Podujeva News

Podujeva News Podujeva News ju informon rreth ngjarjeve të fundit që ndodhin në vendin tonë.

Serbia ka vazhduar me praktikën e njëjtë karshi zyrtarëve të shtetit të Kosovës. Ajo vazhdon të mos u japë leje zyrtarëv...
15/08/2022

Serbia ka vazhduar me praktikën e njëjtë karshi zyrtarëve të shtetit të Kosovës. Ajo vazhdon të mos u japë leje zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, për të vizituar shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Një leje e tillë merret vesh se u është refuzuar edhe Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili është edhe shef i delegacionit të Kosovës në bisedimet në Bruksel, si dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Të dy këta zyrtarë të lartë të Kosovës, kanë pasur në plan të vizitojnë Luginës së Preshevës, pikërisht disa ditë para se në Bruksel të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.

Lajmin për mos dhënien e lejes për të hyrë në Serbi, e kanë konfirmuar për RTK-në, zyrtarë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës.

Sipas tyre, kjo vizitë nuk do të realizohet prandaj edhe shtyhet për një afat tjetër të papërcaktuar.

Dje rreth orës 16:00 ka ndodhur një incident në mes të dy personave në Obiliq, me ç’rast është përdorur edhe arma e zjar...
15/08/2022

Dje rreth orës 16:00 ka ndodhur një incident në mes të dy personave në Obiliq, me ç’rast është përdorur edhe arma e zjarrit.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se incidenti ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina”, saktësisht në lagjen “Rexhepi”.

Policia i është përgjigjur incidentit dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dëshmi nga dëshmitarët dhe prova materiale, të cilat me kallëzim penal do t’i dorëzohen Prokurorisë për veprime të mëtejmë hetimore.

Policia tashmë ka identifikuar të dëmtuarin nga i cili ka mësuar edhe identitetin e të dyshuarit i cili kishte shtënë në drejtim të tij dhe tashmë janë koordinuar të gjitha veprimet hetimore për kapjen e tij.

Projekti i dështuar i Komunës së Podujevës, fëmijët dëmtojnë shtëpizat në sheshKomuna e Podujevës muaj më parë, në kuadë...
15/08/2022

Projekti i dështuar i Komunës së Podujevës, fëmijët dëmtojnë shtëpizat në shesh

Komuna e Podujevës muaj më parë, në kuadër të stinës së verës, ka vendosur shtëpizat prej druri në sheshin “Ali Ajeti” në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Për këtë projekt thuajse nuk kishte fare interesim, për çka, komuna e pati shtyrë afatin për aplikim.

Mirëpo, përkundër faktit se të gjitha nuk janë në funksion, komuna i ka lënë ato të qëndrojnë “bosh” në qendër të Podujevës.

Dëshmitarët i kanë thënë portalit Llapi.info, ku edhe kanë dërguar pamjet, se ato kanë nisur të dëmtohen nga fëmijët që po frekuentojnë këtë pjesë të shesh*t.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas kërkesës së Ramush Haradinajt për dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.Këtë ...
15/08/2022

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas kërkesës së Ramush Haradinajt për dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Këtë e ka bërë deputeti i kësaj partie, Enver Haliti.

Ai iu kundërpërgjigj Haradinajt, duke i thënë se është ai që duhet të tërhiqet nga politika.

Postimi i plotë

Ramush Haradinaj p***a thënë që është fisnike me ditë kur me u tërheqë.Pajtohem plotësisht që është koha ideale për të, bile pak e vonuar tërheqja e tij nga jeta politike e publike.
E shpëton veten dhe na kursen neve.

Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Podujevë, raporton Llapi.info.Siç ka njoftuar Policia e Kos...
15/08/2022

Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Podujevë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor, arrestimi i të dyshuarit është bërë në Bulevardin e Dëshmorëve.

Arretimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia s’e ka bërë të ditur identitetin dhe arsyet që kanë çuar në arrestimin e të dyshuarit.

Pa u bërë 24 orë nga njoftimi për reduktime të energjisë elektrike në Kosovë, duket që është gjetur zgjidhja. Së paku ta...
15/08/2022

Pa u bërë 24 orë nga njoftimi për reduktime të energjisë elektrike në Kosovë, duket që është gjetur zgjidhja. Së paku tash për tash.

Në pasditen e 15 gushtit, Ministria e Ekonomisë konfirmoi se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike, pas një marrëveshjeje të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), është përgjegjëse për prodhimin e energjisë elektrike, kurse për furnizim është Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS).

Në mëngjesin e së hënës, KEDS-i njoftoi për reduktime të rrymës sipas orarit – gjashtë orë me të dhe dy orë pa të.

Furnizimi, është thënë se po bëhet vetëm nga prodhimi vendor për shkak të çmimit të lartë të energjisë në berzat ndërkombëtare.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, prodhimi ditor i rrymës në KEK aktualisht është 507 megavat në orë, kurse kërkesa për konsum është deri në 750 megavat në orë.

Diferenca tjetër duhet të importohet.

Çmimi i energjisë në bursën hungareze (HUPX) është rreth 430 euro për megavat.

Një megavat energji në gusht të vitit të kaluar ka kushtuar deri në 150 euro.

KEDS-i ka thënë më 14 gusht se nuk ka mundësi financiare të sigurojë energji nga importi, për shkak të “çmimeve enorme që ekzistojnë në tregjet ndërkombëtare”.

Detajet rreth marrëveshjes me Shqipërinë nuk u dhanë, përveç asaj se:

“Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Përndryshe, deri më tani, KEK-u i ka ofruar rrymë tepricë Korporatës Energjetike të Shqipërisë (KESH), gjatë muajve të verës, e cila më pas kthehet në Kosovë në dimër, kur kërkesa rritet.

“Deri më 31 korrik 2022, KEK-u ka të deponuara në Korporatën shqiptare sasi prej mbi 100 mijë megavatësh orë energji”, ka deklaruar Skender Bucolli, zëdhënës i KEK-ut.

Teprica e rrymës i ofrohet Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjes për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike në mes të të dyja vendeve.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në tetor të vitit të kaluar.

Pak pas paralajmërimit për reduktime në verë, qytetarët e Kosovës janë shqetësuar menjëherë për dimër.

Atë periudhë kërkesa e konsumatorëve arrin në 1.300 megavat energji në orë.

“Nuk kam koment, 20 vjet pas luftës të ndalet rryma. Mjerët ne ku jetojmë. Në gusht kur ka reduktime, dimrit çka na pret?” pyet profesori i historisë, Xhavit Cakolli.

Greta Ejupi, studente në Universitetin e Prishtinës, jetën pa energji elektrike e sheh sfiduese.

“Nuk di qysh mësohet pa rrymë, qysh përgatitet ushqimi, qysh bëhet pastrimi i teshave,” thotë ajo.

“Ata që jetojnë në banesa dhe kanë ngrohje qendrore, ndoshta e kanë me lehtë. E ne të tjerët si po duket do të ngrohemi me batanije”, shtoi Greta.

Avdi Gjonbalaj, inxhinier i ujërave, konsideron se qytetarët nuk mund t’i bëjnë zgjidhje këtij problemi, përveç se të përshtaten me situatën.

Ai, megjithatë, mendon se duhet të ndalet shfrytëzimi ilegal i rrymës.

“KEDS-i dhe KEK-u kanë mundësi t’i zvogëlojnë humbjet, më të cilat nuk merret askush në Kosovë”, shprehet Gjonbalaj.

Cila është zgjidhja?

Për ish-ministrin e Energjisë, Ethem Çeku, njëherësh ekspert në këtë fushë, zgjidhja e vetme e problemit në periudhë afat-shkurtër është investimi në termocentrale dhe aktivizimi i të gjitha blloqeve.

Aktivizimi i të gjitha blloqeve, sipas tij, do të mundësonte prodhimin e mbi 1.000 megavatëve energji.

“Të gjitha këto politika, të gjitha këto zhurma që po bëhen, diskutime, nuk mund të nxjerrin Kosovën nga ky kolaps energjetik, nëse nuk hyjmë thellë në studime të termocentraleve të ‘Kosovës A’ dhe ‘Kosovës B’. T’i mbajmë këto blloqe, pastaj të shohim”, thotë Çeku.

Më pas, shton ai, mund të shikohen alternativa tjera, siç janë ndërtimi i blloqeve te reja apo kyçja në sisteme të reja të energjetikës, siç është gazi.

Ku është problemi me termocentralet?

Korporata Energjetike e Kosovës operon me dy termocentrale në Obiliq, të cilat prodhojnë energjinë nga thëngjilli – Termocentrali “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Termocentrali “Kosova A” përbëhet nga pesë blloqe punuese. Blloku i parë ka filluar punën në vitin 1962.

Por, ky termocentral gati që një dekadë operon me vetëm tri blloqe.

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se aktualisht në prodhim janë dy blloqe nga “Kosova A”, edhe një bllok i ”Kosovës B”.

Ndërkohë, blloku tjetër i “Kosovës B” është në riparim dhe puna pritet të përfundojë më 26 gusht 2022.

Ish-drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi, thekson se nëse riparimet realizohen në kohën e duhur, dimri do të jetë më i përballueshëm.

Edhe ai shprehet se në planin afat-shkurtër, Kosova nuk mund të ketë zgjidhje tjetër përveçse punimeve në blloqe, kurse, prishjet apo daljet e tyre nga sistemi, mund të ndodhin për shkak të vjetërsisë.

“Zakonisht, njësitë e termocentraleve në remont shkojnë deri në shtator apo tetor, për shkak se dimrit në temperatura të ulëta është i pamundur riparimi për shkaqe teknike dhe vjetërsisë së tyre,” tha ai.

Kriza energjetike, e cila kërcënon Evropën, e rrjedhimisht edhe Kosovën, është pasojë e çmimeve të larta dhe jostaabile të energjisë në bursat ndërkombëtare.

Ngritja e çmimeve, fillimisht nisi si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ndërkaq hovin më të madh të ngritjes e mori pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt të këtij viti.

Çmimi i lartë i energjisë në tregje ndërkombëtare ka shtyrë KEDS–in që më 9 gusht të kërkojë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE), rritje të tarifave të energjisë elektrike.

Vendimi nuk është marrë ende.

Një rritje e faturave të energjisë – për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 megavat – veçse është bërë në muajin shkurt të këtij viti.

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Bajçinë – Bradash të Podujevës, raporton Llapi.info.Në pamjet që ka siguruar L...
15/08/2022

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Bajçinë – Bradash të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Përveç dëmeve të vogla materiale, nuk raportohet se ka persona të lënduar.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet që kanë çuar në këtë aksident.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se kanë dërguar deri në 5 mijë lëndë brenda vitit në Gjykatë për vjedhje të...
15/08/2022

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se kanë dërguar deri në 5 mijë lëndë brenda vitit në Gjykatë për vjedhje të rrymës.

Por, sipas tij rreth 80 për qind e këtyre lëndëve nuk janë shqyrtuar fare.

“Ky duhet të jetë alarm më tepër për gjykata, KEDS-i e ka kryer pjesën e vet sa ka mundur dhe ku ka mundur, vazhdimisht jemi në aksione, i dërgojmë me mijëra lëndë, deri në 5 mijë lëndë brenda vitit i kemi dërguar në Gjykata sa i përket vjedhjes së energjisë elektrike dhe prej tyre diku 80 për qind nuk janë shqyrtuar fare”, tha ai.

Buzhala është shprehur se rryma më së shumti vidhet në rajonin e Mitrovicës, përcjell Klankosova.tv.

“Më së keqi në këtë aspekt qëndron rajoni i Mitrovicës, pastaj edhe një pjesë e Deçanit dhe Drenicës nuk është se i kanë punët mirë, ka qenë Podujeva problematike një kohë të gjatë, por fatmirësisht është rregulluar, Kodra e Trimave në Prishtinë ka qenë problematike, mirëpo është përmirësuar ndjeshëm, pra kemi punuar vazhdimisht që kjo të përmirësohet, jemi duke e rregulluar këtë sistem, por hajnitë duhet të luftohen më të shumti nga organet rendit dhe të drejtësisë”, u shpreh tutje ai.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë është jashtëzakonisht e shqetësuar për vendimin e KEDS-it që të fillojë me redukt...
15/08/2022

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë është jashtëzakonisht e shqetësuar për vendimin e KEDS-it që të fillojë me reduktimet e energjisë elektrike

Kjo dhomë ka kërkuar sigurimin e energjisë elektrike dhe ndërprerjen e reduktimeve.

“Reduktimet e energjisë elektrike në këtë kohë të rëndë për bizneset, do t’i dëmtonin në masë të madhe ato dhe pasojat do të jenë në humbjen e tregut si brenda ashtu edhe jashtë vendit si dhe në humbjen e vendeve të punës”.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Dhoma e Tregtisë ashtu edhe siç ka kërkuar edhe më herët, kërkon që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa paraprake dhe KEDS të furnizojë 24h më energji elektrike bizneset, dhe me urgjencë të ndërmarrë masa adekuate që të mos vije deri tek vazhdimi i ndërprerjeve të energjisë elektrike, siç është paralajmëruar nga KEDS 6 orë me rrymë dhe 2 orë pa rrymë.

Dhoma e Tregtisë në kontinuitet është duke e njoftuar dhe kërkuar nga Qeveria që të ofrojë më shumë përkrahje për bizneset në mënyrë që të përballojë këtë gjendje jo të lehtë, të shkaktuar si rezultat i pandemisë dhe luftës në Ukrainë, gjë që ka ndryshuar në masë të madhe rrjedhën e të bërit biznes, andaj konsiderojmë që në këtë drejtim Qeveria duhet të bëjë shumë më shumë për përballimin e situatës.

Dhoma e Tregtisë kërkon edhe një herë nga Qeveria që ti përkrahë bizneset me kredi të buta, ulje të TVSH-së në ushqim, heqje të përkohshme të akcizës, ndryshimin e disa politikave fiskale, e aprovimin e disa ligjeve të cilat do të kontribuonin në ruajtjen e vendeve të punës dhe mundësitë e rritjes së tyre.

Dhoma e Trëgtisë ka zhvilluar disa takime dhe ka kërkuar nga ZRRE që të blejë energjinë elektrike nga bizneset dhe qytetarët dhe jo e njejta të kompenzohet, dhe gjithashtu të blihet edhe nga bujqit të cilët jashtë sezonës janë duke e humb energjine e cila prodhohet si rezultat i pamundësisë së blerjes nga ana e ZRRE.

Të gjitha këto veprime, përfshirë edhe një ofertë tërheqëse për investime në këtë drejtim, do të zvogëlonin varësinë tonë nga importi dhe reduktimet e paralajmëruara nga ana e KEDS.

Komuna e Podujevës ka bërë edhe një thirrje për aplikim për të përfituar sera.Sipas njoftimit, serat do të ndahen në bas...
15/08/2022

Komuna e Podujevës ka bërë edhe një thirrje për aplikim për të përfituar sera.

Sipas njoftimit, serat do të ndahen në bashkëpunim me organizatën joqeveritare, EcoKosWomen.

Në njoftim bëhet e ditur se përfitues do të jetën gratë e viseve rurale.

Ky projekt është në kuadër të “Fuqizimit të grave rurale, krijimi i vendeve të punës dhe prosperiteti më i mirë përmes angazhimit në bujqësi”.

Policia e Kosovës ka vazhduar me aksionin për konfiskimin e armëve nëpër lokacione të ndryshme të Kosovës.Një e tillë ës...
15/08/2022

Policia e Kosovës ka vazhduar me aksionin për konfiskimin e armëve nëpër lokacione të ndryshme të Kosovës.

Një e tillë është konfiskuar edhe në rrugën “Habib Zeka” në Podujevë. Kështu ka thënë Policia në raportin e saj ditor.

“Rr. Habib Zeka, Podujevë 14.08.2022 – 15:3.35. Nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një armë zjarri me të cilën dyshohet se ka shtënë në një aheng familjar. Rasti nën hetime”, ka thënë PK.

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Bradash të Podujevës.Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti dys...
15/08/2022

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Bradash të Podujevës.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se ka kërcënuar një person tjetër përmes telefonit.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës, pa dhënë detaje tjera.

Ne do t’iu mbajë të informuar përkitazi me këtë rast.

KEDS ka bërë të ditur se ka pranuar urdhëresën nga Qendra Nacionale Dispeçerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë ...
14/08/2022

KEDS ka bërë të ditur se ka pranuar urdhëresën nga Qendra Nacionale Dispeçerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e ditës së hënë – datë 15 gusht.

Në komunikatën e KEDS-it thuhet se këto kufizime, në bazë të planit të dërguar, do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumatorët, të cilët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime.

“Prej nesër, vendi do të furnizohet vetëm nga prodhimi vendor. Kjo, pasi KEDS dhe KESCO nuk kanë mundësi financiare më që të nominojmë energji jashtë asaj që prodhohet nga gjeneratorët vendorë. Deri te kjo situatë ka ardhur për shkak të çmimeve enorme që ekzistojnë në tregjet ndërkombëtare dhe mos mbulimit të kostos së sistemit. Kjo ka sjellë situatë të rëndë financiare edhe për KOSTT-in, të cilën ENTSO nuk e lejon më të bëjë devijime. Kjo bën që secila kërkesë mbi prodhimin vendor të kufizohet në pamundësi të mbulimit nga importi”, thuhet në komunikatë.

Energjia elektrike e blerë deri sot ka shkaktuar humbje enorme si për KEDS-in, ashtu edhe për KESCO-n. Të dy kompanitë vitin e fundit e kanë mbyllur vitin me humbje të mëdha financiare, njëra 27.8 milionë euro, e tjetra 18.5 milionë euro, në një total që shkon në mbi 46 milionë euro humbje, thuhet më tej në komunikatë.

KEDS thotë se gjatë shqyrtimit të jashtëzakonshëm tarifor, rregullatori kishte marrë parasysh subvencionin e qeverisë prej 100 milionë eurosh, por asnjë cent nga ajo shumë nuk është shpërndarë te furnizuesi, gjë e cila e ka rënduar gjendjen edhe më tepër.

“Sot, disa muaj pas, të gjitha mundësitë financiare janë shteruar. KEDS dhe KESCO nuk mund të bartin më të vetme barrën e krizës botërore energjetike dhe pasojat e saj në Kosovë. Kërkohet me urgjencë edhe veprimi i akterëve tjerë në mënyrë që së bashku ta përballojmë këtë krizë”, përfundon komunikata.

Durim Berisha, njëri nga iniciuesit e nismës për ndryshimin e udhëzimit administrativ që ua ndalon vajzave nën moshën 18...
14/08/2022

Durim Berisha, njëri nga iniciuesit e nismës për ndryshimin e udhëzimit administrativ që ua ndalon vajzave nën moshën 18 vjeçare bartjen e mbulesës në shkolla ka bërë të ditur se do ta shpallin të përfunduar këtë kampanjë.

Kjo pasi ai thotë se kanë marrë garanci nga Ministria e Arsimit për ndryshimin e këtij udhëzimi.

Berisha ka thënë se në rast Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nuk përmbush detyrimin ligjor, ashtu si ka premtuar do të shfrytëzojnë të gjitha mjetet juridike në fuqi për të siguruar ligjshmërinë.

Një shtyllë elektrike po rrezikon banorët e fshatit Buricë të Podujevës, në lagjen e “Sibovce”.Banorët i kësaj ane kanë ...
14/08/2022

Një shtyllë elektrike po rrezikon banorët e fshatit Buricë të Podujevës, në lagjen e “Sibovce”.

Banorët i kësaj ane kanë thënë për Llapi.info, ku edhe kanë dërguar pamjet se e njëjta shtyllë qëndron “në këmbë”, vetëm duke u mbajtur nga përçuesit në ajër.

Ata kanë kërkuar nga KEDS-i që të intervenojnë, pasi sipas tyre, rreziku është i lartë.

Llapi e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligë, duke mposhtur në udhëtim minimalisht Drenicën 0-1.Golin e vetëm ...
14/08/2022

Llapi e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligë, duke mposhtur në udhëtim minimalisht Drenicën 0-1.

Golin e vetëm dhe të fitores për klubin nga Podujeva, e shënoi Kushtrim Shabani, kur po zhvillohej minuta e 35’ e ndeshjes.

Pas këtij triumfi, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se synimi i klubit të tij, siç ka thënë ai, është që të jetë më lartë në tabelë për këtë sezon.

“Ndeshjet e para janë të vështira, kemi bërë lëvizje të qëlluara. Ndeshja e parë nuk luhet por fitohet, edhe skuadrat e mëdha evropiane e kanë të vështirë në fillim. E kemi ditë që është vështirë ndaj Drenicës, motivi i skuadrave është i lartë, Drenica luftoi deri në fund ju uroj rrugëtim të mbarë në këtë sezon. Llapi ka synime të qarta të jetë sa më lartë në tabelë“, ka shtuar ai për “Art Sport”.

Në xhiron e radhës, Llapi pret në “Zahir Pajaziti” Trepçën ’89.

KEDS ka njoftuar për punime në rrjet përgjatë së hënës, ku si pasojë do të ngelin përkohësisht pa furnizim me energji el...
14/08/2022

KEDS ka njoftuar për punime në rrjet përgjatë së hënës, ku si pasojë do të ngelin përkohësisht pa furnizim me energji elektrike disa zona.

Sipas KEDS-it, pa rrymë në Podujevë do të mbesin shtatë fshatra, ku të njëjtat ndërprerje do të zgjasin përgjatë 5 orëve.

“TS 220/35/10 kV Podujeve do të ndërprehet : Dalja 10kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçueseve”, ka njoftuar KEDS-i.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në komunën e Podujevës. IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarj...
14/08/2022

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në komunën e Podujevës. IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas pamjeve, një veturë është bërë “llom”. Nuk dihet ende nëse ka ndonjë person të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Address

Podujevë
11000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Podujeva News posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Podujeva News:

Share