Kosova Aktuale

Kosova Aktuale Portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqës

Apple paralajmëron: Mos flini pranë iPhone-it!Kompania teknologjike Apple ka lëshuar së fundmi një paralajmërim të rëndë...
16/06/2025

Apple paralajmëron: Mos flini pranë iPhone-it!

Kompania teknologjike Apple ka lëshuar së fundmi një paralajmërim të rëndësishëm për të gjithë përdoruesit e iPhone, duke i këshilluar ata që të mos flenë pranë pajisjes së tyre kur ajo është në proces karikimi.

Sipas një dokumenti zyrtar për sigurinë, Apple thekson se vendosja e iPhone-it nën jastëk, nën batanije apo shumë afër trupit gjatë natës mund të çojë në mbinxehje të pajisjes, rrezik për lëndime fizike, djegie, madje edhe zjarr në raste ekstreme.

“Mos flini ose mos vendosni një pajisje të karikuar pranë trupit tuaj, nën një jastëk apo batanije. Mbajeni iPhone-in në një hapësirë të ajrosur dhe të qëndrueshme gjatë karikimit,” – thuhet në udhëzimet e Apple.

Ky paralajmërim vjen në një kohë kur përdorimi i telefonave gjatë natës është bërë normë për miliona njerëz në mbarë botën. Shumë përdorues i mbajnë telefonat në krevat, nën jastëk ose në dorë ndërkohë që flenë, duke mos marrë parasysh pasojat e mundshme.

Apple gjithashtu thekson se përdorimi i karikuesve të pasigurt apo të falsifikuar mund të shtojë më tej rreziqet, prandaj rekomandohet fuqimisht përdorimi i karikuesve dhe kabllove origjinale ose të certifikuara me standardin “Made for iPhone” (MFi).

Rekomandimet kryesore të Apple për sigurinë gjatë karikimit:

Mos e vendosni iPhone-in nën jastëk ose batanije gjatë karikimit.

Mos flini me telefonin në dorë ose shumë afër trupit ndërkohë që karikohet.
Mbani pajisjen në një sipërfaqe të fortë, të thatë dhe të ajrosur.
Përdorni vetëm karikues dhe kabllo të certifikuara nga Apple.
Kontrolloni rregullisht kabllot për dëmtime ose konsumim.

Ekspertët e sigurisë teknologjike kanë përforcuar gjithashtu këtë paralajmërim, duke thënë se rreziku i mbinxehjes nuk është thjesht hipotetik, por ka pasur raste të raportuara në të kaluarën ku telefonët kanë shkaktuar djegie të dyshekëve apo lëndime personale, veçanërisht gjatë karikimit me pajisje të pasigurta ose në ambiente të paajrosura.

Ky njoftim nga Apple shërben si një kujtesë e rëndësishme për të gjithë përdoruesit, që teknologjia duhet përdorur me përgjegjësi dhe kujdes, veçanërisht kur bëhet fjalë për pajisje që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me trupin dhe ambientin ku flini.

Sulmet në zemër te të rinjtë/ Shatri: Stresi, duhani, ushqimi jo i shëndetshëm...Shumë qytetarë po përballen me probleme...
15/06/2025

Sulmet në zemër te të rinjtë/ Shatri: Stresi, duhani, ushqimi jo i shëndetshëm...

Shumë qytetarë po përballen me probleme kardiake, në veçanti shqetësues është numri i pacientëve të ri në moshë.

E sipas drejtorit të Kardiologjisë, Faik Shatri, për këtë po ndikojnë shumë faktor.

“Mesazhi im është i qartë: mos e neglizhoni asnjë simptomë! Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm shpëton jetë. Kardiologjia është më efikase kur intervenohet në kohë. Rritja e problemeve kardiake te të rinjtë lidhet me stilin e jetesës sedentare, stresin e lartë, duhanin, ushqimin jo të shëndetshëm dhe mungesën e aktivitetit fizik”, ka thënë Shatri në një prononcim për IndeksOnline.

Shatri gjatë bisedës tregon se cilat ndryshime do të bënte në Klinikën që udhëheq.

“Do të shtoja menjëherë një sallë të tretë të kateterizimit me ekip të plotë profesional. Kjo do të na mundësonte të përgjysmonim listën e pritjes dhe të ofronim trajtim shumë më efikas. Gjithashtu, do të forcoja sistemin informatik dhe zinxhirin e referimit për të optimizuar qarkullimin dhe trajtimin e pacientëve”, vlerëson ai.

Shatri tregon se me cilat klinika jashtë vendit kanë bashkëpunim, për rastet më të rënda.

“Bashkëpunimi me qendra ndërkombëtare si ato në Luksemburg, Itali, Gjermani dhe Bullgari është intensifikuar gjatë vitit të fundit. Janë realizuar ndërhyrje strukturore në zemër, procedura të elektrofiziologjisë dhe implantime të pajisjeve. Kemi mbajtur workshop-e të përbashkëta dhe synimi është që këto ndërhyrje të avancuara të ofrohen në të ardhmen e afërt edhe në Kosovë, në mënyrë të pavarur”, thekson ai.

I pari i kësaj klinike, po ashtu tregon planet për zgjerim të kapaciteteve apo investimeve të reja në tekonologji.

“Po. Jemi në fazën e parë të projektit për ndërtimin e sallës së tretë të kateterizimit në Prishtinë, në bashkëpunim me LuxDev, i cili ka bërë donacionin përkatës. Gjithashtu jemi në proces rinovimi të disa hapësirave të Klinikës. Është planifikuar edhe një strategji afatmesme për periudhën 2026–2030, që përfshin investime në teknologji të avancuar dhe trajnime për stafi”, përfundon ai.

Ekskluzive: Emrat e tre grave që u arrestuan sot në ministrinë e Liburn Aliut Policia e Kosovës ka realizuar një aksion ...
12/06/2025

Ekskluzive: Emrat e tre grave që u arrestuan sot në ministrinë e Liburn Aliut

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në mëngjes e sotëm në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se janë arrestuar tre gra, punëtorë të ministrisë.

Flora Selimi, Edila Gosalci dhe Vjollca Vishaj, janë të arrestuarat në këtë aksion.

Të arrestuarat dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në disa raste të ndara.

11/06/2025

Bizneset e kanë seriozisht, numër i madh protestuesish rrugëve të Prishtinës

🇽🇰👏🫡
10/06/2025

🇽🇰👏🫡

Policia bastis një lokacion në Prishtinë, arrestohet i dyshuari për tentim vrasjeProkuroria Themelore e Prishtinës në ba...
10/06/2025

Policia bastis një lokacion në Prishtinë, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

Prokuroria Themelore e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka bastisur sot një lokacion në rrugën "Bajram Bahtiri" në Prishtinë.

Kontrolli është kryer në kuadër të hetimeve që lidhen me rastin e ndodhur me 02 Shtator 2024, në lagjen ‘’Aktash’’ në Prishtinë, ku si pasojë e një incidenti të armatosur kishte mbetur i vrarë një person.

Një person është arrestuar gjatë bastisjes, për veprën penale "Vrasje e rëndë në tentativë", si dhe "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve".
Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Hetimet janë duke vazhduar në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Kaq miliona i solli diaspora për dy muaj KosovësSipas një raporti të nxjerrë nga Banka Qendrore e Kosovës, për muaj (Jan...
06/04/2025

Kaq miliona i solli diaspora për dy muaj Kosovës

Sipas një raporti të nxjerrë nga Banka Qendrore e Kosovës, për muaj (Janar-Shkurt), mërgimtarët dërguan afro 175 milionë euro.

Këto të dhëna vijnë nga statistikat e sektorit të Jashtëm, përcjell Insajderi.

“Remitancat – janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave në janar 2025 shënoi 86.14 milionë euro, përafërsisht në nivel të njëjtë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin shkurt 2025 ishin rreth 88.12 milionë euro, duke arritur kështu vlerën 174.26 milion euro (preliminare) për dy muajt e parë të vitit 2025. Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit shkurt 2025 kanë qenë përmes IFJB-ve me 62.65%, bankave komerciale me 16.45% dhe kanaleve tjera me 20.90%”, thuhet nga BQK-ja.

Tutje, Banka Qendrore, bën me dije se bilanci i pagesave – në fund të muajit janar 2025 u karakterizua me deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 21.36 milionë euro, i cili tregon thellim të deficitit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur llogaria rrjedhëse kishte suficit prej 6.78 milionë euro.

Shkaktari kryesor i këtij deficiti është rritja e deficitit në bilancin tregtar.

Investimet direkte në Kosovë për janar 2025 arritën në 90.96 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 12.19% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës arritën në 16.19 milionë euro, me një rritje prej 19.12% krahasuar me janar 2024.

“Asetet rezervë deri në janar 2025 janë rritur për 45.95 milionë euro, kurse në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ishin 15.21 milionë euro. Rritjes së aseteve rezervë i ka kontribuar rritja e depozitave për 45.95 milionë euro, ndërsa nuk ka pas investime në letra me vlerë gjatë muajit janar 2025”.

🚨Sulmi në zyrën e Postës në Zveçan dhe arrestimi i katër ‘pelegrinëve’ serbë- Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Kosovë
06/04/2025

🚨Sulmi në zyrën e Postës në Zveçan dhe arrestimi i katër ‘pelegrinëve’ serbë- Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Kosovë

"Banesat u shtrenjtuan mbi 20 për qind pas vitit 2021"
06/04/2025

"Banesat u shtrenjtuan mbi 20 për qind pas vitit 2021"

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosova Aktuale posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share