25/02/2026
Për 50-vjetorin e Golf GTI, Volkswagen ka rikthyer në skenë një nga konceptet më të guximshme: Design Vision GTI, një version ekstrem, i orientuar për pistë dhe me super-performancë.
Karakteristikat kryesore:
✅ Motor V6 3.0 litra, twin-turbo me 503 kuaj fuqi
✅ 0–100 km/orë për 3.9 sekonda
✅ Shpejtësi maksimale: 300 km/orë
✅ Sistem 4Motion (AWD) dhe transmision automatik DSG
✅ Karroceri e zgjeruar me 71 mm, qëndrim më agresiv
✅ Fellne 20-inç me kyç qendror dhe frena karbon-qeramike
Interier pa ulëse të pasme, roll brace në formë X, Alcantara dhe fibra karboni
I prezantuar fillimisht në vitin 2013, ky koncept nuk ishte menduar kurrë për prodhim masiv. Qëllimi ishte të impresiononin entuziastët në takimin legjendar të GTI.