11/06/2026
Zgjedhjet përfunduan. Puna jonë sapo ka filluar.
LDK do të kthehet fuqishëm - me bashkim, me përgjegjësi dhe me njerëz që e duan këtë shtëpi politike.
Ishte nder dhe kënaqësi të jem pjesë e kësaj liste, krah aktivisteve dhe aktivistëve më të dalluar të LDK-së. Njerëz që punuan me zemër, me besim dhe me përkushtim.
Jam shumë i lumtur që në këtë rrugëtim janë bashkuar në shtëpinë e tyre politike, veprimtarë të dalluar nga Guxo dhe kandidatja jonë për Presidente, Vjosa Osmani. Të bashkuar - rruga përpara është më e qartë dhe më e ndritshme.
Ishte nder i veçantë që në këtë rrugëtim isha krah mikut tim, Hysen Çekaj, djalit të heroit dhe veprimtarit tonë të madh, Sali Çekaj.
Trashëgimia e Sali Çekajt është e gjallë - në UÇK, në LDK dhe në çdo njeri që e do Kosovën me nder.
Po e ndaj me ju këtë fotografi si një kujtim të bukur me gjeneralët Fadil Hadergjonaj dhe Gëzim Hazrolli, si dhe me ish-Kryeministrin tonë Avdullah Hoti, që e përfaqësoi Kosovën me dinjitet - nga puna e përditshme deri në Zyrën Ovale, pranë Presidentit Trump.
Kjo është LDK. Shtëpia jonë politike.
E madhe në rrënjë. E madhe në histori. E madhe në të ardhmen që po vjen.
LDK është para. E para do të kthehet!