Xhamia e Smrekonicës

  • Home
  • Xhamia e Smrekonicës

Xhamia e Smrekonicës No description

20/06/2024
Vëllezër të nderuar, me lutjet drejtuar Allahut që t’ua ketë pranuar agjërimin, si dhe adhurimet tjera gjatë muajit të b...
10/04/2024

Vëllezër të nderuar, me lutjet drejtuar Allahut që t’ua ketë pranuar agjërimin, si dhe adhurimet tjera gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, ua urojmë Fitër Bajramin!

Allahu na mundësoftë të presim edhe Ramazana tjerë duke qenë me iman/besim, shëndet dhe siguri në vendin tonë dhe kudo që jeni!

Të jemi të bashkuar e solidarë, të jemi pranë familjeve dhe të afërmve tanë!

Lusim Allahun e Lartësuar që lumturia, gëzimi, suksesi dhe mirëqenia të jenë të pandashme tek ju dhe familjet tuaja!

Nga imami i xhamisë Bajram Sefedini

Atmosferë Ramazani nga namazi i Teravive në Xhamia e Smrekonicës
20/03/2024

Atmosferë Ramazani nga namazi i Teravive në Xhamia e Smrekonicës

Ju njoftojmë që nga kjo e Shtune me leje të All-llahut do të vazhdojme me serin e derseve “Fundi i afërt” që do të përfs...
07/12/2023

Ju njoftojmë që nga kjo e Shtune me leje të All-llahut do të vazhdojme me serin e derseve “Fundi i afërt” që do të përfshije fundin e botës dhe ndodhitë që i paraprijnë këtij fundi.

I Dërguari i Allahut Muhamedi alejhi selam ka thënë:"Bëni shumë salavate për mua në ditën e xhumasë dhe në netët e xhuma...
28/09/2023

I Dërguari i Allahut Muhamedi alejhi selam ka thënë:
"Bëni shumë salavate për mua në ditën e xhumasë dhe në netët e xhumasë."
Kush më dergon mua Një Salavat Allahu do t'i Dërgojë atij (10) Dhjetë salavate.
(Transmeton Buhariu)

Njoftim:Prindër dhe fëmijë të dashur, ju njoftojmë se në xhaminë e fshatit tonë në Smrekonicë, nga data 01.08.2022 e der...
31/07/2022

Njoftim:

Prindër dhe fëmijë të dashur, ju njoftojmë se në xhaminë e fshatit tonë në Smrekonicë, nga data 01.08.2022 e deri më datë 18.08.2022, do të mbahet kurs për fëmijë rreth mësim-besimit Islam.
Kursi do të ketë këtë orar;
E hënë e enjte(4 ditë në javë), pas namazit të akshamit.

Aktivitetet do të jenë të llojllojshme, të gjitha në shërbim të disponimit dhe motivimit të nxënësve.
Andaj, me kënaqësi ju mirëpresim të jeni pjesë e grupit, të cilët do të marrin dhe do të përfitojnë njohuri përgjatë kësaj kohe.

Lusim Zotin të na japë sukses dhe sinqeritet në veprat dhe diturinë tonë!

01/04/2022

Mesazh urimi!

E falënderojmë Zotin përherë për mirësitë e begatshme që na dhuroi e na dhuron herë pas here. E madhërojmë Allahun njashtu si i takon Madhërisë së Tij, e lëvdojmë Udhëzuesin e vetëm që na mësoi për Të dhe krijimet e tij.

Vëllezër dhe xhematlinj të dashur, e lusim Allahun me emrat e tij të bukur dhe cilësitë e tij të larta dhe absolute të na forcojë në rrugën e Tij njashtu si ishin të dashurit e Tij. E lusim Zotin të na bëjë të dallojmë të mirën nga e keqja e me qartësi ta praktikojmë të saktën pa e degraduar në formë apo fjalë nga burimi i rrjedhës së tij(syneti i pejgamberit alejhi selam).

E lusim Zotin me përulje dhe dashuri të na bëjë prej njerëzve që e përjetojnë muajin e bekuar të Ramazanit, bëjnë vepra të mira, pendohen e pastrohen çiltërisht nga ngarkesat, të këqijat, smira dhe urrejtja për çdo gjë e çdokënd.

E lusim të Madhëruarin të na forcojë të bëjmë adhurime, lutje, namaz e çdo vepër të mirë që na afron afër mëshirës së Tij e na largon nga hidhërimi e dënimi i Tij.

Vëllezër dhe motra, pranoni urimet e mia më të sinqerta për ju dhe familjet tuaja me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
Jeni të mirëseardhur në xhaminë tonë çdoherë e veçanërisht në këtë muaj. Zoti ju ruajttë e ju dhuroftë mirësi në këtë botë e në ahiret.

Imami i xhamisë së fshatit Smrekonicë,
Bajram Sefedini

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Xhamia e Smrekonicës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share