paris (SI laboratorët e etaloneve metrologjike), Bruksel (ISO), Ankara, Sofje, si dhe në qytete me komunitet të fuqishëm shqiptar në diasporë, si Stuttgart, Frankfurt dhe Bonn. Aty kam sjellë përvojë dhe dije që më pas i kam kthyer në shërbim të komunitetit tonë.

Kudo që kam qenë, kurrë nuk e kam harruar vendlindjen time. Kurrë nuk jam ndalur së punuari për ta ngritur më lart vendin tonë—me dije, me përkushtim dhe me zemër.
Lidhja me komunitetin dhe Shoqata “Kadri Zeka”
Që nga viti 1991, në një kohë kritike për Kosovën, kam qenë i angazhuar me diasporën në Gjermani, pa ndërprerje.

Kam qenë bashkëthemelues i Shoqatës “Kadri Zeka” në Nürtingen, e cila edhe sot vazhdon të jetë aktive dhe e përkushtuar ndaj ruajtjes së lidhjeve kulturore, sociale dhe edukative mes diasporës dhe atdheut. Ky rrugëtim më ka mësuar rëndësinë e bashkëpunimit, të solidaritetit dhe fuqinë që ka një komunitet i bashkuar rreth qëllimeve të mëdha.

Vizioni për Gjilanin!

Nëse do marr besimin tuaj për të përfaqësuar interesat tuaja si asambleist, angazhimi im do të jetë i qartë, i sinqertë dhe i pakompromis:
1. Përkrahje e palëkundur për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e lavdishëm të UÇK-së—ata që e kanë bërë të mundur lirinë që gëzojmë sot;
2. Fokus i veçantë në arsim, me përkushtim të plotë për ngritjen e cilësisë dhe mbështetje për të rinjtë në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional;
3. Zhvillim i infrastrukturës moderne: rrugë të sigurta që lidhin Livocin dhe fshatrat përreth me Gjilanin, Prishtinën dhe çdo cep të Kosovës;
4. Ambient i pastër dhe i gjelbër: pastrim dhe rregullim i Lumit të Livocit, gjelbërim i hapësirave publike, ndërtim parkesh, trotuare të rregullta dhe ndriçim publik;
5. Fuqizim i lidhjeve kulturore dhe kombëtare me Prishtinën, Luginën e Preshevës,
6. Kumanovën dhe trevat shqiptare kudo që janë;
7. Punë e ndershme, e sinqertë dhe transparente, me përvojën time në menaxhim publik dhe përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare
8. Zëri im do të jetë zëri juaj. Vullneti im – përkushtim ndaj njerëzve, ndaj vendlindjes dhe ndaj të ardhmes sonë të përbashkët.
Parimi im personal
Në rastin tim, vetëm ata që janë kundër rritjes dhe zhvillimit të Kosovës mund të jenë kundër meje. Çdo person që punon me ndershmëri për të mirën e komunitetit, pa dallim partie apo pozite ka përkrahjen time të plotë. Unë besoj në bashkëpunim, në përparim dhe në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, pa ndasi dhe pa interesa personale.

Mesazhi im për ju

Unë jam i renditur me numrin 2 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Komunën e Gjilanit.
Obligimi i juaj është të më votoni dhe të mos më harroni!
Sepse unë nuk ju kam harruar asnjëherë, as kur kam qenë në Gjilan, as në Prishtinë, as në diasporë. Zëri juaj ka qenë gjithmonë udhërrëfyesi im.

Unë dhe ju, familja, farefisi, miqtë, shoqëria, kolegët dhe qytetarët e Livocit dhe Gjilanit, mund të ndërtojmë një komunitet më të fortë, më të gjelbër, më të pastër, më të arsimuar dhe më të lidhur me gjithë Kosovën dhe trojet shqiptare.

Ju faleminderit përzemërsisht për mbështetjen, besimin dhe dashurinë!

Me respekt dhe përkushtim,
Xhevat Bekteshi
Numri 2, AAK 174, Gjilan

Address

Gjilan
60000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Xhevat Bekteshi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share