Shtëpia Botuese & Libraria TENDA

Shtëpia Botuese & Libraria TENDA Botues i literatures Krishtere Protestante në shqip, anglisht, gjermanisht. Leximi i librave pasuron mendjen. Leximi i librave rreth Zotit pasuron shpirtin.

U mbajt Takimi Kulturor "Teki Dërvishi" dhe u dhanë tri Çmime!Dje në një ambient të krijuar posaçërisht për këtë ngjarje...
26/06/2025

U mbajt Takimi Kulturor "Teki Dërvishi" dhe u dhanë tri Çmime!

Dje në një ambient të krijuar posaçërisht për këtë ngjarje kulturore të vitit në Bibliotekën e Qytetit "Hivzi Sulejmani", Prishtinë, nën moton "Me Tekiun mes nesh" u çel edicioni i parë i takimeve "Teki Dërvishi" nën organizimin e Shtëpisë Botuese Tenda, ndërsa editori i saj Pastor Femi Cakolli në hapje prezantoi idenë dhe qëllimi e këtyre takimeve dhe çmimeve vjetore që do të jipen dhe për karakterin e këtyre takimeve që do të vijojnë në vitet e ardhshme duke theksuar se Kosova dhe kultura shqiptare ka aq shumë emra krijuesish, veprimtarësh dhe intelektualësh saqë për çdo ditë të vitit mund të kemi festa të këtilla të cilat mund të organizohen prej gjithë atyre që janë "dashnorë të dritës".

Nga programi artistik: aktorja e teatrit Arijeta Ajeti interpretoi tekstin e Dërvish*t me titull "Gjyshi im, Brukseli dhe Stambolli", e më pastaj edhe vjershën "Ku je", që të dyja tekste nga vepra në dorëshkrim “Saterikoni dhe korezia”, ndërsa primadona Besa Llugiçi interpretoi dy këngë nën përcjelljen e pianistit Melos Buza.

Paneli në përbërje prej Dr. Arben Hoxha (foli për Tekiun si letrar), dr. Agim Selimi (Tekiu si dramaturg), Esat Brajshori (Tekiu si veprimtar) dhe Nora Dërvishi - Kaja (Tekiu si prind e familjar), solli mjaft kujtime e vlerësime për veprën dhe jetën e prozatorit dhe publicistit Teki Dërvishi.

Sh.B. Tenda dha tri çmimet e para "Teki Dërvishi", dhe ato u ndanë për këto tri personalitete krijuese nga kultura shqiptare:

1. Akademik Rauf Dhomit iu dha çmimi për veprimtari jetësore muzikologjike për operat "Goca e Kaçanikut" (1978) dhe "Dasma Arbëreshe" (2003). Këto janë dy operat e para dhe të vetme nё Kosovё. Maestro Rauf Dhomi është gurthemeli i operёs moderne nё Republikёn e Kosovёs. Çmimin prof. Rauf Dhomit i dorëzoi poetja dhe drejtoresha e Bibliotekës "Hivzi Sulejmani". znj. Naime Beqiraj.

2. Poetit, publicistit dhe gazetarit të njohur z. Halil Matosh*t iu dha çmimi i parë për letërsi për veprën e tij "Poema e Lilit". Lirika tё bashkёngjitura me prozё artistike e kujtesë personale gjatё luftёs nё Kosovё mё 1999, tё pёrmbledhura nё veprёn e quajtur "Poema e Lilit", ёshtё opusi krijues me lajtmotivin vuajtja; vuajtja sa ёshtё personale po kaq ёshtё e ndёrlidhur me kolektivёn. Z. Matoshi është njëra nga penat më të shquara në Kosovë. Këtë çmim poetit Matoshi ia dorëzoi editori i Sh.B. Tenda dr. Femi Cakolli.

3. Regjistorit Bekim Lumit (postmortum) i nda çmimi për pёr emancipimin dhe inovimin e teatёrbёrjes; ai ishte i pёrkushtuar eksperimentalizmit dhe detajizimeve teatrale; pёrparues i kritikёs intelektuale; kultivues i mendimit shqiptar tradicional dhe bashkёkohor. Këtë çmim nënës së Bekimit znj. Nadire, dhe motrës Drita, ia dorëzoi prof. dr. Agim Selimi, pedagog në UP.

Në korridoret e bibliotekës dhe të sallës kryesore u bë edhe ekspozita me foto të rralla të Teki Dërvish*t, sikurse edhe me 10 thëniet kryesore urta, filozofike e jetësore të autorit.

Në këtë ngjarje kulturore morën pjesë përfaqësues nga qeveria, UP, Lidhja e Shkrimtarëve, institucione të tjera kulturore si dhe mediat RTK dhe TV Klan Kosova.

Në përmbyllje dr. Cakolli tha se "e shkuara nuk vdes kur vepra jeton, e aq më shumë kur ajo lexohet e shijohet dhe na hy në punë jo si luks por si burim që qenia jonë të përplotësohet në këto faza të lëkundshme kulturore e identitare për popullin tonë pasi vazhdimisht po shohim se nga qarqe të ndryshme kjo po fragmentohet".

Takimi i radhës do të mbahet qershorin e vitit 2026!

Takimi dhe Çmimi vjetor “Teki Dërvishi” nga Sh. Botuese Tenda këtë vit mbahet më 25 qershor 2025!
18/06/2025

Takimi dhe Çmimi vjetor “Teki Dërvishi” nga Sh. Botuese Tenda këtë vit mbahet më 25 qershor 2025!

Shtëpia Botuese TENDA, e themeluar në vitin 1997, ka njoftuar për organizimin e një ngjarjeje të re kulturore me karakter vjetor, të titulluar “Takimet dhe Çmimet Teki Dërvishi”, që synon...

Nga nesër e deri të dielën Sh. B. Tenda plot nga botimet më të kërkuara dhe ato më të rejat që i kemi realizuar do i gje...
10/06/2025

Nga nesër e deri të dielën Sh. B. Tenda plot nga botimet më të kërkuara dhe ato më të rejat që i kemi realizuar do i gjeni te stenda e panairit të librit Prishtina 2025.

I presim gjithë miqtë tanë të dëshmuar ndër vite dhe gati po ashtu për të njohur lexues e miq të ri.

Oferta jonë gjatë këtij panairi është se për të gjitha botimet tona do të kemi lirim 30%, kurse për gjithë ata që kalojnë shumën prej 50 Eurove të blerjes secili blerës ose grup i blerësve që krijohet mund të zgjedhin edhe një libër falas ata vetë dhe një tjetër libër po ashtu falas u ofrojmë si botues.
Favor librit!
Favor lexuesit!
Favor bibliotekave personale e familjare!

Krejt kjo pasi Prishtina ka festë libri për disa ditë! Ejani dhe na vizitoni!

TAKIMI DHE ÇMIMI KULTUROR “TEKI DËRVISHI”Shtëpia Botuese Tenda e cila vepron prej vitin 1997 në Prishtinë, ka themeluar ...
09/05/2025

TAKIMI DHE ÇMIMI KULTUROR
“TEKI DËRVISHI”

Shtëpia Botuese Tenda e cila vepron prej vitin 1997 në Prishtinë, ka themeluar takimet dhe çmimin kulturor me emrin e “Teki Dërvishi”, me fokus përkrahjen dhe nxitjen e kulturës shqiptare për autorët dhe veprat që kanë dëshmuar e lënë gjurmë në kulturën dhe historinë e mendimit shqiptar si dhe për arritshmëritë profesionale e artistike të ndërlidhura me zhvillimet e lirisë dhe kultivimit të civilizimit perëndimor në Kosovë dhe më gjerë.

Secilin vit do të ndahen nga tre çmime për autorë, vepra e angazhim në këto tri fusha:

1. Mendim shqiptar dhe albanologji
2. Krijimtari letrare, gjuhësore dhe teatër
3. Gazetari, humanizëm dhe jetëndryshim

Manifestimi i parë do të jetë më 25 qershor 2025 në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” Prishtinë, prej orës 11.

Konfirmoni ardhjen më së voni deri dy ditë para mbajtjes së takimit për shkak të hapësirës.

Botimi më i ri i shtëpisë sonë botuese nga autori Ilmi Cakolli me temë Menaxhimi i komunikimit në kriza. Ky edicion ësht...
08/05/2025

Botimi më i ri i shtëpisë sonë botuese nga autori Ilmi Cakolli me temë Menaxhimi i komunikimit në kriza. Ky edicion është i pari studim në vendin tonë i kësaj natyre. Recenzentë të këtij botimi shkencor janë prof. dr. Pajtim Ribaj dhe prof. Mr. Hajriz Sejdiu, ekspertë të njohur në Shqipëri dhe Kosovë të menaxhimit të emergjencave.

Libri ÇKA NDODH KUR LUTEM   është urtësi biblike se si duhet të lutemi, pasi kështu edhe kërkuan nxënësit e Krishtit, po...
04/03/2025

Libri ÇKA NDODH KUR LUTEM është urtësi biblike se si duhet të lutemi, pasi kështu edhe kërkuan nxënësit e Krishtit, por njëherit është edhe një lloj kërkimi frymëror për efektivitetin dhe përgjigjet e lutjeve, prandaj ky botim i mbush sadopak të gjitha këto premisa të jetës sonë shpirtërore dhe në përgjithësi të doktrinës së krishterë, si p.sh. çka lidhur me lutjet e papërgjigjura; si t’i kushtohet vëmendje përgjigjeve të lutjeve tona; a duhet të luten njerëzit e pakthyer…

Literatura e këtillë në gjuhën shqipe është shumë e rrallë, prandaj është edhe e kërkuar.

Çmimi 4€

13/02/2025

Cilin libër do ta lexoni të parin?

Pamfletet e mia krishtereNjë prezantim praktik i doktrinës protestanteKy libër është simbolik, për të parë përgjigjet e ...
06/02/2025

Pamfletet e mia krishtere
Një prezantim praktik i doktrinës protestante

Ky libër është simbolik, për të parë përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta që shtrohen në lidhje me temat teologjike: Kush është Perëndia? A është e besueshme Bibla? Pse Krishti dhe si ta njoh atë? Çfarë ka pas vdekjes? Pse duhet të jemi të krishterë dhe çka është jeta e krishterë? Si e njohim/dallojmë mëkatin? A janë islamizmi, Kurani dhe Muhamedi të besueshëm? Pse njerëzit i besojnë djallit? Si ta kërkoj Zotin dhe si të jetoj një jetë të lumtur?

Autori: Dr. Femi Cakolli - Maj 2004

Kërkimi i Perëndisë nga autori Aiden W. Tozer. Ky libër është sa devocional po aq edhe filozofik dhe teologjik. Autori n...
17/01/2025

Kërkimi i Perëndisë nga autori Aiden W. Tozer.

Ky libër është sa devocional po aq edhe filozofik dhe teologjik. Autori na thotë se në fillim është Perëndia, i cili është Shkaku i pashkaktuar i materies, i mendjes dhe i ligjit. Tozer arriti që të na shpjegojë se Prania dhe manifestimi i Pranisë nuk janë njësoj, duke thënë se “njëra mund të jetë pa tjetrën. Perëndia është këtu kur ne as që mund ta marrim me mend. Ai manifeston veten vetëm atëherë kur ne e kuptojmë se Ai është i Pranishëm”

PREZANTIM I BOTIMIT MË TË RISKËNDERBEU NË VENDET NORDIKE Autorë: Xhevat Lloshi & John QuanrudGjergj Kastrioti Skënderbeu...
24/12/2024

PREZANTIM I BOTIMIT MË TË RI

SKËNDERBEU NË VENDET NORDIKE

Autorë: Xhevat Lloshi & John Quanrud
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në historinë shqiptare, cilësohet si i tillë edhe nga historiani i njohur skandinav Ludvig Holberg më 1739. Ky botim sjell për lexuesit rrëfimin e Holbergut dhe të autorëve të tjerë për përhapjen e historisë dhe figurës së Skënderbeut në vendet nordike, fillimisht si histori e shkruar dhe më pas në formën e sagave dhe këngëve epike.

PREZANTIM I BOTIMIT MË TË RITINGUJT E ERËS  – Poezi nga Muzafer Ramiqi“Tingujt e erës” është përmbledhja me lirikat e au...
24/12/2024

PREZANTIM I BOTIMIT MË TË RI

TINGUJT E ERËS – Poezi nga Muzafer Ramiqi

“Tingujt e erës” është përmbledhja me lirikat e autorit Muzafer Ramiqi. Ky botim vjen si një vazhdë projektuese për një lexues shumë të përzgjedhur nga plasaritjet e rrepta të postmodernizmit në jetë e stërngarkuar të brezit që po stepet para ikjes së pamatshme të kohës që ka sjellë vetmi, lakmi, depresion, mospërmbushje e ikje madje edhe nga vetvetja.

PREZANTIM I BOTIMIT MË TË RIAmerican Mission in Albania Përpiloi dhe përmblodhi: Bejtullah Destani.Ky libër është përmbl...
24/12/2024

PREZANTIM I BOTIMIT MË TË RI

American Mission in Albania

Përpiloi dhe përmblodhi: Bejtullah Destani.

Ky libër është përmbledhje dokumentesh që datojnë kryesisht nga viti 1909 deri në vitin 1914, duke përfshirë periudhën nga Kongresi i Manastirit dhe ai i Lushnjës, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ndryshimet politike në Shqipëri, dhe fillimin e Luftës së Parë Botërore.

Address

Rr. Shyqri Kushevica Nr. 8
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Sunday 09:00 - 17:00

Telephone

044118088

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shtëpia Botuese & Libraria TENDA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shtëpia Botuese & Libraria TENDA:

Share