Bard Books

Bard Books Bard Books është shtëpi botuese që boton libra shqip dhe anglisht, si dhe revistën kulturore Symbol. Symbol is a cultural studies journal

Në numrin 34 të Symbol e gjeni intervistën me shkrimtarin Besnik Mustafaj ✍️🏼Artikujt:Agnesa Haklaj: Homo Impostor: Perf...
05/01/2026

Në numrin 34 të Symbol e gjeni intervistën me shkrimtarin Besnik Mustafaj ✍️🏼

Artikujt:

Agnesa Haklaj: Homo Impostor: Performative Identity In Ag Apolloni’s Novel “If I Were A Devil”
Durim Çaça: A Melancholy As Steady As A River’s Vein
Mirjetë Sadiku: “The Saga Of Sarajevo”: Between Fact And Fiction
Uridije Lajçii: “Born Backwards” And The Possibilities Of A Postmodern Reading
Ag Apolloni: From Postmodernism To Artificial Intelligence
Eronita Kqiku: Fate, Fact, And Fiction

31/12/2025

Falënderues për miqtë, lexuesit dhe bashkëpunëtorët, që me besimin dhe mbështetjen e tyre i japin kuptim çdo libri që botojmë.

Ju urojmë një Vit të Ri të mbarë, me shëndet, frymëzim dhe shumë lexime. 🥂📚

MIELL NË VENA – Një dramë nga Igor Štiks 🎭​Pas 20 vjetësh ndarjeje, një familje përballet me të vërtetat e hidhura dhe p...
28/12/2025

MIELL NË VENA – Një dramë nga Igor Štiks 🎭

​Pas 20 vjetësh ndarjeje, një familje përballet me të vërtetat e hidhura dhe plagët e pashëruara të luftës. Një histori prekëse mbi fatin, fajin dhe lidhjet e gjakut që mbeten "si mielli në vena".

​📖 Përktheu: Arsim Leskovica

WILL: D? Drakula? MAX: A nuk na thanë se prefekti quhet Elez? WILL: E çuditshme. Më frikëson gjithçka këtu. MAX (Bujtina...
27/12/2025

WILL: D? Drakula?
MAX: A nuk na thanë se prefekti quhet Elez?
WILL: E çuditshme. Më frikëson gjithçka këtu.
MAX (Bujtinarit): Zotëri, si quhet kryetari i kësaj
komune?
BUJTINARI: Elez. Emën t’lezetshëm ka. Elez-et.
MAX: Pse atëherë këtu në fund e ka vendosur
shkronjën D? Thotë: Me respekt, D.
BUJTINARI: Oh, ia p***a shkru Dulla! Ka harru
i shkreti me vue emnin e Elezit.

Nga e hëna në librari 📚🎭

🇦🇹Romani që u shkrua më 2013 në Vjenë - Ulurima e Ujkut🇷🇴Romani që u shkrua më 2024 në Bukuresht - Sikur t'isha djall
23/12/2025

🇦🇹Romani që u shkrua më 2013 në Vjenë - Ulurima e Ujkut

🇷🇴Romani që u shkrua më 2024 në Bukuresht - Sikur t'isha djall

Në numrin më të ri të “Symbol”-it, gjeni intervistën me shkrimtarin, dramaturgun dhe eseistin slloven Drago Jančar📚Inter...
19/12/2025

Në numrin më të ri të “Symbol”-it, gjeni intervistën me shkrimtarin, dramaturgun dhe eseistin slloven Drago Jančar📚

Intervistoi: Eronita Kqiku

Kjo ishte një nga përgjigjet tona të preferuara🎭

DRAGO JANČAR✨️ Asgjë nuk mund ta zëvendësojë magjinë e teatrit, të cilën e njohim që nga Antigona e deri më sot. Teatri është magji e gjallë: kur ulemi në një sallë të errët, shohim njerëz të vërtetë në skenë, pjesë të jetës sonë, e pasioneve, e frikërave dhe shpresave tona. Më së paku mund të zëvendësohet nga kinemaja, e cila prodhon filma artistikë vetëm për festivale dhe për një publik të kufizuar, dhe kryesisht kënaqet me përmbajtje të cekëta e sipërfaqësore. Një paradoks që e kam vërejtur prej kohësh është se teatri është bërë i rrezikshëm për vetveten. Jo vetëm që regjisorët i ripunojnë dhe i rishkruajnë sipas mënyrës së tyre dramat—madje edhe klasikët—dhe sjellin në skenë sensacione që vetëm ata i kuptojnë, duke zvarritur mikrofonë dhe ekrane në skenë… Ata thjesht po e nxjerrin letërsinë jashtë teatrit. Flasin me përçmim për teatrin letrar. Kjo nuk mund të përfundojë mirë për teatrin. Njerëzit janë lodhur nga pamfletet politike dhe nga televizioni i zbrazët në jetën e përditshme. Herët a vonë, do t’ia kthejnë shpinën një teatri të tillë pa tregime, pa emocione dhe pa dialog. Dhe kjo tashmë po ndodh.

Për më shumë nga diskutimi ynë mbi lirinë, kujtesën dhe “magjinë” e artit, prisni edicionin e shtypur!

📚✨ Së shpejti në librari! ✨📚Igor Štiks, vjen në shqip me dramën tronditëse "Miell në vena".Në dukje një dramë familjare,...
13/12/2025

📚✨ Së shpejti në librari! ✨📚

Igor Štiks, vjen në shqip me dramën tronditëse "Miell në vena".

Në dukje një dramë familjare, por në thelb një përballje e ashpër me historinë, luftën, mërgimin, fajin dhe kujtesën kolektive. Një kthim pas njëzet vitesh që hap plagë të vjetra dhe nxjerr në dritë të vërteta të padurueshme.

🖋️ Përkthyer nga: Arsim Leskovica
🕰️ Një natë. Një familje. Një histori që nuk mbyllet kurrë.

Botim i ri, së shpejti në libraritë e qytetit 🎭📚Drama "Hakmarrja e Homerit" është shkruar në vitin 2011, me kërkesë të T...
12/12/2025

Botim i ri, së shpejti në libraritë e qytetit 🎭📚

Drama "Hakmarrja e Homerit" është shkruar në
vitin 2011, me kërkesë të Teatrit Kombëtar të Kosovës, si dramatizim i romanit "Dosja H" të Ismail Kadaresë, dhe është shfaqur po atë vit dhe vitin pasues në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë.
Si një burleskë e një subjekti serioz, më shumë sesa dramatizim, mund të shihet si hipertekst dramatik.
Hipoteksti po dihet, ndërsa lidhjet e tjera intertekstuale me Kângët kreshnike, apo Homerin dhe Bram Stokerin, mund t’i gjeni në forma të ndryshme.

Në errësirën e një kampi përqendrimi, mes zhurmës së topave dhe frymëmarrjes së fundit të një gruaje të sëmurë, lind një...
18/11/2025

Në errësirën e një kampi përqendrimi, mes zhurmës së topave dhe frymëmarrjes së fundit të një gruaje të sëmurë, lind një histori tmerri.
"Psalmi 44" i Danilo Kish*t është dëshmia e një nëne që mbron fëmijën e saj në kufijtë e jetës dhe vdekjes. Një roman për frikën, shpresën, besnikërinë dhe brishtësinë e qenies njerëzore, ku mbijetesa kthehet në akt heroik.

📚Botim i ri📖 Në poezitë e Xhejlane Tërbunjës, gjuha është autenticitet. Poetja përdor një shqipe të gjallë e të përditsh...
18/11/2025

📚Botim i ri

📖 Në poezitë e Xhejlane Tërbunjës, gjuha është autenticitet. Poetja përdor një shqipe të gjallë e të përditshme, shpesh në formë "slang", që e afron poezinë me jetën urbane dhe me realitetin e sotëm. Ky stil i vetëdijshëm gjuhësor, që nuk druhet nga ashpërsia
apo vulgariteti poetik, është pjesë e origjinalitetit të saj krijues dhe mënyra më e drejtpërdrejtë për të komunikuar me lexuesin.

🖋Xhejlane Tërbunja është aktore dhe poete. Ajo ka studiuar për aktrim në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe ka luajtur në një sërë rolesh në teatër dhe kinematografi, duke përfshirë ndër të tjerë, filmat Obraz (2024), Adnan Kafazi (2023), Hive (2021), Unwanted (2017), Kati V (2012) dhe Der Albaner (2010), shfaqjet Shërbëtori i dy zotërinjve, Natën e mirë, nënë, Killing Me Softly. Me shumë shfaqje teatrale ka fituar çmime në disa festivale në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Ka qenë kryesuese e Këshillit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, ishte aktore e emisionit televiziv Vikendi dhe autore e moderatore e emisionit televiz Veç Kesh. Si poete, Tërbunja ka marrë pjesë në shumë lexime poetike dhe aktivitete kulturore, si dhe ka botuar krijimet e saj në revista letrare dhe platforma artistike.

17/11/2025

Një roman për tragjedinë më të madhe të shekullit të kaluar, një roman mbi Aushvicin nga Danillo Kishi✒️

Përkthyer nga Ben Andoni

Ilustrimi: Felix Nussbaum "Self-Portrait in Hiding" (1944)

📖 Së shpejti..Një nga veprat më tronditëse të Danilo Kish*t – “Psalmi 44” 📜Një nënë. Një kamp përqendrimi. Një arratisje...
10/11/2025

📖 Së shpejti..

Një nga veprat më tronditëse të Danilo Kish*t – “Psalmi 44” 📜
Një nënë. Një kamp përqendrimi. Një arratisje.
Një histori për dhimbjen, shpresën dhe kujtesën.

🖋️ Përkthyer nga Ben Andoni

Danilo Kiš (1935-1989) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të ish-Jugosllavisë dhe, pa dyshim, ndër shkrimtarët më të njohur ballkanikë në botë. Vepra e tij është vlerësuar lart nga Milan Kundera, Philip Roth, Susan Sontag etj.
Bard Books, që është duke i botuar të gjitha veprat e Danillo Kish*t, deri tani ka sjellë këto vepra të tij:
- Mansarda (përkthyer nga Primo Shllaku),
- Klepsidra (përkthyer nga Jusuf Gërvalla),
- Natë dhe mjegull (përkthyer nga Ben Andoni),
- Psalmi 44 (përkthyer nga Ben Andoni).

Address


Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bard Books posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Bard Books:

  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share