15/12/2025
Këtë njeri të qetë e të kulturuar, të urtë, fjalëpak e gojëmbël, me drejtësi të kulluar, që mendjen e ndritur e zemrën e zjarrtë, fjalën e shenjtëruar e veprën e pavdekshme ua kushtoi atdheut e kombit, literatura historike gjatë periudhës mbi 50-vjeçare e dha në mënyrë të njëanshme, duke e quajtur bashkëpunëtor të nazizmit, tradhtar, pijanec, tuberkuloz dhe qeverinë e tij kolaboracioniste.