MediaFokus

MediaFokus Portal Informativ

Bajrami: Asnjëherë s’do pranoja të bëhesha ministre e KurtitDeklarata ne koment:
07/09/2026

Bajrami: Asnjëherë s’do pranoja të bëhesha ministre e Kurtit

Deklarata ne koment:

Cakolli: Qysh merret pjesë në seancë me 1 muaj afat skadimi...................Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i K...
07/09/2026

Cakolli: Qysh merret pjesë në seancë me 1 muaj afat skadimi...................

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka pyetur se si “thirret dhe merret pjesë në një seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar njëherë Gjykatës Kushtetuese për pasojën juridike të shkeljes së afatit?”.

Tutje, ai në një postim në Facebook, ka shkruar:

Sidomos kur seanca do të mbahet mbi një muaj pas skadimit të afatit tepër të qartë për konstituim sipas aktgjykimit të Gjykatës, madje edhe pas afatit shtesë të shpikur si gjoja kushtetues?

A i bjen kjo që secili afat kushtetues që s’e ka të përcaktuar një pasojë konkrete mund të tejkalohet, ndërsa akterët të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë? Sepse nëse afatet vlejnë vetëm kur u konvenojnë partive, ato pushojnë së qeni afate kushtetuese dhe shndërrohen në afate politike.

24 dhurata për ditëlindje, Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo.........Fituesja e Big Brother VIP 5,...
07/09/2026

24 dhurata për ditëlindje, Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo.........

Fituesja e Big Brother VIP 5, Selin Bollati, ka ndarë shumë detaje nga jeta e saj pas reality show-t.

E ftuar në një intervistë ekskluzive në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Selin ka folur edhe për marrëdhënien e saj me Gimbon.

Fituesja e Big Brother VIP 5 ka treguar edhe dhuratën më të shtrenjtë që ka marrë nga Gimbo pas daljes nga shtëpia, ku mes 24 dhuratave që ish-banori i kishte bërë për 24-vjetorin e saj, ishte edhe një makinë e re.

“Gimbo, kam shumë ankesa, por nuk është ky vendi për t’i thënë. Jam shumë krenare dhe kam qenë një suport shumë i madh për Gimbon gjatë sezonit veror. Unë doja pushime, por nuk ka qenë ky rasti. Jam ndjerë shumë mirë që ka qenë shumë i suksesshëm për të si sezon. Dhurata më e shtrenjtë, dëgjo, se kur flas për dhurata më vijnë gjithmonë gjërat jo materiale, por shpirtërore. Gimbo është dorëlëshuar dhe zemërgjerë.

Unë nuk jam natyrë që festoj ditëlindje, por një nga dhuratat më të mëdha kanë qenë 24 dhuratat për 24 vitet që mbushja.

Më e shtrenjta ka qenë një makinë e re. Nuk doja të ekspozoja gjë në Instagram. Jam shumë e kujdesshme, edhe pse njerëzit janë shumë kuriozë se çfarë po bëjmë.

Më vjen keq sa herë dëgjoj llafe lart e poshtë që nuk kanë të ndalur. Kam dëgjuar që jam bërë mendjemadhe, arrogante..., jo. Jeta nuk ka ndryshuar”, u shpreh Selin.

Selin ka treguar se ka nisur bashkëjetesën me Gimbon dhe për të shprehet se është një djalë me zemër të madhe dhe shumë familjar.

“Jam e dashuruar, këtë e kam kuptuar më shumë pas Big Brother. Gimbo është një djalë me zemër të madhe, është shumë i kujdesshëm. Unë marr shumë mesazhe në ditë, herë-herë nga njerëz që thonë: “Ti je me fat për atë djalë.” Është shumë herë më i mirë se unë. Partneri është një bekim i madh. Jam me fat për marrëdhënien tonë. Ne kemi nisur bashkëjetesën, Gimbo na gatuan”, tha Selin./ TCH

Seanca e 9 shtatorit është jo kushtetuese - Haradinaj: VV na i ka djegë mandatet.........Ramush Haradinaj nga Aleanca pë...
07/09/2026

Seanca e 9 shtatorit është jo kushtetuese - Haradinaj: VV na i ka djegë mandatet.........

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se mandatet janë djegur dhe çdo veprim i deputetëve është jokushtetues.

I ftuar në Canape në T7, Haradinaj tha; “partia fituese nuk e ka konstituua kuvendin, mandatet e deputetëve janë djegur…”.

Ai tha se me shku në seancë pa mandat kushtetues “nuk lejohet”.

“Ne nuk jemi deputetë, unë skam mandat më, me shku me një seancë pa mandat kushtetues nuk lejohet. Mandati i parë është djegë, edhe mandati i dytë është djegë të shtunën me 5 shtator, çdo veprim që marrim është jokushtetues”, tha Haradinaj në Canape.

ASK: Rastet me sëmundje malinje dhe beninje u rritën në 2025-tën, u regjistruan 3 mijë e 775 raste të rejaLajmi në komen...
07/09/2026

ASK: Rastet me sëmundje malinje dhe beninje u rritën në 2025-tën, u regjistruan 3 mijë e 775 raste të reja

Lajmi në koment:

Rikujtim: Një shkrim për dhunën dhe diskriminimin e shqiptarëve në rajonin e Gjilanit, në vitet e okupimit, botuar në ga...
07/09/2026

Rikujtim: Një shkrim për dhunën dhe diskriminimin e shqiptarëve në rajonin e Gjilanit, në vitet e okupimit, botuar në gazetën Bujku, pasi Rilindja ishte ndaluar nga pushteti serb.

Populli e di rrugën e vet...

Mos luaj me sytëRikthehet reklama mashtruese “ujë shërues për sy” 1+1=19 euroRikthehet reklama mashtruese “ujë shërues p...
07/09/2026

Mos luaj me sytë

Rikthehet reklama mashtruese “ujë shërues për sy” 1+1=19 euroRikthehet reklama mashtruese “ujë shërues për sy” 1+1=19 euro

[Shkrimi në koment]

07/09/2026

Gjesti n'gjyq: S'ka Zot tjetër përpos Allahut, gjithmonë i drejtë

Zemra po hyn në epokën pa kabllo................Sabedin SherifiNga pajisjet tradicionale te mikro-pacemakerët që komunik...
07/09/2026

Zemra po hyn në epokën pa kabllo................
Sabedin Sherifi

Nga pajisjet tradicionale te mikro-pacemakerët që komunikojnë pa tela

Teknologjia moderne e mjekësisë po ndryshon mënyrën se si trajtohen çrregullimet e ritmit të zemrës. Pacemakerët e gjeneratës së re janë gjithnjë e më të vegjël, nuk kanë kabllo tradicionale dhe mund të komunikojnë me sisteme të jashtme për monitorimin e pacientit.

Për shumë pacientë me ritëm të ngadalësuar ose çrregullime të përcjelljes elektrike të zemrës, pacemaker-i ka qenë prej dekadash një pajisje që u ka ndryshuar jetën. Por sot, mjekësia po sjell një gjeneratë të re stimuluesish kardiakë që duken krejt ndryshe nga pacemaker-i tradicional.

Në vend të një pajisjeje të vendosur nën lëkurën e kraharorit dhe elektrodave që kalojnë përmes venave deri në zemër, disa nga pajisjet më të reja vendosen drejtpërdrejt brenda zemrës.

Një pacemaker sa një kapsulë e vogël

Këta quhen leadless pacemakers, ose pacemakerë pa elektroda.

Pajisja përmban në një trup shumë të vogël elektronikën, baterinë dhe sistemin që stimulon muskulin e zemrës. Ajo vendoset përmes një kateteri dhe fiksohet në pjesën e brendshme të zemrës.

Kjo teknologji eliminon nevojën për kabllot tradicionale dhe për “xhepin” nën lëkurë ku vendoset zakonisht gjeneratori i pacemaker-it.

AVEIR – dy pajisje që komunikojnë brenda zemrës

Një nga zhvillimet më interesante është sistemi AVEIR DR.

Në këtë teknologji përdoren dy pajisje shumë të vogla: njëra vendoset në atriumin e djathtë dhe tjetra në ventrikulin e djathtë.

Ato komunikojnë pa kabllo me njëra-tjetrën dhe koordinojnë stimulimin e zemrës.

Kjo është veçanërisht interesante sepse zemra normale punon në mënyrë të koordinuar: fillimisht kontraktohet atriumi dhe më pas ventrikuli.

Teknologjia e re synon ta imitojë më mirë këtë koordinim.

A mbushet pacemaker-i me Wi-Fi?

Kjo është një pyetje që mund të duket e natyrshme në epokën e teknologjisë wireless.

Jo. Pacemakerët aktualë nuk karikohen me Wi-Fi.

Termi “wireless” në këtë rast i referohet kryesisht komunikimit pa kabllo. Për shembull, pajisjet AVEIR mund të komunikojnë me njëra-tjetrën brenda zemrës.

Ndërkohë, disa pacemakerë mund të përdorin sisteme të telemonitorimit për t’i dërguar të dhënat e pajisjes dhe ritmit të zemrës ekipit mjekësor.

Pra:

Wireless ≠ karikim me Wi-Fi.

Sa mund të zgjasë bateria?

Një nga sfidat kryesore të çdo pacemaker-i është bateria.

Pacemakerët tradicionalë zakonisht kanë një jetëgjatësi prej shumë vitesh, por përfundimisht bateria shteron dhe pacienti mund të ketë nevojë për ndërhyrje për zëvendësimin e gjeneratorit.

Pacemakerët e rinj pa elektroda janë projektuar për jetëgjatësi të madhe. Për disa modele, prodhuesit raportojnë jetëgjatësi të parashikuar që mund të arrijë në më shumë se 15 vjet, në varësi të përdorimit dhe nevojave të pacientit.

Kjo nuk do të thotë se çdo pacient do të ketë të njëjtën jetëgjatësi. Sa më shumë të stimulohet zemra, aq më shumë energji mund të kërkojë pajisja.

Edhe Micra po zhvillohet

Një tjetër emër i rëndësishëm në këtë fushë është Micra.

Këta janë ndër pacemakerët më të vegjël që përdoren në praktikën klinike. Ata vendosen direkt në zemër dhe nuk kanë elektroda tradicionale.

Versionet më të reja janë zhvilluar për të ofruar funksione më të avancuara dhe jetëgjatësi më të madhe të baterisë.

Kjo tregon një drejtim të qartë të teknologjisë: më pak kabllo, pajisje më të vogla dhe më shumë funksione.

A do të zhduket një ditë bateria?

Kjo është ndoshta pyetja më interesante për të ardhmen.

Shkencëtarët po studiojnë mënyra për të prodhuar energji nga vetë lëvizja e trupit dhe nga rrahjet e zemrës.

Në teori, energjia mekanike e krijuar nga rrahjet e zemrës mund të shfrytëzohet për të ndihmuar në furnizimin e një pajisjeje elektronike.

Nëse këto teknologji arrijnë të përdoren në mënyrë të sigurt dhe efikase te njerëzit, në të ardhmen mund të kemi pajisje që kërkojnë shumë më rrallë ndërhyrje për shkak të baterisë.

Por kjo është ende një fushë kërkimi dhe nuk duhet ngatërruar me teknologjinë që përdoret sot në mënyrë rutinë te pacientët.

Një revolucion i vogël brenda zemrës

Pacemaker-i ka kaluar një rrugë të jashtëzakonshme: nga pajisje relativisht të mëdha me kabllo, drejt mikro-pajisjeve që vendosen brenda zemrës dhe komunikojnë në mënyrë wireless.

Ky zhvillim nuk është vetëm një përparim teknik.

Për pacientin, më pak komponentë nën lëkurë dhe mungesa e elektrodave tradicionale mund të nënkuptojnë më pak probleme të lidhura me këto pjesë të sistemit.

Megjithatë, pacemaker-i më i ri nuk është domosdoshmërisht pacemaker-i më i mirë për çdo pacient. Zgjedhja varet nga diagnoza, lloji i çrregullimit të ritmit, anatomia e zemrës dhe gjendja e përgjithshme e pacientit.

E ardhmja?

Ndoshta një ditë pacemaker-i do të jetë aq i vogël sa mezi do të mund të imagjinohet si një pajisje mjekësore.

Do të komunikojë me pajisje të tjera, do të monitorojë vazhdimisht zemrën dhe ndoshta do të marrë një pjesë të energjisë nga vetë rrahjet e saj.

Nga kabllot te komunikimi pa tela – teknologjia po e afron gjithnjë e më shumë pajisjen artificiale me ritmin natyror të zemrës.

80-vjeçari nga Ferizaj i cili humbi para tre javësh, gjendet në Tiranë........Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka nj...
07/09/2026

80-vjeçari nga Ferizaj i cili humbi para tre javësh, gjendet në Tiranë........

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është gjetur Hamëz Ismali, 80-vjeçari nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga 17 gushti.

Ai është gjetur në Tiranë dhe aktualisht po merr trajtim në spital.

Shoqata ka bërë të ditur se shpreson në përmirësimin e gjendjes së tij dhe rikthimin sa më të shpejtë pranë familjes.

Shoqata ka falënderuar Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, institucionet dhe qytetarët që kontribuuan në gjetjen e tij.

Njoftimi i plotë:

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij.

Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz.

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim

Misioni ynë – të shpëtojmë jetë.

Address

Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when MediaFokus posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category