Nusret Pllana

Nusret Pllana Nusret Pllana shkollën filloren e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin dhe Fakultetin Ekonom

https://youtu.be/aQu0y4dhKpk
14/01/2026

https://youtu.be/aQu0y4dhKpk

Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.

12/01/2026

1970, DOKUMENTI I KISHËS GREKE QË PRANOI GABIMISHT PRANINË E GJERË TË FSHATRAVE SHQIPTARE NË GREQI.
ME ARBËRORËT E GREQISË
(BELLUSCI, PJ. 4)

Në katundet arbërore të Moresë

Në librin “Ricerche e studi tra gli arbërori dell’ Ellade” kam rrëfyer për një leje që na u lëshua nga autoritetet greke, kur unë dhe miku im Kaparelli, në vitin 1970, kishim shkuar për kërkime etnografike në Greqi. Në atë dokument thuhej:

Leja

“Stefanos Mitropollitis Trifilias nga Olimpi. Qiparisia, 12/09/1970

Priftërinj të katundeve arbërore në: Kotomeri, Koloçi, Ano Amfithea, Dhorion, Ajos Jorgjos, Christochorion, Haloà, Ano Psari, Dimandra, Sirizo, Stasimo, Rista, Sitochori, Arosapighi (Kokla), Kefalovrisa, Mouzaki, Aetos, Ano Sulimano, Kouvalla.

Ju njoftojmë se: Arkimandritat papa Jani Kaparelli dhe papa Antonio Bellusci nga Italia do të vijnë këto ditë në katundet arbërore në More, për të mbledhur këngë e shërbesa në gjuhën arbërore, sepse atrat (të parët, stërgjyshërit) e tyre ishin ellino-arvanitas nga Morea. Ata duan të njohin dheun e Moresë, nga u larguan prindërit e tyre në vitin 1534.

Ju bekon, Stefanos Mitropollitis Qiparisi”.

Unë ngela i habitur kur pashë se sa fshatra arbërore ishin në atë krahinë dhe, me të qeshur, i thashë papa Jani Kaparellit:

– Ore, vëlla Jani, sa katunde arbërore qenkan këtu! Nuk na del një vit i tërë për t’i parë.

Ndërsa lexoja atë leje, u ktheva përsëri nga Jani dhe i thashë:

– A e di, mor vëlla Jani, se leja që kemi është i pari dokument grek, ku thuhet që shumë fshatra janë arvanitase dhe se Moreja është arvanitase e jo greke?

Jani, ta mbajmë fort e me kujdes këtë leje!

Të dy ishim të gëzuar për këtë leje, sepse ishte i pari dokument i lëshuar prej autoriteteve greke. Por ky gëzim zgjati pak, sepse të nesërmen, më 13 shtator 1970, te sheshi në Hrisohorjan, që ishte mbushur plot e përplot me njerëz që flisnin e rrëfenin arbërisht, erdhi policia.

U sqaruam që z. Stefanos Mitropollitis na kishte dhënë lejen dhe theksuam faktin që ne ishim arbëreshë dhe kishim ardhur për të takuar vëllezërit tanë; u thamë që ishim studiues të etnografisë dhe puna jonë ishte të mblidhnim këngë e folklor arbëresh.

Këmbëngulëm shumë, por ishte e kotë që flisnim, sepse ata kishin bindjet e tyre të rrënjosura prej politikës së egër nga qeveria greke. Në kulturën greke, në qoftë se nuk je grek, konsiderohesh antigrek. Kështu që na tërhoqën lejen dhe nuk na lejuan të vazhdonim.

Arvanitasit që kishin ardhur aty u shpërndanë, sepse politika që ndiqte qeveria greke i kishte terrorizuar. Mua më njihte policia, sepse shpesh më kishin ndaluar me lloj-lloj akuzash; deri edhe spiun dhe agjent të Enver Hoxhës më kishin konsideruar. Kur e kujtoj këtë akuzë, qesh me ironi.
FB: Thënie për shqiptarët
______________
Titulli: Rrugëtimi i një arbëreshi. Jeta, vepra, kujtime...
Autori: Antonio Bellusci
Bashkëbiseduese dhe recensuese: Ornela Radovicka
Redaktore: Elona Qose
Botuesi: Tiranë, Maluka

https://youtu.be/UAuwKqfRBik
07/01/2026

https://youtu.be/UAuwKqfRBik

Enjoy the videos and music that you love, upload original content and share it all with friends, family and the world on YouTube.

4 janar 1999 - 4 janar 2026, BerishëAty ku edhe guri 'fliste' shqip!Popull i dashur, i shumëvuajtur e liridashës!Urime 2...
04/01/2026

4 janar 1999 - 4 janar 2026, Berishë
Aty ku edhe guri 'fliste' shqip!
Popull i dashur, i shumëvuajtur e liridashës!
Urime 27 vjetori i Radios së UÇK-së, "Kosova e Lirë" dhe Agjencionit të lajmeve "Kosovapress"!

Miq të dashur, kudo që jeni nëpër botë, Urime dhe Gëzuar!
31/12/2025

Miq të dashur, kudo që jeni nëpër botë, Urime dhe Gëzuar!

Adres

Rue Emile Versé 10
Anderlecht
1070

Telefoon

+38344916683

Website

Meldingen

Wees de eerste die het weet en laat ons u een e-mail sturen wanneer Nusret Pllana nieuws en promoties plaatst. Uw e-mailadres wordt niet voor andere doeleinden gebruikt en u kunt zich op elk gewenst moment afmelden.

Contact

Stuur een bericht naar Nusret Pllana:

Delen