GenVox.org

GenVox.org Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from GenVox.org, News & Media Website, Pristina.

“Shumë të rinj nuk po e shohin më bujqësinë si të ardhme.”Nga mungesa e ujit dhe problemet në bujqësi, deri te mungesa e...
28/05/2026

“Shumë të rinj nuk po e shohin më bujqësinë si të ardhme.”

Nga mungesa e ujit dhe problemet në bujqësi, deri te mungesa e perspektivës ekonomike, gjithnjë e më shumë të rinj po largohen nga fshatrat e Kosovës drejt qyteteve ose jashtë vendit.

Si po ndikojnë ndryshimet klimatike në jetën rurale dhe pse po zbrazën fshatrat?

Lexojeni artikullin e plotë👇
----------------------------------------------------------------
This article was supported through the “GenVox Green Corner” project, funded by the Youth Empowerment Fund under The Global Youth Mobilization (GYM), a global initiative of the Big Six youth organizations alliance, with the IFRC serving as the custodian organization. The content of this article is the sole responsibility of the author and does not necessarily reflect the views of the supporting organizations.

Në fshatin Sllatinë, 23-vjeçarja Blerta thotë se dikur verat ishin sezoni më i gjallë i vitit. Familja e saj merrej me bujqësi dhe pothuajse çdo shtëpi kishte të mbjella, bagëti ose sera. Sot, shumë toka punohen vetëm nga disa banorë të fshatit. “Uji po mungon gjithnjë e më shumë...

“Ka raste kur blej diçka vetëm pse ma ka shfaqë vazhdimisht algoritmi”Rrjetet sociale dhe reklamat online po ndikojnë gj...
26/05/2026

“Ka raste kur blej diçka vetëm pse ma ka shfaqë vazhdimisht algoritmi”

Rrjetet sociale dhe reklamat online po ndikojnë gjithnjë e më shumë në mënyrën si konsumojmë, sidomos tek të rinjtë. Nga produktet “viral” te moda e shpejtë, trendet online po e shtyjnë konsumimin drejt blerjeve impulsive dhe kulturës së konsumit të tepërt.

Lexoni artikullin për të kuptuar si po ndikojnë rrjetet sociale në kulturën e konsumit në Kosovë 👇

----------------------------------------------------------------
This article was supported through the “GenVox Green Corner” project, funded by the Youth Empowerment Fund under The Global Youth Mobilization (GYM), a global initiative of the Big Six youth organizations alliance, with the IFRC serving as the custodian organization. The content of this article is the sole responsibility of the author and does not necessarily reflect the views of the supporting organizations.

“Nuk hyj në Instagram me ble diçka, por shpesh përfundoj duke porositur.” Kështu e nis rrëfimin 21-vjeçarja Era nga Prishtina, e cila thotë se gjatë dy viteve të fundit ka filluar të blejë më shpesh online, jo vetëm rroba apo kozmetikë, por edhe pajisje që, siç thotë vetë, “i...

“Do të doja ta përdorja biçikletën për fakultet, por sinqerisht kam frikë nga trafiku" Për shumë të rinj në Prishtinë, b...
22/05/2026

“Do të doja ta përdorja biçikletën për fakultet, por sinqerisht kam frikë nga trafiku"

Për shumë të rinj në Prishtinë, biçikleta ende nuk është bërë pjesë e përditshme e lëvizjes në qytet. Trafiku i rënduar, mungesa e korsive dhe pasiguria për parkimin e biçikletave vazhdojnë t’i pengojnë shumë qytetarë ta përdorin biçikletën më shpesh si mjet transporti.

Lexoni artikullin për të kuptuar më shumë se sa përdoren biçikletat nga të rinjtë në Prishtinë dhe çfarë po i pengon ta zgjedhin biçikletën si alternativë të përditshme 👇

----------------------------------------------------------------
This article was supported through the “GenVox Green Corner” project, funded by the Youth Empowerment Fund under The Global Youth Mobilization (GYM), a global initiative of the Big Six youth organizations alliance, with the IFRC serving as the custodian organization. The content of this article is the sole responsibility of the author and does not necessarily reflect the views of the supporting organizations.

Mes trafikut, ndotjes dhe mungesës së korsive, biçikleta mbetet ende zgjedhje e vështirë për të rinjtë. Në orën 08:00 të mëngjesit, rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë është pothuajse e bllokuar. Kolona të gjata veturash, autobusë të stërmbushur dhe zhurma e vazhdueshme janë ...

📌55–60% e të rinjëve thonë se informacioni online ka ndikuar në opinionet ose vendimet e tyreTë dhënat tregojnë se infor...
21/05/2026

📌55–60% e të rinjëve thonë se informacioni online ka ndikuar në opinionet ose vendimet e tyre

Të dhënat tregojnë se informacioni online ka ndikim të konsiderueshëm tek individët. Rreth 55–60% e të anketuarve thonë se përmbajtja online ka ndikuar në opinionet ose vendimet e tyre, ndërsa rreth 30% shprehen të pasigurt, duke sugjeruar ndikim indirekt ose të pavetëdijshëm.

Kjo tregon se përmbajtja digjitale ka ndikim real në mënyrën si të rinjtë mendojnë dhe marrin vendime, duke e bërë edhe më të rëndësishme adresimin e dezinformimit që në burim.

(Të dhëna nga raporti i YIHR KOSOVO)

“Kam qenë në mes të takimeve me klientë dhe më është fikur krejt sistemi. Për njerëzit jashtë Kosovës kjo duket joprofes...
19/05/2026

“Kam qenë në mes të takimeve me klientë dhe më është fikur krejt sistemi. Për njerëzit jashtë Kosovës kjo duket joprofesionale..."

Për shumë qytetarë në Kosovë, ndërprerja e energjisë sot nuk nënkupton vetëm errësirë, por punë të humbur, internet të ndalur, biznese që s’funksionojnë dhe një përditshmëri që bllokohet për disa minuta.

Lexoni si ndërprerja e energjisë elektrike po ndikon në jetën e përditshme në Kosovë 👇

----------------------------------------------------------------
This article was supported through the “GenVox Green Corner” project, funded by the Youth Empowerment Fund under The Global Youth Mobilization (GYM), a global initiative of the Big Six youth organizations alliance, with the IFRC serving as the custodian organization. The content of this article is the sole responsibility of the author and does not necessarily reflect the views of the supporting organizations.

Ora është 10 e mëngjesit dhe Arditi, 27-vjeçar nga Prishtina, sapo ka hyrë në një takim online me kolegët e tij në Gjermani. Kamera është ndezur, dokumentet janë hapur në ekran dhe klienti pret prezantimin. Papritur, gjithçka fiket. “Për disa sekonda mbetesh pa ditë çka me bo. Të...

18/05/2026
“Kur e bleva air fryer-in, nana më tha: veç edhe një pajisje kot për kuzhinë.”Lexoni si pajisjet smart po përdoren gjith...
15/05/2026

“Kur e bleva air fryer-in, nana më tha: veç edhe një pajisje kot për kuzhinë.”

Lexoni si pajisjet smart po përdoren gjithnjë e më shumë për kursim energjie nga të rinjtë në Kosovë 👇

----------------------------------------------------------------

This article was supported through the “GenVox Green Corner” project, funded by the Youth Empowerment Fund under The Global Youth Mobilization (GYM), a global initiative of the Big Six youth organizations alliance, with the IFRC serving as the custodian organization. The content of this article is the sole responsibility of the author and does not necessarily reflect the views of the supporting organizations.

“Kur e bleva air fryer-in, nana më tha: ‘Veç edhe një pajisje kot për kuzhinë’. Tash është ajo që e përdor më së shumti”, thotë duke qeshur 24-vjeçarja Arta Haxhiu nga Prishtina, teksa përgatit darkën pas pune. Në TikTok dhe Instagram, videot për truke të përditshme apo .....

📌Rreth 70% identifikojnë politikën si burimin kryesor të dezinformimitRreth 70% e të rinjve thonë se hasin shpesh ose sh...
14/05/2026

📌Rreth 70% identifikojnë politikën si burimin kryesor të dezinformimit

Rreth 70% e të rinjve thonë se hasin shpesh ose shumë shpesh në dezinformim online. Kjo tregon se informacioni i rremë nuk është më diçka e rastësishme, por pjesë e përditshme e përvojës online për shumë të rinj.

Për shembull, një i anketuar tha: “Më së shumti shoh dezinformim lidhur me politikën ditore dhe raportet mes komuniteteve… sidomos në kohë krizash.”

(Të dhëna nga raporti i YIHR KOSOVO)

Rreth 45% kalojnë mbi 5 orë në ditë online, ndërsa rreth 40% kalojnë 3–5 orëKoha e kaluar online nga të rinjtë është duk...
05/05/2026

Rreth 45% kalojnë mbi 5 orë në ditë online, ndërsa rreth 40% kalojnë 3–5 orë

Koha e kaluar online nga të rinjtë është dukshëm e lartë: rreth 45% kalojnë mbi 5 orë në ditë në internet, ndërsa rreth 40% qëndrojnë 3–5 orë. Vetëm një pjesë e vogël kalon më pak se 3 orë online.

Ky nivel i lartë ekspozimi rrit ndjeshëm mundësinë për t’u përballur me informacione të rreme ose mashtruese.

(Të dhëna nga raporti i YIHR KOSOVO)

Rreth 70% e të rinjve hasin shpesh ose shumë shpesh në dezinformim online Rreth 70% e të rinjve raportojnë se hasin shpe...
30/04/2026

Rreth 70% e të rinjve hasin shpesh ose shumë shpesh në dezinformim online

Rreth 70% e të rinjve raportojnë se hasin shpesh ose shumë shpesh në dezinformim online. Kjo tregon se informacioni i rremë apo mashtrues nuk është rast i izoluar, por pjesë e përditshme e përvojës së tyre në internet.

(Të dhëna nga raporti i YIHR KOSOVO)

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when GenVox.org posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share