Indigo Fun

Indigo Fun Multi-media. Info

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në KosovëAgjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat më të fundi...
13/06/2026

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat më të fundit për vitin shkollor dhe akademik 2025/2026, të cilat tregojnë një rënie të përgjithshme të numrit të nxënësve në arsimin parauniversitar dhe të studentëve në arsimin e lartë, ndërsa rritje është shënuar vetëm në edukimin parashkollor.

Sipas raportit, numri i fëmijëve të regjistruar në çerdhe dhe institucione parashkollore ka shënuar rritje, duke arritur në 35,948 fëmijë, që është 1,910 më shumë se në vitin paraprak. Nga këta, 67.9 për qind ndjekin institucionet publike, ndërsa 32.1 për qind janë të regjistruar në sektorin privat.

Në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, ASK ka regjistruar rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve. Në vitin shkollor 2025/2026 janë regjistruar 198,639 nxënës, krahasuar me 208,515 një vit më parë. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 97.8 për qind, vijojnë mësimin në shkollat publike.

Rënie është evidentuar edhe në arsimin e mesëm të lartë, ku këtë vit janë regjistruar 62,085 nxënës, nga 63,551 sa ishin në vitin paraprak. Megjithatë, të dhënat tregojnë një rritje të lehtë të përqindjes së nxënësve në sektorin privat.

Edhe arsimi i lartë ka shënuar një ulje të lehtë të numrit të studentëve. Sipas ASK-së, në vitin akademik 2025/2026 janë regjistruar 64,671 studentë, krahasuar me 64,817 një vit më parë.

Nga numri total i studentëve, 52.9 për qind studiojnë në universitetet publike, ndërsa 47.1 për qind ndjekin institucionet private. Të dhënat tregojnë se universitetet publike kanë pësuar rënie të lehtë, ndërsa sektori privat ka shënuar rritje.

ASK vlerëson se trendi i rënies së përgjithshme në arsimin parauniversitar dhe të lartë lidhet me ndryshimet demografike në vend.

27 vjet nga çlirimi i Kosovës27 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe admini...
12/06/2026

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

E vlerësuar nga ata që e përjetuan si ditë e çlirimit dhe si një ndër ditët më të mëdha të historisë së Kosovës, 12 qershori, ndonëse jo e njohur edhe si festë zyrtare, është një ditë kur nga ushtarakë dhe diplomatë botërorë do të mbahet mend si një ditë gati konfrontimi midis Perëndimit dhe Rusisë, një ditë siç thuhej, “që do të mund të niste Luftën e Tretë Botërore”.

Ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë më 12 qershor ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik, duke u gjetur ballë për ballë me trupat e Rusisë të cilët një ditë më parë ‘befasisht’ kishin marrë Aeroportin e Prishtinës me qëllimin e ndarjes së Kosovës.

Pas bllokadës amerikano-britanike të pistës së aeroportit, ministria e Jashtme ruse e quajti ndërhyrjen e ushtarëve të saj “një gabim”.

Dhe çdo gjë tjetër tashmë është histori. Hyrja e NATO-s ktheu në Kosovë mbi një milionë shqiptarë.

Hyrja e ushtarëve të NATO-s hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi një milionë shqiptarëve të Kosovës të degdisur refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës.

Deri tash kanë shërbyer në Kosovë afër 500 mijë pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të shumë vendeve, kryesisht atyre perëndimore, duke qenë larg familjeve dhe më të dashurve të tyre dhe duke sakrifikuar edhe nga një pjesë të jetës për lirinë, sigurinë dhe paqen në Kosovë.

Kupa e Botës 2026Botërori 2026 nis me gol, Meksika kalon në epërsi ndaj Afrikës së JugutKupa e Botës 2026 ka nisur zyrta...
11/06/2026

Kupa e Botës 2026

Botërori 2026 nis me gol, Meksika kalon në epërsi ndaj Afrikës së Jugut

Kupa e Botës 2026 ka nisur zyrtarisht me spektakël dhe emocione, teksa Meksika ka shënuar golin e parë të turneut në ndeshjen hapëse kundër Afrikës së Jugut.

Golin historik të Botërorit e realizoi Julian Quinones në minutën e nëntë, duke ndezur festën në stadiumin e mbushur me tifozë vendas.

Meksikanët e nisën takimin si favoritë dhe e konfirmuan këtë status që në minutat e para, duke marrë kontrollin e lojës dhe duke kaluar shpejt në avantazh.

Para fillimit të ndeshjes, ceremonia hapëse solli atmosferë festive me performanca të artistëve të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Shakirën dhe J Balvin, të cilët elektrizuan publikun.

Ndeshja mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut shënon hapjen zyrtare të Kampionatit Botëror 2026, turneut më të madh të futbollit në botë.

Edhe pas thirrjeve të SHBA’ve, Kurti s’e do gazin amerikan: Të marrim rrymë nga terminali i LNG në VlorëJava e kaluar qe...
09/06/2026

Edhe pas thirrjeve të SHBA’ve, Kurti s’e do gazin amerikan: Të marrim rrymë nga terminali i LNG në Vlorë

Java e kaluar qe e bujshme me thirrje, lutje e kritika që Kosova ta pranojë gazin amerikan, jo vetëm si diçka pozitive për vendin, por që përgjigjja negative nga Qeveria në detyrë mund të lëkundë bashkëpunimin mes dy vendeve, transmeton Gazeta Metro.

Ndonëse e ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, bëri thirrje që Kosova t’i bashkohet gazsjellësit amerikan, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Kosovës, një natë para zgjedhjeve, ka folur në detaje për qëndrimin e tij sa i përket kësaj teme.

Kurti ka lënë të kuptohet se nuk dëshiron që gypat e gazit amerikan të vijnë deri në Kosovë, por që Kosova të kyçet në terminalin e gazit i cili në Vlorë dhe të marrë nga aty energji elektrike përmes interkoneksionit 400 kilovoltsh që Kosova lidhet me Shqipërinë.

“Ke parasysh që kemi bashkëpunim me Shqipërinë, me ALPEX, ne dëshirojmë të jemi të integruar në Republikën e Shqipërisë. Vizioni ynë është që ne të bëhemi bashkë me Shqipërinë në terminalin e gazit të lëngshëm në Vlorë. Kosova ka gatishmëri të investojë në terminalin në Vlorë dhe paramendoni një situatë ku ne mund të kishim përqindje të aksioneve në terminalin e Vlorës dhe aty mund të vijë gazi i lëngshëm prej jashtë, të shndërrohet në energji elektrike dhe me interkoneksion prej 400 kilovoltësh e sjellim tek ne. S’kemi nevojë ta sjellim në Kosovë, por nga Vlora e marim. Vlora mund të jetë vendi ku Shqipëria e Kosova janë bashkë sa i përket gazit të lëngshëm që importohet nga jashtë”, ka thënë Kurti në intervistën e datës 6 qershor në RTK.

Kreu i VV’së ka thënë se më shumë preferon që qymyrin e Kosovës ta shndërrojnë në gaz sesa që Kosova të blejë gaz. Kurti ka thënë se Kosova është e interesuar për kompanitë amerikane të cilat mund ta bëjnë gazifikimin e linjitit që Kosova ka me shumicë.

“Ne jemi shumë të interesuar për ekspertizën amerikane dhe për korporatat amerikane për gazifikimin e linjitit meqenëse ne i kemi burimet tona. Dhe mendoj se kjo nuk është në shpërputhje me politikën aktuale të administratës amerikane, e cila nuk ka një distancë për përdorimin e qymyrit siç e kishte administrata paraprake”, kishte shtuar Kurti

Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti në vitin 2021 kishte vendosur që përfudimisht të mos e përzgjidhte projektin e gazsjellësit amerikan që financohej nga MCC-ja, ndërsa vendimi ishte konfirmuar atë kohë nga ministrja Artane Rizvanolli.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar sërish hapur Republikës së Kosovës që t’i bashkohet projektit amerikan të Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) dhe gjithashtu theksojnë përkrahjen edhe për të diversifikuar burimet e energjisë.

Në një përgjigje për Gazetën Express nga Ambasada e SHB-së kanë thënë se Washingtoni zyrtar përkrah nismat që Kosova të diversifikojë burimet e saja të energjisë.

Në këtë përkrahje përfshihet përdorimi i teknologjisë amerikane për gazifikimin e qymyrit, përdorimin e burimeve të rinovueshme, dhe nxitja e Kosova për t’iu bashkuar tubacionit të gazit natyror, për të cilin e ngarkuara me punë Annu Pratipati është deklaruar javën e kaluar.

Ambasada amerikane thotë se është e qartë që Kosova s’është duke prodhuar mjaftueshëm energji për të plotësuar kërkesat e brendshme të qytetarëve.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin iniciativat për të diversifikuar burimet e energjisë në Kosovë. Kjo përfshin përdorimin e teknologjisë amerikane për gazifikimin e qymyrit, linjitin vendas, burimet e rinovueshme të energjisë dhe nxitjen e Kosovës për t’u bashkuar me tubacionin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) të përshkruar në artikullin tonë javën e kaluar. Një gjë është e qartë: Kosova aktualisht nuk prodhon energji të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën e brendshme”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së.

07/06/2026

🚨 Sapo është raportuar: Irani ka lëshuar valën e pestë të raketave drejt Izraelit, pasi presidenti amerikan Donald Trump kritikoi sulmin izraelit në Beirut, duke thënë se ai nuk ishte i koordinuar.

🗣️ Trump deklaroi:

“Një marrëveshje do të ishte nënshkruar... por tani kjo ka ndodhur!”

Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduarNjë person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lëndua...
07/06/2026

Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gjakovë.

Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës ka njoftuar se rreth orës 21:30 ka pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Ali Ibra”.

Si pasojë e incidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë.

Njëri prej tyre ka ndërruar jetë nga plagët e marra, të cilat dyshohet se janë shkaktuar me një mjet të mprehtë.

Sipas Policisë së Kosovës, në mesin e të lënduarve ndodhet edhe personi i dyshuar për rastin.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Ali Ibra’ në Gjakovë. Si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë. Njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, që dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Ndër të lënduarit është edhe personi i dyshuar”, ka deklaruar tutje Krasniqi.

‘Mbrëmë iu çoi pako ushqimore’, Berisha e denoncon në polici Krasniqin: Po ndikon te qytetarëtDeputeti i Kuvendit të Kos...
07/06/2026

‘Mbrëmë iu çoi pako ushqimore’, Berisha e denoncon në polici Krasniqin: Po ndikon te qytetarët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, ka bërë të ditur se ka denoncuar në polici ministrin për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për një rast që sipas tij lidhet me shkeljen e rregullave zgjedhore dhe heshtjes zgjedhore, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një reagimi publik, Berisha tha se gjatë ditës ka pranuar telefonata nga banorë të fshatit Brestovik, të cilët e kanë njoftuar se ministri Krasniqi është parë në fshat i shoqëruar nga sigurimi i tij personal.

Sipas Berishës, prania e ministrit në këtë periudhë përbën presion dhe ndikim politik ndaj qytetarëve.

“Kam marrë telefonata nga banorë të një fshati të Pejës, vendbanim me komunitet egjiptian. Ata më kanë tregu se në atë kohë është gjendur ministri në detyrë, Elbert Krasniqi me veturën zyrtare, me kryetarin e partisë së tij, dhe sigurimin personal. Kam siguru pamje, dhe kjo sjellje dhe ky veprim është i papranueshëm. Prezenca e tij ka të bëjë me pengimin e daljes së njerzve me votu normalisht, presionin ,njerëzit më kane thënë se kanë frikë me dalë, i keni pamjet. Sigurimi dhe bodygardët e ministrit është e papranueshme të qëndrojnë në komunitetin tonë.” ka deklaruar Berisha.

Ai ka ngritur gjithashtu dyshime edhe për shpërndarje të pakove ushqimore gjatë natës së kaluar.

“Ka pamje që tregojnë se mbrëmë vonë janë shpërndarë pako ushqimore. Këto veprime duhet të hetohen nga organet kompetente dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, ka shtuar ai.

Kosovë: Dyshime për presion dhe ndikim në procesin zgjedhor në Brestovik të PejësBrestovik, Pejë – Partia Liberale Egjip...
07/06/2026

Kosovë: Dyshime për presion dhe ndikim në procesin zgjedhor në Brestovik të Pejës

Brestovik, Pejë – Partia Liberale Egjiptiane (PLE) ka ngritur shqetësime serioze lidhur me zhvillimet e ditës së zgjedhjeve në fshatin Brestovik të Komunës së Pejës, një zonë e banuar kryesisht nga komuniteti egjiptian.

Sipas një komunikate të publikuar nga kryetari i PLE-së, Veton Berisha, në këtë fshat janë parë ministri Elbert Krasniqi, bodigardi i tij Visar Vokshi dhe kryetari i degës së IRDK-së, Avdyl Berisha.

Sipas pretendimeve të paraqitura, ata kanë qëndruar në zonë që nga ora 07:30 e mëngjesit, duke përdorur edhe një veturë zyrtare.

PLE shpreh dyshimin se prania e tyre gjatë procesit zgjedhor mund të ketë ushtruar ndikim mbi votuesit dhe të ketë krijuar atmosferë presioni, frike ose ndikimi politik, duke cenuar lirinë e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre në mënyrë të pavarur.

Partia thekson se si Elbert Krasniqi ashtu edhe Avdyl Berisha janë kandidatë në këto zgjedhje, gjë që sipas saj e bën edhe më të rëndësishëm verifikimin e plotë të rrethanave nga institucionet përgjegjëse.

“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe askujt nuk duhet t’i lejohet të cenojë dinjitetin dhe të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm,” thuhet në reagimin e PLE-së.

Sipas njoftimit, rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe nga institucionet e drejtësisë kërkohet trajtim i menjëhershëm dhe profesional për të sqaruar nëse ka pasur shkelje të legjislacionit zgjedhor apo të rregullave të heshtjes zgjedhore.

PLE bën thirrje që procesi zgjedhor të mbrohet nga çdo formë presioni, ndikimi apo keqpërdorimi i pozitës zyrtare, duke theksuar se integriteti i zgjedhjeve dhe respektimi i vullnetit të qytetarëve janë themeli i demokracisë.

Postimi i plotë :

https://www.facebook.com/share/v/1CWpA5e6w7/

🤔
06/06/2026

🤔

Qebja
06/06/2026

Qebja

Address

Pejë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Indigo Fun posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Indigo Fun:

Shortcuts

Share