11/10/2025
Të nderuar qytetarë të Komunës së Pejës,
Teksa na ndajnë vetëm edhe pak orë nga momenti i hapjes së kutive të votimit, dua t’ju falënderoj nga zemra për mikpritjen e ngrohtë që më keni bërë në shtëpitë tuaja, në bizneset tuaja dhe kudo që kam pasur mundësi t’ju takoj.
Ajo që ka më shumë rëndësi për ditën e nesërme është pjesëmarrja juaj në zgjedhjet lokale.
Pavarësisht se për kë keni vendosur të votoni, unë, Nasret Hajriz, do të jem gjithmonë i hapur dhe i gatshëm të jem në shërbim të qytetarëve.
Megjithatë, besoj fort se kandidatja jonë, Arta Vokshi Nallbani, është personi i duhur që Peja të ecë përpara dhe të bëhet edhe më e mirë.
Unë besoj se do ta kem miratimin tuaj me votë për t’ju përfaqësuar si anëtar i Kuvendit Komunal, një detyrë që e kam dëshmuar me përkushtim gjatë këtyre katër viteve si Drejtor i Zhvillimit Ekonomik.
Faleminderit dhe mirënjohje pa fund për mbështetjen tuaj!
Ta bëjmë Pejën qysh i ka hijë.
N.H PDK 191 #6.