DRITA - faqja zyrtare

DRITA - faqja zyrtare "Drita lufton kundër errësirës kur ndriçon"
KEPPLER DRITA – revistë e përmuajshme fetare-kulturore e Kishës Katolike në Kosovë.

Drita është revistë zyrtare e Kishës Katolike, e themeluar në vitin 1970 nga Imzot Nikë Prela, ipeshkëv. Numri i parë ka dal për Pashkët e të njëjtit vit, me një format A4, gjithsej me 8 faqe. Bashkëpunëtorët e parë të revistës ishin priftërinjtë e vyeshëm: Mons. Nikollë Mini, Don Gaspër Gjini, Don Damjan Kurti, Don Zef Gashi dhe të tjerët. Gjatë viteve 1970-1974 “Drita” shtypet në Prizren. Gjatë

viteve 1974-1977 redaksia kalon në Ferizaj, shtypi ishte prapë në Prizren. Viteve 1978-1981 shtypet në Sarajevë nëpërmjet “Centrales Misionare. Gjatë viteve1981-1989 në Zagreb nëpërmjet shtëpisë botuese katolike kroate “Kršćanska sadašnost” (KS). Deri në vitin 2008 ndërpritet botimi i Revistës për arsye të rrethanave politike dhe shoqërore, por aktivizohet botimi i shumë librave. Prej 2008-2013 del rregullisht, ndërsa nga viti 2014 nuk është shtypur, por ka kaluar në fomën virtuale (prortal www.drita.info), që vazhdon edhe sot. Prej vitit 1980 revista ka krijuar edhe Shtëpi botuese të vetën, deri tash ka më se 100 tituj të ndryshëm në këto seri: biblike, liturgjike, katekistike, historike, përshpirtërie, monografike, shkencore, muzikore dhe të veçanta. Qëllimi i botimit të revistës ishte:

Ngjallja dhe vazhdimi i traditës kulturore dhe shpirtërore e Kishës Katolike, që me shekuj kishte ruajtur, kultivuar, begatur gjuhën shqipe nëpërmjet teksteve të vjetra biblike, liturgjike, katekistike, që nga Formula e Pagëzimit e tutje. Mundësia që kleri katolik të ketë një organ ipeshkvor për t’i shprehur dhe dhuruar popullit Fjalën e Zotit, porositë e Kishës, jetën baritore dhe shpirtërore. Atëbotë kishim vetëm sulme dhe përqeshje si Kishë katolike dhe s’kishim askund vend apo hapësirë për t’u mbrojtur, edhe më pak për ta kultivuar kulturën dhe qytetërimin e krishterë ndër Shqiptarë. Duke i përmbushur këto qëllime “Drita” ka informuar për aktivitetet e Kishës në Kosovë, jetën e Kishës universale në Vatikan dhe në botë, kulturën e krishterë dhe shqiptare, për ngjarjet në shoqërinë kosovare dhe fenomenet e ndryshme në kohët e vështira, kur shkrimi shqip ishte i persekutuar. Gjatë kohës së rëndë komuniste në Kosovë “Drita” ka qenë një mjet i rëndësishëm i qëndresës kundër propagandës totalitare që bëhej kundër kishës dhe popullit shqiptar. Me këtë mision të vetin, ajo ka arrirë të lexohet nga gjithë qytetarët e Kosovës, pa përjashtim, sepse ishte alternativa e vetme e lirë ndaj komunizmit dhe ateizmit. Sot, në epokën e komunikimit masiv, “Drita” e vazhdon misionin e vet të informimit dhe formimit. Edhe pse në një kohë krejt të re nga ajo e fillimeve të saja, ajo nuk e humb parimin e saj të shkruar në krye: drita lufton kundër errësirës kur ndriçon. Lufta kundër injorancës/errësirës, paragjykimeve, tendencave dashakeqëse, Dritën e shtytë të qëndrojë për ta nxjerrë në Dritë të vërtetën për Kishën dhe për popullin e dashur shqiptarë.

Dje, Papa Leoni e përfundojë vizitën e tij në Madrid, që mblodhi miliona njerëz!Disa pamje të zgjedhura sjellin atmosfer...
09/06/2026

Dje, Papa Leoni e përfundojë vizitën e tij në Madrid, që mblodhi miliona njerëz!
Disa pamje të zgjedhura sjellin atmosferën e ngrohtë dhe të pasur të kësaj vizite.

Highlights from Pope Leo XIV’s Second Day in Madrid, Spain

𝑷𝑨𝑷𝑨 𝑳𝑬𝑶𝑵𝑰 𝑿𝑰𝑽 𝑵𝑬̈ 𝑴𝑨𝑫𝑹𝑰𝑫: 𝑬 𝑽𝑬̈𝑹𝑻𝑬𝑻𝑨 𝑻𝑯𝑼𝑹𝑹𝑬𝑻 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑰𝑴𝑭𝑶𝑵𝑰, 𝑲𝑰𝑺𝑯𝑨 𝑻𝑬̈ 𝑱𝑬𝑻𝑬̈ 𝑵𝑱𝑬̈ 𝑩𝑰𝑩𝑬̈𝑳 𝑬 𝑯𝑨𝑷𝑼𝑹 𝑸𝑬̈ 𝑴𝑰𝑲𝑷𝑹𝑬𝑻 𝑩𝑶𝑻𝑬̈𝑵Një fte...
09/06/2026

𝑷𝑨𝑷𝑨 𝑳𝑬𝑶𝑵𝑰 𝑿𝑰𝑽 𝑵𝑬̈ 𝑴𝑨𝑫𝑹𝑰𝑫: 𝑬 𝑽𝑬̈𝑹𝑻𝑬𝑻𝑨 𝑻𝑯𝑼𝑹𝑹𝑬𝑻 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑰𝑴𝑭𝑶𝑵𝑰, 𝑲𝑰𝑺𝑯𝑨 𝑻𝑬̈ 𝑱𝑬𝑻𝑬̈ 𝑵𝑱𝑬̈ 𝑩𝑰𝑩𝑬̈𝑳 𝑬 𝑯𝑨𝑷𝑼𝑹 𝑸𝑬̈ 𝑴𝑰𝑲𝑷𝑹𝑬𝑻 𝑩𝑶𝑻𝑬̈𝑵

Një ftesë për të ndërtuar komunitetin në shumëllojshmëri, për ta jetuar fenë si burim gëzimi dhe për të rizbuluar dallimin shpirtëror si një mjet ungjillëzimi në metropolet e mëdha. Këto ishin disa nga temat në qendër të fjalimit që Papa Leoni XIV i drejtoi komunitetit dioqezan të Madridit gjatë vigjiljes mbajtur në stadiumin "Santiago Bernabéu", në kuadër të udhëtimit të tij apostolik në Spanjë.

I mirëpritur nga mijëra besimtarë, Papa e hapi fjalën e tij me një batutë të frymëzuar nga ky vend simbol i futbollit botëror: "E imagjinoj se për një futbollist, të shënojë një gol në këtë stadium është diçka që lë gjurmë për tërë jetën. Por sot, Kisha e Madridit ka shënuar një supergol përjetësisht!".

Më tej, Papa shtjelloi imazhin e këngës dhe të polifonisë për të përshkruar jetën brenda gjirit të Kishës, duke e cilësuar atë si "një himn të madh feje" dhe duke nënvizuar se komuniteti i krishterë është i thirrur të mësojë "artin e polifonisë, domethënë të diversitetit në unitet".

Sipas Leoni XIV, në fakt, "shifrat, të dhënat dhe faktet nuk mjaftojnë për të lindur një komunitet: zemra jonë ka nevojë të këndojë, që do të thotë t'i interpretojë ngjarjet dhe situatat duke kremtuar me të tjerët kuptimin që ato rrezatojnë".

Në fjalën e tij, Ati i Shenjtë Leoni XIV risolli në vëmendje rolin e Kishës në një kryeqytet të madh evropian, të karakterizuar nga pluralizmi kulturor, migrimi dhe shndërrimet e thella shoqërore. Gëzimi i krishterë, shpjegoi Papa, nuk mund të katandiset në një emocion kalimtar, por duhet të shndërrohet në "një mënyrë të qëndrueshme qenieje, një ndjesi të thellë që ripërtërin individët, grupet dhe mbarë komunitetin dioqezan"./R.Sh. Vatikan

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka shprehur mirënj...
09/06/2026

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka shprehur mirënjohjen e tij për zhvillimin paqësor dhe demokratik të zgjedhjeve, duke i ftuar njëkohësisht subjektet politike që, me ndjenjë të lartë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe të ardhmes së vendit, të angazhohen pa vonesë në krijimin e institucioneve funksionale dhe të qëndrueshme.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka shprehur mirënjohjen e tij për zhvillimin paqësor dhe demokratik të zgjedhjeve, duke i ftuar njëkohësisht subjektet politike që, me ndjenjë të lartë përgjegjësie ndaj qytetarë...

Papa Leoni XIV, shtegtar shprese, mbërriti në Spanjë duke mbartur me vete një pyetje, të cilën dëshiron t’ua ndajë të gj...
09/06/2026

Papa Leoni XIV, shtegtar shprese, mbërriti në Spanjë duke mbartur me vete një pyetje, të cilën dëshiron t’ua ndajë të gjithëve, sepse të gjithë jemi qenie njerëzore”. E pyetja është ajo që e bëri në takimin e së dielës, me botën e kulturës, në Movistar Arena: “Sot shohim se si pyetja themelore mbetet e njëjtë: çfarë do të thotë të jesh vërtet njeri?”. Në këtë epokë ndryshimesh drastike dhe të shpejta, është kjo që i duhet botës: dikush që bën pyetjet e duhura. Përsa i përket përgjigjeve, në fund të fundit, ne kemi zhvilluar mjete teknologjike, jashtëzakonisht të përshtatshme në përdorimin e tyre. Me një dozë melankolie, piktori më i madh spanjoll i shekullit të 20-të stigmatizoi faktin se “kompjuterët janë të padobishëm, ata vetëm japin përgjigje”.

Papa Leoni XIV që po viziton këto ditë Spanjën e thotë dhe e përsërit: të mbetesh qenie njerëzore, kjo është thirrja, sfida, misioni. Ua tha të rinjve të shtunën, gjatë takimit mbajtur në mbrëmje, e përsëriti edhe të dielën kur foli me botën e kulturës, artit, biznesit dhe spo...

Servilizmi në shoqërinë tonë përfaqëson një problem shumë serioz, ai është një proces i brendshëm i deformimit të vetëdi...
09/06/2026

Servilizmi në shoqërinë tonë përfaqëson një problem shumë serioz, ai është një proces i brendshëm i deformimit të vetëdijes morale dhe i shkëputjes së individit nga vetvetja. Pra, nuk është vetëm një fenomen individual, por edhe një realitet i përhapur në shoqërinë tonë. Ai shfaqet në forma të ndryshme: në marrëdhëniet me pushtetin, në vendet e punës, në institucionet publike dhe madje edhe në jetën e përditshme. Shpesh, individët zgjedhin të heshtin përballë padrejtësisë, të përshtaten me të fortin dhe të sakrifikojnë të vërtetën për të ruajtur një pozicion, një përfitim apo një siguri të rreme. Në këtë mënyrë, servilizmi nuk mbetet më një zgjedhje personale, por shndërrohet në kulturë. Kur servilizmi shpërblehet dhe qëndrimi ndëshkohet, shoqëria fillon të prodhojë individë që mësohen të jetojnë pa zë dhe pa qëndrim. Kjo krijon një cikël të rrezikshëm, ku padrejtësia nuk sfidohet, por normalizohet. Më e rrezikshmja është se servilizmi fillon të maskohet si “urtësi”, “adaptim” apo “realizëm”. Por në thelb, ai mbetet ajo që është, një formë e heshtur e dorëzimit moral. Dhe një shoqëri që e pranon këtë si normë rrezikon të humbasë jo vetëm drejtësinë, por edhe dinjitetin kolektiv.

Nga m. Franciska ( Suzana ) Lekaj Servilizmi në shoqërinë tonë përfaqëson një problem shumë serioz, ai është një proces i brendshëm i deformimit të vetëdijes morale dhe i shkëputjes së individit nga vetvetja. Pra, nuk është vetëm një fenomen individual, por edhe një realitet i p...

KORPI DHE GJAKU I KRISHTIT - viti AE diele, 6 qershor 2026Leximet, porosia dhe lutjet e besimtarëve nga drita.info
06/06/2026

KORPI DHE GJAKU I KRISHTIT - viti A
E diele, 6 qershor 2026

Leximet, porosia dhe lutjet e besimtarëve nga drita.info

Festa e Korpit dhe Gjakut të Krishtit – viti A Leximi i parë Lp 8, 2-3.14-16 Populli hebre është në krizë të plotë, kërkon identitetin e tij. Autori i shenjtë i kujton këtij populli që duhet të gjejë identitetin e tij në përvojat e kaluara. Dashuria e Hyjit e eksperimentuar në të...

MUAJI QERSHORMe figurën e Shën Ndout të Padovës - shenjtit të botës, ky muaj na pasuron shpirtërisht me festa qëndrore t...
04/06/2026

MUAJI QERSHOR

Me figurën e Shën Ndout të Padovës - shenjtit të botës, ky muaj na pasuron shpirtërisht me festa qëndrore të fesë dhe me shenjtër të Kishës (Shën Ndou i Padovës, Lindja e Gjon Pagëzuesit, Zemra e Krishtit, Shën Pjetri e Pali), devocione këto të pasura të Kishës që e ripërtërijnë besimin tonë.

Paçim muaj të shenjtë e ndërmjetësia e shenjtërve bëfshim që t'i përngjajmë Zemrës së Krishtit, që është zemër butë e i përvujtë! 🙏😇⛪️

Vendoset shtatorja e Shën Nënë Terezës në Llapushnik Famullia "Shën Abrahami" në LlapushnikShën Nënë Tereza - lutu për n...
04/06/2026

Vendoset shtatorja e Shën Nënë Terezës në Llapushnik Famullia "Shën Abrahami" në Llapushnik

Shën Nënë Tereza - lutu për ne!🙏

Katekeza e tretë e Papa Leonit XIV për Kushtetutën mbi Liturgjinë e Shenjtë "Sacrocanctum Concilium": Ritet, shenjtat dh...
04/06/2026

Katekeza e tretë e Papa Leonit XIV për Kushtetutën mbi Liturgjinë e Shenjtë "Sacrocanctum Concilium": Ritet, shenjtat dhe simbolet në liturgji.

"Ritet e liturgjisë së krishterë nuk janë një veshje e jashtme e misterit sakramental, një tërësi ceremonish arbitrare, por janë ndërmjetësimi kishtar përmes të cilit na arrin dhurata hyjnore."

Të dashur vëllezër e motra, duke vazhduar katekezat mbi Kushtetutën konciliare Sacrosanctum Concilium (SC), dëshirojmë të ndalemi për të reflektuar mbi disa elemente përbërëse të liturgjisë së shenjtë, siç janë riti, shenja dhe simboli. Koncili II i Vatikanit, duke e bërë visar t...

Address

Katedralja Shën Nënë Tereza, Boulevard Bill Clinton P. N
P. N
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DRITA - faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to DRITA - faqja zyrtare:

Share

Category