TV Prizreni

TV Prizreni Faqja zyrtare e TV Prizrenit

15/08/2025

Shoferi me targa 01 bllokoi për disa minuta rrugën 'Dërvish Salihu' në Prizren, duke shkaktuar kolona të gjata mesditën e sotme 🚗🅿️

Organet e rendit apelojmë tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin veprimet që pengojnë lëvizjen e lirë në rrugë.

📷 Trump dhe Putin shtrëngojnë duart para nisjes së takimit në AlaskëPresidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladi...
15/08/2025

📷 Trump dhe Putin shtrëngojnë duart para nisjes së takimit në Alaskë

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin, po takohen në Alaskë, për bisedime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022.

Pasi u takuan në aeroport u nisën, dy udhëheqësit u nisën drejt bazës Elmendorf-Richardson, në afërsi të Ankorixhit në Alaskës, ku mbahet takimi.

Foto: Reuters, AFP

Më shumë: https://t.ly/s8xDp

15/08/2025

DIREKT: Presidenti Trump zbarkon në Alaskë për një samit me rëndësi të lartë me Presidentin rus Putin.

Faruk Tahiri njofton se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme lokale për kuvendar në Kuvendin Komunal të Prizrenit...
15/08/2025

Faruk Tahiri njofton se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme lokale për kuvendar në Kuvendin Komunal të Prizrenit

Kuvendari nga radhët e LVV-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Faruk Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka marrë vendimin që në zgjedhjet e ardhshme lokale të mos kandidojë për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal.

"Të dashur qytetarë të Prizrenit, pas shumë reflektimesh me veten dhe bisedash të hapura me disa prej jush, kam marrë vendimin që këtë herë të mos kandidohem për Kuvend nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren. Për katër vite kam pasur nderin dhe përgjegjësinë të përfaqësoj zërin tuaj në Kuvendin Komunal. Kam punuar me përkushtim, gjithmonë me bindjen se politika duhet të jetë shërbim dhe jo përfitim. E di që shumë prej jush do ta vëreni mungesën time në listë, por dua t’ju siguroj se angazhimi im për Prizrenin nuk mbaron këtu. Unë do të vazhdoj të jem pranë jush, të ngre zërin kur është e nevojshme dhe të mbështes çdo iniciativë që shkon në të mirën e qytetit tonë. Faleminderit për çdo fjalë mbështetjeje, çdo kritikë të ndershme dhe çdo dorë të shtrirë përgjatë këtyre viteve. Kemi ende shumë për të bërë bashkë", ka shkruar Tahiri.

15/08/2025

PO VAZHDOJNË PËRGATITJET E KKZ-SË NË PRIZREN PËR ZGJEDHJET LOKALE

Në prag të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 12 tetor të këtij viti, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Prizren po vazhdon përgatitjet e nevojshme për informimin e qytetarëve rreth procesit të votimit. Kryesuesi i këtij komisioni, Nysret Bytyqi, dha detaje rreth procesit të përgatitjeve për zgjedhjet lokale. Tutje, Bytyqi informoi qytetarët për mënyrën e ndërrimit të qendrës së votimit, si dhe u bëri apel që për çdo paqartësi të drejtohen në zyrën e KKZ-së për të marrë udhëzimet e duhura. Edhe anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Jasir Misini dhe Shaban Babiç, treguan aktivitetet që po zhvillojnë me qëllim të informimit të saktë dhe të qartë për qytetarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në komunën e Prizrenit. Ndryshe, të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale deri më 29 gusht 2025, online apo përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Gjithashtu, deri në afatin e lartëcekur, qytetarët mund ta bëjnë edhe ndërrimin e qendrës së votimit nëse është e nevojshme, përmes faqes zyrtare të KQZ-së, si dhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

FSK pranon autoblinda të reja nga SHBA – Kurti: Dëshmi e partneritetit të palëkundur me Amerikën🇽🇰🇺🇸Forca e Sigurisë së ...
15/08/2025

FSK pranon autoblinda të reja nga SHBA – Kurti: Dëshmi e partneritetit të palëkundur me Amerikën🇽🇰🇺🇸

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar një kontingjent të ri autoblindash të prokuruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një ceremoni zyrtare të mbajtur në prani të përfaqësuesve të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në këtë ngjarje morën pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe atasheu ushtarak i ShBA-së në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw.

Kryeministri Kurti e cilësoi këtë furnizim si një dëshmi të qartë të bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me ShBA-të, duke theksuar rëndësinë strategjike që ky partneritet ka për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
"Ky furnizim i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur me ShBA-të dhe gjithashtu një hap i rëndësishëm në fuqizimin e mbrojtjes sonë", deklaroi Kurti, duke shtuar se FSK do të vazhdojë të zhvillohet në përputhje me standardet amerikane, si në fushën e trajnimit, ashtu edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës ushtarake.

Ceremonia u konsiderua si një tjetër gur themeli në rrugën e profesionalizimit dhe modernizimit të ushtrisë së Kosovës, e cila synon të forcojë më tej rolin e saj në garantimin e sigurisë kombëtare dhe rajonale.

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologj...
15/08/2025

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se nga sot mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.

"Për vitin shkollor 2025/2026, do të ndahen:

- 80€ për nxënësit nga klasa I deri në klasën V, për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore;

- 80 € për nxënësit nga klasa VI deri në klasën IX, për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore. Tekstet shkollore për nivelin VI-IX , sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 13/2016 për pajisjen, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, do të përdoren nga gjenerata e kaluar, siç është praktikuar edhe vitin e kaluar.

Procesi i aplikimit këtë vit do të jetë shumë më i lehtë, pasi llogaritë bankare të prindërve janë aktive nga vitet paraprake. Ashtu si në dy vitet e kaluara, mjetet financiare do të transferohen në xhirollogaritë bankare të prindërve.

Drejtoritë Komunale të Arsimit janë njoftuar me kohë dhe çdo aplikim do të verifikohet nga shkolla përkatëse përpara transferimit të mjeteve.

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

MAShTI uron një vit shkollor të mbarë e të suksesshëm për të gjithë nxënësit!", shkruan në njoftimin e MAShTI-t.

Vendimet që u morën në mbledhjen e 267-të të Qeverisë në detyrëQeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot ...
15/08/2025

Vendimet që u morën në mbledhjen e 267-të të Qeverisë në detyrë

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka:

- Miratuar kërkesën e Komunës së Mitrovicës së veriut për ndarje të mjeteve financiare në shumë prej 24,236.29 euro dhe shtim të dhjetë (10) pozitave të reja në Komunën e Mitrovicës së veriut;

- Miratuar kërkesën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për transfer të mjeteve buxhetore në shumë prej 2,300,000 euro, deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve “Investime Kapitale”, për përkrahjen financiare të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme për blerjen e makinerive të avancuara prodhuese dhe përpunuese;

- Miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumë prej 489,932.72 euro të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore PRN046 “FAN Zahir Pajaziti”;

- Miratuar në parim kërkesën për huamarrje deri në 2,540,000 euro të Radio Televizionit të Kosovës për qëllime të likuiditetit të transmetuesit publik.

Ndalohen dhe largohen nga rruga pesë lëmoshë-kërkues në PrizrenLëmoshë-kërkimi në Prizren paraqet shqetësim për rendin d...
15/08/2025

Ndalohen dhe largohen nga rruga pesë lëmoshë-kërkues në Prizren

Lëmoshë-kërkimi në Prizren paraqet shqetësim për rendin dhe qetësinë publike, duke krijuar ndjenjë pasigurie te qytetarët dhe duke cenuar imazhin e qytetit. Ky fenomen shpesh lidhet me keqpërdorim social dhe shfrytëzim, veçanërisht në ditë të frekuentuara, kur numri i kërkuesve rritet ndjeshëm.

Policia ka njoftuar se synon ta adresojë përmes masave ligjore dhe operacioneve të rregullta.

Sipas policisë, sot më datë 15.08.2025, nga ora 08:00, njësitë sektoriale të Stacionit Policor Prizren kanë zbatuar planin operativ “Lëmoshë-Kërkuesit”, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe respektimit të dispozitave ligjore në fuqi.

"Si rezultat i operacionit, janë identifikuar pesë persona që kërkonin lëmoshë në hapësira publike. Katër prej tyre janë sanksionuar me tiketa për kundërvajtje, në bazë të Ligjit për Prishjen e Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP). Një person nuk posedonte dokument identifikimi. Për këtë rast është njoftuar pika kufitare në Vërmicë, konkretisht njësiti i Vijës së Gjelbër, i cili ka marrë në dorëzim personin për trajtim të mëtejshëm të rastit", thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka theksuar tutje se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në garantimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët.

"Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet e rendit dhe të raportojnë çdo veprim që cenon sigurinë publike", shkruan në fund të njoftimit të policisë.

Kurti merr pjesë në meshën solemne për kremtimin e festës së Zojës së Bekuar, bën thirrje të përhershme për paqe, pajtim...
15/08/2025

Kurti merr pjesë në meshën solemne për kremtimin e festës së Zojës së Bekuar, bën thirrje të përhershme për paqe, pajtim dhe hapje të zemrës ndaj njëri-tjetrit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në meshën solemne me rastin e kremtimit të festës së Zojës së Bekuar, që u mbajt në shenjtëroren e Ipeshkvisë së Kosovës në Letnicë, të komunës së Vitisë.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në këtë ditë kremteje, kryeministri e cilësoi Letnicën si vend lutjeje dhe bashkimi për të gjithë njerëzit, një vend ku gjendet qetësia shpirtërore, duke theksuar se para kësaj trupore janë përkulur breza të tërë, pa dallim feje apo kombi, apo krahine – kroatë, shqiptarë katolikë e myslimanë, shkupjanë e shkodranë, romë, ortodoksë serbë e maqedonas, agnostikë, ateistë dhe shumë të tjerë – për t’u lutur me përulësi.

Ai tha se famullia e Letnicës është një pasuri e madhe historike për Kosovën dhe më gjerë, derisa potencoi se bartja e trupores së “Zonjës së Bekuar”, nga Shkupi dhe vendosja e saj në Letnicë, aty ku ndodhet edhe sot, u bë simbol i bashkimit, shpresës dhe besimit të palëkundur.

"Sot nuk jemi thjesht pjesëmarrës në një festë, tha më tej ai, por jemi pjesë e një familjeje të madhe shpirtërore, të bashkuar në Letnicë nga dashuria për Zojën Mari, Nënën e Jezusit. Andaj, tha se nga ky vend duhet të lëshojmë një thirrje të përhershme për paqe, pajtim dhe hapje të zemrës ndaj njëri-tjetrit", thuhet në njoftim.

"Zoti e bekoftë Letnicën, dhe ndërmjetësinë e Zojës së Madhe, Kosovën tonë dhe të gjithë ata që me besim të plotë vizitojnë këtë tokë të shenjtë. Amen", tha në fund të fjalës Kurti, njofton ZKM.

Nga Clintoni te Trumpi, samiti në Alaskë shënon takimin e 49-të të Putinit me një president amerikanGjatë 25 vjetëve në ...
15/08/2025

Nga Clintoni te Trumpi, samiti në Alaskë shënon takimin e 49-të të Putinit me një president amerikan

Gjatë 25 vjetëve në pushtet, udhëheqësi rus, Vladimir Putin është takuar 48 herë me pesë presidentë të ndryshëm amerikanë – Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama, Donald Trump dhe Joe Biden. Më 15 gusht, ai do të takohet sërish me Trumpin në Alaskë.

Address


Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TV Prizreni posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to TV Prizreni:

Shortcuts

  • Address
  • Telephone
  • Alerts
  • Contact The Business
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share