Malisheva sot

Malisheva sot Të gjitha postimet kanë të drejtën autoriale të MalishevaSOT. All rights reserved.

Leon Avdullahu ka shënuar golin e parë me fanellën e Hoffenheimit, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij ndaj Borussia D...
05/09/2026

Leon Avdullahu ka shënuar golin e parë me fanellën e Hoffenheimit, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij ndaj Borussia Dortmundit.

Mesfushori kosovar realizoi në minutën e 45-të me një goditje të fuqishme nga distanca, duke shënuar një eurogol për 1-0.

Edhe në Gjilan ka nisur “Ora e Pritjes”, e cila po numëron mbrapa drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë...
05/09/2026

Edhe në Gjilan ka nisur “Ora e Pritjes”, e cila po numëron mbrapa drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në aktivitet mori pjesë Eliza Hoxha nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”, së bashku me përfaqësues politikë, aktivistë dhe qytetarë të shumtë.

Pas nisjes së “Orës së Pritjes”, në Gjilan u shpalos edhe baneri gjigant me mesazhin:

Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”

Nga Gjilani u përcoll edhe një herë mesazhi se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Aktivitetet e platformës qytetare “Liria Ka Emër” vazhdojnë drejt Marsh*t për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarët ftohen të bashkohen në mbështetje të çlirimtarëve.

Ndeshja e radhësFC Malisheva vs SC Gjilani📍 Stadiumi "Liman Gegaj", Malishevë🕟 E Diel, 16:00
05/09/2026

Ndeshja e radhës

FC Malisheva vs SC Gjilani
📍 Stadiumi "Liman Gegaj", Malishevë
🕟 E Diel, 16:00

Sindikalistët e arsimit do t’i bashkohen Marsh*t për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...
05/09/2026

Sindikalistët e arsimit do t’i bashkohen Marsh*t për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, janë pritur të premten nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ku është konfirmuar mbështetja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për marshin.

Sipas platformës, mbështetja e komunitetit arsimor synon të fuqizojë thirrjet për liri, drejtësi dhe dinjitet, si dhe për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Haziri: Brenda LDK-së ka më shumë se gjashtë deputetë me dilema për kandidaturën e SejdiutNënkryetari i LDK-së, Lutfi Ha...
05/09/2026

Haziri: Brenda LDK-së ka më shumë se gjashtë deputetë me dilema për kandidaturën e Sejdiut

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka dhënë detaje rreth bisedimeve për gjetjen e një kandidati të përbashkët për presidentin e Kosovës.

Në një intervistë për Vox Kosova, Haziri ka thënë se Lumir Abdixhiku ishte në dijeni se nuk i kishte të sigurta të gjitha votat e deputetëve të LDK-së për Bekim Sejdiun.

Sipas Hazirit, Sejdiu ishte përfshirë në propozimet e të dyja palëve gjatë negociatave mes LDK-së dhe Vetëvendosjes. Ai ka treguar se LDK-ja kishte propozuar tre emra, ndërsa VV-ja dhjetë, dhe Sejdiu ishte emri që ishte përfshirë në të dyja listat.

Haziri ka thënë se brenda grupit parlamentar të LDK-së nuk janë vetëm gjashtë deputetë që kanë shprehur kundërshtime, por gjithsej 12 deputetë me hezitime serioze rreth kësaj kandidature.

Ai ka theksuar se interesi i LDK-së duhet të jetë mbi një emër të vetëm, duke kundërshtuar qasjen që, sipas tij, e vendos kandidaturën e presidentit mbi unitetin e partisë.

Të hënën, KF Malisheva do të përballet me KF Drenica në një ndeshje ku çdo prekje e topit e çdo minutë që kalon do të vl...
05/09/2026

Të hënën, KF Malisheva do të përballet me KF Drenica në një ndeshje ku çdo prekje e topit e çdo minutë që kalon do të vlejë shumë për rezultatin final.

Cilësitë e lojtarëve vendor, e duelet mes kolumbianëve të Drenicës e brazilianëve të Malishevës, do të garantojnë një ndeshje që çdo sportdashës duhet ta shoh e përjetoj nga afër. 🔥

📆E hënë | 07.09.2026
🕗20:00
📍Palestra “Ilaz Kodra”

Malisheva – djep i historisë, simbol i krenarisë. 💙🤍

Sot, më 5 shtator, shënohet Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, një datë që lidhet me përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës...
05/09/2026

Sot, më 5 shtator, shënohet Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, një datë që lidhet me përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës.

Kanë kaluar 29 vjet nga 5 shtatori i vitit 1997, kur Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, ndërroi jetë në Kalkuta të Indisë.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e caktoi 5 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë në vitin 2012. Data u zgjodh për të përkuar me përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës.

Kjo ditë synon të nxisë bamirësinë, solidaritetin dhe ndihmën për njerëzit në nevojë, përmes vullnetarizmit dhe kontributit të individëve e organizatave.
Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910 në Shkup dhe për dekada u angazhua në ndihmë të njerëzve të varfër, të sëmurë dhe në nevojë. Për veprimtarinë e saj humanitare, ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979.

Në vitin 2003, ajo u shpall e bekuar nga Kisha Katolike, ndërsa në vitin 2016 Papa Françesku e shpalli shenjtore, sipas traditës së Kishës Katolike.

Hyrjet dhe daljet nga vendi vazhdojnë të mbesin të lehta.
05/09/2026

Hyrjet dhe daljet nga vendi vazhdojnë të mbesin të lehta.

⭕️ 12 SHTATOR | TË GJITHË NË PROTESTË PËR ÇLIRIMTARËT! 🇦🇱🇽🇰 Mbrëmë pata nderin të jem në një takim me liderin e shqiptar...
05/09/2026

⭕️ 12 SHTATOR | TË GJITHË NË PROTESTË PËR ÇLIRIMTARËT! 🇦🇱🇽🇰

Mbrëmë pata nderin të jem në një takim me liderin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, z. Ali Ahmeti, dhe Kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, së bashku me deputetin z. A***n Tahiri dhe bashkëluftëtarin z. Arsim Deliu.

Ishte një nder i veçantë të dëgjoja përvojën dhe rrëfimet e z. Ali Ahmetit, një njeri që gjithë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare.

Historia na ka dëshmuar se shqiptarët, kur janë të bashkuar, janë më të fortë.

Më 12 shtator, z. Ali Ahmeti do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga “Liria ka Emër”, në mbrojtje të Çlirimtarëve, të UÇK-së dhe të vlerave të luftës për liri.

Të jemi të gjithë bashkë! 🇦🇱🇽🇰
Sadri Shala

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 56 aksidente trafiku.Sipas policisë, 20 prej tyre kanë qenë me persona të...
05/09/2026

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 56 aksidente trafiku.

Sipas policisë, 20 prej tyre kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 26 të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Gjatë së njëjtës periudhë, janë shqiptuar edhe 2 mijë e 259 tiketa trafiku.

Address

Rruga B
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Malisheva sot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share