05/04/2025
Ne redaksinë ShtimjaPress ka arritur disa ankesa..
SI E SH*TËN PRONËN PUBLIKE VV-LDK-AKR
E pabesueshme, po edhe kjo ndodhi:
Më 03.04.2025, në Kuvendin e Shtimes, "patriotët" e Vetëvendosjes, LDK-së e AKR-së i hapën rrugë me dorë vetë Sadik Abazit nga Davidoci me marrë falas një pronë komunale prej 2894 m²!
Po, po, atë tokë që është e krejt qytetarëve të Shtimes!
Kadri Emini i LDK-së e Besnik Seferi i VV-së, që përndryshe bëjnë si trima nëpër Facebook, në Kuvend qyqërisht u përpoqën me bo kinse janë kundër, ama në fund ishin aty, ulë si p**a, duke ia hapë rrugën mbledhjes gjysmake me vetëm 11 këshilltarë (kur duhen 21)!
E dimë krejt: pa kuorum s'bohet vendim!
Po kur duhet me ndihmu shokët milionerë, i bëjnë edhe mrekullitë!
Qytetarët s'janë budallenj.
E ku jemi na, populli?
Në këtë katrahurë ku pushtetarët ua japin pronat tona atyre që dinë me "shoqënu" kuvendin me tendera, dreka, e premtime boshe.
Vallë, a ka më marrëzi se me e mbajt Kuvendin me 11 njerëz edhe me e s**t Shtimen copa-copa, sikur t’ishte prona e babës së vet?
Populli sheh, populli pret.
Edhe populli nuk harron.
Po mbushni xhepat sot, se nesër do ju gjejë turpi edhe në ëndërr!
Një banor i Davidocit ia ka nisë edhe letër Shtimja Pressit, duke e akuzu vetë Kryetarin Qemajl Aliun që po lejon këtë abuzim me tokat publike.
LETRA E PLOTË E QYTETARIT:
Pershendetje z.kryetar Qemajl Aliu Jam nje qytetar i komunes se Shtimes dhe deshta nje sqarim nga ana juaj per mbjeldhen III te dates 03-04-2025 nr.6 per dhenjen ne shfrytezim afatgjate te parceles/Davidovc I nderuari z.Kryetar, keni qene kunder dhenjes ne shfrytezim te ketyre parcelave dhe keni pohuar se me pas qen kryetar ne ate koh kurr nuk kish ndodh kjo.Per 6 muaj ne bashkpunim me qytetaret e fshatit davidovc keni bllokuar bizneset me qellim te rikthimit te ketij vendimi.
Personalisht per te gjitha keto kam qene pro teje si kryetar dhe te kam vlersuar larte per angazhimin dhe kohen qe ja ke kushtuar. Pasi pash kete pike me nr.6 u interesova dhe kam biseduar edhe me qytetare tjere dhe po du me ngreh nje paralele si me poshte:
Bizneset egzistuese ne ate parcelle jane biznese prodhuese, ne kete moment qe po ju shkruaj sipas informatave keto bizense jane penguar dhe nuk jane lejuar per vendosjen e trafos 12m2nga qytetaret e davidovcit dhe komuna e Shtimes, ndersa te njejtit kane vullnetin dhe kordinimin per dhenjen e parcelles me hapsiren 2894m2 ne te njejten pjese dhe e cila ka vleren mbi 1milion Euro.
Perfundimisht mendoj
1- Nese behet me vetedije (interesi eshte i madh si per kryetarin e komunes ashtu edhe per kryetarin e Davidovcit) 2- Nese behet pa vetedije (duhet me reflektu sepse mendoj qe jeni pergjegjes per premitmet dhe veprimet ndaj qytetareve dhe njekohsisht demtimet ndaj bizneseve)
Kryetaret me dy ftyra
Nese kalon kjo pjese, per hater te transparences se qytetareve do te merremi detajisht me kete qeshtje dhe para zgjedhjeve do te perkujdesemi per nje emision kushtuar kesaj qeshtjeje,qytetaret duhet tju njohin ashtu siq jeni dhe jo ashtu siq shpreheni.