31/05/2026
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Mimoza Doko Perçuku.
Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, të afërmit, kolegët dhe gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.
Prof. Mimoza Doko Perçuku do të kujtohet përherë për kontributin e saj të çmuar në arsim dhe shkencë, për përkushtimin e palodhur, integritetin dhe profesionalizmin që e karakterizuan gjatë gjithë jetës së saj akademike. Vepra dhe trashëgimia e saj do të mbeten frymëzim për brezat që vijnë.
Duke nderuar kujtimin e saj, shpreh respektin dhe mirënjohjen time të thellë për gjithçka që ajo dha në shërbim të dijes dhe edukimit.
I përjetshëm qoftë kujtimi i saj. U prehtë në paqe.
Shyqeri Halabaku