InfoFerizaj

InfoFerizaj Informohu shpejt, saktë, rreth zhvillimeve në Ferizaj

24/10/2025

VIDEO

Këto janë pamjet që i ka kapur kamera e Gazeta Blic, në momentin kur nis përplasja fizike ndërmjet deputetit Armend Zemaj dhe qytetarit në sheshin e Kryeqytetit

FOTO: Ky është mërgimtari të cilin e sulmoi Armend Zemaj👇Deputeti Armend Zemaj e sulmoi fizikisht një qytetar. Kjo pasi ...
24/10/2025

FOTO: Ky është mërgimtari të cilin e sulmoi Armend Zemaj👇

Deputeti Armend Zemaj e sulmoi fizikisht një qytetar. Kjo pasi ky i fundit e ofendoi.

Fjala është për mërgimtarin Nuha Osmani.

Ai ka dhënë intervistë në RTK, ku ka kërkuar nga drejtësia të merret me këtë rast.

Sot, në Ferizaj për herë të parë zyrtarisht u themelua Asamblea e Këshillit Lokal Rinor dhe Këshilli Lokal Rinor. Një st...
24/10/2025

Sot, në Ferizaj për herë të parë zyrtarisht u themelua Asamblea e Këshillit Lokal Rinor dhe Këshilli Lokal Rinor. Një strukturë rinore që është e paraparë me legjislacionin e MKRS-së për rininë. Ky proces u zhvillua me mbështetjen e MKRS-së dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë, ndërsa u udhëheq dhe administrua nga Sektori i Rinisë në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Asambleja Rinore përbëhet nga të rinjë përfaqësues të organizatave rinore dhe forumeve rinore politike, të cilët morën pjesë në mënyrë demokratike në procesin e votimit për përzgjedhjen e strukturave udhëheqëse të Këshillit.

Pas procesit të votimit, me shumicë votash, u zgjodh Kryesia e Këshillit Lokal Rinor të Ferizajt, e përbërë nga:
1. Aolta Bajrami;
2. Guxim Hajrullahu;
3. Erëza Vladi;
4. Elton Hashani;
5. Edmond Miftari.

Krijimi i Këshillit Lokal Rinor shënon një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes aktive të të rinjve në vendimmarrje, përfaqësimit të interesave të tyre dhe bashkëpunimit të strukturuar me institucionet lokale në zhvillimin e politikave për rininë.

24/10/2025

Veterani Muhamed Kuka: Zoti më ndimoftë, kam nevojë përë një frigorifer

Punë pa kujdes e pa përgjegjësi!Kështu po bëhen vijat në rrugën kryesore të fshatit Varosh – me dorë të paqëndrueshme, p...
24/10/2025

Punë pa kujdes e pa përgjegjësi!

Kështu po bëhen vijat në rrugën kryesore të fshatit Varosh – me dorë të paqëndrueshme, pa standard dhe pa kontroll. Kjo nuk është punë profesionale, por vetëm një shembull se si po keqpërdoren mjetet publike për punë që mezi qëndrojnë disa ditë.
Kërkohet përgjegjësi dhe cilësi.

Njoftim i rëndësishëmTë nderuar qytetarë dhe xhematlinj,Pas takimit të mbajtur ndërmjet imamit tonë, Mustafë ef. Ahmeti,...
23/10/2025

Njoftim i rëndësishëm

Të nderuar qytetarë dhe xhematlinj,

Pas takimit të mbajtur ndërmjet imamit tonë, Mustafë ef. Ahmeti, kryetarit të Bashkësisë Islame të Ferizajt, Nexhmedin ef. Bajrami, si dhe përfaqësuesve nga Qeveria e Republikës së Kosovës, arkitektit z. Ilir Kamberi dhe z. Shefit Veseli, ju njoftojmë se:

Pas faljes së namazit të xhumasë, më datë 24.10.2025, Xhamia e Madhe në Ferizaj do të mbyllet për një periudhë dyvjeçare, për shkak të restaurimit dhe rinovimit të plotë.

Falënderojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministrinë e Kulturës, si dhe të gjithë deputetët nga Ferizaj që u angazhuan e folën në Parlamentin e Republikës sonë për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për trashëgiminë tonë fetare dhe kulturore!

Zoti na e mundësoftë që projektin e përgatitur në letër ta shohim sa më shpejtë të realizuar!

Për çdo informacion tjetër, do të ju njoftojmë me kohë.

Me respekt,
Xhamia e Madhe – Ferizaj

23/10/2025

Kolona në rrugën 12 Qershori

Tetë të lënduar si pasojë e një aksidenti në Sojevë të Ferizajt👇Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes ...
23/10/2025

Tetë të lënduar si pasojë e një aksidenti në Sojevë të Ferizajt👇

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Gjilan-Ferizaj, në fshatin Sojevë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë dalur dy autoambulanca, të cilat janë angazhuar në ofrimin e ndihmës së nevojshme për të lënduarit.

“Sot, më datë 23.10.2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale Gjilan-Ferizaj në fshatin Sojevë ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar, ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në automjete, lëndime trupore kanë pësuar tetë persona”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të trafikut, ekipet e zjarrfikësve dhe dy autoambulanca, të cilat janë angazhuar në ofrimin e ndihmës së nevojshme për të lënduarit. Hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë në vijim”, thuhet në konfirmim.

Një i arrestuar në Ferizaj - gjatë bastisjes policia gjeti drogë, fishekë dhe para👇Policia e Kosovës ka arrestuar një pe...
23/10/2025

Një i arrestuar në Ferizaj - gjatë bastisjes policia gjeti drogë, fishekë dhe para👇

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij janë gjetur lëndë narkotike dhe dëshmi të tjera që lidhen me veprimtari të paligjshme.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, bastisja është kryer në rrugën “Naim Beka” me urdhër të prokurorit të rastit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 22.25 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, 1.21 gram marihuanë, gjashtë fishekë, një thikë, një peshore digjitale, një kartelë bankare, 530 euro para të gatshme dhe dëshmi të tjera.

I dyshuari, shtetas kosovar, është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

23/10/2025

Mirëmëngjesi Ferizaj

Ndërroi jetë atdhetari dhe eprori i lartë i UÇK-së, Rafiz Sejdiu– InxhinieriNJOFTIM MORTOR Të nderuar bashkëqytetarë, fa...
22/10/2025

Ndërroi jetë atdhetari dhe eprori i lartë i UÇK-së, Rafiz Sejdiu– Inxhinieri

NJOFTIM MORTOR

Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se është ndarë nga jeta atdhetari i kombit, ish-Eprori i lartë i ZON-ës dhe ish-Kryetari i OVL-UÇK dega në Ferizaj, RAFIZ SEJDIU - Inxhinieri.

CEREMONIA MORTORE - 23. 10. 2025 (nesër)

14:00 – Mbledhja Komemorative në Teatrin e Qytetit “Adriana” – Ferizaj
16:00–16:30 – Homazhe pranë arkivolit - fsh. Doganaj (tek shtëpia)
17:00 – Varrimi në varrezat e fshatit Greme - lagjja Spahia – Ferizaj

Baci Rafiz, kontributi dhe qëndresa jote do të mbesin përherë në kujtesën e luftëtarëve të lirisë dhe në zemrat e gjithë atyre që të njohën nga afër e punuan me Ty.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sejdiu, bashkëluftëtarët dhe të gjithë miqtë e tij!

I lehtë qoftë dheu i Kosovës për ty, Epror e bashkëluftëtar i UÇK-së!

Address


Alerts

Be the first to know and let us send you an email when InfoFerizaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share