Lajmifundit.ks

  • Home
  • Lajmifundit.ks

Lajmifundit.ks Lajmifundit.KS është gazetë e cila do t'ju mbaj të informuar sa ma shumë që është e mundur për ngjarjet më të rejat në Kosovë , Rajon dhe Botë.

17 vjet shtet✌️🇽🇰Me 17 shkurt 2008, historia e Kosovës ka marrë një kthesë të rëndësishme. Sot, ne festojmë guximin, bas...
17/02/2025

17 vjet shtet✌️🇽🇰

Me 17 shkurt 2008, historia e Kosovës ka marrë një kthesë të rëndësishme. Sot, ne festojmë guximin, bashkimin dhe sakrificat që na çuan deri këtu. Kosova është e lirë, e pavarur dhe e gatshme për të ndërtuar të ardhmen e saj. Gëzuar Ditën e Pavarësisë, njëherë e përgjithmonë!"

🔴 'SHKRUMB E HI'/ Perfshihet në zjarr restaurant 'PINE' në Brezovicë 😨
15/02/2025

🔴 'SHKRUMB E HI'/ Perfshihet në zjarr restaurant 'PINE' në Brezovicë 😨

15/02/2025
Presidentja Vjosa Osmani uron Shën Valentinin me një foto "romantike", duke u puthur me bashkëshortin e saj, Prindon Sad...
14/02/2025

Presidentja Vjosa Osmani uron Shën Valentinin me një foto "romantike", duke u puthur me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu 😍

“Bëmë, babë, të të ngjaj!”Adem Jashari dhe Lulzim Jashari 🦅🦅
14/02/2025

“Bëmë, babë, të të ngjaj!”
Adem Jashari dhe Lulzim Jashari 🦅🦅

Urime Kurban Bajrami
16/06/2024

Urime Kurban Bajrami

Vuçiq: I kam thënë Scholzit se nuk e njohim KosovënPresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur para fillimit të Sam...
23/06/2022

Vuçiq: I kam thënë Scholzit se nuk e njohim Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur para fillimit të Samitit të BE-së.

Vuçiq theksoi se është mirënjohës për mbështetjen e BE-së, por se sot nuk pret ndonjë gjë të veçantë.

“Iku koha kur shtetet e pavarura dhe të lira mund të shantazhoheshin. Ne erdhëm këtu te një mik. Unë besoj në të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të rajonit. Së bashku me miqtë tanë nga rajoni, ne do të luftojmë për atë të ardhme evropiane, por duke respektuar veten. Ta bëjmë këtë. Se ne jemi të frikësuar dhe se jemi shumë të vegjël, e disa janë shumë të mëdhenj, lëreni me kaq, këto janë histori për fëmijë të vegjël”, u shpreh Vuçiq para mediave.

Vuçiq bëri të ditur se i ka thënë kancelarit gjerman Olaf Scholz, se nuk pritet të ketë njohje të Kosovës nga Serbia.

”Unë i thashë atij që ne nuk e presim atë, punë të mbarë!”, deklaroi Vuçiq.

Pak para samitit, Presidentja Osmani diskuton me Presidentin Macron.
23/06/2022

Pak para samitit, Presidentja Osmani diskuton me Presidentin Macron.

Profesori u mbylli njësha 83 nxënësve, Zeka: Ky profesor duhet të dërgohet në Shtime.Ish-deputeti, Milaim Zeka, ka kriti...
11/06/2022

Profesori u mbylli njësha 83 nxënësve, Zeka: Ky profesor duhet të dërgohet në Shtime.

Ish-deputeti, Milaim Zeka, ka kritikuar mësuesit në vendin tonë. Me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se ka mësues që nuk e meritojnë këtë titull.

Zeka, për këtë rast foli, pasi 83 nxënës të klasës së 12’të të shkollës “Ali Hadri” në Pejë, nuk do të mund të hyjnë në Testin e Maturës, si pasojë e 1-shave të lënë nga një profesor i vetëm.

“Ky profesor duhet me u dërgu ne Shtime”, shkroi Zeka.

Në Shtime ndodhet, Qendra Integruese Rehabilituese e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik.

“Mjerte femijet tane sa mesuesi i pamerituar jep mësim”, shtoi ai.

Nxënësit që në gjithë gjeneratën ishin 131 ankohen se vlerësimi nuk ka qenë i duhur, derisa kërkojnë të merren masa për ta ndryshuar këtë gjendje.

me këtë rast po merren edhe në Drejtorinë e Arsimit në Pejë.

Formacioni i mundshëm ‘anti-Izrael’ – Nga mbrojtja në sulm, Reja bën pesë ndryshime nga sfida me IslandënShqipëria do të...
10/06/2022

Formacioni i mundshëm ‘anti-Izrael’ – Nga mbrojtja në sulm, Reja bën pesë ndryshime nga sfida me Islandën

Shqipëria do të përballet me Izraelin sot (e premte) në orën 20:45 në “Air Albania”, me synimin për të marrë fitoren e parë në Ligën e Kombeve, që do t’i ngjiste kuqezinjtë direkt në vendin e parë me 4 pikë.

Pas startit me barazim në Islandë të hënën, trajneri Reja ka bërë provat finale për formacionin pasditen e sotme, teksa ndryshe nga Reikjaviku, pritet të bëjë plot 5 zëvendësime, ose gjysmën e formacionit.

Kështu në mbrojtje pritet të ulet në stol Marash Kumbulla, për t’i lënë vendin Frederik Veselit, i cili do të plotësojë treshen me Ismajlin e Gjimsh*tin, të cilët do të vendosen para portës së mbrojtur nga Etrit Berisha.

Në mesfushë konfirmohen Balliu nga e djathta dhe Hysaj nga e majta, ndërsa në qendër Abrashi do të ketë në krah dyshen e Empolit Asllani-Bajrami, të cilët marrin vendet e Gjasulës dhe Çekiçit.

Ai që ndryshon tërësisht është reparti i sulmit, pasi Cikalleshi vuan nga një gjendje gripale, ndërsa Seferi do të ulet në stol, për t’u lënë vendin dyshes Broja-Uzuni, të cilët nuk ishin në dispozicion për sfidën në Islandë, përcjell SS.

Pikërisht te dyshja sulmuese janë edhe sytë e kuqezinjve për ndeshjen ndaj Izraelit, pasi edhe në Islandë të hënën skuadra krijoi jo pak, por vuajti në finalizim, duke mos shkuar dot përtej barazimit 1-1.

Formacioni i mundshëm: Berisha; Ismajli, Gjimsh*ti, Veseli; Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami, Hysaj; Broja, Uzuni

[LAJMI I FUNDIT]Vuçiq i befasuar nga Scholzi: Askush në Evropë më herët s’e ka përmendur njohjen reciprokePresidenti i S...
10/06/2022

[LAJMI I FUNDIT]

Vuçiq i befasuar nga Scholzi: Askush në Evropë më herët s’e ka përmendur njohjen reciproke

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur i befasuar me deklaratën që kancelari gjerman, Olaf Scholz dha të premten në Prishtinë. Pas takimit në Beograd, ku Scholz shkoi pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë, Vuçiq ka thënë se e ka befasuar deklarata e liderit gjerman se në Bashkimin Evropian shtetet s’mund të hyjnë pa e njohur njëri-tjetrin.

“Kemi folur për tema në të cilat s’pajtohemi, dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. I kam theksuar se jo gjithçka është përmbushur nga marrëveshja e Brukselit, por edhe mora mesazhin nga Scholzi që tha se duhet të merren hapa më të vegjël të rëndësishëm që të gjendet një zgjidhje e madhe në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Vuçiq. I pyetur për t’i komentuar deklaratat e Scholzit në Prishtinë, Vuçiq ka thënë se “asnjëherë më herët s’ka dëgjuar për termin njohje reciproke, por për marrëveshje të përgjithshme të normalizimit të raporteve”.

“Askush më herët s’ka folur për njohje reciproke përveç amerikanëve. Askush në Evropë s’e ka kërkuar këtë, pos asaj që kemi dëgjuar sot në konferencën në Prishtinë. Kjo ‘njohja reciproke’ është befasi edhe për ne. Gjermania është e fuqishme e ne jemi të vegjël”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se “gjërat po kthehen kundër Serbisë”.

Po ashtu, Vuçiq ka thënë se Shcolzi kërkoi “në mënyrë shumë të qartë dhe të prerë” nga Serbia që t’i vendosë sanksione Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një konferencë për media në Prishtinë, tha se Kosova e meriton liberalizimin e vizave...
10/06/2022

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një konferencë për media në Prishtinë, tha se Kosova e meriton liberalizimin e vizave dhe e ka përkrahjen e Gjermanisë në këtë drejtim.
Foto: Michael Kappeler/dpa

Address


Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lajmifundit.ks posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share

Lajmifundit.KS

Gazeta Lajmi Fundit KS