Via Veritatis

Via Veritatis The Way of Truth

“Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi. Varfëria e të qenit i pa...
05/09/2026

“Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi. Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.”
- Shën Nënë Tereza

Foto nga momenti i shenjtërimit të Nenë Terezës në Sheshin e Shën Pjetrit - Vatikan, 4 shtator 2016.

Besimi nuk është një iluzion, një fluturim imagjinate, një strehë apo sentimentalizëm; përndryshe, ai është përfshirje e...
01/09/2026

Besimi nuk është një iluzion, një fluturim imagjinate, një strehë apo sentimentalizëm; përndryshe, ai është përfshirje e plotë në tërësinë e jetës dhe është shpallja e Ungjillit, Lajmit të Mirë që mund ta çlirojë tërësinë e personit njerëzor. Besimi, në fakt, është një takim me Hyjin që flet dhe vepron në histori dhe shndërron jetën tonë të përditshme, duke transformuar brenda nesh mendësitë, gjykimet e vlerave, vendimet dhe veprimet praktike. Një i krishterë dhe një bashkësi që janë aktivë dhe besnikë ndaj planit të Hyjit që na deshi i pari, janë rrugë të privilegjuara për ata që janë të zhytur në indiferencë apo në dyshim për jetën dhe veprimtarinë e tyre.

Megjithatë, kjo kërkon nga secili prej nesh ta bëjë dëshminë e besimit të tij gjithnjë e më transparente, duke e pastruar jetën e vet në mënyrë që ajo të jetë në përputhje me Krishtin. Shumë njerëz sot kanë një ide të kufizuar për besimin e krishterë, sepse e identifikojnë atë me një sistem të thjeshtë besimesh dhe vlerash, sesa me të vërtetën e një Hyji që u zbulua në histori, me dëshirën e madhe për të komunikuar me qeniet njerëzore sy me sy (tête-à-tête), në një marrëdhënie dashurie me ta. Në fakt, në rrënjë të çdo doktrine apo vlere është ngjarja e takimit mes njeriut dhe Hyjit në Jezu Krishtin.

Krishtërimi, përpara se të jetë një moral apo një etikë, është ngjarja e dashurisë, është pranim i Personit të Jezusit. Për këtë arsye, i krishteri dhe bashkësitë e krishtera duhet së pari të shikojnë vetë dhe t'i bëjnë të tjerët të shikojnë nga Krishti, Udha e vërtetë që të çon tek Hyji.

📝 Papa Benedikti XVI, Audienca e Përgjithshme, 14 Nëntor 2012.

Në premtimet e trans-humanizmit dhe të disa rrymave post-humaniste të mendimit, të cilat kërkojnë një njerëzim të zgjeru...
27/08/2026

Në premtimet e trans-humanizmit dhe të disa rrymave post-humaniste të mendimit, të cilat kërkojnë një njerëzim të zgjeruar dhe pothuajse të çtrupëzuar, ne dallojmë një dëshirë të thellë që na shqetëson, përkatësisht nevojën për një jetë më të plotë, më pak të ekspozuar ndaj kufizimeve dhe vuajtjeve. Megjithatë, Mishërimi hap një rrugë tjetër.

Nga njëra anë, ideologjitë e vjetra dhe të reja, njësoj, e nxisin njerëzimin t’i kapërcejë kufizimet përmes teknologjisë dhe të ngrihet mbi të tjerët duke pohuar dominimin. Në kundërshtim me këtë, misteri i Birit të Hyjit që hyn në gjendjen tonë njerëzore premton diçka krejt tjetër. Hyji i gjallë zbret në historinë tonë për të na çliruar nga të gjitha format e skllavërisë. [209] Ai merr mbi vete dobësinë tonë dhe e shndërron atë në hapësirë të shpëtimit. Nuk ka asnjë çast ose gjendje njerëzore që të mos jetë e denjë për Hyjin.

“Sipas mësimit të besimit tonë, ne kemi dhe adhurojmë, në misteret tona, një Hyj që lind në një grazhd, një Hyj që jeton dhe udhëton në Jude, një Hyj që vdes në kryq, një Hyj të vdekur që shtrihet në varr.” [210] E ardhmja e njerëzimit, pra, e gjen standardin e saj në aftësinë për të mirëpritur këtë mënyrë hyjnore të afrimit, të ndarjes së barrës së botës dhe të transformimit të marrëdhënieve nga brenda. “O çudi... njeriu është Hyj dhe ky Hyj-Njeri kalon nëpër të gjitha ato faza, i duron të gjitha ato gjendje dhe i fisnikëron ato, i shenjtëron ato, i hyjnizon ato në vetvete!” [211] Ajo që e shpëton njerëzimin është dashuria hyjnore që zbret në pikën më të brishtë të historisë sonë dhe e ripërtërin atë nga brenda.

Papa Leoni XIV - Enciklika "Magnifica Humanitas", 25 maj 2026.

Fjalimi i Shën Nënë Terezës me rastin e pranimit të Çmimit Nobel për Paqe ..Pikërisht këtu fillojmë të ndihemi pak në si...
26/08/2026

Fjalimi i Shën Nënë Terezës me rastin e pranimit të Çmimit Nobel për Paqe
..Pikërisht këtu fillojmë të ndihemi pak në siklet. E kemi krenarinë si një pikënisje themelore dhe e përmendim Nënë Terezën me të njëjtën krenari, shpesh edhe për t’u dukur në publik se jemi krenarë me të. Por kur na kërkohet të veprojmë si Shën Nënë Tereza, vështirë se mund të thirremi në emër të saj.

Lexo më shumë:
https://viaveritatis.info/fjalimi-i-shen-nene-terezes-me-rastin-e-pranimit-te-cmimit-nobel-per-paqe/

"Sa erëra doktrine kemi njohur në dekadat e fundit, sa rryma ideologjike, sa mënyra të të menduarit. Varka e vogël e men...
26/08/2026

"Sa erëra doktrine kemi njohur në dekadat e fundit, sa rryma ideologjike, sa mënyra të të menduarit. Varka e vogël e mendimit të shumë të krishterëve është lëkundur shpesh nga këto valë - e hedhur nga një ekstrem në tjetrin: nga marksizmi në liberalizëm, madje edhe në libertarianizëm; nga kolektivizmi në individualizëm radikal; nga ateizmi në një misticizëm fetar të paqartë; nga agnosticizmi në sinkretizëm e kështu me radhë. Çdo ditë lindin sekte të reja, dhe ajo që thotë Shën Pali për mashtrimin njerëzor dhe dredhinë që përpiqet t'i joshë njerëzit në gabim (krahaso Efesianëve 4:14) bëhet e vërtetë.

Sot, të kesh një besim të qartë të bazuar në Kredon e Kishës shpesh etiketohet si fundamentalizëm. Ndërsa relativizmi, domethënë të lejosh veten të "lëkundesh andej-këndej, i mbartur nga çdo erë doktrine", duket i vetmi qëndrim që mund të përballojë kohët moderne. Ne po ndërtojmë një diktaturë relativizmi që nuk njeh asgjë si përfundimtare dhe qëllimi përfundimtar i së cilës përbëhet vetëm nga egoja dhe dëshirat e veta."

- Kardinali Joseph Ratzinger, Predikimi, Pro Eligendo Romano Pontefice, 18 prill 2005.

Gjatë dëshmisë historike në Kongresin Amerikan, në vitin 2005, liderët shpirtërorë të Kosovës e paraqitën bashkëjetesën ...
23/08/2026

Gjatë dëshmisë historike në Kongresin Amerikan, në vitin 2005, liderët shpirtërorë të Kosovës e paraqitën bashkëjetesën ndërfetare si pjesë të pandashme të identitetit tonë kombëtar. Siç u shpreh Dom Lush Gjergji, të krishterët dhe myslimanët janë vëllezër të një kombi, të thirrur të jetojnë dhe të bashkëpunojnë sinqerisht me njëri-tjetrin.

Përballë shqetësimeve të kongresmenëve amerikanë për rrezikun e mundshëm të radikalizmit islamik, Imzot Mark Sopi u shpreh prerazi se nuk e shihte një fenomen të tillë si kërcënim për Kosovën. Ai argumentoi se ekstremizmi mund të ushqehej vetëm nga zvarritja e statusit politik, humbja e shpresës dhe pasiguria e popullatës. Në të njëjtën kohë, theksoi besimin e shqiptarëve në demokracinë amerikane dhe orientimin e tyre pro-perëndimor.

Edhe reagimi i Kosovës pas sulmeve të 11 Shtatorit, kur qytetarët nderuan viktimat me qirinj dhe vigjilje, u paraqit si dëshmi e këtij orientimi. Mesazhi i vitit 2005 ishte i qartë: pavarësia e Kosovës nuk përbënte kërcënim për askënd; përkundrazi, shihej si rruga drejt stabilitetit dhe si një pengesë ndaj radikalizimit në rajon.

Por çfarë na tregon sot rasti i Vushtrrisë?

If you Would Like to Support the Civic League, You Can Make a Contr...

Demantohet gënjeshtra e propagandës islamike mbi Roberto Carlos! “Kam respektin më të madh për Islamin dhe është e mreku...
20/08/2026

Demantohet gënjeshtra e propagandës islamike mbi Roberto Carlos!

“Kam respektin më të madh për Islamin dhe është e mrekullueshme ta shoh gruan time duke u lutur, por thashethemet që po qarkullojnë rreth konvertimit tim në Islam nuk janë të vërteta”, ka deklaruar Carlos në një intervistë për gazetën saudite Okaz.

Lexo më shumë
https://viaveritatis.info/demantohet-genjeshtra-e-propagandes-islamike-mbi-roberto-carlos/

&

Quo vadis, Kosovë? - Eduard GashiSot gurthemeli i një kishe u vendos në Zogaj. Por njëkohësisht u vu në provë edhe një g...
20/08/2026

Quo vadis, Kosovë? - Eduard Gashi

Sot gurthemeli i një kishe u vendos në Zogaj. Por njëkohësisht u vu në provë edhe një gurthemel shumë më i rëndësishëm: karakteri laik, demokratik dhe kushtetues i Republikës së Kosovës. Dhe pikërisht për këtë arsye pyetja mbetet: Quo vadis, Kosovë?

Lexo më shumë:
https://viaveritatis.info/quo-vadis-kosove/

Liria fetare nuk mund të ketë dy standardeNë fund, nuk kërkojmë privilegj. Kërkojmë të njëjtën liri për kishën që e njoh...
19/08/2026

Liria fetare nuk mund të ketë dy standarde

Në fund, nuk kërkojmë privilegj. Kërkojmë të njëjtën liri për kishën që e njohim për xhaminë; të njëjtin respekt për katolikun që kërkojmë për myslimanin; dhe të njëjtin dinjitet për çdo njeri. Vetëm kështu liria fetare pushon së qenuri slogan dhe bëhet kulturë. Dhe vetëm kështu mund të ndërtojmë një Kosovë ku feja nuk përdoret për të ngritur mure mes shqiptarëve, por ku secili, duke qenë besnik ndaj ndërgjegjes dhe fesë së vet, mëson ta shohë tjetrin jo si kërcënim, por si vëlla dhe bashkëqytetar.

Don Shtjefen Dodes

Artikulli i plotë: 🖇️ https://viaveritatis.info/liria-fetare-nuk-mund-te-kete-dy-standarde/

Address

Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Via Veritatis posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share