Armend Ibrahimi

Armend Ibrahimi Doktor i Shkencave Politike. Keshilltar politik. Aktivist. Ligjerues i apasionuar. Ai gjithashtu ka shërbyer si këshilltar politik i Kryeministrit të Kosovës.

Dr. Armend Ibrahimi është studiues i shkencave politike i fokusuar në intelegjencën artificiale, demokracinë dhe teorite politike. Është këshilltar politik dhe një ekspert i certifikuar i edukimit politik. Armendi është anëtar i LEAP team, një organizëm i cili mbledh ekspertët e edukimit politik dhe menaxherët e kampanjave elektorale, të diplomuar nga programi Leadership and Excellence in Advanced

Politics nga International Republican Institute. Ai ka punuar me partitë politike për shumë vite, ndër të tjera ishte anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kryetar i Forumit të Rinisë. Armendi ka eksperiencë praktike me partitë politike dhe zgjedhjet, dhe ka punuar si menaxher dhe projektues i kampanjave elektorale në nivel lokal dhe nacional. Ka marrë pjesë në shumë trajnime të rëndësishme, duke përfshirë trajnimet në Konrad Adenauer Stifgtung, National Democratic Institute & USAID, Centre for European Studies, International Republican Institute, CDA & Eduardo Frei Foundation, Jarl Hjalmarson Foundation etj. , ku ai ka fituar një kuptim të thellë në çështjet e politikës dhe të kampanjave elektorale. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në shumë akademi politike në Belgjikë, Gjermani, Malta, Suedi, Turqi, Shqipëri, Bonje dhe Hercegovine, Maqedoni e Veriut etj. Armendi është bursist i Universitetit të Prishtinës dhe i Fondacionit Konrad Adenauer.

11/12/2025

Shpërndaje!
Sepse dikush duhet ta thotë të vërtetën - në emrin e popullit të thjeshtë.

Ka një vijë që nuk kalohet:
Të quash luftëtarët e lirisë “bashkëpunëtorë të Serbisë”.
Këtë vijë e ka shkelur Albin Kurti.

Ky është nonsensi më i madh i jetës sonë publike:
Të akuzosh LDK-në, AAK-në, PDK-në - njerëzit që e sollën lirinë - për bashkëpunim me armikun; dhe ta bësh këtë për vota.

Po kujt po i thua bashkëpunëtor, Albin?

Anton Qunit.
Ramush Haradinajt.
Fadil Hadergjonajt.
Hysen Sali Cekajt.
Armend Zemajt.

Djem që e kanë derdhur gjakun, jo statuset.
Djem që kanë sakrifikuar jetën, jo imazhin politik.

Kjo nuk është politikë.

Kjo është padrejtësia më e ulët që i është bërë ndonjëherë luftës sonë çlirimtare.

Prandaj duhet thënë troç:
Dashuria për Kosovën nuk matet me propagandë.
Matet me sakrificë;
dhe sakrificën e këtyre burrave nuk ua prek askush.

Shpërndaje këtë video.
Shpërndaje të vërtetën.

29/11/2025

Shpërndaje të vërtetën!
Ky është fundi politik i Albin Kurtit.

Përballë gënjeshtrave - ne sjellim të vërtetën.
Përballë mashtrimeve - ne sjellim faktet.
…dhe faktet i keni me zë e me pamje!

Ata do të shajnë.
Do të klithin.
Do të bërtasin.
Sepse nuk kanë përgjigje.

Le t’i pyesim publikisht:
Sa po paguajnë sot për bukën?
Për qumështin?
Për sheqerin?
Për miellin?
Për kripën?
Për vajin?

Nëse nuk i përgjigjen këtyre pyetjeve,
atëherë gjithçka tjetër është propagandë.

Nga tavolina e punës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.Aty ku u mendua dhe u projektua e ardhmja e Kosovës së l...
26/11/2025

Nga tavolina e punës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Aty ku u mendua dhe u projektua e ardhmja e Kosovës së lirë e të pavarur.

Aty ku u forcua përjetësisht miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sa shumë i mungon sot Kosovës ky vizion.

Sa shumë i mungon qetësia, urtësia dhe mençuria e këtij njeriu të madh.

Të nderuar miq, ju përshëndes kudo që jeni.

22/11/2025

Shpërndaje! Sepse kjo video e tmerron Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Sepse këtu është e vërteta që ata nuk duan të dëgjohet.

Ata do të shajnë.
Do të ankohen.
Do të klithin.
Do të bertasin.
Sepse këtë dijnë ta bëjnë më së miri.

Le ta bëjnë edhe pas zgjedhjeve – madje le të dalin t’i ngrehim zhag rrugëve si dikur – sepse këtë e meritojnë ata që duan ta shkatërrojnë shtetin tonë. Ata janë të shantazhuar nga Lista Serbe!

Në këtë video është e gjithë historia e dështimit të tyre. Prej roleve të viktimës, e deri te mashtrimet e qeverisjes. Prej tradhtisë në Aneksin e Ohrit, e deri te bllokimi i Prishtinës dhe rrogat që nuk po vijnë. Prej sloganit të drejtësisë, e deri te turpi i korrupsionit me qindra miliona.

Këtu nuk ka arsyetime.
Ka vetëm fakte.
Dhe këto fakte i dhëmbin Albin Kurtit.

Prandaj shpërndaje, sepse e vërteta është arma jonë.
Dhe kur fiton e vërteta, fiton Populli.

Zgjedhjet më 28 Dhjetor… Kryeministri është gati. Shpërndaje!Një Kryeministër dardan. Zgjidhje e dëshmuar për Kosovën.
20/11/2025

Zgjedhjet më 28 Dhjetor… Kryeministri është gati. Shpërndaje!
Një Kryeministër dardan. Zgjidhje e dëshmuar për Kosovën.

Në këtë rrugë nuk jam as spektator e as kalimtar i rastit. Kam qenë dhe mbetem i përkushtuar ndaj dijes, institucioneve ...
16/11/2025

Në këtë rrugë nuk jam as spektator e as kalimtar i rastit. Kam qenë dhe mbetem i përkushtuar ndaj dijes, institucioneve dhe Kosovës që e meritojmë. Çdo hap është përgjegjësi; çdo qëndrim është parim. Përballë sfidave – qartë, drejt dhe pa kompromis.

13/11/2025

Kjo është relevanca historike e LDK-së. Shpërndaje.
Ky është Supermeni i vërtetë. Wesley Clark.

Me Kampionat - per perhajr. Sot Kryetari i Prishtines - neser Kryeministri i Kosoves. Ju pershendesim kudo qe jeni👊
09/11/2025

Me Kampionat - per perhajr. Sot Kryetari i Prishtines - neser Kryeministri i Kosoves. Ju pershendesim kudo qe jeni👊

Perhajr e pertej perhajrit. Urime Prishtina ❤️
09/11/2025

Perhajr e pertej perhajrit. Urime Prishtina ❤️

2 fjalë për Gazmend MuhaxherinVërtet Gazmend Muhaxheri do t’i dalë me sherr – jo vetëm me sherr, por do t’i dalë “dardhë...
08/11/2025

2 fjalë për Gazmend Muhaxherin

Vërtet Gazmend Muhaxheri do t’i dalë me sherr – jo vetëm me sherr, por do t’i dalë “dardhë me bisht” Albin Kurtit. Aty e ka hallin deputeti Kurti: sepse herën e kaluar në Pejë pat’ marrë në thu’ - ndërsa kësaj here do të rrëzohet përfundimisht në Pejë. Nuk ta falin djemtë e Dukagjinit.

Me Kryetarin Muhaxheri kam pasur fatin të punoj para se të zgjedhej kryetar i Pejës, dhe jam dëshmitar i asaj periudhe kur ai, bashkë me Akademikun Kujtim Shala, Nënkryetarin Shkumbin Gashi dhe ekipën e mrekullueshme të veprimtarëve të hershëm e të rinjve të Pejës, e ringjallën fuqishëm të djathtën në Pejë e në gjithë Dukagjinin.

Jam dëshmitar po ashtu – bashkë me qytetarët e Pejës – se nuk ka kryetar më të qasshëm, më të afërt e më njerëzor. Kur kishim aktivitete, nuk kishte tavolinë që nuk ndalej ta përshëndeste, të fliste e të dëgjonte njerëzit e tij.

Prandaj jemi krenarë me Gazin.
Prandaj do të fitojmë me Gazin.

Të nderuar miq, sonte kam vetëm një pyetje për ju:Me sa përqind do të fitojë kryetari në komunën tuaj?Shkruani poshtë ka...
08/11/2025

Të nderuar miq, sonte kam vetëm një pyetje për ju:
Me sa përqind do të fitojë kryetari në komunën tuaj?

Shkruani poshtë kandidatin dhe përqindjen që mendoni. 👇
Shpërndaje për fitore!

Përparim Rama
Gazmend Muhaxheri
Xhafer Gashi
Besnik Osmani
Arbër Ismajli
Sokol Haliti
Ardian Shala
Ruzhdi Shehu
Bexhet Xheladini

Në këtë fotografi janë Heroi Sali Çekaj dhe Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi — në ditët më të vështira për Kosovën.Vazh...
08/11/2025

Në këtë fotografi janë Heroi Sali Çekaj dhe Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi — në ditët më të vështira për Kosovën.

Vazhdojmë të bashkuar me ata që s’u përkulën kurrë.

Obiliqi e meriton një kryetar të pavarur, të ndershëm dhe ballëhapur. Jo dikë që vepron në qoshe e dirigjohet me telekomandë nga ata që e bllokuan Kosovën.

Lavdi dëshmorëve.
Fitore heronjve.

Address

Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Armend Ibrahimi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Armend Ibrahimi:

Share