NeoLajme

NeoLajme Lajme, fakte dhe video informative.

Pas raportimeve të fundit (03 janar 2026), Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar sulme ushtarake ndaj Venezuelës....
03/01/2026

Pas raportimeve të fundit (03 janar 2026), Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar sulme ushtarake ndaj Venezuelës.

Ka ndodhur një sërë shpërthimesh dhe sulmesh të raportuara në Caracas dhe zona të tjera të Venezuelës, përfshirë Miranda, Aragua dhe La Guaira.

Venezuela ka deklaruar gjendje emergjence dhe ka kërkuar mbështetje ndërkombëtare kundër asaj që ajo e quan agresion ushtarak amerikan.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se hyrja në qytet do të kushtojë 1 euro.
02/01/2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se hyrja në qytet do të kushtojë 1 euro.

Bullgaria zyrtarisht fut euro, një hap historik drejt integrimit ekonomik evropianSot, më 1 janar 2026, Bullgaria bëhet ...
01/01/2026

Bullgaria zyrtarisht fut euro, një hap historik drejt integrimit ekonomik evropian

Sot, më 1 janar 2026, Bullgaria bëhet anëtari i 21-të i zonës euro, duke futur zyrtarisht monedhën euro dhe duke lënë pas levën bullgare, e cila ka qënë monedha kombëtare për më shumë se një shekull. Ky është një moment historik për vendin, që shënon përfundimin e një rruge të gjatë drejt integrimit ekonomik me Bashkimin Evropian.

Qytetarët bullgarë dhe autoritetet festive u mblodhën në kryeqytet për të shënuar këtë ngjarje historike. Bankat dhe bankomatet filluan të shpërndajnë euroja për herë të parë, ndërsa gjatë muajit janar leva dhe euroja do të përdoren paralelisht në transaksionet ditore. Nga 1 shkurti 2026, euroja do të jetë monedha e vetme legale në Bullgari.

Ky ndryshim pritet të lehtësojë tregtinë ndërkombëtare, udhëtimet dhe stabilitetin ekonomik, duke forcuar lidhjet e Bullgarisë me vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Autoritetet bullgare theksuan se ky hap është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për të përmbushur kriteret ekonomike dhe fiskale të BE-së, duke shënuar një kapitull të ri në historinë ekonomike të vendit.

01/01/2026

Kryeministri Albin Kurti njofton për investime në KEK.

Korporata Energjetike e Kosovës ndodhet në një moment historik transformimi. Investimet tejkalojnë 500 milionë euro, për ta bërë këtë ndërmarrje moderne, të qëndrueshme dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian.

Modernizimi i turbinave dhe investimet tjera në njësitë B1 dhe B2, rehabilitimi i thellë i njësisë A3, investimet madhore në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, dhe hyrja për herë të parë e KEK-ut në sektorin e energjisë së ripërtritshme përmes parkut solar, janë tejet të rëndësishme për sigurinë energjetike të vendit, stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin afatgjatë. Me përfundimin e këtyre projekteve, Kosovës do t’i shtohen rreth 150 MW kapacitete shtesë në termocentralet ekzistuese dhe 100 MW kapacitete te reja gjeneruese nga burimet e ripërtrishme.

Që nga 19 dhjetor i vitit që sapo lamë pas, KEK-u është duke prodhuar me kapacitetin maksimal të saj, me 5 njësi gjeneruese, në mënyrë që të kontribuojë në sigurinë e furnizimit në këto ditë të ftohta fundvitit dhe fillimvitit kur konsumi është i lartë.

Falënderoj punonjësit dhe menaxhmentin e KEK-ut për punën dhe profesionalizmin, dhe Bordin e Drejtorëve dhe Ministrinë e Ekonomisë për mbikëqyrjen e përkrahjen për KEK-un në këto projekte transformuese.

KEK-u sot po forcon themelet e energjisë së të ardhmes: një KEK më i fortë, më modern, më i sigurt dhe më i gjelbër, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të brezave që vijnë.

Komunikatë AUV asgjëson 19200 kg mish p**eAgjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se, me kër...
01/01/2026

Komunikatë AUV asgjëson 19200 kg mish p**e

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se, me kërkesë të kompanisë APETIT dhe në kuadër të kontrollit zyrtar të realizuar nga inspektorët e AUV-së, në një ngarkesë të mish*t të pulës të importuar nga Polonia, nga kompania APETIT Sh.p.k., Vushtrri, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.
Menjëherë pas konstatimit të këtij rasti, sasia e përgjithshme prej 19,200 kg mish p**e është asgjësuar, në përputhje të plotë me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon të monitorojë situatën me vëmendje të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me operatorët ekonomikë që merren me importin e mish*t, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme.
AUV mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë ushqimore dhe në ofrimin e produkteve që janë në përputhje me standardet evropiane, për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

01/01/2026

Policia e Kosovës ka zbatuar një plan operativ me masa të shtuara sigurie gjatë festës së ndërrimit të viteve, duke rritur prezencën policore në zonat me frekuentim të lartë, trafikun rrugor dhe pikat kufitare. Nata e Vitit të Ri ka kaluar me disa incidente të izoluara, kryesisht lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike. Të gjitha rastet janë duke u trajtuar nga Policia në bashkëpunim me organet e drejtësisë. Policia e Kosovës ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026 dhe ka falënderuar për bashkëpunimin e treguar.

Urime Viti i Ri 2026! 🎉Viti i Ri nisi me lindjen e trenjakëve, ndërsa Kryeministri Albin Kurti përcolli urime për të por...
01/01/2026

Urime Viti i Ri 2026! 🎉

Viti i Ri nisi me lindjen e trenjakëve, ndërsa Kryeministri Albin Kurti përcolli urime për të porsalindurit dhe falënderoi stafin shëndetësor për përkushtimin e tyre.

Address

Prishtina
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when NeoLajme posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share