21/08/2021
Faleminderit shumë të gjithëve!
Ju lutem, FOLLOW *Beqo Sokoli Global* në Facebook dhe YouTube!
U bën, tashmë, 2 javë qëkur e kam publikuar këtu në murin tim në Facebook dokumentarin, 'KOSOVO, THE TRUTH (Kosova, e vërteta e saj) dhe, vërtetë, jam i mrekulluar me pritjen e tij nga njerëzit, veçanërisht nga shqiptarët.
Mbi 100 mijë SHIKIME👌
Afër 9 mijë SHPËRNDARJE dhe, mbi të gjitha, komente të shumta MIQËSORE, INKURAJUESE dhe shumë shumë të SHËNDETSHME nga gjithsecili.
Vërtetë MREKULLI!
Për këtë punë fantastike të bërë në këtë dokumentar në *Beqo Sokoli Global* dua të falënderoj shumë dy bashkëpunëtorët e mijë, Dr. Sedat Sahitaj dhe Doki Qerimi!
Dua t'ju njoftoj, gjithashtu, se ne jemi duke punuar në projekte të reja të cilat do të jenë edhe më bombastike dhe shumë domethënëse për shqiptarët dhe çështjen e tyre.
Edhe pse objektivi i *Beqo Sokoli Global* nuk janë vetëm shqiptarët dhe çështja e tyre, megjithatë, për shkak të proceseve politike, sociale, ekonomike, kulturore, etj., nëpër të cilat po kalojnë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, etj., *Beqo Sokoli Global* do të vazhdojë të prodhojë projekte, jo vetëm argëtuese, mirëpo edhe shumë relevante në aspektin human dhe kombëtar.
Të gjitha projektet e sjella këtu do të jenë në gjuhën angleze, të titruara në shqip dhe gjuhë të tjera me peshë ndërkombëtare, si për shembull: frëngjisht, gjermanisht, italisht, etj.
TANI, nëse dëshironi të dini dhe shikoni projektet tona të ardhshme, ju lutem shumë, FOLLOW *Beqo Sokoli Global* në Facebook dhe YouTube.
Ndërkohë, nëse keni ndonjë pyetje, vërejtje, sugjerim, etj., ju lutem na shkruani në pjesën e komenteve apo edhe në privat në Facebook.
Le të shpresojmë se kjo do të jetë linja jonë më e shëndetshme dhe efektive e komunikimit ndërmjet nesh.
Faleminderit shumë edhe njëherë!
Beqo Sokoli
AUSTRALI
P. S - nëse akoma s'e keni shikuar videon "Kosovo, the Truth (Kosova, e vërteta e saj)", shtype këtu Beqo Sokoli Global.
Ju lutemi shumë, SHPËRNDAJENI atë (videon), nëse ende s'e keni bërë një gjë të tillë!