
02/08/2025
Të nderuar qytetarë të Lipjanit,
Nderi më i madh jetësor për mua ishte besimi juaj në zgjedhjet e vitit 2021, kur, mes ëndrrash dhe vullnetit të madh për t’u angazhuar, si një 21-vjeçar, mora përgjegjësinë të ju përfaqësoj në Kuvendin Komunal.
Këto katër vite kanë qenë një periudhë angazhimi i vazhdueshëm, pune të përkushtuar dhe përgjegjësie ndaj secilit prej jush.
Jam përpjekur të ju jem pranë, duke dëgjuar shqetësimet, ndarë vështirësitë dhe punuar për zgjidhje konkrete. Kjo përvojë më ka bërë edhe më të vetëdijshëm për peshën e madhe që mbart besimi qytetar.
Lipjani ynë është më shumë se një vend, është shtëpia ku kultivojmë shpresat dhe punojmë për të ardhmen tonë.
Me vullnet të plotë kam vendosur të rikandidoj për Kuvendin Komunal, për të vazhduar misionin e filluar sepse besoj se së bashku mund të ndërtojmë atë që ëndërrojmë dhe që ky qytet e meriton. Prandaj, më duhet mbështetja juaj në zgjedhjet e 12 Tetorit.
Besimi juaj është përgjegjësi, e përgjegjësia për mua është detyrim për punë dhe angazhim maksimal.
Këtij vendi i detyrohemi të gjithë, për të kaluarën që na dha rrënjë dhe për të ardhmen që meriton të ndërtohet me punë, përkushtim dhe dashuri.
Bashkë, me punë, për Lipjanin që e duam!
I juaji,
Rinor Murati